Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)

Postuar nga Katilesha datë 31 Korrik 2010 - 23:59:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kesi kohesh turiste na behen fije njerezish qe futen ne jeten tone me lezet. Ca te mbledhin me butesi e ca i shikon tek fishken ne ambjentin e ri ky hyjne. Kjo eshte e bukura e botes, cdo bime rritet vetem ne kushte te caktuara klimatike.

Vecse nje dite (larg ketij ritmi te shkurter forumor) te mbyt humor i keq. Nuk e di cfare ke, ne cilin qosh fijet lidhen komb me njera tjetren. Ndonjehere mjafton nje fije e vetme qe futet mes te tjerave per te krijuar padashje pamundesine e zgjidhjes. Ndoshta prandaj dhe njerezit kane frike te krijojne shume fije brenda botes se tyre. Turizmi i tepert i tremb, femra apo meshkuj ...ne destinacion te ndonje nyeje te pazgjidhur ku treni mund te dale nga binaret.

Eshte interesante te lexosh dhe fijet tona ketu, ku jetet ecin ne paralel. Ndoshta pikerisht prandaj jane interesante keto faqe, ketu nuk ka litare, nuk gershetohet asgje, fijet shmpleksen dhe udhetojne paralelisht. Marrim dhe japim informacione virtuale mbi teknologjite e jetes reale. Dikush i kthen ne kushtetute personale, dikush i mbyll pa i kuptuar. Padashje behemi teknike te njeri tjetrit, aparatcinj te thjeshte me indikator ne njeren dore dhe ralitet ne tjetren.

Pershendetje.

E adhuroj mendjen tende dhe menyren e te shprehurit.

Do te kaloja 1 dite te tere duke te lexuar pa u merzitur...

Postuar nga Fajtori datë 05 Gusht 2010 - 11:03:

Come un canto

Era e pjekur e kesaj vere rrotullohet nen hunde. Caste te thekrricura, te ngrenshme, te kafshueshme. Aroma e kesaj vere me terheq te marr nje pikatore dhe te njom buzet me buzeqeshje. Atje per se largu ti jap eres ere, diellit diell, deshires takim. Ato pika njomeshtie te behen sebep qe duart te mos ndahen. Nen ritmin e qeshjeve tona te ndertojme momentet e reja me ndonje arratisje perkujtimore, ndonej biftek ne zgare apo peshk ne furre. Apo me ndonje aksident teknik, perlyer e lodhur, per te shijuar 5 minuta perendim ne nje plazh gjysem bosh.

Aroma e pjekur e kesaj vere ka nevoje per energji. Dhe prandaj me ndiqen buzet nga pas me pikatore. Per ti injektuar pak me shume spontanitet, pak me shume kenaqesi, tani qe sensin e kane gjetur... bashke me friken e humbjes se tij.

Postuar nga shelgu datë 05 Gusht 2010 - 16:38:

Re: Come un canto

Bukur

Postuar nga Fajtori datë 08 Gusht 2010 - 23:21:

Newreply.me

Njerezit kur takohen shpesh zbrazen si konserva, per te thene çdo detaj te mundshem. Prandaj fillojne te bezdisen nga njeri tjetri, sepse nuk kane çfare mesojne me.

Te mesosh... kjo eshte nevoje primare e njeriut. Shkenca e quan "nevoje primare per eksplorim", por shkurt eshte te mesosh. Forma me e larte e mesimit eshte dashuria, te mesosh se brenda vetes ke kapacitete qe t'i nxjerr ne pah dikush tjeter. Ne kemi shoqeri te ndryshme, vizitojme klube te ndryshme, bejme rruge te ndryshme, sepse nuk mund te durojme pa mesuar diçka te re. Ndersa ne raportet e gjata njerezit bezdisen. E quajne monotoni. Por faktikisht merziten se nuk mesojne asgje nga njeri tjetri.

E gjithe jeta kalon nga te mesuarit e diçkaje. Ndoshta per kete aresye polet e kunderta terhiqen. Ndoshta per kete aresye ketu ne forum durojme karaktere aq ndryshe nga vetja jone, te habitur sesi dikush mund te jete kaq ndryshe, te na shtyje limitet e te pranueshmes ne nivele qe s'do mendonim kurre. Ne jemi nxenes te njeri-tjetrit. Nuk kemi mesues, jemi te gjithe nxenes. S'mund ti thuash dikujt mesues thjesht sepse ekziston. Jemi ndoshta brejtes, konsumues te fshehte trush. Shfletues traktesh naten vone me nje drite te vogel LCD-je. Nuk ndalojme se mesuari kurre. Neper gjume shikojme endrra, mesojme te jetojme realitete te tjera, pastaj zgjohemi dhe hapim prape forumin, pastaj ndezim televizorin dhe shikojme filma (realitete qe nuk ekzistojne dhe ato).

Ky eshte sekreti i kesaj bote. Te kuptosh qe njerezit duan te mesojne, ashtu tinez, fshehtaz, te pavetedijshem per nevojen qe kane. E jona eshte gjoja "incidental encoding" (e kush ka nerva te mesoje me vetedije). Kinematografia e kthen ne biznes, televizionet ne reklame. Njerezit e thjeshte ne dashuri. Rendesi ka mos ndalosh kurre mesimin. Shpik cfare sperdredhje te duash, hidhu brenda raportit ose dil jashte tij. Kullot ne forum apo kullot neper pube. Ti ke nevoje te mesosh diçka, te jesh ne kontakt te vazhdueshem me boten, ne menyre qe mos e gjesh veten papritur si ai i burgosuri i liruar pas 20 vjetesh.

Mesoni njerez, mesoni nga çdo detaj, ne formen tuaj unike, kush me rezerva, kush pa rezerva, kush me shpirtkeputje, kush me hare, kush si vajze me kalamaj, kush si teta pa kalamaj akoma. Ne çdo rast mesoni, ndoshta artin e madh te tratatives se vazhdueshme me boten, ku secili kerkon ekulibrin mes afirmimit aktiv dhe mesimit pasiv. Gjersa ne pelqeri te gjejme formulen perfundimtare te botes dhe ti çajme trapin femijeve duke i thene se bota eshte keshtu dhe jo ashtu, se duhet te bejne kete dhe jo ate. Ndoshta mesojme dhe ne ate rast... si te jashteqisim pak nga eksperienca jone tek pasardhesit

Postuar nga BIONDIA datë 09 Gusht 2010 - 00:26:

Re: Newreply.me

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Ndoshta per kete aresye polet e kunderta terhiqen. Njerezit e thjeshte ne dashuri.

Postuar nga Katilesha datë 09 Gusht 2010 - 16:56:

_Shkeputur nga Erich Fromm_

Ecim, vrapojme te shkujdesur, pengohemi e shkapetemi, ngrihemi, ashtu gjithe pluhur dhe..., sa dite e lodhshme sot! Nje frymarrje e thelle e pasuar nga nje ofsharje...
Me syte mbyllur nga pesha e rende e nje dite te zakonshme belbezojme me vete:
- Kush jam une?
- Kush isha dje?
- Po neser valle, kush do jem?
Keshtu si vetvetiu me qellon shpesh te bisedoj me veten...Hej, nuk eshte aspak cmenduri, madje as shenjat e para te saj nuk jane. Gjithsesi nese merrni guximin ta quani te tille, atehere shtoni edhe kete qe kjo bisede vetmevete eshte nje marrezi e mencur qe gjithmone te gjykon.
Vetvetiu na qellon te bisedojme me vehten dhe shpesh te ndihemi si me nje mik a mike ne kafene, here debatojme, e hare shahemi e kacafytemi, sepse te shikosh brenda vetes do te thote te zbulosh me shume veshtiresi edhe gjera qe ti nuk do t'ia tregosh vetes, biles dhe kur arrin, ke frike te pranosh se jane tuat. Ke frike te pranosh se sot ne rruge pate deshire te jetoje nje cast marrezie, duke iu gezuar me nje ulerime te forte piklave te medha te fillimit te nje shterngate.
Nuk do t'ia pranosh vetes se brenda teje ekzistojne edhe ndjenja te shfrenuara qe te bejne te skuqesh edhe vetem duke imagjinuar...
Sot pata nje deshire te shfrenuar te skndalizoja prinderit ne cdo gje e per cdo gje, edhe kur dukshem kishin te drejte. Doja te merrja hakun e dites se djeshme kur, ne vend te ulerija, heshta per edukate, se ne shtepi kishim miq..
Nuk do te pranosh se nje dite vjen vdekja, ke frike te zbulosh se sa bere ti me jeten.
Nuk do te pranosh...o sa gjera nuk do pranosh, sa pertese kemi germojme thelle ne vete, sa frike kemi te zbulohemi?! E keshtu permbytemi nga overdoza e dyshimit tek vetja e tjeret...
O Zot, po na funksionon vetem gjysma e qenies! Jemi me nje krah, sepse tjetri, krejt ne kundershtim me rregullat e logjikes don te perqafoje qe eshte shndrruar ne ikone per lutjen e mbremjes. Jemi me nje sy, tjetri u verbua nga flake pasionesh, apo thjesht sepse guxoi te shoh ate qe i ishte ndaluar te shihte. Kemi mbetur me gjysmen e zerit, sepse gjysmen tjeter e mbyti gjaku qe perndezi fetyren...
O, sa frike kemi te zbulohemi! Keshtu i leme castet qe formojne ditet e jetes sone te ikin neper mjegull. E leme veten te shtypur nga nje vetkoncept i ulet duke mos qene ne gjendje te shohim me shume se negativin e filmit te vrullshem te jetes. Humbasim besimin ne vete, kemi frike nga gara, mbesim me kemben e ngulur ne start e shohim te na largohet pambarimisht pika e finishit;-vetja e deshiruar.
E atehere c'te besh?
Mos ndoshta te ndezesh nje drite brenda vetes do thote te shohesh me qarte dhe boten jashte teje?! Edhe per pytjen "Kush jam une" do dish te lesh dy rreshta vend qe te shkruash pergjigjen, ta fshish, ta shkruash perseri e perseri ta fshish per ta shkruar dite per dite....
Mjaft me kete sistem idjot fortifikatash qe rrekat te na mbroje nga dhimbja, por na privon nga lumturia, duke shnderruar vete jeten ne dhimbje.
Guxo o njeri, se rreziku me i madh ne jete eshte te mos rrezikosh kurre!
Pranoje veten ashtu sic je njeri, qe te mos rreshtesh se jetuari...

Postuar nga AngelDevil datë 10 Gusht 2010 - 02:12:

ca domethene SHKAPETEMI??

Postuar nga Antip@tre@ datë 10 Gusht 2010 - 02:34:

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje copez jete, mbase nuk do ti thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren, por per
domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim 60 sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin, dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!! Nese Zoti do me jepte nje copez jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin por edhe shpirtin tim. Ah Zoti im, sikur te kisha nje copez jete,nese do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja te dilte dielli. Nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine. Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t’i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”. Mesova kaq gjera nga ju,njerezit. Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjeret”. Mesova se kur femija i porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel,per here te pare gishti qe zgjatet i babit te tij e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet....Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon..
Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare.
Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.
Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta...
_

leter nga gabriel markezi

Postuar nga Katilesha datë 10 Gusht 2010 - 12:52:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
ca domethene SHKAPETEMI??

shkapetemi - perplasemi

Per gjate te sqaron cedrusiiiiii:p

Postuar nga shelgu datë 11 Gusht 2010 - 00:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

shkapetemi - perplasemi

Per gjate te sqaron cedrusiiiiii:p

Edhe ti Brut Hahaha.

Ne fakt une e dija me u perplas gjithandej, me u shkapet nga nje mur ke tjetri.

??

Bukur shume sidoqofte pjesa me siper

Postuar nga Fajtori datë 22 Gusht 2010 - 10:58:

Swarovski

Njerezit jane te marre. Kujtojne se ajo qe nuk i vret i ben me te forte. Por harrojne se ajo qe sot i ben te forte neser kthehet ne ndryshk. Dhe gjehen me nje strukture psiqike te dobesuar, ne kerkim te metaleve te tjere per tu mbajtur ne kembe. Te pavetedijshem se pjesa qe i ben te brishte eshte pikerisht fortesia e dikurshme. Ajo fortesi qe tashme eshte kthyer ne cifla kristalesh qe shpojne ekzistencen. Ajo fortesi qe dikur elozhonin sepse nuk i vrau (ah sa bukur e perthyente driten ai kristal, para se te shkermoqej).

Konkluzioni: ajo qe nuk te vret te çjerr.
Ajo qe te ben te forte, te prenoton dobesine.
Ti mund te imagjinosh kristale te perjetshme dhe metale te paoksidueshme, por veten do e gjesh gjithmone jashte binareve ne nje moment. Dhe atehere kemben do e shtrish diku gjetke, jo tek struktura qe ndertove si milingona ne vape. Atehere do degjosh gjinkallen qe kendon per shtate pale qejfe dhe do kerkosh Ezopin tek vitet e rinise qe kane kaluar per shalesh.

Postuar nga al74 datë 22 Gusht 2010 - 13:19:

Thumbs up Re: Swarovski

shif se ka dhe diamante , nuk eshte i dobishem per asgje po nuk ndryshket.
optimisti ngelet shpesh "fotuto" po heret a vone e gjen rrugen. kohe kohes.
ky shpirt jot turist o per tu rraf ne thuper kaiher

Postuar nga cecilia datë 22 Gusht 2010 - 14:06:

Re: Swarovski

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te pavetedijshem se pjesa qe i ben te brishte eshte pikerisht fortesia e dikurshme. Ajo fortesi qe tashme eshte kthyer ne cifla kristalesh qe shpojne ekzistencen. Ajo fortesi qe dikur elozhonin sepse nuk i vrau...

Konkluzioni: ajo qe nuk te vret te çjerr.
Ajo qe te ben te forte, te prenoton dobesine.
Ti mund te imagjinosh kristale te perjetshme dhe metale te paoksidueshme, por veten do e gjesh gjithmone jashte binareve ne nje moment. Dhe atehere kemben do e shtrish diku gjetke, jo tek struktura qe ndertove si milingona ne vape. Atehere do degjosh gjinkallen qe kendon per shtate pale qejfe dhe do kerkosh Ezopin tek vitet e rinise qe kane kaluar per shalesh.

Te keto rreshta gjeta pothuajse veten time.Gjeta diçka nga e kaluara & e tashmja...

Si gjithmon Fjator, di te godasesh aq bukur shpirtrat vetem me dy rreshta...Po çfare kerkon njeriu valle?! Ah, po, njeriu kerkon çelsin kopil!

per TY.

Postuar nga Katilesha datë 22 Gusht 2010 - 21:36:

Thumbs up Re: Swarovski

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Njerezit jane te marre. Kujtojne se ajo qe nuk i vret i ben me te forte. Por harrojne se ajo qe sot i ben te forte neser kthehet ne ndryshk. Dhe gjehen me nje strukture psiqike te dobesuar, ne kerkim te metaleve te tjere per tu mbajtur ne kembe. Te pavetedijshem se pjesa qe i ben te brishte eshte pikerisht fortesia e dikurshme. Ajo fortesi qe tashme eshte kthyer ne cifla kristalesh qe shpojne ekzistencen. Ajo fortesi qe dikur elozhonin sepse nuk i vrau (ah sa bukur e perthyente driten ai kristal, para se te shkermoqej).

Konkluzioni: ajo qe nuk te vret te çjerr.
Ajo qe te ben te forte, te prenoton dobesine.
Ti mund te imagjinosh kristale te perjetshme dhe metale te paoksidueshme, por veten do e gjesh gjithmone jashte binareve ne nje moment. Dhe atehere kemben do e shtrish diku gjetke, jo tek struktura qe ndertove si milingona ne vape. Atehere do degjosh gjinkallen qe kendon per shtate pale qejfe dhe do kerkosh Ezopin tek vitet e rinise qe kane kaluar per shalesh.

Postuar nga Fajtori datë 23 Gusht 2010 - 22:55:

Shpime gjeologjike ilegale

Ka njerez qe njohjen me tjetrin e kane model minatori. Germojne me kazem çdo centimeter te privatesise qe te marrin ate qe ke brenda, jo ate qe i jep ti. Nuk punojne se i pelqen materiali, por qe te kene diçka per te shitur. Kalojne shumicen e jetes urithisht neper tunele, te zinj nga jeta qe zgjedhin te bejne ku ngjyra origjinale e lekures nuk dallohet me, ose s'ka me rendesi. Minatoret ne pergjithesi nuk e shikojne driten e diellit. I njohin shpirtrat ne erresire. Mesojne te jene si ato, shpirtra ne erresire. Mjet jetese kane simbolin e shkaterrimit: kazmen. Minatoret e shpirtit jane ata qe hane malet nga brenda. Ata qe shesin mallin e natyres per t'i mbijetuar kohes. Qofte dhe ashtu, viktima te ngjyres se zeze qe natyra i vesh per ti lene shenjen e turpit.

Kini meshire per njerezit minatore. Ndonje dite do ju dhembe brejtja e tyre me kazem nga brenda. Por ata rrezikojne vertet. Rrezikojne shembjen e maleve dhe galerive ku jetojne. Jepini pak qymyr derisa te dalin serisht ne drite e ndoshta te lahen nga turpet me ndonje falje

Postuar nga amor alucius datë 24 Gusht 2010 - 00:39:

Jashte teme

Faje, mesa the ca kohe me pare s'kishe lexuar akoma asgje te Kadare. "Aksidenti" eshte nje startersbook i pershtatshem, qe s'demoralizon lexuesin(kjo perhere ne kerkim te labirinteve te reja). Do te te pelqeje.

Postuar nga Fajtori datë 25 Gusht 2010 - 06:33:

Biopsi e mendimeve te çastit

Sa eshte perhap kjo moda e paturpesise. Njerezit duan te behen prezente me çdo kusht, ndihen te arritur kur flitet per ta. S'ka rendesi per mire apo per keq. Edhe kur dalin legene apo te pacipe jane te lumtur sepse behen te pranishem ne mendjet e te tjereve.

Rezultati?
E keqja nuk eshte me turp! Qellimi justifikon mjetin. Star system i paturpesise tejkalon kufijte etnike dhe gjeografike. Per tu bere pjese e perbashket e botes qe pranojme. Nje tip kanceri kulturor qe lidh fenomenet biologjike dhe shoqerore me te njejtin parim: mungon mekanizmi i feedback-ut qe ndalon fyrjen/rritjen/riprodhimin. Nje kancer qe ngordh me pare popujt me sistem imunitar te dobet, si puna e shqiptareve. Njerezit jane si qelizat. Ndonjeri shkeputet nga llogjika tokesore e bashkejeteses. Mundohet te thithe te gjithe risursat e shoqerise dhe te fryhet, shumezohet, perseritet, pa e kuptuar qe po vdes organizmin ku jeton. Normalisht antikorpet formohen nga eksperienca me semundjen. Eksperienca per nje popull eshte historia. Prandaj popujt pa histori jane si popuj pa sistem imunitar.

Pyetja qe i bej vetes eshte: ku e gjejne te drejten njerezit kanceroze te rrahin gjoksin per prejardhjen e vet kur jane simboli i mungeses se memories se atij populli? Do mjaftonte pak histori qe ata te diagnostikohen si kancer kulturor dhe te luftohen si semundje. Por ndodh e kunderta, ata jane krenare qe jane te tille: te pranishem kudo, te etur per risursa, vazhdues te linjes gjenetike qe tejkalon kufijte. Ku e gjejne kurajon, pra?

Me vjen ne mend pergjigjia e nje mafiozi tek filmi "Il capo dei capi":
"Kush na shtyn ta bejme kete...? Uria!"

Ehhh, uria. Ndoshta rrenjet e kancerit kulturor gjenden tek pabukesat. Ca te kohes se Zogut qe u ngriten ne nivel komunistesh e ca te kohes se Sales qe perjetuan Kamzen e Kukesin. Te gjithe elementet ekzistojne qe semundjet e ushqimit kulturor te injorojne historine. Dhe njerez te pacipe te shesin sapunin per djathe, shkollen per edukate dhe agresivitetin per ambicje. E ne fund te shfaqen vazhdimisht ne politike, ne shoqeri a ne forum.

(biopsi e mendimeve te çastit; alias forumocracy)

Postuar nga kurt datë 25 Gusht 2010 - 07:57:

Re: Biopsi e mendimeve te çastit

me behet qejfi qe mendon kshtu, nje shkrim kaq analetikal i perpikt, eshte gjithashtu e pamundur te vij nga nje shpirt i keq, e kunderta faktikisht.
gjithashtu mos e vraj mendjen kaq shume, smoke a joint, relax fajtoro

Postuar nga Katilesha datë 25 Gusht 2010 - 12:30:

Thumbs up Re: Biopsi e mendimeve te çastit

100000 here like....

Postuar nga BIONDIA datë 25 Gusht 2010 - 20:24:

Re: Biopsi e mendimeve te çastit

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sa eshte perhap kjo moda e paturpesise.
Me vjen ne mend pergjigjia e nje mafiozi tek filmi "Il capo dei capi":
"Kush na shtyn ta bejme kete...? Uria!"
)

Me vjen ne mend pergjigjia e nje te dashuruare tek filmi "Via con il vento i":
"Kush na shtyn ta bejme kete...? DASHURIA E TEPERT

Postuar nga Fajtori datë 25 Gusht 2010 - 22:39:

Re: Re: Biopsi e mendimeve te çastit

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
me behet qejfi qe mendon kshtu, nje shkrim kaq analetikal i perpikt, eshte gjithashtu e pamundur te vij nga nje shpirt i keq, e kunderta faktikisht.
gjithashtu mos e vraj mendjen kaq shume, smoke a joint, relax fajtoro

Eh mer kurt. Te keqen e kemi brenda te gjithe. Puna eshte ta identifikosh e ta heqesh qafe. Fajtori fillon gjithmone brenda vetes, por humbet ne kontakt me masat kanceroze qe se njohin konceptin e fajesise.

Nejse, do ndjek dhe keshillat me siper. Do pi nje canna, do lexoj Kadarene, etj.

Postuar nga Fajtori datë 30 Gusht 2010 - 11:02:

Ken Park i perkohshem

Me eshte merzitur vetja...

Nga kontakti me njerez qe nuk njohin veten aspak... dhe lumturohen ne kaçilen e huaj.
Nga njerezit pa histori qe realizohen me nje makine dhe nje shtepi.
Nga femijet e keqprodhuar, te bindur se bota eshte ashtu si prindet ia kane treguar.
Nga mungesa e alkolit qe do ngjiste kallupat e shpirtit, te lene mizorisht bosh.
Nga te paturit te bej me emigrante qe reduktohen ne mbijetese.

Me jane merzitur rrudhat ne duar, te krijuara nga ndonje prekje e munguar.

Me jane merzitur ato ore te mallkuara qe perbejne diferencen e gjumeve tona.

Me eshte merzitur vetja...

Gjera qe ndodhin. Numrat e faqeve te ndonje teme rreshtohen si ushtare. Aty gjej copeza te vetes ne te kaluaren. Dhe ç'merzitem serisht.

Me eshte merzitur vetja...

Kjo eshte shenje e mire. Merzia nuk eshte gje tjeter veçse vajtim per lumturine. Tregon se diku gjetke a me dike tjeter vetja ime do ishte e lumtur. Fundja nuk mund te merziten njerezit qe nuk dine si do ishin te lumtur. Merzia eshte vetem nje etalon qe nuk kompromentohet kollaj...

"Kur njeh nje lumturi nuk mund ta evitosh me" thoshte Frojdi.

Njerezit sa me shume rriten, aq me shume lumturi njohin. Aq me shume merziten. Aq me pak mund te kompromentojne etalonet e tyre. Behen infleksibel, si meshkuj. Edhe femrat si meshkuj, presin floket shkurt, ti ngjasojne pamjes ushtarake te infleksibilitetit. I heqin botes butesine, embelsine, aftesine per te dashuruar dhe i japin aftesine per te predikuar, per te induktuar, e ndonjehere mashtruar.

Njerezit njohin lumturi... dhe behen kalkulues. Thua se matematika do i coje prape drejt formules se lumturise. Kerkojne pasionin irracional nepermjet racionalitetit prej shahistesh. Dhe si gjithmone gjejne vetem ushtare te ngrene dhe mbreteri ne mat. E pastaj, struken ne komplekset e veta: lumturi te perthara qe teknikisht kane ndodhur.

------------------
Shtojce:
Njerezit duhet te gjenden njehere ne medyshje mes ngjitjes individuale qe krijon alkoli dhe ngjitjes sociale qe krijon familja. Kokeulurit nuk ngjisin kurre qelizat e vetvetes, por vetem gjenet e familjes, nga brezi ne brez, nga buzeqeshja ne buzeqeshje. Dhe bota e shqiptareve eshte plot me kokeulur, sidomos ne emigracion. Prandaj bota jone nuk perparon kurre, teksa i vetmi zhvillim gjendet tek oshetimat e gezimit per nje pjelle te re gjenetike, te cilen do t'a induktojne njesoj, te sigurt se nuk do ngreje koke te shikoje boten pertej qenies SHQIPTAR.
------------------

Teksa vazhdoj te flas mbi "njerezit" ndjej se jam rritur. Dikur urreja çdo fjali te tipit "Njerezit keshtu e njerezit ashtu". Dhe beja mire. Duhet te ha ca ushtare te se kaluares...

Postuar nga Fajtori datë 19 Nëntor 2010 - 01:04:

Teknokonformizmi

Gjithmone e me shume interneti i adaptohet individit qe gjendet pas ekranit. Duke njohur tipin tend, interesat e tua, mundesite e tua ekonomike, te shfaqen reklama dhe artikuj posaçorisht per tipin tend. Kjo teknologji po izolon njerezit brenda individualizmit akoma me shume, i ben monolitike, te thelluar vetem ne ekzistencen e tyre. Nje person qe nuk para shkon ne koncerte nuk stimulohet kurre te shkoje ne koncerte, ndersa dikush qe blen bileta koncertesh do jete gjithmone ne kontakt. Ai qe ka interes shkencor do ndahet ne menyren e perjetimin nga ai qe ka interes pokerin dhe lojrat e fatit. Do behemi keshtu te huaj ne planetin tone. Realiteti aty jashte eshte i njejte, por dritarja qe i shfaqet secilit per ta pare eshte e ngushte.

Eshte fatkeqesi qe na pret. Heqja e stimujve random qe na bejne boten te shijshme dhe venia perpara e nje pjate me aminoacide dhe reklama specifike, njelloj si ne Matrix, ku çdo njeri kthehet ne bateri per sistemin ekonomik ku ben pjese. Njerezit jane konsumatore, prandaj duhet te bejne funksionin e tyre. Mos beni fjale. Koloset e ekonomise qe prodhon Amerika ju ofrojne dritaren qe ju nevojitet per te marre fryme. Facebook ergo sum. Youtube ergo sum. Gmail ergo sum.

Drejt udhetimit per shoqerine perfekte, ekonomine perfekte, softwarein perfekt, harrojme nevoja baze te njeriut. Shoqeria, ekonomia dhe teknologjia nuk na do te pagatuar. Na do brenda tenxheres me presion, te zbutur, te squllur, konsumatore te konsumueshem. Keshtu historia qe jetojme luhet ne ekuliber mes presionit te rebeleve te rastit dhe ventilit qe leshohet here pas here per ti lejuar shoqerise te mos shpertheje.

Ne shqipet jemi ndertues te rregullit qe s'duhet te shpertheje. Neve vijme nga mos-rregulli, i urrejme shperthimet. Duam vetem pak paqe, mundesi ekonomike dhe shumezim konformist qe trashegon mbiemrin (e mashkullit). Neve s'jemi nga ata qe rrisin presionin, mos u tremb o bote. Neve sapo kemi dale nga izolimi. S'mund t'i lejojme vetes te ushtroje trysni. Ne jemi vetem kercyell, s'i kemi rrenjet ketu. I kemi atje tek toka meme qe lajme e lyejme, qajme e lavderojme. Ne jemi bime te reja, jo peme shekullore. Jemi trungje te posaformuar, s'mund te çajme asfaltet me rrenje kryeneçe. Ne jemi fibra te rreshtuara qe bejne tapetin e rregullt. Erdhem ketu per kete.

Postuar nga AngelDevil datë 19 Nëntor 2010 - 01:52:

Re: Ken Park i perkohshem

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me eshte merzitur vetja...

Nga kontakti me njerez qe nuk njohin veten aspak... dhe lumturohen ne kaçilen e huaj.
Nga njerezit pa histori qe realizohen me nje makine dhe nje shtepi.
Nga femijet e keqprodhuar, te bindur se bota eshte ashtu si prindet ia kane treguar.
Nga mungesa e alkolit qe do ngjiste kallupat e shpirtit, te lene mizorisht bosh.
Nga te paturit te bej me emigrante qe reduktohen ne mbijetese.

Me jane merzitur rrudhat ne duar, te krijuara nga ndonje prekje e munguar.

Me jane merzitur ato ore te mallkuara qe perbejne diferencen e gjumeve tona.

Me eshte merzitur vetja...

Gjera qe ndodhin. Numrat e faqeve te ndonje teme rreshtohen si ushtare. Aty gjej copeza te vetes ne te kaluaren. Dhe ç'merzitem serisht.

Me eshte merzitur vetja...

Kjo eshte shenje e mire. Merzia nuk eshte gje tjeter veçse vajtim per lumturine. Tregon se diku gjetke a me dike tjeter vetja ime do ishte e lumtur. Fundja nuk mund te merziten njerezit qe nuk dine si do ishin te lumtur. Merzia eshte vetem nje etalon qe nuk kompromentohet kollaj...

"Kur njeh nje lumturi nuk mund ta evitosh me" thoshte Frojdi.

Njerezit sa me shume rriten, aq me shume lumturi njohin. Aq me shume merziten. Aq me pak mund te kompromentojne etalonet e tyre. Behen infleksibel, si meshkuj. Edhe femrat si meshkuj, presin floket shkurt, ti ngjasojne pamjes ushtarake te infleksibilitetit. I heqin botes butesine, embelsine, aftesine per te dashuruar dhe i japin aftesine per te predikuar, per te induktuar, e ndonjehere mashtruar.

Njerezit njohin lumturi... dhe behen kalkulues. Thua se matematika do i coje prape drejt formules se lumturise. Kerkojne pasionin irracional nepermjet racionalitetit prej shahistesh. Dhe si gjithmone gjejne vetem ushtare te ngrene dhe mbreteri ne mat. E pastaj, struken ne komplekset e veta: lumturi te perthara qe teknikisht kane ndodhur.

------------------
Shtojce:
Njerezit duhet te gjenden njehere ne medyshje mes ngjitjes individuale qe krijon alkoli dhe ngjitjes sociale qe krijon familja. Kokeulurit nuk ngjisin kurre qelizat e vetvetes, por vetem gjenet e familjes, nga brezi ne brez, nga buzeqeshja ne buzeqeshje. Dhe bota e shqiptareve eshte plot me kokeulur, sidomos ne emigracion. Prandaj bota jone nuk perparon kurre, teksa i vetmi zhvillim gjendet tek oshetimat e gezimit per nje pjelle te re gjenetike, te cilen do t'a induktojne njesoj, te sigurt se nuk do ngreje koke te shikoje boten pertej qenies SHQIPTAR.
------------------

Teksa vazhdoj te flas mbi "njerezit" ndjej se jam rritur. Dikur urreja çdo fjali te tipit "Njerezit keshtu e njerezit ashtu". Dhe beja mire. Duhet te ha ca ushtare te se kaluares...

Postuar nga lorie datë 04 Korrik 2011 - 05:06:

Re: haha

Citim:
Po citoj ato që tha lorie

Rastesisht dje po kerkoja kenge to Ardjan Trebicke-s, nje nder kengetaret e preferuar te mi, dhe u ndesha me fajtorinnn.

Kenget e tij ,me ne fund erdhen ne doren time. Nje aventure me vete me stacione trenash.
Do behem cigane....

Postuar nga dylan datë 04 Korrik 2011 - 16:13:

Re: Ken Park i perkohshem

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me eshte merzitur vetja...

Nga kontakti me njerez qe nuk njohin veten aspak... dhe lumturohen ne kaçilen e huaj.
Nga njerezit pa histori qe realizohen me nje makine dhe nje shtepi.
Nga femijet e keqprodhuar, te bindur se bota eshte ashtu si prindet ia kane treguar.
Nga mungesa e alkolit qe do ngjiste kallupat e shpirtit, te lene mizorisht bosh.
Nga te paturit te bej me emigrante qe reduktohen ne mbijetese.

Me jane merzitur rrudhat ne duar, te krijuara nga ndonje prekje e munguar.

Me jane merzitur ato ore te mallkuara qe perbejne diferencen e gjumeve tona.

Me eshte merzitur vetja...

Gjera qe ndodhin. Numrat e faqeve te ndonje teme rreshtohen si ushtare. Aty gjej copeza te vetes ne te kaluaren. Dhe ç'merzitem serisht.

Me eshte merzitur vetja...

Kjo eshte shenje e mire. Merzia nuk eshte gje tjeter veçse vajtim per lumturine. Tregon se diku gjetke a me dike tjeter vetja ime do ishte e lumtur. Fundja nuk mund te merziten njerezit qe nuk dine si do ishin te lumtur. Merzia eshte vetem nje etalon qe nuk kompromentohet kollaj...

"Kur njeh nje lumturi nuk mund ta evitosh me" thoshte Frojdi.

Njerezit sa me shume rriten, aq me shume lumturi njohin. Aq me shume merziten. Aq me pak mund te kompromentojne etalonet e tyre. Behen infleksibel, si meshkuj. Edhe femrat si meshkuj, presin floket shkurt, ti ngjasojne pamjes ushtarake te infleksibilitetit. I heqin botes butesine, embelsine, aftesine per te dashuruar dhe i japin aftesine per te predikuar, per te induktuar, e ndonjehere mashtruar.

Njerezit njohin lumturi... dhe behen kalkulues. Thua se matematika do i coje prape drejt formules se lumturise. Kerkojne pasionin irracional nepermjet racionalitetit prej shahistesh. Dhe si gjithmone gjejne vetem ushtare te ngrene dhe mbreteri ne mat. E pastaj, struken ne komplekset e veta: lumturi te perthara qe teknikisht kane ndodhur.

------------------
Shtojce:
Njerezit duhet te gjenden njehere ne medyshje mes ngjitjes individuale qe krijon alkoli dhe ngjitjes sociale qe krijon familja. Kokeulurit nuk ngjisin kurre qelizat e vetvetes, por vetem gjenet e familjes, nga brezi ne brez, nga buzeqeshja ne buzeqeshje. Dhe bota e shqiptareve eshte plot me kokeulur, sidomos ne emigracion. Prandaj bota jone nuk perparon kurre, teksa i vetmi zhvillim gjendet tek oshetimat e gezimit per nje pjelle te re gjenetike, te cilen do t'a induktojne njesoj, te sigurt se nuk do ngreje koke te shikoje boten pertej qenies SHQIPTAR.
------------------

Teksa vazhdoj te flas mbi "njerezit" ndjej se jam rritur. Dikur urreja çdo fjali te tipit "Njerezit keshtu e njerezit ashtu". Dhe beja mire. Duhet te ha ca ushtare te se kaluares...

sa me pelqeu ky shkrim super i menduar e i shkruar good job

Postuar nga Fajtori datë 31 Korrik 2011 - 11:55:

Mein Kampf

Shkrimtarit nuk i duhen shume frymezime, nuk i duhet nje barre alkol. I duhet vetem deshira per te shkruar. Nje fare derdhje, pjellje, apo ovulimi qe duhet te ndodhe pavaresisht nga bota. Kjo nuk do te thote qe mendja e tyre eshte autonome. Ah, jo. Eshte krejt si te tjeret, plot me caste magjike dhe impulse sociale, tavolina pijesh dhe buzeqeshje te ngerdheshura. Shkrimtarit i duhet imperfeksioni qe te prodhoje perfeksion. Nuk mund te llustroje kepuce te llustruara. Eshte pluhuri i kohes qe ndez furcat e tij. Prandaj me ose pa shpirtra sublime afer, me ose pa deshira e deshirues, shpirti pjellor do prodhoje dicka, ashtu sic shpirti oportunist nuk mund te prodhoje asgje, teksa pershtatet oportunisht me shoqerine.

Gjithcka ekziston ne kete bote eshte njekohesisht nje plehre dhe nje tulle. Nje mbetje historike dhe nje skele ndertimi. Fundja ndertimet tona ngrihen mbi germadha gjendjesh shpirterore. Aty ku bimesia lulezon mbi dekompozimin e jeteve te vdekura. E vetmja gje qe duhet te bejme eshte te kemi kujdes mos vdesim. Te ruhemi nga pertharja totale, te lagemi nga pak, sadopak, qofte dhe kalimthi, aq sa mendja jone mos jete nje regjistrim bosh. Ti lejojme botes te lere nje shenje, nje stimul, nje enderr. Ajo enderr pastaj do na terheqe drejt gjendjeve te ardhshme, drejt deshirave dhe endrrave te tjera, te cilat edhe pse jashte orbites se kesaj shoqerie te rendomte, do na udheheqin drejt piramidave shirterore. Ndertesa ku thelbi nuk dihet nga e ka hyrjen, por rezultati eshte i dukshem.

Miredita Gusht i 2011-es.

Ne ciklet varrim-harrim-lulezim une ngulem si heshte. Nuk di ku perfundoj, por di qe trupi im ngulet ne rrathet e drurit tend si plage botanike. Asnje prej nesh nuk di nese kjo eshte e bukur apo e shemtuar. Vetem e jetojme, si formula magjike te nje realiteti pornografik.

Postuar nga Katilesha datë 31 Korrik 2011 - 14:44:

Thumbs up Re: Mein Kampf

Postuar nga al74 datë 31 Korrik 2011 - 16:35:

Re: Mein Kampf

bevi di meno e mos u fut fort thelle ne cmendurine e poeteve se do harrojsh me marr fryme. mos ta marri mendja se do te te ngrejme naj gur mermeri ne kom per nderin tat ...e mos na merr faje qe si ke mbi vete se na hutove.
me duhet nji pasagjer qe te te ngjaje ty per muajin gusht ,parashikohen gati tete - nont mije kilometra udhetim . pijet ene gomat i vej une , llomotitjen vec nga krahu i djathte se i majti o blloku nga dylli .

Postuar nga shelgu datë 31 Korrik 2011 - 16:56:

Re: Mein Kampf

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shkrimtarit nuk i duhen shume frymezime, nuk i duhet nje barre alkol. I duhet vetem deshira per te shkruar. Nje fare derdhje, pjellje, apo ovulimi qe duhet te ndodhe pavaresisht nga bota. Kjo nuk do te thote qe mendja e tyre eshte autonome. Ah, jo. Eshte krejt si te tjeret, plot me caste magjike dhe impulse sociale, tavolina pijesh dhe buzeqeshje te ngerdheshura. Shkrimtarit i duhet imperfeksioni qe te prodhoje perfeksion. Nuk mund te llustroje kepuce te llustruara. Eshte pluhuri i kohes qe ndez furcat e tij. Prandaj me ose pa shpirtra sublime afer, me ose pa deshira e deshirues, shpirti pjellor do prodhoje dicka, ashtu sic shpirti oportunist nuk mund te prodhoje asgje, teksa pershtatet oportunisht me shoqerine.

Gjithcka ekziston ne kete bote eshte njekohesisht nje plehre dhe nje tulle. Nje mbetje historike dhe nje skele ndertimi. Fundja ndertimet tona ngrihen mbi germadha gjendjesh shpirterore. Aty ku bimesia lulezon mbi dekompozimin e jeteve te vdekura. E vetmja gje qe duhet te bejme eshte te kemi kujdes mos vdesim. Te ruhemi nga pertharja totale, te lagemi nga pak, sadopak, qofte dhe kalimthi, aq sa mendja jone mos jete nje regjistrim bosh. Ti lejojme botes te lere nje shenje, nje stimul, nje enderr. Ajo enderr pastaj do na terheqe drejt gjendjeve te ardhshme, drejt deshirave dhe endrrave te tjera, te cilat edhe pse jashte orbites se kesaj shoqerie te rendomte, do na udheheqin drejt piramidave shirterore. Ndertesa ku thelbi nuk dihet nga e ka hyrjen, por rezultati eshte i dukshem.

Miredita Gusht i 2011-es.

Ne ciklet varrim-harrim-lulezim une ngulem si heshte. Nuk di ku perfundoj, por di qe trupi im ngulet ne rrathet e drurit tend si plage botanike. Asnje prej nesh nuk di nese kjo eshte e bukur apo e shemtuar. Vetem e jetojme, si formula magjike te nje realiteti pornografik.

Nuk jam dakord ne parim. Krijimi nuk eshte nderhyrje mbi imperfeksionin.

Edhe per kepucen e lustruar, ka nje lecke per te hequr pluhurin, por jo per te rregulluar imperfeksionin. Shembull i dobet bthw.

Sidoqofte, krijimi nuk eshte nevoje per prodhim, i ngjashem me ato nevoja biologjike me te cilat jemi mesuar. Krijimi eshte iluminim, takim me divinen, prekje nga rrezja e drites (light touch). Krijimi vjen mbi nje substrakt pjellor. Pikerisht kjo verteton te kunderten e shkrimit me siper.

Qe te krijosh duhet te akumulosh gjate, perqendrohesh gjate, perpunosh gjate krijimin dhe se fundi serisht pune e pune per te arritur nuvelin e artit.

Por edhe krijimi jashte artit eshte perseri njemodifilim i realitetit drejt riformimit. Edhe pse Nitce thote shume, ai nuk ka te drejte perhere. Ai ka ditur te thote ne menyren me te bukur te pare deri ne kohen e tij. Hitleri ka qene vertet gjeni, por sofist. Filozofikisht i gabuar, ai deshtoi pikerisht per kete arsye. Sofizmi eshte i bukur dhe te godet, te terheq, por sofizmi eshte luster mbi objekt dhe si i tille mund te te magjepse per pak kohe dhe asnjehere perjete.

Postuar nga Opinionator datë 31 Korrik 2011 - 21:26:

Une mendoj qe paralelizmi eshte i sakte. Shkrim i bukur.
Ndertimet tona vertet ngrihen mbi germadha gjendjesh shpirterore. Teksa veshtrojme skeletin e germadhave na lind deshira ta mbushim e ta risjellim ne nje trajte tjeter.

Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2012 - 10:07:

Hienat vijne verdalle. Une e di cfare duan, nuk kam dyshim. Duan mbetjet e kockave te mia. Presin qe une t e vdess. Jane sy shqyer te lexojne cfare behet me dinosauret e post modernizmit. Hiena behemi te gjithe, teksa ushqehemi me kermat e te tjereve. Hienat tani kane boll c'te hane, sepse ne depresionin boteror ka plot levozhga te lena faqeve te internetit per tu pertypur. Ama e ardhmja i perket specieve te tjera, atyre qe rrezikojne dhe ngulin sqepat mbi kallamishte te reja. Tashme eshte e kote te pretendosh te jemi ne vitet 2000. Tani jemi ne epoke te rremujshme. Njerezit nuk duan me jo sepse s'kane ndjenja, por sepse u eshte prishur busulla. Nuk dine cfare do jete fitimprurese ne monedhen e ardhshme shpirterore, kapen pas maskave te internetit qe nuk thone asgje. Prandaj edhe keto forume s'kane me asnje vlere, njerezit largohen dhe gjezdisin ne faqe te tjera pa asnje pike vlere, tip facebook, youtube, etj. Ne fakt qelizat e tyre kerkojne kontakt dhe prodhojne vetem faktore neurotrofike qe terheqin lidhjen pa e lejuar kurre. E tille eshte bota jone virtuale, e tille jane trute qe e popullojne.

Preokupohem per brezin qe do vije, sepse nuk ka njohur kurre spontanitetin virtual. Preokupohem sepse paciperia eshte avantash ne vitet qe jetojme. Big-brotheriste, voice-iste, anal-iste, etj, qe gjemojne te ardhmen sipas formules se njohur perendimore. Asgje e re nga fronti i perendimit. Vecse imitues qe nxiten nga perkohshmeria e fames per te vjedhur sa me shume emer. Njerez qe te vetmin virtyt kane "mediokritetin". Dhe per me teper keta njerez urrejne komunizmin. Pika! Komunizmi do njerez si ata, sepse predikon pikerisht vlerat e njeriut medioker.

Postuar nga Fajtori datë 23 Qershor 2012 - 10:17:

Perjetim i nje kenge

Kenget vihen ketu sepse njerezit duan te bertasin qenien e vet, momentin, duan te ndajne menyren e te qenit, veten e tyre. Duan te shpallin fort ekzistencen, ne ca momente me shume se kurre. Prandaj, mes shume kalimesh monotone te kengeve qe degjohen gjate dites, disa plluskojne, mbartin ajsberge me te medhenj te vetes. Ato caste koha terhiqet dhe nuk eshte me lineare, sekondat nuk jane me sekonda dhe minutat jane ura mes gjendjeve historikisht te ndashme shpirterore. Ja, te tilla jane kenget. Ndonjehere vijne ne mend papritur. Formohen vargje qe jane degjuar, qe dikush tjeter ka formuar para teje, por qe mbartin thuajse ne cdo cast notat e atij ritmi qe te duhet, ndoshta dhe fjalet, ndoshta dhe imazhet. Ne raste te tilla ne vijme ketu dhe me veshtiresi kerkojme nje vend aq te madh sa per ate moment, kerkojme nje teme forumi qe te kete po aq peshe sa ka momenti yne. Shpesh, kenget perfundojne ne nje thes, ne nje teme, ne nje togfjalesh te zakonshem qe del para syve cdo dite, prapa te cilit pakkush mund te dije c'momente fshihen. Pak fjale dhe pak germa. Pak kod html. Shume mendime qe kerkojne te rrjedhin. Vecse ne momente krizash boterore dhe intelekti nuk shpeton. Rruget e rrjedhjes se mendimit jane te reduktuara. Njerezit mezi kuptojne njeri tjetrin. Mendimet nuk vleresohen dot. Dhe te gjithe jetojme brenda nje prezervativi intelektual qe nuk lejon pllenimin e asnje momenti. Megjithate, vazhdojme te hedhim kenge qe na perkasin, ashtu turpshem, gjysem me momente te plota qe e gjejne veten ngushte ne faqe forumi dhe gjysem ne momente boshe alla facebook-she, thjesht per te treguar sa interesante jemi duke bere dicka tani-tani.

I'll be there, as soon as I can
but I'm busy mending broken
pieces of the life I had before.

Postuar nga Katilesha datë 23 Qershor 2012 - 17:37:

E kam lexue tue ndi kangen ne sfond e nuk me jepet me ba gja tjeter vecse me t'dhuru nji buzeqeshje.

Mire qe je n'kyt hapsine virtuale!

Postuar nga dylan datë 24 Qershor 2012 - 00:11:

nga kurestja e nigjova dhe une shume ebukur

Postuar nga lorie datë 25 Qershor 2012 - 22:19:

Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2012 - 12:02:

Te qash ne paqe

Te qash ne paqe eshte lluks qe rralle mund t'ia lejojme vetes. Eshte si te vdesesh ne paqe. Ndodh atehere kur dorezon cdo detyrim dhe je thjesht vetja jote. Te qash ne paqe do te thote mos kesh frike se te shohin, mos rrotullosh syte sipas loteve por te rrotullosh lotet anash syve. Te qash ne paqe domethene te hysh ne dimension tjeter, ne jete tjeter, ku dhimbjen e nje jete ta lesh te rrjedhe. E nderkohe cdo gje qe prek t'i perkase nje jete te re. Te qash ne paqe domethene mos shkruash me rregulla drejshkrimore dhe me mendime rrethanore. Te qash ne paqe do te thote mos jesh as femer as mashkull. Do te thote qe per nje cast mos jesh me njeri, te jesh ne renie te lire, me carqet mbrojtese te dala jashte funksionit. Eh po, te qash ne paqe eshte tamam si te vdesesh ne paqe. Eshte event i rralle, sepse rralle jemi aq te pafrikesuar nga vdekja dhe nga lotet. Rralle jemi aq njesh me veten, ose aq vetem, saqe cdo qime ne trup, cdo qelize, te respektoje valet e ndjenjave.

Te qash ne paqe ndodh kur cdo tingull dhe cdo prekje merr forme mes levizjesh te avashta. Ndodh kur jeta ka nje paradoks midis dimensionit kohe dhe hapesire, e tille qe nuk mund te vazhdoje. Pra, eshte tamam si te vdesesh ne paqe. Nje sensacion qe vetem te semuret terminale mund ta kuptojne, sepse njerezit normale nuk mund ti fusin trurit stres te tille qe te mendojne se koha dhe hapesira po mbyllen pergjithmone. Prandaj ato qarjet ne paqe, ato vdekjet per se gjalli, jane i vetmi buton "reset" qe jeta i ofron mendjeve te lodhura. Te vetmet pika ku hapesira dhe koha nuk fiken, por permbysen, si nje rreze drite ne lupen e jetes.

Ne ate pike mblidhen rreze te forta dielli dhe qellon qe digjemi nga vete burimi i jetes.

Sikur te kishte nje imazh do ishte ky:

La primera ventaja, es que cuando el cuento llega al final, no se acaba.

Sino que se cae por un agujero. Y el cuento reaparece a mitad del cuento.

Esta es la segunda ventaja, y la más grande. Que desde aqu_ se le puede cambiar el rumbo. Si tú me dejas...Si me das tiempo...

Postuar nga kurt datë 26 Qershor 2012 - 13:42:

Shkrim i bukur faje. Ate videon asqe po e bezdis veten ta klikoj..

Postuar nga Morfine datë 31 Janar 2013 - 20:23:

I miss you.

U bene me teper se 10 vjet qe vij ne kete forum... e sa here qe vij ketu, me ngjan vetja me nje vajze te vogel adoleshenteje qe eshte e dashuruar dhe qe nuk don as te rritet e as te ndryshoj...
Neser me duhet te bej nje hap te madh drejte te ardhmes time, e sot po vij ketu per t'u ndjere ashtu sikurse jam ndjere 10 vjet me pare, kur lexoja mesazhet e kesaj teme...

Postuar nga BIONDIA datë 01 Shkurt 2013 - 19:18:

Re: I miss you.

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
U bene me teper se 10 vjet qe vij ne kete forum... e sa here qe vij ketu, me ngjan vetja me nje vajze te vogel adoleshenteje qe eshte e dashuruar dhe qe nuk don as te rritet e as te ndryshoj...
Neser me duhet te bej nje hap te madh drejte te ardhmes time, e sot po vij ketu per t'u ndjere ashtu sikurse jam ndjere 10 vjet me pare, kur lexoja mesazhet e kesaj teme...

Uroj qe hapi qe do marresh jete ai qe ke enderruar gjithmon.Shendet dhe fat kudo qe te jesh.

Postuar nga Fajtori datë 03 Mars 2013 - 15:13:

La meglio gioventu

Bujaria vjen thjesht nga lumturia. S'mund te jesh bujar kur nuk je i lumtur, i permbushur me jeten qe ke. S'mund te behesh altruist kur te pakten per nje moment nuk ndalon te besh llogarite dhe ti falesh pak nga ajo qe ke dikujt tjeter qe ka me pak. Eshte humane, njerezore. Ashtu sic eshte perceptimi i plotesise, thjesht njerezor, subjektiv. Ndaj njerezit e lumtur i duam, kerkojme te na rrethojne, dhe te deshperuarit i largojme, i izolojme, ashtu egoisht, njerezisht, me aksiomen e zakonshme qe i lumturi ka per te dhene. Zgjatemi tek ata si lypes, harkojme kurrizin qe altruizmi i tyre te na ferkoje. Ngjitemi pas njerezve te lumtur me shpresen se lumturia eshte ngjitese.

Eshte kendshem dicka e tille, eshte kendshem edhe thjesht ta kuptosh. Ashtu sic eshte kendshem te kuptosh se teoria dhe praktika shpesh luftojne. Te lumturit, pra, ndonjehere nuk japin asgje, eshte thjesht nje stad i tyre, i erret, i paspjegueshem, delirant, gati makaber. E ndersa shpirtrat ndjekin lumturaket me aksioma te pashkruara, zemrat vuajne realitete te prekshme.

Edhe kjo eshte kendshem. Na jep mundesi per te dale nga ky sistem ekuacionesh lumturiro-depresive. Na fton te jemi thjesht vetvetja, te dashurojme kur duam dike, te merzitemi kur jemi keq, te japim kur kemi per te dhene. Nuk qenka e thene mesa duket te jesh domosdoshmerisht i lumtur. E bukura e qenies tone eshte se ecen ne shume dimensione. Njeri prej tyre eshte ne mode, dhe moda rrotullohet. Do vije gjithmone nje moment qe qenia jote, dimensionet e tua, behen te modes. Mjafton te jesh vetvetja. Mjafton mos kopjosh, mos tjetersohesh, mos bigbrotherohesh. Ti je thjesht ti, jo si cope guri e pagdhendur dhe e patjetersuar, por si njeri qe jep dhe merr, meson dhe ndryshon, dashuron dhe le, puth dhe perbuz. Mjafton thjesht te jesh ti, me njeqind ti-rat e tjere qe virtualisht ke me vete. Mjafton te jesh njeri normal, ne kontakt me veten ne njeren ane dhe me boten ne tjetren, ashtu pa menduar gjate. Mjafton kjo qe te plakesh pa pendesa.

Postuar nga Dulcis in Fundo datë 03 Mars 2013 - 18:25:

Thumbs up Re: La meglio gioventu

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk qenka e thene mesa duket te jesh domosdoshmerisht i lumtur. E bukura e qenies tone eshte se ecen ne shume dimensione. Njeri prej tyre eshte ne mode, dhe moda rrotullohet. Do vije gjithmone nje moment qe qenia jote, dimensionet e tua, behen te modes. Mjafton te jesh vetvetja. Mjafton mos kopjosh, mos tjetersohesh, mos bigbrotherohesh. Ti je thjesht ti, jo si cope guri e pagdhendur dhe e patjetersuar, por si njeri qe jep dhe merr, meson dhe ndryshon, dashuron dhe le, puth dhe perbuz. Mjafton thjesht te jesh ti, me njeqind ti-rat e tjere qe virtualisht ke me vete. Mjafton te jesh njeri normal, ne kontakt me veten ne njeren ane dhe me boten ne tjetren, ashtu pa menduar gjate. Mjafton kjo qe te plakesh pa pendesa.

Ne fakt me pelqeu e gjitha.

Postuar nga Katilesha datë 04 Mars 2013 - 03:57:

Thumbs up Re: La meglio gioventu

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Bujaria vjen thjesht nga lumturia. S'mund te jesh bujar kur nuk je i lumtur, i permbushur me jeten qe ke. S'mund te behesh altruist kur te pakten per nje moment nuk ndalon te besh llogarite dhe ti falesh pak nga ajo qe ke dikujt tjeter qe ka me pak. Eshte humane, njerezore. Ashtu sic eshte perceptimi i plotesise, thjesht njerezor, subjektiv. Ndaj njerezit e lumtur i duam, kerkojme te na rrethojne, dhe te deshperuarit i largojme, i izolojme, ashtu egoisht, njerezisht, me aksiomen e zakonshme qe i lumturi ka per te dhene. Zgjatemi tek ata si lypes, harkojme kurrizin qe altruizmi i tyre te na ferkoje. Ngjitemi pas njerezve te lumtur me shpresen se lumturia eshte ngjitese.

Eshte kendshem dicka e tille, eshte kendshem edhe thjesht ta kuptosh. Ashtu sic eshte kendshem te kuptosh se teoria dhe praktika shpesh luftojne. Te lumturit, pra, ndonjehere nuk japin asgje, eshte thjesht nje stad i tyre, i erret, i paspjegueshem, delirant, gati makaber. E ndersa shpirtrat ndjekin lumturaket me aksioma te pashkruara, zemrat vuajne realitete te prekshme.

Edhe kjo eshte kendshem. Na jep mundesi per te dale nga ky sistem ekuacionesh lumturiro-depresive. Na fton te jemi thjesht vetvetja, te dashurojme kur duam dike, te merzitemi kur jemi keq, te japim kur kemi per te dhene. Nuk qenka e thene mesa duket te jesh domosdoshmerisht i lumtur. E bukura e qenies tone eshte se ecen ne shume dimensione. Njeri prej tyre eshte ne mode, dhe moda rrotullohet. Do vije gjithmone nje moment qe qenia jote, dimensionet e tua, behen te modes. Mjafton te jesh vetvetja. Mjafton mos kopjosh, mos tjetersohesh, mos bigbrotherohesh. Ti je thjesht ti, jo si cope guri e pagdhendur dhe e patjetersuar, por si njeri qe jep dhe merr, meson dhe ndryshon, dashuron dhe le, puth dhe perbuz. Mjafton thjesht te jesh ti, me njeqind ti-rat e tjere qe virtualisht ke me vete. Mjafton te jesh njeri normal, ne kontakt me veten ne njeren ane dhe me boten ne tjetren, ashtu pa menduar gjate. Mjafton kjo qe te plakesh pa pendesa.

Postuar nga Endri datë 04 Mars 2013 - 07:40:

Bukur fort kjo, Faje.

Postuar nga cecilia datë 05 Mars 2013 - 02:23:

Vetem nje natyre pesimiste, i ndjeshem, mund ti shkruaj keto rreshta... nuk mund te behet lumturia me altruizem dhe kurresesi askush s'do donte me mendje kaq qarte te ngjitej pas dikujt qe s'eshte i lumtur...megjithate mbyllja eshte bere me stil, nga pesimist ne realist.

Postuar nga lorie datë 05 Mars 2013 - 03:25:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Vetem nje natyre pesimiste, i ndjeshem, mund ti shkruaj keto rreshta... nuk mund te behet lumturia me altruizem dhe kurresesi askush s'do donte me mendje kaq qarte te ngjitej pas dikujt qe s'eshte i lumtur...megjithate mbyllja eshte bere me stil, nga pesimist ne realist.

Ke te drejte ceci, une s'para bej komente te tilla sepse kam frike mos hyj ne psikoanalize edhe ketu, dhe i frikesoj fare njerezit,ndaj frenohem, por ke te drejte...

Postuar nga shelgu datë 05 Mars 2013 - 18:46:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie

Ke te drejte ceci, une s'para bej komente te tilla sepse kam frike mos hyj ne psikoanalize edhe ketu, dhe i frikesoj fare njerezit,ndaj frenohem, por ke te drejte...

Hapu lorie se kena nevoje per psikoanalize. Na ka hup menja krejt per zotin

Postuar nga Endri datë 06 Mars 2013 - 00:26:

Sherbime te tilla konsultative kushtojne me lek.

Postuar nga al74 datë 06 Mars 2013 - 02:12:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Vetem nje natyre pesimiste, i ndjeshem, mund ti shkruaj keto rreshta... nuk mund te behet lumturia me altruizem dhe kurresesi askush s'do donte me mendje kaq qarte te ngjitej pas dikujt qe s'eshte i lumtur...megjithate mbyllja eshte bere me stil, nga pesimist ne realist.

ndersa une them te kunderten. vetem nje natyre optimiste mund ti shkruaje keto rreshta . mbyllja eshte nga optimist "incazzato" apo i dashurum . un kshu e shof. masanej mund edhe ti besh analize po duhet fillimisht ti gjesh vendin vetes se ne c'pozicion te vihesh perpara se ta besh.
ti futesh ktij sporti kerkon kohe e dedikim e sigurisht te kap nji kllapi merzitje po ti hysh thelle ktyne gjonjave
te lumte dora e vogel Faje!

Postuar nga Fajtori datë 06 Mars 2013 - 06:36:

Ka qene nje tregim "si u b qimja tra". Qimja eshte qime, lereni rehat se nuk ferkohet robi me tra, qimen do.

  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.