Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Rruga artistike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=250)
-- Nga duar amatore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9759)


Postuar nga ksenia datë 29 Qershor 2006 - 12:06:

Ilira sh te vecanta. KOmplimente...
Te kam zili qe vizaton pasi eshte edhe kjo nje menyre per te reagur ndaj reales apo fantazise... te gjitha keto shetisin ne "fytyren" e cdo njerit prej nesh me forma dhe ngjyra te ndryshme... Mjere ai qe nuk eshte ne gjendje te reagoje...


Postuar nga iliriusa datë 30 Qershor 2006 - 04:14:

Football, Ksenia shume faleminderit per inkurajimin tuaj!


Postuar nga wydra datë 30 Qershor 2006 - 20:58:

shume e bukur kjo piktura iliriusa

me cfare e ke bere, me vaj?

Une per vete nuk kam pikturuar ndonjehere me bojra, para ca ditesh me hipi fiksimi dhe bleva ca bojra akrilike. Normal si njeri qe e sheh dicka per here te pare, s'dija t'i perdorja fare, dhe cdo perzierje bojrash qe beja me shprese te nxirrja ndonje ngjyre te bukur, me dilte bojkafe e shpifur Ose do i harxhoj tere tubetat duke u ushtruar ne formimin e nuancave, ose do iki t'i lutem burrit te tezes te me instruktoje pak, meqe pikturon nganjehere

ndersa ti mesa shoh nuk e paske kete problem


Postuar nga iliriusa datë 01 Korrik 2006 - 02:14:

Wydra , po eshte e pikturuar me bojra vaji. Ne fakt s'kam punuar ndonjehere me bojra akrilike. Kam eksperimentuar ca me bojra uji, por me pelqejne me teper bojrat e vajit. Me duket sikur ke me lehtesi aty per te riparuar gabimet qe ben. Bojrat akrilike nuk e di pse me eshte krijuar ideja sikur jane shume te veshtira per te punuar me to. Megjithate, s'i kam provuar keshtu qe s'mund te jap mendim per to. Megjithate nqs bojrat qe ke blere jane te shtrenjta do te sugjeroja te merrje disa instruksione te shkurtra perpara se te vazhdosh. Ne fakt une di fare pak nga piktura, edhe ato pak gjera qe di i kam lexuar neper libra ose pare ne televizor ne disa emisone ku tregon piktore vertet te talentuar tek pikturojne. Megjithate eshte goxha e veshtire...edhe gjithesej nuk kam me shume se 7 a 8 piktura. Dy prej tyre, ato me te mirat, i kam dhuruar, keshtu qe me duhet te punoj shume qe te arrij te pakten pak vetebesim ne pikture. Nejse se u zgjata shume. Faleminderit per mesazhin. Ciao!


Postuar nga lorie datë 01 Korrik 2006 - 20:27:

Shume e lezetshme piktura me kuaj

me pelqejne ngjyrat e qiellit, dhe ne pergjithesi ngjyrat qe jane perdorur. Po eksperimenton me ngjyra iliriusa?

impressionistic!


Postuar nga wydra datë 02 Korrik 2006 - 02:39:

kurse une bleva akriliket pikerisht se me thane qe jane me te lehta se te vajit... qenkam marre vesh tjeter per tjeter me duket Nejse, s'ishin dhe aq te shtrenjta, po sidoqofte s'besoj se do nxjerr gje ne drite duke u zhgerryer vete


Postuar nga iliriusa datë 02 Korrik 2006 - 18:12:

Re: Shume e lezetshme piktura me kuaj

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
me pelqejne ngjyrat e qiellit, dhe ne pergjithesi ngjyrat qe jane perdorur. Po eksperimenton me ngjyra iliriusa?

impressionistic!



Ne fakt Lorie, po. Kur vizatoj perdor gjithemon lapsa te zinje vetem, keshtu qe kur pikturoj marr hak duke perdorur ngjyra te forta. Faleminderit per mesazhin.

 

Wydra, mos merr fjalen time per akriliket sepse sic te thashe eshte thjesht nje ide qe me eshte krijuar pa i provuar ndonjehere. Ndoshta mund te jete pikerisht ashtu, te jete me e lehte per te punuar me akrilike se me bojrat e vajit. Megjithate mqs me bojrat e vajit kam luajtur nja dy here desha thjesht te te beja te ditur qe s'jane aq te veshtira sa duken. Te uroj te realizosh ndonje pikture te bukur edhe ta shoh se shpejti.


Postuar nga lorie datë 02 Korrik 2006 - 22:32:

Akriliket i gjej te lehte per ti perdorur,por nuk kam provuar bojerat e vajit qe te mund ti krahasoja se c'eshte me e lehte.Di vetem qe bojerat e ujit jane me te veshtira nga te dyja qe kam provuar: duhet te jesh shume e kujdesshme me detajet gje qe une i neglizhoj nga padurimi


Postuar nga iliriusa datë 02 Korrik 2006 - 23:57:

E mbeshtese mendimin tend per bojrat e ujit, dmth qe jane me te veshtira. Ndersa persa i perket problemit tim me to, nuk ka kaq shume te bejne detajet sesa fakti qe duhet te presesh te thahet boja perpara se te pikturosh siper saj... edhe ketu me humbet durimi mua. Ndersa per sa i perket lapsave (watercolor pencils) deri tani nuk kam arritur te nxjerr ndonje gje me vlere nga eksperimentimi me to. Ndoshta duhet te praktikoj me teper. S'e di!


Postuar nga wydra datë 03 Korrik 2006 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ndersa per sa i perket lapsave (watercolor pencils) deri tani nuk kam arritur te nxjerr ndonje gje me vlere nga eksperimentimi me to. Ndoshta duhet te praktikoj me teper. S'e di!


watercolor pencils?! Po si keshtu? Lapsa uji? Nuk e kuptoj mire se si mund te perdoren dhe si dalin vizatimet/pikturat me to... ndonje shpjegim nga ato qe i kane provuar...?


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »
Trego 111 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.