Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)


Postuar nga Piktor datë 16 Maj 2009 - 00:48:

Olio e Stanlio


Nje kuriozitet.
Kur vdiq Olio, Stenlio miku i tij i skenes dhe jetes nuk shkoi ne funeral. E pyeten-pse?
-sepse edhe ai nuk do te vije kur te vdes dhe une.


Postuar nga Roi datë 16 Maj 2009 - 01:54:

Re: Natural Born Killers (1994)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nese kinematografia mund te kete vepra arti qe lidhin njeriun me dimensione te tjera ky film eshte i pari ne liste. Eshte nje menyre per te njohur veten permes nje montazhi pa precedent ne historine kinematografike. Nuk ka rregulla grafike apo filmike. Ka vetem imazhe, nje det me imazhe, qe vihen si tulla mbi njera tjetren per te krijuar eksperiencen personale. Filmi zgjon shikuesin nga banaliteti i çdo filmi tjeter dhe çdo aspekti normal te jetes. Dhe kurorezon (per mua) aftesine e Oliver Stone per te shkuar pertej kinemase.

Kjo eshte hapja e filmit (anglisht):

Degjoni sa here ndryshon muzika dhe çfare kalimezh vizive ka. Nuk ekziston deri me sot nje film tjeter me kete intensitet audio-viziv dhe njekohesisht variabel.



Kenga nen sfond po me duket e Leonard Cohen,por s'po arrij dot ta gjej se cila eshte ...hmmm...nejse po ju futa kerkimit do ta gjej me siguri po tani,per momentin, ich habe keine zeit !
Kete filmin s'e kam pare,por nese me del koha (gje qe per mua eshte si ujet e paket ) them ta shoh nje nga keto dite ! Duket goxha i vecante ....nga menyra e xhirimit sikur ngjason paksa me filmat e Tarantinos,pak dua te them...jo shume ! E kam llafin per shpejtesine e nderrimit te skenave...nejse Tarantino eshte i ri si rregjizor,me siguri qe do jete influencuar disi nga Stone,se nuk eshte se me Pulp Fiction ai shpiku gjithcka !


Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2009 - 05:48:

Eshte Leonard Cohen, por kerko per soundtrack ne Google te gjesh titullin e sakte.


Postuar nga Tulipani datë 16 Maj 2009 - 14:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi


Kenga nen sfond po me duket e Leonard Cohen,por s'po arrij dot ta gjej se cila eshte ...hmmm...nejse po ju futa kerkimit do ta gjej me siguri po tani,per momentin, ich habe keine zeit !



Kenga eshte Waiting for the miracle marre nga albumi Future qe jo vetem eshte nga me te bukurit e tij por gati te gjitha kenget i kam degjuar neper filma te tjere si psh The future tek filmi The life of David Gale.


Postuar nga Roi datë 16 Maj 2009 - 17:39:

Flm Tulipani ! Shoh qe persa i perket artit,muzike dhe kinematografi, qenke vertet e pergatitur s'te shpetoka gje


Postuar nga Tulipani datë 17 Maj 2009 - 15:06:

E kemi kete difekt :p


Postuar nga Roi datë 18 Maj 2009 - 05:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
E kemi kete difekt :p


hmmm ju po flisni me "Ne"
s'e dija qe kishim persona me prejardhje aristokrate ne kete forum


un nderkohe po degjoj kolonen zanore te filmit The piano dhe gjum...ideale per te fjet kjo pjesa...e enderron edhe naten


Postuar nga Fajtori datë 18 Maj 2009 - 13:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
un nderkohe po degjoj kolonen zanore te filmit The piano dhe gjum...ideale per te fjet kjo pjesa...e enderron edhe naten


Me preve ne bese :p Po mendoja ta vija keto dite.
Ky ka qene nje nga filmat qe me ka rritur (bashke me Natural Born Killers). Ndonje mengjes degjoja kete, ndonje tjeter Natural Born Killers, qe te qetesohesha para shkolles. Rralle mund te flase nje film pa fjale siç flet ky. Jo me kot regjizorja mori kantidaturen per Oscar (nje nga tre grate e vetme) dhe filmi fitoi çmime te shumta neper bote (perfshire 3 Oscar).

Pjesa me intensive e filmit:
http://www.youtube.com/watch?v=VTbfT6IG6nY

Kuriozitete:


Postuar nga Tulipani datë 18 Maj 2009 - 18:36:

Gattaca

Citim:
Po citoj ato që tha Roi


hmmm ju po flisni me "Ne"
s'e dija qe kishim persona me prejardhje aristokrate ne kete forum






Per ziline e juve lart, une e kam degjuar M.Nyman e ost e The piano ne koncert, ka qene dicka shume e bukur.

Ja nje tjeter film te cilit i ka bere kolonen zanore e qe ndoshta s'eshte shume i degjuar por qe ka nje subjekt shume interesant dhe ka nje domethenie shume poetike.

ps.Roi ne 2009 s'pyet njeri me per titujt me beso




Postuar nga Roi datë 18 Maj 2009 - 22:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Me preve ne bese :p Po mendoja ta vija keto dite.
Ky ka qene nje nga filmat qe me ka rritur (bashke me Natural Born Killers). Ndonje mengjes degjoja kete, ndonje tjeter Natural Born Killers, qe te qetesohesha para shkolles. Rralle mund te flase nje film pa fjale siç flet ky. Jo me kot regjizorja mori kantidaturen per Oscar (nje nga tre grate e vetme) dhe filmi fitoi çmime te shumta neper bote (perfshire 3 Oscar).




Kurse mua me preu ne bese Tulipani,e kam seriozisht Duket e pamundur po ndonjehere koicidencat jane vertet absurde !
Tani qe hyra po mendoja te postoja ndonje skene pikerisht nga filmi Gattaca,me ka lene vertet mbresi te mira ! Dhe e bukura eshte qe mua filmat qe mund ti quajme fantashkencore,ose qe jane disi surreal,nuk para i shikoj ! Psh kur fillova te shikoja filmin Lord of the rings,sikur s'po me bindte shume sado qe shume skena dhe imazhe ,fale edhe efekteve speciale,te linin vertet me goje hapur,prape kur filluan te flisnin pemet e te leviznin ...ehe thashe...s'qenka film per mua dhe e lashe pergjysem !

Kurse filmi Gattaca eshte vertet terheqes !! Nje mesazh i bukur kunder atyre qe kerkojne nje bote absurde,perfekte fale modifikimeve gjenetike ! Kunder atyre qe kerkojne nje njeri perfekt,superior,te pagabueshem,pothuajse robot,si edhe nje shoqeri te ndare per "qeniet superiore" dhe ata jo superiore...normale..ose le te themi inferiore !
Pastaj filmi fale edhe faktit qe ambjentohet gjithmone ne ambjente te erreta,naten,te mban vertet ne nje fare ankthi,pritjeje,plus qe ka dhe disa skena qe te mbajne vertet ne tension kur nje nga protagonistet rrezikon disa te zbulohet ! Eshte nje film qe do ja keshilloja te gjitheve !

Fajtor nese te ka pelqyer kaq shume filmi The piano,mendoj se me siguri do te kete pelqyer edhe filmi Le Fabuleux Destin d'Amélie Poulain ! Nuk eshte se jane njesoj,filmi The piano eshte me prekes,me i dhimbsur ! Por te pakten persa u perket kolonave zanore,do thoja qe jane njera me e bukur se tjetra !



Ps: Nuk e di nese Tulipani do kete pasur ndonjehere fatin e mire te kete pare edhe Yann Tiersen live


Postuar nga Fajtori datë 18 Maj 2009 - 23:33:

Me ka dale shpesh para syve, por s'jam bere mbare ta shikoj siç duhet. Fotografia eshte shume e mire (si tek reklama per Channel 5 qe Tulipani postoi diku tjeter me duket nga i njejti regjizor).

Puna eshte se ka ca filma qe duhen pare nga fillimi qe te vleresohen siç duhet. Por kjo varet nga humori qe ke, nga frenezia e dites etj. Heren e pare e kapa The Piano pergjysem dhe mu duk film kot. Pastaj e pashe nga fillimi dhe me futi ne nje bote tjeter.

Shumica e filmave mezi meritojne te rrine ne sfond. Ndonje tek-tuk ja vlen te kete vemendjen e plote. Por ne pergjithesi ato lloj filmash nuk kane pike vlere po i pe gjysma-gjysma.


Postuar nga Piktor datë 19 Maj 2009 - 01:12:

Fantozzi


Postuar nga Tulipani datë 19 Maj 2009 - 04:24:

Mmm Yann Tiersen jo fatkeqesisht, ndryshe do kisha vene tellallin. Una kam pare Amelie vetem per muziken por qelloi qe filmi te ishte i bukur sa dhe melodia. Regjizori ka nje vecori, te ben te hysh ne film e te ben te besosh dhe ne boten e tij surreale ne fund Amelie te duket si filozofi jete jo si personazh filmi. Vetem pak ia arrijne kesaj gjeje.


Postuar nga Roi datë 22 Maj 2009 - 04:13:

Thelma & Louise

Film goxha i bukur,sado qe finalja cik teper fatale.....gjynah...viktima te sistemit te eger maskilist
po dhe ato e ekzagjeruan cik,sikur do lindnin prape...ja do benin 4-5 vjet burg dhe pastaj per sjellje te mire do i nxirrnin,aq me shume qe deshmimtare kundra nuk kishin....ai tipi iku njehere e mire...nejse kshu e mendoi rregjizori...s'kemi c'i bejme



e kam pare nja 10 here kete filmin po gjithmone njesoj mbaron...sa cudi ....se mos i fusnin ndonjehere te frenuar para humneres...jo per qamet !! ehhh


Postuar nga Tulipani datë 25 Maj 2009 - 20:05:

Farewell My Concubine/ Addio mia concubina

Ky film s'ben per ata qe skane durim sepse zgjat nja 3 ore. Megjithate s'mund ta harrosh pasi e ke pare, eshte nje kryeveper. Kina para dhe pas komunizmit. Si u shkaterrua gjithcka ne emer te revolucionit kulturor e se si ndryshuan raportet mes njerezve tashme ne diktature.



Postuar nga erious datë 30 Maj 2009 - 18:51:


Postuar nga erious datë 30 Maj 2009 - 19:14:


Postuar nga erious datë 30 Maj 2009 - 19:22:


Postuar nga erious datë 30 Maj 2009 - 19:32:


Postuar nga erious datë 30 Maj 2009 - 19:40:


Postuar nga erious datë 30 Maj 2009 - 19:50:


Postuar nga erious datë 31 Maj 2009 - 01:44:


Postuar nga AngelDevil datë 31 Maj 2009 - 01:55:


Postuar nga erious datë 31 Maj 2009 - 02:12:


Postuar nga AngelDevil datë 31 Maj 2009 - 19:30:

http://www.youtube.com/watch?v=UBx0wzA8rAs


Postuar nga AngelDevil datë 31 Maj 2009 - 19:41:


Postuar nga Tulipani datë 31 Maj 2009 - 20:20:

Lightbulb

Na falni juve postuesit lart po keni sjelle vec kenget e filmave jo pjese nga filmat.



Ben per te pare ndonje gje vec kenge paska.



Ja ku e keni temen apostafat





http://www.forumihorizont.com/showt...77&pagenumber=1


Postuar nga Tulipani datë 31 Maj 2009 - 20:27:

Sliding Doors

Ndonjehere nje ngjarje e parendesishme ne dukje mund te influencoje shume gjera te tjera me pas. Sic i ndodh protagonistes ne 2 hipoteza: e merr apo se merr trenin.







Postuar nga Fajtori datë 06 Qershor 2009 - 16:45:


Postuar nga Tulipani datë 07 Qershor 2009 - 17:01:

Sa kisha pa e pare. C'fare i ka punuar Berberit te Seviljes, kulmi eshte kur thote "di quella lÃ_ "


kjo eshte per tu pare kur je merzitur e te ktheje humorin


Postuar nga Deb* datë 07 Qershor 2009 - 18:18:

Me pelqen shume kjo pjesa e ketij filmi, kuptohet nga kenga me shume.


Postuar nga Eria datë 14 Qershor 2009 - 00:28:

so the lion fell in love with the lamb...
Me pelqen kjo shprehje sepse me kujton nje moment te bukur...




Postuar nga Tulipani datë 14 Qershor 2009 - 02:52:

Se kam pare Twilight per ceshtje parimore ... si eshte? Jam kurioze te shoh ate qe do beje protagonisti se shpejti per Salvador Dali ama.


Postuar nga al74 datë 14 Qershor 2009 - 03:32:

...ndoshta perseris ndokend ....leksion jete...i gjithe filmi besoj , por kjo pjese ne vecanti.


Postuar nga Balerina datë 14 Qershor 2009 - 06:08:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Se kam pare Twilight per ceshtje parimore ... si eshte? Jam kurioze te shoh ate qe do beje protagonisti se shpejti per Salvador Dali ama.


Edhe une se kam pare dhe kam refuzuar te lexoj librin per ceshtje parimore. :p Se sa here kam pyetur njerezit ne eshte ndonje liber qe ia vlen te quhet veper letersie, asnjehere s'kane ditur te me pergjigjen. Ashtu librash shkruajme te gjithe ne.

Ndersa ajo protagonistja do te luante rolin e Joan Jett ne nje film tjeter, dhe ma merr mendja qe edhe kjo ide do te te pelqeje perderisa te kemi rockiste.


Postuar nga Eria datë 14 Qershor 2009 - 15:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Se kam pare Twilight per ceshtje parimore ... si eshte? Jam kurioze te shoh ate qe do beje protagonisti se shpejti per Salvador Dali ama.


U detyrova ta shikoja pikerisht per ceshtje parimore :..ne rrethin e shoqerise sime isha e vetmja qe se kisha pare...edhe kam inat kur flitet per nje gje,qe une se di perse flasin
...
Ishte i lezetshem si film,sidomos muzika...por dhe historia dicka ndryshe..


Postuar nga Tulipani datë 14 Qershor 2009 - 20:55:

Balerina per te njejtat ceshtje se kam pare dhe une, jo se e perjashtoj apriori por idea te ikja ne kinema kastile per keto lloj filmash s'me frymezonte.


Eria duhet te devijosh shijet e kinemase se te tjereve por duhet te jesh bindese me fakte :p


Postuar nga Roi datë 15 Qershor 2009 - 04:45:

Sleepers

Film klasik,ndoshta e keni pare te tere,nese jo do jua keshilloja !

Filmi trajton nje teme te veshtire si ajo e dhunimit fizik e seksual te te miturve neper shtepite e ashtequajtura te riedukimit ! Por me shume se shtepi riedukimi ktheheshin shpesh ne shtepi horrori !! Ekperiencat e hidhura do ti shoqeronin gjate gjithe jetes keta femije duke i bere mos ta harronin kurre ate qe kishin perjetuar !

Protagoniste jane 4 shoke te nje lagje te varfer amerikane ku per te mbijetuar nuk eshte e veshtire te fillosh qysh ne moshe te vogel sjellje e pune, qe jo gjithmone shkojne paralel me ligjin !
Pasi mbyllen ne burgun famkeq, 4 te rrinjte trajtohen ne menyre ç'njerezore !Me vone dalin duke marre rruge te ndryshme,2 prej tyre behen qytetare te ndershem model, kurse 2 te tjeret bien pre e jetes se bandave ! Keta 2 te fundit,nje nate ne nje lokal,shohin rojen kryesor te burgut qe i kish perdhunuar dhe e vrasin ! Pasi arrestohen,ne gjyq do te akuzohen nga ish shoket e tyre te cilet kishin nderthurrur nje plan teper gjenial me menyre per ti bere te dilnin te pafajshem !

Casti eshte vertet fantastik !!
Kevin Bacon,Brad Pitt Billy Crudup, Robert De Niro, Vittorio Gassman, Minnie Driver, Dustin Hoffman, Ron Eldard, Joseph Perrino, Jason Patric, Geoff Wigdor


Ketu eshte skena kur i mbyllin ne burg dhe ku fillojne dhe ngacmimet e para seksuale


Ketu eshte skena e vrasjes se rojes me negativ te luajtur nga Kevin Bacon


Dhe ketu pjesa ku prifti (Robert De Niro ) i thirrur si deshmimtar, detyrohet te genjeje per te shpetuar te akuzuarit !


Postuar nga Tulipani datë 15 Qershor 2009 - 16:44:

Ke harruar protagonistin qe ben Brad Pitt te vogel ka bere shume filma. Sleepers me pelqen, sa here e japin ne tv premtoj mos ta shoh me por perfundoj ta shikoj gati te gjithe.


Postuar nga Eria datë 15 Qershor 2009 - 17:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


Eria duhet te devijosh shijet e kinemase se te tjereve por duhet te jesh bindese me fakte :p



...mire e ke ti,por nuk merrem me masen une..mire mire them gjithmone ..uk jam kondra une :p


Postuar nga Katilesha datë 15 Qershor 2009 - 18:13:

E paske pae "Muzgun" ti Eria? Mah, mua u lodhen duke me thene shihe ,por edhe une si dy parashkurset me lart per ceshtje parimore e kam lene:p

Hahahahahhahaaaa


Postuar nga Eria datë 15 Qershor 2009 - 18:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
E paske pae "Muzgun" ti Eria? Mah, mua u lodhen duke me thene shihe ,por edhe une si dy parashkurset me lart per ceshtje parimore e kam lene:p

Hahahahahhahaaaa




Kati hahahahahahahhahahahahahahahahahahahaha
Zere se e besuam ate qe the


Postuar nga Katilesha datë 15 Qershor 2009 - 18:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria



Kati hahahahahahahhahahahahahahahahahahahaha
Zere se e besuam ate qe the



.................

Si ka mundesi qe merremi vesh edhe kur shkruajme ne??

HAhahahahahahahahahahahhahahaaa


Postuar nga Roi datë 17 Qershor 2009 - 01:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Ke harruar protagonistin qe ben Brad Pitt te vogel ka bere shume filma. Sleepers me pelqen, sa here e japin ne tv premtoj mos ta shoh me por perfundoj ta shikoj gati te gjithe.


Nese ti e dije e shkruaje... nejse s'ka gje...thjesht me harxhove 2-3 min ne google kerkim

emrin e ka njesoj si Pitt-i, kurse mbiembrin e ka ndryshe, Renfro ...ca koicidence eeee

ka lindur ne Knoxville (Tennessee) ne 1982 !! Ne karriere i ka nja 28 filma..jo keq per nje 26/27 vjecar !!

Sikur te ishte anetar i ketij forumi kam parandjenjen qe do zgjidhte si nickname knoxvilliani_82 !!



Ps: per piunen e nikut bej shaka eee...nothing personal !


Postuar nga lezhjani-82 datë 17 Qershor 2009 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi




Sikur te ishte anetar i ketij forumi kam parandjenjen qe do zgjidhte si nickname knoxvilliani_82 !!



Ps: per piunen e nikut bej shaka eee...nothing personal !



Mua me ngeli hatri


Postuar nga Roi datë 17 Qershor 2009 - 01:36:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82


Mua me ngeli hatri



o popopo... !! C'mu desh qe e shkruajta dhe mua....
sorry lezhjan..te kerkoj falje !
po dhe njehere qe isha cik ne qejf e bera nje batute dhe un si gjithe te tjeret,te ngeli hatri...eh ca tersi,bote e poshter !!

ps:shpresoj ti pranosh faljet e mia,betohem qe s'do bej me batuta te tilla
naten,klm...ciao !


Postuar nga Agent Provocateur datë 21 Qershor 2009 - 23:47:

Mbaroj per kete pjesen ku thote Adriano...mia madre era un uomo alto. Eshte i pakapshem fare.



Postuar nga Agent Provocateur datë 25 Qershor 2009 - 16:16:

PA FJALE


Postuar nga Tulipani datë 26 Qershor 2009 - 02:29:

Vacanze Romane

S'eshte ndonje gje si film por ne teresi shikohet, i lezetshem vetem se nuk e meriton famen qe ka. Nje gje qe s'me pelqen tek keto filmat e ketyre viteve, qe muzika e filmave te bezdis gjithe kohes dhe e vene vend e pa vend.




ketu shikoni si japin shembullin e mire filmat, hedhin kaushet e akulloreve ku te qelloje



Postuar nga Roi datë 01 Korrik 2009 - 05:42:

Il deserto dei tartari

E pashe dje ne darke sado qe as kesaj here jo te plote,me humben ca min nga fillimi,e kapa cik me vonese,por sdq reston e pashe te gjithe

Vertet i bukur koncepti i kalimit te kohes...papritur nje dite zgjohesh dhe ve re qe eshte teper vone,koha ka fluturuar !! nese i shtojme dhe koicidencen negative,fatin e keq me pak fjale qe njeriu mund te hasi ne jete,cdo gje te duket absurde,cdo gje te kthehet kundra !

Filmi eshte veshtire te pelqehet ne mase pasi s'ka aksion,ngjarjet rrjedhin tmerresisht avash dhe skenat jane paksa monotone ! Ngjyrat pothuajse mungojne totalisht dhe gjithe filmi xhirohet ne ambjente ku mbizoteron ngjyra kafe e zbehur,ajo ngjyra tipike e reres dhe e dunave ! Per me shume nuk ka as variacione persa u perket ambjenteve,pothuajse gjithe ngjarjet ndodhin brenda kalase qe duhet ruajtur me cdo kusht,ne cdo rrethane....pak rendesi ka nese vitete kalojne sikur te ishin ore dhe aty nuk pipetin as miza !

Pritja per nje kohe te pafundme nga nje sulm i mundshem nga ana e popullsise tartare, qe mund te veje ne pune armatimin qe eshte duke u ndryshkur dhe mbi te gjitha mund te ngreje lavdine e oficerve te cilet presin me vite e vite vetem momentin e ngjitjes ne karriere,eshte vertet ...vertet surreale !
Filmi eshte me shume psikologjik,te ben te meditosh,refletktosh ! Pra me pak fjale ja vlen per ata qe pelqejne filma te tille,nje film i realizuar bukur sipas mendimit tim, pasi normale qe ne ato ambjente,ne ate kontekst asnje rregjizor s'mund te beje mbrekullira ! Cast-i eshte pothuaj i teri italian,muzikat jane te te madhit Morricone !

Per fat te keq ne YT nuk ka shume skena te ketij filmi,po vendos nje nga skenat e fillimit ku aktori kryesor drejtohet drejt keshtjelles,kulles mbrojtese me sakte,ku edhe do kaloje nje pjese te mire te jetes ne nje atmosfere ku cdo gje duket e harruar nga restoja e botes !



Kjo poshte eshte nje permbledhje e disa skenave te ndryshme


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.