Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)
Citim:
Po citoj ato që tha topkardiologia
Nuk me frikson vdekja,por me frikson fakti qe mund te vdes para se te kem harritur dicka te bukur ne jet.
uaaaaaaaaaaaaaaa
C'jane keto fjale qe thoni per mua pas kurrizit tim!
Gjeja me e dhimbshme eshte vdekja e njerezve qe duam e jo e jona, mendoj une pasi vdekjen tone nuk e ndjejme.
Dikush thote se ndoshta jeta eshte nje enderr e qe ne fund te tere zgjohen...
Kur mendoj se mund te mos shkoj asgjekundi...sinqerisht preferoj qe te shkoj ne ferr me mire :lol:
Nuk e di perse kjo teme eshte transferuar tek kurjozitetet?!
Do ju lutesha moderatoreve perkates ta transferojne perseri te Filozofia...Flm.
Hem.
Valle ka njeri qe nuk frikesohet prej saj?
Nuk e besoj...
Megjithate une i frikesohem vdekjes si vdekje e jo kohes se saj, fundja cdogje ecen sipas nje caktimi paraprak nga Zoti.
E rendesishme eshte qe te jemi te pergatitur per kete dite, qe ta leme kete bute e ne kemi punuar me aq kujdes sa edhe bleta e cila kur ushqehet ushqehet paster me nektarin e luleve, dhe kur punon punon paster e nuk i demton petalet e saja.
Ndoshta te sjellurit ne kete menyre e ben vdekjen me pak te idhur por ama vdekje te embel se besoj qe ka.
Nderkohe kjo qe eshte ajo qe me frikeson me shume, sesi do e le kete bote, do kem punuar paster apo jam sterlyer me llumin e padrejtesise?
Indriti
NUK ME FRIKSON VDEKJA
Fakti qe nuk me frikeson eshte se kure te vi vdekja zdo jem une .
po menyra sesi mund te me vij vdejka mund te jete e frikshme se mendojme gjithmone me te keqen mbase ????
E shohim ne menyrat me eksreme kjo mund te me beje te friksohem po jo vdekja...... jeto te sotmen e nesermja si dihet sesi vjen............?
pse te kesh frike nga vdekja?
Vdekja eshte nje nga ato gjera ne jete qe te kujton te jetosh jeten para se te vdesim. Po frika egziston tek njeriu ne jeten e perditshme eshte pjese e psikologjise humane, dicka e pashmangeshme. Ka shume arsye pse njeriu ka frike nga vdekja. Nje nga arsyet mendoj une eshte se ne si qenie humane jemi shume te ndjeshem ndaj cdo gje qe ndodh dhe na rrethon. Frika nuk eshte tek vdekja ose tek momenti i vdekjes. Frika me e madhe mendoj une eshte kur mendojme shkeputjen nga jeta, shkeputjen nga te dashurit kur je i ri apo dhimbjen qe do tu shkaktohet atyre. Enderrat e parealizuara, gjera te pashijuara, kur mendon se nuk do te shikosh me diellin, apo te behesh ushqim per krimbat, kjo eshte e frikshme mendoj une. Fakti qe jemi te vetedijshem se cfare eshte jeta dhe vdekja na ben te kemi frike vete-vetiu. p.sh. Sikur dikush te bente nje operacion pa e perceptuar dot se ceshte ai me siguri qe ky njeri do te shkonte duke kercyer ne sallen e operacionit. Por fakti qe ai e di se ceshte operacioni dhe se cfare rreziqesh ka, ky njeri edhe pse e di qe operacioni mund ti shpetoj jeten prap ka frike.
Ka momente ne te cilat njeriu e shikon vdekjen nga larg dhe qesh me pamjen e saj hakerryese qe ste tremb por vetem te ben te mendosh. Ka disa njerez qe kur e mendojne u rrenqethet mishi thua se do te jete ndoj gje qe askush se ka provuar.
Vdekja eshte vetem mbarimi i dickaje qe ka pasur nje fillim, balancim natyral, opozita e lindjes. Te vdesesh eshte pjese perberese e jetes, pamvaresisht se eshte momenti i fundit i saj. Te mos kishte pasur vdekje sdo kishte pasur rigjenerim dhe njerezit sdo kishin pasur risources per te jetuar pra sdo kishte pasur jete. Cdo person qe vdes luan nje rrol te rendesishem ne transformimin dhe rigjenerimin e materies duke siguruar jete per brezat e ardhshem.
--
nuk shqetsohem nga vdekja ,nuk dua qe te ndodhi dihet ajo.
me shum shqetsohem per njerzit qe do le mbrapa (flas per njerzit e mi)e di qe do tju mungoj dhe nuk doja te krijoj plag tek to
M pelqen nje thenie e Epikurit Kur jemi ne,vdekja nuk eshte.Kur ne ikim atehere vjen ajo.Ne thelb ne asnjehere stakohemi bashke,ndaj skemi pse te kemi frike nga ajo
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.