Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga Amstel datë 04 Shtator 2005 - 16:35:

mire se te gjeta ilirusa
keto te fundit qe nuk i kisha lexuar ishin me te vertet shume te bukura urime


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 04 Shtator 2005 - 16:39:

Re: Dyer

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Kam frike te hap dyert e shpirtit
sepse jam mbytur aty per kaq kohe
Tani kaloj prane, i afrohem
por deren s'e hap dosido

Ulem me gjunjet tek kraharori
e strukem aty ne erresire
Mbyll syte e s'beje asnje zhurem
e fshehur ne nje paqe te shtire

S'bej asnje pyetje - C'rendesi kane pergjigjet
Mbyll veshet me gishtrinj qe me dridhen
e ne perhumbje veshtroj yjet
e hijet qe nga nje mur tek tjetri hidhen.

S'dua ti hap dyert e shpirtit
te kesaj bote te brisht, te hidhur
qe mashtron me flutura te bukura
pastaj me kthetra te mban te lidhur.

S'dua ti a hap dyert shpirtit
por endem rrugeve te qullta pa emer
e ndaloj befas e trembur
Portat pas mbyllen - tani gjendem ne zemer.



Shume e bukur poezia Ilirusa!
Stili juaj i te shprehurit eshte gjenial motra!
Pershendetje dhe realizim deshirash!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 04 Shtator 2005 - 17:11:

ilirusa ma hoqe mendjen fare.....

iLiRuSa

UUUUUAAAAuuuuu sa e bukur kjo dyer,vertet njesh fare,per mendimin tim nga me te bukurat e tua.shume e ndjere....
Sa per ate mbylljen "tani gjendem ne zemer"mos ja fut kot....se ti je vete zemra....
perderisa shkruan ashtu dhe ndjen ashtu ,ska ku te vej me...

Mbeshtes sykaltren,(sYTE ebukur dallojne me qarte) per mendimin e saj
vertet stil gjenial....

sa per ate punen botes them se aty qendron e bukura,ajo pjese e botes e perbashket e gjithe secilit nga ne na ben te kemi nje pjese te shpirtit tone te perbashket.....

MOJ sykaltra e ke lexuar ate SYTE, o SHPIRITI ?(me fal syte dhe shpirti)

ahahahahah(eshte e bukur dhe ajo...


Postuar nga iliriusa datë 06 Shtator 2005 - 08:44:

NIK_SERIOZI
Mire se erdhe edhe faleminderit per urimet tuaja.
Respektet e mia!!!


Postuar nga iliriusa datë 06 Shtator 2005 - 08:51:

Sykaltra_Shqiptare,
Faleminderit vertet! Gjenial? Nuk e di se sa gjenial eshte stili im, ajo qe di me siguri, eshte se gjithemon perpiqem te shfaq edhe shpreh ate qe ndjej.
Boten time ashtu sic eshte edhe pse shume thone se eshte gri.
Pergjigja ime: Grija eshte ngjyre apo jo? Te pakten syte me shohin ngjyra te tjera edhe jo vetem bardhe e zi.
Pershendetjet e mija!!!


Postuar nga iliriusa datë 06 Shtator 2005 - 08:59:

Talking Re: ilirusa ma hoqe mendjen fare.....

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
iLiRuSa

UUUUUAAAAuuuuu sa e bukur kjo dyer,vertet njesh fare,per mendimin tim nga me te bukurat e tua.shume e ndjere....
Sa per ate mbylljen "tani gjendem ne zemer"mos ja fut kot....se ti je vete zemra....
perderisa shkruan ashtu dhe ndjen ashtu ,ska ku te vej me...

Mbeshtes sykaltren,(sYTE ebukur dallojne me qarte) per mendimin e saj
vertet stil gjenial....

sa per ate punen botes them se aty qendron e bukura,ajo pjese e botes e perbashket e gjithe secilit nga ne na ben te kemi nje pjese te shpirtit tone te perbashket.....

MOJ sykaltra e ke lexuar ate SYTE, o SHPIRITI ?(me fal syte dhe shpirti)

ahahahahah(eshte e bukur dhe ajo...




Hej Eric Darven, boll perdore temen time per t'ju hedhur fjale antareve te forumit degjove!!! Se perndryshe do ta kesh punen keq pastaj.
Ki pak respekt!
Bye!!

Ps: Faleminderit per komplimentat e tua! Edhe ti je si zemer!!!


Postuar nga iliriusa datë 06 Shtator 2005 - 09:09:

Ok, meqense im vella e "paraqiti" kete poezi (edhe pa me marre leje, ta theksoj kete) po e bashkoj me te tjerat qe kam ketu, qe mos te ngelet vetem.


Ti nuk do te degjosh

Doja te tregoja une ty
me pak fjale e ne pak ore
sesi te shihje me te mite sy
e te kishe boten time ne dore.

Te tregoja une c'gjuhe flisnin pemet
C'pershperijne rete tek dritarja ime
sesi zgjateshin ne perqafime deget
e krijonin tek parvazi me gjethe qilime.

Se c'me thoshte shiu i vjeshtes
Kur tokiste tek xhami :"dritaren ma hap"
dhe se si vete muret heshtes
te tregojne ngjarje kur me duar i kap.

Te te ulja diku te te flisja
per ndjenja qe ti as nuk i njeh
per henen qe ndriste teksa te prisja
per yjet qe vdisnin me cdo fjale qe the.

Doja te tregoja une ty per endrrat
qe ti i shendrrove ne lot e ne dhimbje.
E per dy nga tri nga andrrat
qe i qepa pastaj zemres sime.

Doja te thoja une vec pak fjale
ti ktheja lotet ne shkronja qe ti ti lexosh
e dhimbja prej meje se fundmi te dal
por ti shikon tutje, nuk do te degjosh.


Postuar nga iliriusa datë 06 Shtator 2005 - 09:13:

Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
ilirusa si te kam mire meqe une nuk kam qene ketu se isha me pushime ne shq prisja te kishe shkruar ti....
apo edhe ti me pushime ke qene?



Ashtu he? Ti iken me pushime ndersa ne te tjeret te punojme ne he?
Mire mire!
Por besoj po te shikosh me pak vemendje do te vesh re se kam punuar goxha keto kohe.
Shpresoj qe te kesh kaluar pushime te kendshme.
C'thoshte shqiperia?


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 06 Shtator 2005 - 09:29:

Re: Nostalgji

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Neonet jane dehur
me drite kete nate
kete nate te heshtur
ku gjithecka fle
dhe yjet shtegtojne
te verber atje larte
mes galatikave te arta
te mbeshtjell nga re.
Nate qe nota heshtje
hedh mbi pentagram
e pemet marrin fryme
ne te shurdheten qetesi
e une kam deshire ta nis ku e lam
megjithese sonte s'mundem
sepse mungon ti!



Poezia juaj prek qetesine shpirterore te engjejve te dashuruar!
Pergezime!


Postuar nga iliriusa datë 06 Shtator 2005 - 10:19:

Sykaltra_Shqiptare

UAU! Vertet?
Me duket se po me jep nje kompliment qe nuk e meritoj. Edhe pse te falenderoj me gjithe zemer.
Do me ritet mendja mua tani!!!


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.