Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Enya datë 12 Dhjetor 2006 - 02:48:

.,..


Postuar nga diabolic datë 13 Dhjetor 2006 - 16:29:

Vetem ti i dhe kuptim jetes time
asgje pa ty s'egzistonte me pare
Lutem para perendise sepse ty te krijoi
Ishe ti... prandaj une fryme marre.



Pas nje mungese 10 ditore u ktheva.Me kishte marre malli per ditet e mia pa ty,por jo per ty...


Postuar nga diabolic datë 15 Dhjetor 2006 - 05:29:

Skelete buzeqeshjesh me ndjekin nga pas dhe me klithin fjalet e fundit te harreses.Hienat perkundrazi qeshin permbi karkasat e shpirtrave te humbur,permbi ushqimin e tyre ditor, dhimbjen ...


Postuar nga Enya datë 15 Dhjetor 2006 - 05:39:

Post

...Sa me ka munguar zeri Yt melodioz qe shpeshher shpirtin tim ka qetesuar,
e dallget e mallit s`arriten ta mbysnin.Tjeter shpirt qeteson fjala jote,
tjeter shpirt acaron fjala ime...
Edhe per dhimbjen tende kisha nevoje,
per buzeqeshjen,shikimin,nje shtrengim dore apo nje perqafim tendin.
Kurre s`u bere i gjalle ne ditet e mia, ndaj po hedh vargje ne "Ditet e mia pa TY"...
Qofsh mire Shpirti im , qofsh mire....


Postuar nga diabolic datë 15 Dhjetor 2006 - 16:11:

Neser nese mundesh perpiqu ta vrasesh kujtimin tim qe endet ne mendjen tende dhe ste jep pergjigjet qe ti kerkon.
Neser nese mundesh dashuro dike tjeter ashtu si ke thene dhe se ke bere.
Neser nese mundesh tregohu e sinqert te pakten me veteveten sepse une neser nuk jam me , do iki ...


Postuar nga buzeqeshja datë 15 Dhjetor 2006 - 16:16:

shkrimet e tua me mallengjejn sa here i lexoj jan shum te bukura por nje gje s'arrij te kuptoj tek ti,po s'u lodhe me ditet e tua pa te ???? Pse s'perpiqesh qe ditet e tua ti besh me te sepse edhe pse ti sdo ta pranosh por ditet e tua me te do ishin shum me perfekte se ditet e tua pa te


Eshte kenaqesi te te lexoj gjithnje ...gjithe te mirat buza


Postuar nga diabolic datë 16 Dhjetor 2006 - 01:50:

Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
shkrimet e tua me mallengjejn sa here i lexoj jan shum te bukura por nje gje s'arrij te kuptoj tek ti,po s'u lodhe me ditet e tua pa te ???? Pse s'perpiqesh qe ditet e tua ti besh me te sepse edhe pse ti sdo ta pranosh por ditet e tua me te do ishin shum me perfekte se ditet e tua pa te


Eshte kenaqesi te te lexoj gjithnje ...gjithe te mirat buza




Faleminderit per komplimentat ...

Ditet e mia ndihen me mire pa te,me te vertet dikur ajo i jepte nje kuptim ,i jepte forme,ishte pikerisht ajo dita ime.Ndersa tani ajo eshte thjesht dikush qe une kam dashur shume por qe nuk eshte asgje per mua. Ishte ajo qe me beri te hapja kete teme e cila eshte shume personale ,eshte si tip ditari ku une shkruaj mendimet qe nuk arrij ti them , mendimet ku skan te bejn aspak me realitetin, me asgje .Por une vazhdoj te jem ky qe jam dhe ndiem me mire pa te ne ditet e mia,ne jeten time,ne zemren time.Une nuk jam perfet dhe nuk kerkoj perfetesi ne ditet e mia,megjithse beso se bashke me te keto dito dite mund te ishin gjithcka por perfekte kurre ...


Ja kalofsh mire Adi


Postuar nga diabolic datë 03 Janar 2007 - 01:23:

Eshte fllad pasioni ai qe ka mbeshtjell mendjen time.Me mban ngrohet dhe me jep fryme sa here qe venat e mia pertojn ti japin gjak zemres...


Postuar nga freeb datë 03 Janar 2007 - 20:07:

E kapa veten te ngerthyer pas nje iluzioni...sot vura re se kisha humbur nje jave nga jeta ime; sa shume qe me ofroi dhe sa pak une dita te marr prej saj. U perqendrova shume gjate tek ndjenja....apo iluzioni...?!

Kisha kohe qe po "rrija me ty", trazoja shpirtin; gabimisht besova se ishe ti qe po ma trazoje; vuajta pak...ndjeva se ndjenjat e mia s'kishin rendesi...Sot, e "urdherova" veten te dal prej asaj vetmie qe po me lodhte...Te ka lodhur ndonjehere vetmia me dike? Mua sot me lodhi kjo vetmi me ty...


Postuar nga Enya datë 04 Janar 2007 - 21:53:

Lightbulb

=Nuk e di se cilit personazh ju drejtova tek shkruaja ne ditet e mia pa ty.
Mbase nje personi qe vertet la gjurme malli ne memorien time;e nuk dita
sesi ta deboj embelsisht.Nuk dita,ose nuk desha me dit...
Edhe sot rishkruaj mbi kete bardhesi te zbrazet qe shume mire mund
te bej delete brenda nje sekondi cdo mendim timin.
E meriton te te rikujtoj,sinqerisht e meriton.Ti me ke dhuruar te qeshuren
tende aq te embel,zerin tend aq te lehte e melodioz,sa dhe sekretet tona
i kemi ndare bashke;dmth u rikthyem ne nje sekret te paprekshem.
Mbetem miq.Miq te zhytur ne mall.Mall qe nuk po fiket.
Harrova se ne vend te fjales shpirt me duhej te shqiptoja fjalen shok.
Shpeshhere ndjej boshllek brenda qelizave te ndjenjes sime.E mundohem
te mos bertas...Tani te jesh i sigurt se per ke ndjeja mungese:Ishe TI....=


Postuar nga diabolic datë 05 Janar 2007 - 22:25:

Une pashe nje engjell
qe me ndricoi rruget neper nate
me zgjoi nga endrra
qe s'ish tjeter vec nje makth i gjate
Une pashe nje engjell
dhe trishtimin per nje cast ma vrau
prehu syte tek kujtimet e mia
dhe bashke me mallin qau
Une pashe nje engjell
dhe shpirti im u be lot i henes
ne vesh emblesisht i peshperita
-Me nxorre mallin e nenes...


Nenes time ... Adrian Sulo 05/01/07


Postuar nga diabolic datë 08 Janar 2007 - 02:29:

Cfar ?
Perse sillem keshtu sikur ti te ishe nje e panjohur qe me jep bezdi sa here qe e shoh ?
Nuk mundem jem ndryshe ,nuk mund te copetoj ndergjegjen per hire te dashurise se humbur ,per hire te diteve te thyera.A e di qe per mua ishe e vetmja, e vetmja e perkryer porsi ne perralla.E vetmja qe i fala zemren por ti me vodhe shpirtin dhe pastaj ja shite djallit sepse ndieshe me mire keshtu.Por jo tashme ska me perendim ne endrren time ,agimet sollen pranveren dhe celen tulipanet qe ti i doje aq shume por une kurre nuk ti dhurova. Me dukesh si nje piktur e paperfunduar sa here qe te shoh dhe kerkoj te te ndihmoj por skam cfar te bej une jam thjesht nje poet romantik e asgje me shume.Piktori mendohet se do te kete humbur dhe me ty po merret nje karikaturist abstrakt,.Absurde apo jo ?!Absurde sesi une per ty isha ...isha shume dhe asgje,sesi ti per mua ishe gjithcka dhe tashme sje me asgje.Sa keq qe me vjen per ty dhe per ditet e mia qe kuptimin ja jap une ashtu si dua duke qene ti antikrishti tyre ,mosegzistenca jote eshte arsyeja e egzistences se tyre .Sepse askush si ty nuk arriti te asfiksoi ditet e mia dhe dihatjet e shiprtit tim ishin ushqim per egon tende .Vete e ke thene ,ti keshtu arrije te ndieshe me mire,arrite te mendosh per veteveten nje here,ja e shikon ja arrite,dhe sme the as faleminderit .Nejse nuk kam nevoje per falenderimet e tua aq me pak per ndjesat ,aq me pak per ty.Aq me pak per ty...


Postuar nga diabolic datë 19 Janar 2007 - 03:55:

thuam...

Tani qe je vetem thuam sesi ditet e tua i mashtron.Apo do ti genjesh edhe ato ashtu si me genjen mua duke me thene se je e lumtur,se jeton e qete ne boten tende iluzionare .Une vazhdoj duke pasur perseri aroma dashurish qe jetojn castin e nje frymemarrje pastaj humbin ne bodrumet e indiferences.Vazhdoj akoma te vjedh dashurite e te tjereve dhe ti bej te mijat,ose me sakte nuk i vjedh por i vras.Ashtu si me vrave ti ose me sakte ashtu si une vrava shpirtin tim te virgjer,po ti ma çvirgjerove shpirtin dhe hera pare te lendoka te vertet .Me duket absurde te flas akoma per ty ,ti qe tashme per mua je ... asgje. Asgje nuk me lidhe me ty pervec nje dashuri e humbur e tretur ne varrin e harreses se te ardhmes por qe fatkeqsisht jeton akoma ne te kaluaren e kujteses.Harrova qe ti per mua ke qene shume dhe asgje , gjithsesi ke qene dhe kete megjithse dua nuk mundem ta harroj.E di perse po shkruaj sot ? Sepse duke folur bashke sot po pyesja veten sesi une kisha arritur te bija ne dashuri ,dhe pikerisht me ty.Mu duk e pamundur ,absurde dhe vazhdova te isha akoma me i bidur se duke qene vetevetja njerez si ti nuk mund te me rrine prane .Gjithsesi dua te ta them ,ke humbur shume nga sharmi jot.Apo ndoshta je lodhur duke lozur me ndjenja ,apo ndoshta dikush tjeter loz me ty .E di jeta jote smund te jete asnjehere monotone ,ashtu si edhe imja keshtu qe ne intenerarin e jeteve tona ato padashur u takuan.Me duhet te shkoj sepse edhe une duhet qe ditet e mia ti genjej duke folur per ty deri sa te merziten e ti zere gjumi .Shshshshshshsht hesht ato tashme po flene ...


Postuar nga diabolic datë 20 Janar 2007 - 03:26:

Per ty... (M)

Ne ate mozaik fytyrash ishte pikerisht fytyra jote e cila me terhoqi vemendjen.Nuk munda te ti hiqja syte dhe admirova te bukuren e cila percillej nga ti me nje thjeshtesi ç'armatuese.Me fale nje buzeqeshje pa dashur dhe une ja ndjeva aromen dhe frymen e mbajta gjate ne gjoks qe shijen ta ndieja sa me mire.Cuditerisht per here te pare me munguan fjalet aq shume sa edhe psheritima qe i thoja vetes u dihat bashke me mua.Magjike porsi zane magjepse shpirtin tim duke me dehur me puthje pasioni,me afsh deshire per te qene nje trup i vetem ne lakuriqsi.Me dridhej zeri kur degjoja zerin tend qe dridhej ne buzet e tua te cilat doja ti puthja por smundesha sepse ishim ne mes mijra njerzish dhe ata do te te gjykonin.Me thoje se gjithcka qe po ndodh midis nesh eshte absurde por jo absurde eshte te rrish larg teje. Me the qe me kishe pare ne enderr,erdha te te puthja se me kishte marre malli.Keshtu do te vij cdo nate sepse kam nevoj te jem ne mendjen tende ,endrrat e tua tashme jane te miat. Naten e mire zane e bukur ,endrrave do te jem me ty,diteve do te te bej shoqeri neper mendime .Naten ...


Postuar nga Enya datë 20 Janar 2007 - 03:43:

Post Ti kurre nuk erdhe...


Postuar nga diabolic datë 20 Janar 2007 - 04:15:

Per Helgen...

Ti kurre nuk erdhe ta thyeje pritjen time
megjithse kurre su thame lamtumire
por vazhdove te jetoje neper kujtime
dhe afshit per te te pasur i shtove deshire
Te shikoja nga larg tek vije
midis endrrash bridhje pa pushim
por askund slije as gjurme as hije
dhe kujtimet i ktheje thjesht ne trishtim
As vibrimi zerit tend smundi aspak
te te sjell tek une deshire e mall
kopshtin e edenit ferrin zjarr e flak
dashuron si engjell urren si djall
Te erdhi keq ?!te lutem me thuaj
ma thuaj nese per mua lot derdhe
une brenda shpirtit akoma lot bluaj
gjithsesi,perfundimisht ti kurre nuk erdhe


Ps: Te kam xhan...


Postuar nga diabolic datë 22 Janar 2007 - 04:12:

Sonte heshtja me ka bere vizit.Jam shume i lodhur me fjalet ,lodhur me veten ,lodhur me boten.I lodhur te pakten sonte sepse neser e di buzeqeshja do te jete imja si gjithmon...


Postuar nga Katilesha datë 23 Janar 2007 - 01:46:

O ditet e vetmise
Dy lot te pafajshem po ju dhuroj
Per te vetmin djal qe desha dhe tashme iku….shkoi………
Zemra ime lot pendimi nxjerr
Dhe fyt I cjerrur I saj
Vetem emrin e tij therret………….


Postuar nga atiola datë 23 Janar 2007 - 02:47:

ditet e mia pa ty eshte me mire te mos i mendoj
ato qe kalova me ty ato po dua gjithnje ti kujtoj


Postuar nga diabolic datë 23 Janar 2007 - 03:37:

Do te iki perseri nga monotonia e ketij qyteti gri.Ndoshta edhe fjalet nuk do reshtin,ato do percillen buze me buze deri sa nje puthje do te mi sjelli te gjitha.E di, imazhi eshte gjithcka,por skam cfar ti bej qe ata qe me njohin siperfaqsisht mendojn se jam ai qe thuhet.Ah sikur te me njihnin gjysmen e asaj qe jam...Hahaha ndoshta do ta kishit te sigurt qe jam nje maskara i poshter :p :p :p :p

I poshter keshtu me therriste gjithmon... (nejse...)Nuk ishte e vetmja...

Shihemi pas shume ditesh ,perseri ketu tek ditet e mia pa ty.Se kush je ti tashme as une nuk e di,je thjesht nje vend vakant qe nje dite do te zihet nga dikush...

Naten nga Adi (Diabolic A'S )


Postuar nga Katilesha datë 24 Janar 2007 - 00:23:

"C'eshte per ty emri im
nje buzeqeshje e embel
apo thjesht zhgenjim?

C'te kujtojne syte e mi,
pasqyren ku sheh veten
apo thjesht tradheti?

C'te kujton zeri im,
dridhjen e lehte te trupit
apo nje copez harrim?

C'te kujtoj valle une Ty,
vajzen e pare qe i the Te Dua,
apo thjesht s'dua te mendoj per ty????"


Postuar nga Katilesha datë 24 Janar 2007 - 00:31:

Ti dhe Une

Ti .....dashuri
ndjenje e mebel
perjetesi.

Une...frikacake
qype vajze
bufe budallaqe

Ti.....fjale e ngrohte
leter dashurie
shprese e forte.

Une...perqfim i ngrohte
puthje e pafajshme
e vetme ne bote.

Ti ....romantik
shpirt i lire,
shume artist.

Une dhe Ti dy njerez, dy te rinj
ketu u njohem...
ketu u ndame...
shume i premtuam njeri-tjetrit
por Lamtumiren pse s'e thame???"


Postuar nga diabolic datë 02 Shkurt 2007 - 00:33:

Do te jete shume e bukur kjo mbremje
ku une do te kercej me zhurmen e hapave te tu
Kujtimet ngjisin copezat e grisura te imazhit tend
ndersa malli prehet mbi gjurmet qe ke lene pas
I humba gjurmet ,e humba mallin,te humba ty
dhe jam i lumtur duke kercyer kete mbremje
me zhurmen e hapave te tu qe shkojn larg meje
duke marre kujtimet dhe copezat e imazhit tend


Postuar nga diabolic datë 03 Shkurt 2007 - 19:31:

Me dridhet zeri sot.
Pigmentet e ngjyres se syve jane zbehur.
Kujtimet me sjellin vec lot
Rrugeve kembet sme mbajn,me mall jam dehur...


Postuar nga diabolic datë 06 Shkurt 2007 - 02:32:

Kisha nevoj te degjoja zerin tend sonte.Do te me sillte afer teje dhe do te kisha mundesi te puthja buzet e tua te buta si petale trandafili dhe te dehesha me aromen e lekures tende deri ne ekstaz.Nuk munda ...
Neser pres te jem me ty kur dielli te lind dhe ti me buzeqeshjen tende do te ma ngrohesh shpirtin.Naten princesha ime...


Postuar nga buzeqeshja datë 06 Shkurt 2007 - 13:12:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Kisha nevoj te degjoja zerin tend sonte.Do te me sillte afer teje dhe do te kisha mundesi te puthja buzet e tua te buta si petale trandafili dhe te dehesha me aromen e lekures tende deri ne ekstaz.Nuk munda ...
Neser pres te jem me ty kur dielli te lind dhe ti me buzeqeshjen tende do te ma ngrohesh shpirtin.Naten princesha ime...




je i madh........


Postuar nga diabolic datë 07 Shkurt 2007 - 00:50:

Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja



je i madh........



E ke fjalen per moshen ti me duket :p

Faleminderit dhe nje kompliment nga ti ma ben me shume qejfin se nga ndonje njeri tjeter.I kemi humbur kontaktet gjithsesi shpresoj te jesh mire.Nese do mua me gjen gjithmon ketu,tek e njejta teme...

Gjithe te mirat...


Postuar nga diabolic datë 07 Shkurt 2007 - 02:41:

Per ty...(kur ta lexosh do e kuptosh qe eshte per ty)

Perse sa here qe buzeqesh ,ti me sjell parajsen dhe kopshtin e Edenit e mbush me trandafila qe imitojn buzet e tua dhe marrin arome nga profumi yt?!Perse sa here qe te shoh ne sy detrat e oqeanet thahen dhe derdhen tek syte e tu duke i dhene kuptim edhe te pakuptimtes?!Perse sa here qe flas me ty kam frike se mos fjalet vijne tek dhe te puthin buzet,te perkedhelin lekuren ,te prekin floket ,te behen njesh me frymarrjen? Perse sa here qe te shoh kam frike...frike se mos bie ne dashuri me ty ? Perse... ?


Postuar nga diabolic datë 08 Shkurt 2007 - 03:14:

Tashme...

Tashme skam me ftohet
Imazhi yt ma ngroh shpirtin
si dielli ne nje dite gushti
ngroh mizorisht ajrin.
Tashme skam me ftohet,
Imazhi yt me ngroh ajrin
megjithse nuk eshte gusht,
megjithse nuk ka diell.
Tashme skam me ftohet
Ne stinet e mia ka gjithmon diell
Ate e solle pa dashur ti
nje dite te ftohet dimri

Per ...(nejse )


Postuar nga diabolic datë 10 Shkurt 2007 - 03:10:

Thuam nese Morfeu duke thurur endrra te foli per mua...

Naten e mire ...


Postuar nga roke datë 10 Shkurt 2007 - 10:18:

ditet e mia pa Ty....

..Ditet e mia pa Ty....jane.....sido qe te jene ato kane per te ikur edhe te jesh ti...


Postuar nga arsona datë 10 Shkurt 2007 - 10:29:

Ditet e mija pa ty...sa do larg te jesh, gjithmon do jesh me mua, ne zemer, ne mendje, ne shpirt.


Postuar nga diabolic datë 11 Shkurt 2007 - 02:09:

Sa do te doja te ishe ketu me mua
te te puthja ,e te te thoja te...(duhet ndonje gje)
te te thoja sa e mrekullueshme je
kur une te flas e ti mendjen se ke
kur flet gjysem shqip e gjysem italisht
kur pa dashur buzeqesh embelsisht
kur te shoh ne sy e te puth skam guxim
kur te percjell te stacioni ,ti iken... trishtim :p
Sa do te doja te ishe ketu me mua
thjesht te flisnim asgje tjeter sdua
por ti sje e te henen duhet te pres
te pres diellin te lind ne mengjes...


Postuar nga everlast datë 11 Shkurt 2007 - 22:24:

Ditet e mia pa ty mbushem nga dikush tjeter.
Nese mungon ti sduhet te rri vetem patjeter.


(Si thua ? )


Postuar nga Katilesha datë 12 Shkurt 2007 - 20:31:

Filllim I bukur dhe I embel ,ishte ne ditet e para qe ne komunikuam…,vazhdim I mistershem dhe magjik me dukej ne ditet pasuese…Sa bukur!!! E mezi prisnim nje mesazh nga njeri-tjetri dhe zemra rrihte fort,duart dridheshin duke kthyer pergjigjen…,e pastaj  vinte nata me oret e saj te gjata,dendur me mendime,kujtime fjalesh te thena, te pathena por te deshiruara ndoshta…..Sa e sa biseda te stergjata me henen,yjet dhe qiellin ..,frymezime  casti te hedhura ne te bardhe per t’u derguar te nesermen e “larget”..
Ishte aq bukur te zgjoheshe cdo dite e te lexoje nje pjese nga shpirti yt,te lexoje ca fjale te ndjera qe te benin per vete ,qe te perkedhelnin shpirtin,por …por gjithmone pas gjurmeve te ketyre ndejnjave ishte hija e dyshimit…..s’ishte faji im!!
Jo,absolutisht..edhe pse asnjehere nuk do ta mohoj as para teje dhe as para botes mbare se ka patur caste qe gjithe kete enderr e kam besuar me te vertete….por ishte vetem nje cast…. E kisha te nevojshme ,me pelqente ta besoja,aq sa fillova te ushqeja tek ty ndjenja …ndjenja te brishta….bera gabim ….e di…Me fal…,te lutem!!!!
E me pas pauza…heshtje  pafund…te cilat nuk na  ndihmuan aspak,sepse ne fund ne perseri u rikthyem te njeri-tjetri ..,ndoshta me fuqishem ..dhe kjo na lumturoj…por pa e ditur se edhe kjo lumturi do te zgjaste nje cast…
Dora e ngrohte qe na perkedhelte te dyve,na beri te ndjenim ndryshe per njeri-tjetrin,per te sjelle nje takim  te pare shume emocionues mes shpirtrave tane…mes veshtrimeve tona….mes perkedheljeve te ngrohta fjalesh …..vijuar nga nje tjeter takim por kete here te  Lamutumires ……dhe une nuk ndjehem ne faj per gjithe kete….,sepse nuk eshte faj te thuash sinqerisht ate qe mendon dhe ndjen. Une e kam thene gjithmone kete dhe do vazhdoj ta bej….e ta mendosh qe kjo ishte nje nga arsyet qe ti me Doje ..,por pa u dashuruar me mua:-sepse keshtu me ke thene me qindra here ; “Te dua,por nuk te dashuroj!”…..por jo,sic te kam thene cdo gje ne kete bote ka fillimin dhe fundin…..dhe tones …ja ku I erdhi fundi ….ate dite me shi…dite trishtuese….dite lenduese…..dite lotesh ….Dite Lamtumire…….tashme po iki nga jeta jote me deshiren time…ndoshta vendimi qe kam marre eshte me I gabuari….,port e kam thene me ler te gaboj e vetme…..me ler  te  lendoj veten dhe ty net e njejten kohe…,sepse te lendohesh tregon se je duke u rritur …….
 
Edhe dick ate fundit ….Faleminderit per cdo mendim …ndjenje…shprese …force tenden…faleminderit per gjithcka qe e bere per mua…,por nuk mund te vazhdonte me tej……………..!!!!!


Postuar nga diabolic datë 14 Shkurt 2007 - 21:10:

14 sikur me vret.Kjo dite me sjell ters ,kjo dite me cjerr lekuren ,me tregon plaget qe u sheruan por qe shenjat lane pas. Nuk e di perse jam me nerva sot,apo pikerisht ajo nje dite ne muaj qe une jam i merzitur qelloi pikerisht sot.E di cfar me kujtuan sot? Me kujtuan se une kisha thene se nuk do te dashurohesha me.Nuk do ta lejoja veten te isha dikush qe shkon pertej vetevetes,nuk do kishte me eklips ne zemren time,nuk do te kishte me... asgje .Cfar mund te prisja sot,pikerisht asgje... Por nuk e kuptoj perse me ka pushtuar trishtimi,perse me vjen qe botes dhe vetes ti them vafsh ne djall.Normale them me vete,une keshtu i kam bere gjerat gjithmon ...mbrapsht. Por e di qe ky trishtim nuk do me zgjasi shume,neser do te jem i njejti bastard qe une dua dhe urrej tek vetja .Me lodh shume 14,eshte dita me e gjate e muajit me te shkurter .
E di qe tema eshte -Ditet e mia pa ty- por sot ne kete dite nuk dua te kem askend me vete.Dua te pakten sot te bisedoj me ndergjegjen time sy mé sy dhe te gjithe trishtimin ta flak me buzeqeshje dhe... nejse.

Ika ...

Te lutem sot mos me shqeteso ,kam nevoj te jem thjesht me veten time,kam kohe qe sflas me te...


Postuar nga briseide datë 15 Shkurt 2007 - 15:01:

Ditet e mia pa ty jane,si dje,ato qe do te jetoj neser...nuk e di


Postuar nga diabolic datë 15 Shkurt 2007 - 15:14:

Nje nga keto dite dua qe te flasim rreth gjithckaje qe kam dashur te te them por nuk e kam bere.Nuk e di se kur do te jete ,sot neser, a nje nga keto dite.Ka rendesi se me ty deshira per te folur nuk me mungon ,megjithse me cmend fare kur behesh serioze

Ciao... dje ndihej mungesa jote...


Postuar nga diabolic datë 16 Shkurt 2007 - 00:39:

I dogja mendimet me tymin e cigares
dhe cigaren flaka tutje te digjej atje tej
filxhanin e kafes ja dhashe nje cast ciganes
nga kafja turke ajo per ty filloi te me rrefej
Ta duash me tha-ajo eshte shpirt fisnik
dhe une pa kuptuar malboron dogja perseri
dhe per nje cast pata frike
se prane meje nuk ishe ti
Ajo eshte e mrekullueshme,ste fal trishtim
eshte bote e mbushur me mister
behu vese per ta puthur ne zgjim
behu shi nese ajo eshte ylber
Cigania iku duke me thene mos e humb
por une e humba sepse nuk isha me ty
mungesa jote peshon si plumb
dhe tymi i cigares lotin njohu ne sy...

Per Do....


Postuar nga Katilesha datë 16 Shkurt 2007 - 01:01:

Lutja jote kerkon te futet brenda meje.......merzi e castit rebeluar.....kerkon nje rruges mes trishtimit......shpirtit porten s'ia kam kycur....e dija se do ktheheshe tek une......e dija se ditet e tua pa mua nuk kishin te vertetin kuptim.......dhe une i shtyeja ditet....shtyeja kohen qe ma vrave ti...dhe per cfare ??...per te te pritur ty...per t'iu gezuar edhe nje here tendes prani...per te puthur qepallat ....per te te pushtuar ne kraherorin tim........te gjitha keto i bera per ty......qe aq shume i dhe kuptim diteve te mija.........erdhe me nje trendafil ne dore...e pranova shume pas vetes e shterngova edhe pse gjembi i tij thelle me theri ne shpirt....ah te duash .....qenka me te vertete e veshtire..................


Postuar nga diabolic datë 16 Shkurt 2007 - 03:17:

Jam i lodhur por te flas per ty nuk lodhem kurre .Nuk lodhem duke menduar se ti je nje nga gjerat me te bukura qe mund te me kene ndodhur.Nuk lodhem duke menduar per ty dhe fjalet e tua jane gjithmon muzike per veshet e mi te lodhur nga fjale boshe te mashtruar dikur nga fjale hipokrizie.Marre fryme dhe ajri ne gjoksin tim me peshperit emrin tend dhe me ben te ndiem me mire.Eshte heret e di...eshte heret te te them se te kam shume xhan,por qe te kam xhan nuk e them une por inkonshi im,e thote shpirti im...



Te kam shume xhan ...
Shume...


Per ty (Adi)


Postuar nga Katilesha datë 16 Shkurt 2007 - 14:03:

Jam ulur mbi tastjeren e shpirtit dhe po thur melodine e historise  tone…ate te  takimit te bashkimit dhe ndarjes ne te njejten kohe…….Tingujt shtegtare stuken diku,ne nje plage te hapur qe mall pikon ,I puth buzet plages dhe mundohet t’I sheroje….
Tashme je larg meje ndonese ne mendje prap te kam dhe t’I I shtyen ditet pa me pasur…mua , shpirtin tend magjik prane……Nuk eshteme zeri im qe nga gjumi te zgjon,as buzeqeshja e dashur qe trishtimin ta largon…….Imazhi im s’eshte me pikture e jotja ndertuar mga penel I dashurise …..syte jeshil jane te pajete se ti ia more gjithe ngrohtesinse……Valle c’ka ndodhur me mua qe diten kur I thame njeri-tjetrit lamtumire….ndihem krejt e boshatisur…si e braktisura erresire….
Ditet e mija pa ty…autostrade ndnjeash te plagosura….buzeqeshje e ngrire ne cep te buzeve…klithje e  deshires shpirterore mes prangave shternguar……Ditet e mija p ty ….dite vetevrasjeje e deshiruar………
 
 


Postuar nga Zhylien Sorel datë 16 Shkurt 2007 - 14:08:

Shume Bukur Shkruan Kat.


Postuar nga Katilesha datë 16 Shkurt 2007 - 17:44:

 
....................
Sa kohe qe ka kaluar …pylli I virgjer,I pashkelur,me qiparise te bukura,manastiri nen tenden e te cilit flinin pulbardhat,ndresa brenda tij luhatej drita e qirinjeve qe treteshin bashke me naten.Dritat e para te mengjesit,I vidhja per ty qe ende flije e shihja se si zgjohej bregu ngadale e tretej era me valet….Bashkova eren dhe detin ..era me perkedhelte me duart e saj te patrajtshme e delikate ,deti me ftonte ne thellesine e tij,ndersa ti prane meje  me buzeqeshje embel…..Ja streheza jone mendova,por ne fakt ishte thjesht nje cast qe u zhduk diku ne humbetiren e detit….Ne xhepat e botes strukeshim duke luajtur me valet e detit dhe cdo  gje ishte kaq e thjeshte sa na dukej se ngjyrat e sfides po zbeheshin dita-dites.Nuk doja asgje me teper vec te rrija prane teje e te ndjeja frymemarrjen tende…Por ne nje mengjes nuk e ndjeva me kete frymemarrje,degjova vetem gjurmet e valeve qe sfidonin bregun e veshur me sekretet tona..Brenda meje  si nje lavjerres ne zbrazeti luhatej koha pa drejtim dhe valet e trishta u kthyen me rrembim duke terhequr Brenda vetes pushtimin  e hidhur te braktisjes….Yjet ne qiellin blu regetinin gjithe dyshim valsin e frikes,thelle e me thelle vetedija kujdesej per njollat e mekatit. Vazhdova te ecja duke numeruar gjurmet e genjeshterta ku shfaqen hijet nen strehen e erret te zhdukjes…e dhimbjes I lutesha per ty….Me kete tis magjik une qiellin piktuova …..kurre kaq e vetme……..Dhembje nema doren,eja prane meje! Te degjoj ende tek me peshperit ne vesh,por dobesia nuk me lejon te deshifroj mesazhin tend…..Te gjitha kujtimet I vendosa ne breg te detit dhe e lashe henen te fundosej….dhe vetja me dukej si shishja me te mrekullushmin mesazh dashurie brenda qe asnjeri nuk mund ta lexoje dhe fatkeqesisht e le veten te perplaset  nga I zakonshmi det indiference……..Nese do te kisha mundesi te zgjidhja ,me siguri do te zgjidhja te mos te te shihja me,sepse ndjen dhembje kur mendoj per bregun,deshmitar memec I puthjes tone te pare………….Do te doja te mos kisha deshire te dashuroja…do te doja te isha guraleci I vogel qe femija shkermoi ne fund te detit …bashke me fragmente e nje vere………………….
 
 
 
ps:  faleminderit eric


Postuar nga diabolic datë 16 Shkurt 2007 - 22:09:

Ku je ?
Nuk dua asgje vec te te puth dhe te hesht...
Heshtja peshperit fjalet e puthjes si pasion afshi
Afshi qe per ty djeg shpirtin tim te etur per pasion
Te etur per ty dhe buzeqeshjen tende...
Ku je ?
Kam nevoj per puthjen tende me shume se zemra per gjak
Arteriet e zemres time jetojn me puthjet e grisura neper endrra deshire.
Ku je ?
Kam nevoj per aromen e lekures tende.
Vetem me te dehem dhe jam i lumtur.
I lumtur sepse ti je buzeqeshja e shpirtit tim...


Ps:duhet te pres 2 dite deri sa te te shoh.Faleminderit qe erdhe sot,te kam xhan... (Adi)


Postuar nga elementi79 datë 16 Shkurt 2007 - 22:16:

Wink

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
 
....................
Sa kohe qe ka kaluar …pylli I virgjer,I pashkelur,me qiparise te bukura,manastiri nen tenden e te cilit flinin pulbardhat,ndresa brenda tij luhatej drita e qirinjeve qe treteshin bashke me naten.Dritat e para te mengjesit,I vidhja per ty qe ende flije e shihja se si zgjohej bregu ngadale e tretej era me valet….Bashkova eren dhe detin ..era me perkedhelte me duart e saj te patrajtshme e delikate ,deti me ftonte ne thellesine e tij,ndersa ti prane meje  me buzeqeshje embel…..Ja streheza jone mendova,por ne fakt ishte thjesht nje cast qe u zhduk diku ne humbetiren e detit….Ne xhepat e botes strukeshim duke luajtur me valet e detit dhe cdo  gje ishte kaq e thjeshte sa na dukej se ngjyrat e sfides po zbeheshin dita-dites.Nuk doja asgje me teper vec te rrija prane teje e te ndjeja frymemarrjen tende…Por ne nje mengjes nuk e ndjeva me kete frymemarrje,degjova vetem gjurmet e valeve qe sfidonin bregun e veshur me sekretet tona..Brenda meje  si nje lavjerres ne zbrazeti luhatej koha pa drejtim dhe valet e trishta u kthyen me rrembim duke terhequr Brenda vetes pushtimin  e hidhur te braktisjes….Yjet ne qiellin blu regetinin gjithe dyshim valsin e frikes,thelle e me thelle vetedija kujdesej per njollat e mekatit. Vazhdova te ecja duke numeruar gjurmet e genjeshterta ku shfaqen hijet nen strehen e erret te zhdukjes…e dhimbjes I lutesha per ty….Me kete tis magjik une qiellin piktuova …..kurre kaq e vetme……..Dhembje nema doren,eja prane meje! Te degjoj ende tek me peshperit ne vesh,por dobesia nuk me lejon te deshifroj mesazhin tend…..Te gjitha kujtimet I vendosa ne breg te detit dhe e lashe henen te fundosej….dhe vetja me dukej si shishja me te mrekullushmin mesazh dashurie brenda qe asnjeri nuk mund ta lexoje dhe fatkeqesisht e le veten te perplaset  nga I zakonshmi det indiference……..Nese do te kisha mundesi te zgjidhja ,me siguri do te zgjidhja te mos te te shihja me,sepse ndjen dhembje kur mendoj per bregun,deshmitar memec I puthjes tone te pare………….Do te doja te mos kisha deshire te dashuroja…do te doja te isha guraleci I vogel qe femija shkermoi ne fund te detit …bashke me fragmente e nje vere………………….
 
 
 
ps:  faleminderit eric




vertet qe shkruan bukur
Kat por shume gjate/
konsideroje kete nje kritik qe te ndihmon te permiresosh me tej....

lexo keto////////
O KAT, O DRITE QE VERBON
SI HARK I NGREHUR TRUPI YT
E HEDH SHIGJETEN EDHE SHKON
PA E PARE GJAKUN QE ME MBYT

hajt tash permiresohu


Postuar nga briseide datë 16 Shkurt 2007 - 23:07:

me mire te mos te kisha kaluar fare sot...
humbe dicka te rendesishme per mua,bere gabim:nk duhet t lesh mbrapa asgje per te me treguar qe "me ke xhan"...ka kohe
sot ndoshta bastarda u tregova une...por s'ishte momenti...me kupto


Postuar nga Katilesha datë 16 Shkurt 2007 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha elementi79



vertet qe shkruan bukur
Kat por shume gjate/
konsideroje kete nje kritik qe te ndihmon te permiresosh me tej....

lexo keto////////
O KAT, O DRITE QE VERBON
SI HARK I NGREHUR TRUPI YT
E HEDH SHIGJETEN EDHE SHKON
PA E PARE GJAKUN QE ME MBYT

hajt tash permiresohu



.................

hahahhaaaaa  e papame kjo .......te permiresohem???? As qe me shkon mendja.........ti nqs  ke verejtje mos  i lexo postimet e mija te gjata........:p:p:p

ps: Kerkoj ndjese diabolic qe dola pak nga tema....


Postuar nga Enya datë 17 Shkurt 2007 - 00:04:

Sikur te kisha aq fryme thithese,sa te shteroja gjithe Atlantikun e ngrire
e te ndertoja brenda nje dite imazhin tend, tashme te harruar...


Postuar nga diabolic datë 17 Shkurt 2007 - 00:07:

Ishte dhurate e bukur prania jote sot.Me beri me te vertet te lumtur,packa ti mendon se bera gabim qe lash pa bere dicka per ty.Te te them te verteten -ja vlente me te vertet qe kete dite une ta kaloja me tyo te me mungosh keto dy dite qe nuk do te jesh dhe une smund te beja qe te rrija me shume. A e di qe buzeqeshjen tende nuk do e nderroja me asgje, as me nje provim pa vlere qe mund ta rijap perseri.

Me kujtohet nje shprehje qe me ka ngelur ne mendje me kohe e cila thoshte - Nuk kane rendesi dhuratat sepse ato jepen dhe merren gjithmon,por momentet qe i dedikojm njeri-tjetrit jepen por nuk kthehen kurre mbrapa .

Dhe une pikerisht doja qe ato memente te ti jepja ty sepse e dija qe sdo kishte kthim mbrapa.


Ps: Te kuptoj per gjithcka ,edhe per pershendetjen qe i dhame njeri-tjetrit kur ike.E vetmja gje qe dua eshte qe ti te ndiesh sa me mire qe te jete e mundur.Te kam xhan... (Adi)


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.