Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 11 Qershor 2005 - 06:44:

"Pa ty"


Yjet pa dritë
dhe ato të vetmuara
askush!
askund!
shpresa të heshtura
vjeshtë e pafund
dhe gjethe të veshkura!!.




Vetëm shiu dhe un të qullur në merzi
të humbur pa diell
mes reve të trishtuara!
nën cadren e mallit - qanim në vetmi
fluturonim në qiell
mes lotëve të penduara!!.





Diku në hapësirë
era e ftohtë na gjeti pa thën lamtumirë
na thirri në emër
E dini ku jeni te humbur pa zemër?
Në ëndërr
Por zgjuar!
Qani Dashurinë!!.


11-06-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 17 Qershor 2005 - 01:43:

"Jam"


Jam ne shpirtin tend
i lumtur
i qeshur!
jam ne trupin tend
i humbur
i zhveshur!
jam zjarr i padukshem
nga hiri i mshefur!
ne aromen tende
i papirë
i dehur!
jam si jorgan enderrash qe ty te mbulon
jam dora qe drillet
kur ty ledhaton!
jam nata pa gjum - mbushur ledhatime
jam puthja qe digjet
tek ti fryma ime!!
Jam fjala e dhënë
besa
amaneti !!
jam pa zemrën time-se tek ti me mbeti !!!



16-06-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 17 Qershor 2005 - 22:54:

"Sikur"


Sikur hëna të fliste ngadalë
me fjalë dashurie
të marra nga qielli!
ne zjarrin e zemrës qe ty ta kam falë
sikur tu afronte
do të ngrohej dielli!


Sikur yjet te beheshin buqetë
para këmbëve tua- papritur të binin
do dukeshin te vegjël
të lodhur
të zbehtë!!!
para bukurisë tënde
do humbnin shkëlqimin!!!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 21 Qershor 2005 - 04:22:

"Zemerimi"


Ti qe toka nuk te pranon
se je i shpifur
i pa besë
i qelbur!!
meriton ti vdekjen?
apo ajo te don?
ne flatrat e saj
te tretur
te vdekur!!



Se din se jam drita
fjala
fisnikeria!
ta kam shpirtin ne dore
te ardhmen ta marr!
me drejtesin e Zotit
fjalen ne fyt ta ngeci
ta marr ty un jeten
dhe te coj ne varr!




Se din se jam e drejta
ligji e verteta
te shkeli
te shtypi
te marr gjak ne vetull!
kam zemer shqiptari pa njollos nga jeta
kam drejtesine ne shpirt
kallashin nen sqetull!!





Perulshem
pendueshem koken po se ule
para drejtesise
diku larg ne terr!
te jap fjal shkodranit
un ty ta marr jeten
lamtumire parajse
do digjem ne ferr!!.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 22 Qershor 2005 - 04:05:

"Ti!.


Ti je jeta ime-po dhe loti im
je puthje pa fat
diku ne shpirtin tim!
te vrare-të coptuar
mbytur ne mallengjim
që vuan në lindje- ti je në perendim!!.



Ti je si ajo dallga - ne detin e qete
qe vjen krejt papritur
por frymen ta merr!!
ti je drita e fundit - ne qiellin pa jete
mbas teje
qetesi
qetesi vetem terr!!.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 22 Qershor 2005 - 05:58:

shpresoj qe nje dite te shkruash nje liber me permbledhje poezish shkodrani, me nje diskutim me te gjere se dashuria, sepse shkruan shume bukur dhe jam e sigurte qe do ishte i suksesshem.
Edhe nje her, komplimenta.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 23 Qershor 2005 - 02:42:

"Vetes"


Ku iku ai djali dikur i qeshur
po shpirti i tij
pse vdiq-ku humbi??
jeton pa dashuri mes ënderrave i tretur
luftërash me fatin
po fati e mundi!!

ka humbur buzëqeshjen
gëzimin
fisnikërinë
dhunueshem rrezikshëm si bishë e plagosur
shetit në kujtime
shok ai ka vetminë
ska mirësi në shpirt- thellë e ka varrosur!!.


në lotët e derdhur sa here lamtumirë
jetën duke pyetur
kurr pa e kuptuar!!
pse i vrau dashurinë- i vrau cdo dëshirë
e la si të mjerë
si bishë - të zemëruar!!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 29 Qershor 2005 - 03:15:

"Jo gjakmarrjes"



Krisma drejtësie diku në errësirë
zgjuan nga gjumi një jetë të humbur
qëllon hakmarrja - në zemër e mpirë
loti i pafajshëm
nga jeta i mundur!!.




qëllon buzëqeshja nga plumbi grabitur
atij djalit të vogël
si shpirt të pafajshëm!
lodër ka urrejtjen - me të është rritur
nën jorgan kujtese
i strukur përvajshëm!!.




te cepi i rrugës me syrin përlotur
babin ai e priste
nga puna të vinte!
kaloj fëmijërinë nga gjaku të ndotur
një krismë e pabesë
jetim do e linte!!.





qëllon loti i Nënës
me të zeza veshur
shpirti saj vajtueshëm-djalin pret gjith jetën!
e mbytur ne lotë
kurr syte pa ju terur
ditët e saj të bukura - vec në ëndërra mbeten!!.





qëllon pushka e gruas
që shpresat ja vrave
nën jastekun bosh- fishekun ka fshehur!
hic mos lyp mëshirë
ti zemrën ja thave
e le si të mjerë - nga vajtimet dehur!!.





qëllon zemra e babës - që ti keq ja vrave
me plumbat e fshehur
në rrudhat e ballit!
me gozhdë fatkeqësish - shpirtin ja mbërtheve
kalon pleqerine
mbi detin e mallit!!





qellon vaji i motres që e le të mjerë
si fluturim pëllumbi
nga plumbi këputur!
jeton vetëm dimërash - per atë ska pranverë
msheftas e bën vajin
kurr s,do jetë e lumtur!!.





plumbat lagur lotësh - i ndali drejtesia
krismat e hakmarrjes
jetën ty ta falen!
s,të vrau gjaku i marrë - të vrau perëndia
të vrau vaji nënës
që kurrë më s,do ndalet!!.





të fali burrëria - amaneti i të parit
i shkruar me gjak
nëpër stuhi loti!
të vrau drejtësia - besa e shqiptarit
jetën ty ta falen
që ta mirrte Zoti!!.


Postuar nga Iyua datë 29 Qershor 2005 - 09:59:

Re: ZEMERIMI,

[QUOTE][i]Po citoj

SHKODRANI I QESHUR !!

Te te them te drejten kur lexova Poezit e tuaja u preka shume. Lote nga syte me shkuan. Edhe vendosa te regjistrohem ne Forum sepse doja te shprehja mendimin tim personal!!!! Ke mendime shum te qarta edhe te "meanfull".
Motra ime ka pasur te njejten pasion per te shkruar po ndaloi se shkruari
nga arsye te ndryshme Familjare !!!!

Shpresoj te shkrush me shum Poezi ne te ardhmen !!! Edhe mos e humb ate dhunti qe te ka dhuruar Zoti !!


Love and Peace Sinqerisht Evisa !!!


Postuar nga Syri_Magjik datë 01 Korrik 2005 - 02:03:

POEZI SHUM TE EMBLA POR SHOH SHUM TRISHTIM BRENDA

TE PERGEZOJ PER POEZIT ME PELQEJN JASHT MASE SHKODRANI_I_QESHUR!


  Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.