Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Re: Komentet e shumta jane fukarallek
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kryengritur
Emigrantisht
Ne rehatine e kulturave te huaja...
Per te treguar se ne...
Edhe pse qenie pa histori...
Perurojme spontanisht te ardhmen...
Dhe mundohemi ta imgjinojme,
[/B]
Fajtor, te lumte por me marsh morrat qe me quajte morr. :p
Shakate menjane, mos ler zhgenjimin e te tashmes te te deformoje te shkuaren. Mos ler depresionin kulturor te statusit quo te deformoje faktet, apo deshirat e revolucionit te deformojne identitetin.
Kam gjashte dite qe kam nje fotografi te Che Guevares si fotografine e profilit ne facebook. Ca cuditen, ca thone "kush esht ky?" Ikona e revolucionit, luftoi per nje popull, per nje identitet. Qe te fillosh nje revolucion duhet te kesh pasion dhe dashuri per identitetin shqiptar dhe ne qofte pasioni eshte kthyer ne percmim atehere ai ngelet nje zjarr pa oksigjen, fundi i te cilit do te jete i shpejte dhe i mbytur. Guevara ka thene "Let me say, at the risk of seeming ridiculous, that the true revolutionary is guided by great feelings of love” (Lermeni t'ju them, me rrezikun e te tingulluarit qesharak, qe revolucionari i vertete udhehiqet nga ndjenja te medha dashurie). Pa dashuri i dashur fajtor, nuk ka revolucion.
Eshte mungesa e financave si popull, klasa ekonomike, qe na ben te dukemi morra, dhe ne qofte se vertetesia e nje historie, identiteti i nje populli jetim, matet me pushtetin pas parave dhe propagandes e manipulimit, atehere une bej mire te largohem fare nga civilizimi.
Nuk hiqet dore nga idealet shqiptare te dhena nga prinder shqiptare sepse Shqiperia i ka rruget me gropa. Nuk perbuzet identiteti i dikujt per mungesen e autoritetit ekonomik.
Faje, sa zili ta kam ate mendje ( ndonjehere).
Flm Anem, Ing, Kati.
Balerina, nese mendon se morrat kane te bejne me status ekonomik je larg. Jo civilizimit por mesazhit.
Je afer per nje perceptim, çoroditjen e revolucionit. Mendoj se ne çdo kohe/epoke/periudhe ndryshimet kalojne hallakatshem, qofte brenda njeriut, qofte ne rruge. Nuk jane gropat e rrugeve qe ngadalesojne makinat, por gropat mendore qe ngadalesojne ndryshimet. Pa merak, jam pjese e zhgarravines
Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Fajtor, te lumte por me marsh morrat qe me quajte morr. :p
Shakate menjane, mos ler zhgenjimin e te tashmes te te deformoje te shkuaren. Mos ler depresionin kulturor te statusit quo te deformoje faktet, apo deshirat e revolucionit te deformojne identitetin.
Kam gjashte dite qe kam nje fotografi te Che Guevares si fotografine e profilit ne facebook. Ca cuditen, ca thone "kush esht ky?" Ikona e revolucionit, luftoi per nje popull, per nje identitet. Qe te fillosh nje revolucion duhet te kesh pasion dhe dashuri per identitetin shqiptar dhe ne qofte pasioni eshte kthyer ne percmim atehere ai ngelet nje zjarr pa oksigjen, fundi i te cilit do te jete i shpejte dhe i mbytur. Guevara ka thene "Let me say, at the risk of seeming ridiculous, that the true revolutionary is guided by great feelings of love” (Lermeni t'ju them, me rrezikun e te tingulluarit qesharak, qe revolucionari i vertete udhehiqet nga ndjenja te medha dashurie). Pa dashuri i dashur fajtor, nuk ka revolucion.
Eshte mungesa e financave si popull, klasa ekonomike, qe na ben te dukemi morra, dhe ne qofte se vertetesia e nje historie, identiteti i nje populli jetim, matet me pushtetin pas parave dhe propagandes e manipulimit, atehere une bej mire te largohem fare nga civilizimi.
Nuk hiqet dore nga idealet shqiptare te dhena nga prinder shqiptare sepse Shqiperia i ka rruget me gropa. Nuk perbuzet identiteti i dikujt per mungesen e autoritetit ekonomik.
Ho perso le parole....
Me mungon koha kur “fluturoja”, ku mendjen e kisha shnderruar ne nje fabrike prodhimi endrrash te pafund, endrra shumengjyrshe dhe shumeformshme…Me kujtohet se “kembet ne toke” me jepnin ndjesine e nje njeriu te rendomte, qe kenaqet me ate se cfare i ofrohet dhe me ato pak caste hyjnore qe mund t’i grabise frymezimit te nje momenti te shperqendruar. Me pelqente te rrija gjithnje pezull, te krijoja boten time te pambukte prej reve dhe te vazhdoja te quhesha vajza me fytyre mistike dhe shikim te mistershem. Papritur nje kandil shprese dhe drite kishte ndricuar gjithe qenien time dhe erresira e kishte humbur vendin e vet. Atje isha ajo qe doja te isha, e lire dhe e shpenguar per te thithur caste, kaperdire ore dhe per te perqafuar jave e muaj qe sot e kuptoj se me kane bere te zbuloj dimensione te tjera te vetes, disa karaktersitika qe ndoshta as vete nuk e dija qe i kisha.
Kisha armen me te fuqishme, fjalen, dhe nje fjalor te pasur ndjenjash qe me zienin perbrenda dhe arrinin te preknin realitetin permes buzeve te lapesit, duke u puthitur me vertetesine e ekzistences time nepermjet clirimit te nje ndjesie te kendshme, qe ne momente te caktuara behej lehtesisht e pershkrueshme dhe ne te tjere momente kapricoze dhe mshefte, por pa humbur sensin e sinqeritetit dhe ciltersise.
Sot pozicionet kane ndryshuar. S’ka me ndjesi hyjnore, ndricim, frymezim, intensitete ndjenjash te derdhura ne buzet e lapesit. E gjithe kjo sepse nuk ka fjale, sepse nuk ka magji, sepse nuk ka deshire dhe vullnet te mire. Realiteti e realizoj normen e tij te ndrydhjes dhe endrrat kane mbetur jashte. Negociatat jane prishur. Duam apo nuk duam lendimet kane nje marredhenie te zhdrejte me ne dhe te godasin aty ku te dhemb me shume.
Sot po m’u kendoka “ ho perso le parole”…..
Po genjej veten se fjalet kane humbur diku ne vallen e tyre te shfrenuar te imagjinates dhe fantazise dhe se do rikthehen tek une, kur te kujtohen…..
Ho perso le parole
eppure ce le avevo qua un attimo fa,
dovevo dire cose
cose che sai,
che ti dovevo
che ti dovrei.
Ho perso le parole
puo darsi che abbia perso solo le mie bugie,
si son nascoste bene
forse pero,
semplicemente
non eran mie....
http://www.youtube.com/watch?v=OVOaHJnEa3M
Jam e sigurte se do kesh te tjera ndjenja hynore akoma me te cmendura.
Ps :un sot jam e lumtur... ne zemren time ka djell edhe pse koha jahte, eshte e shemtuar... me ne fund, "maître de mes sentiments"
Per kete jam e sigurte edhe pse ndonjehere kur i rikthehem shkrimeve te meparshme ne kete forum merzitem me veten se perse "lapsi" nuk ka gjetur nje shteg per t'u shprehur ashtu sic do te donte per ca gjera.
Por gjithsesi, keto kohe edhe pse me provime jam % me teper tek nje projekt i imi personal dhe me jep kenaqesi kjo gje.
ps: Ti e di qe gezohem kur te shoh solare si te njoh dhe kam deshire te te shoh gjithnje.
Virtualiteti ne te vertete eshte variant stand by. Eshte kanal filtrash. Si vrima te rrumbullakta makine grirese, ku realiteti kalon proçesin e perpunimit. Behet i pertypshem, perzjehet me dhjamerat, kthehet ne qofte. Perkundrejt deshires se sqime-holleve qe dhjamin mundohen ta ndajne me çdo kusht nga mishi.
Bluhemi permes rrotullimit te detyruar te makines grirese. Ne kapjen e hekurt te buzeve te tavolines, ne kufirin mes lartesise dhe humneres. Hyjme reale e dalim virtuale. Hyjme me endrra e dalim me pritje. Paketohemi ne variante te gatshme emailesh, facebookesh, msn-sh. Paketa prej 500 gr me çmim te caktuar ne etikete. Me qellim qe perdorimi te behet imediat, i shpejte... dhe cikli ushqyes-dhjeres ti lere vendin dekompozimit natyror.
Jetojme permes filtrash... me vrima te barabarta, ku njerezit vene syte kurioze te shikojne ç'ka matane. Dhe shikojne perpikmerisht zmadhimet mishtore mashkullore-femerore. Poshte ose lart, s'ka rendesi. Rendesi ka qe Letrat e Dritero Agollit qendrojne akoma te vlefshme, teksa makina e mishit rrotullon dorezen me ngadale, si dikur rrotat e biçikletes se postierit.

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
mendo te vendosja linkun e asaj qe shkrove te FB sa do shtohej numri i vizitoreve te Horizonti apo skam shoqeri te zgjerume ... me siguri do te te propozonin ndonje kontrate punelool
nejse pa shaka tani me pelqeu vertet ajo qe ke shkruar pa te bere qejfin sigurisht, rralle ndodh te them fjale te mire.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pse atje s'do te pyesin kush e ka shkruar? Apo do kapesh ndonje kontrate per vete?
E di qe s'thua kollaj fjale te mira. Mua pastaj... pupupupFlm po he.
Zhduku qe ketu tani se boll i shkruam vetes per kontrata.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Virtualiteti ne te vertete eshte variant stand by. Eshte kanal filtrash. Si vrima te rrumbullakta makine grirese, ku realiteti kalon proçesin e perpunimit. Behet i pertypshem, perzjehet me dhjamerat, kthehet ne qofte. Perkundrejt deshires se sqime-holleve qe dhjamin mundohen ta ndajne me çdo kusht nga mishi.
Bluhemi permes rrotullimit te detyruar te makines grirese. Ne kapjen e hekurt te buzeve te tavolines, ne kufirin mes lartesise dhe humneres. Hyjme reale e dalim virtuale. Hyjme me endrra e dalim me pritje. Paketohemi ne variante te gatshme emailesh, facebookesh, msn-sh. Paketa prej 500 gr me çmim te caktuar ne etikete. Me qellim qe perdorimi te behet imediat, i shpejte... dhe cikli ushqyes-dhjeres ti lere vendin dekompozimit natyror.
Jetojme permes filtrash... me vrima te barabarta, ku njerezit vene syte kurioze te shikojne ç'ka matane. Dhe shikojne perpikmerisht zmadhimet mishtore mashkullore-femerore. Poshte ose lart, s'ka rendesi. Rendesi ka qe Letrat e Dritero Agollit qendrojne akoma te vlefshme, teksa makina e mishit rrotullon dorezen me ngadale, si dikur rrotat e biçikletes se postierit.
M'hahen qofte
U ba nami se asht festa grave....me shkruan motra nga shqipria tekstualisht, " ku je? s'je ber i gjalle per feste te grave?"
Ca duhet ber ndryshe nga ditet e tjera? Te thirri te gjitha femrat qe njoh dhe ti u roj festen me qellim qe ti le te kuptojn se e di kur esht festa apo se kur eshte festa e tyre i dua me shume se heret e tjera ???!!!
Ca ndryshimit ka nese pershembull i marr neser, apo nese nuk e kam perfill festen, nese kam harruar apo nuk dua ta perfill?
Ca ndryshimit nese festa do ishte me 8 prill apo nuk do ishte fare (e pamundu
pse mos smendojme qe festa ne fakt e ul gjinine e femrave...ne vend qe dishuria apo rrespekti ndaj femres te egzistoje gjithmone, duhet te kemi nje dite te caktuar per te na kujtuar kete...
Gzuar 8 marsin.....apo ishte 7-8 ?
.. kam nevoje te kesh nevoje per mua..
Citim:
Po citoj ato që tha Heyday
.. kam nevoje te kesh nevoje per mua..
U pame ne sy pa thene asnje fjale dhe pas 1 ngurrimi te dukshem me zgjati doren duke artikuluar disa fjale pa kuptim per situaten qe ndodheshim. Nuk i thashe asgje thjeshte bera ate buzeqeshjen time ironike qe ajo gjithnje protestonte qe nuk e duronte.. I solla shpinen dhe vazhdova muhabetin me dike qe kisha prane duke e shperfillur, sic kisha bere gjithnje..Inferioriteti i saj ndaj meje bente qe ajo te kishte pune me mua. Une isha rehat me veten atehere kur e degjoja te thoshte gjera qe une as qe i kisha menduar ndonjehere...E sot jam dyfish rehat kur e shoh se si gjithe ajo "peshtyme" qe ka nxjerre atehere po i perplaset fytyres....
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Virtualiteti ne te vertete eshte variant stand by. Eshte kanal filtrash. Si vrima te rrumbullakta makine grirese, ku realiteti kalon proçesin e perpunimit. Behet i pertypshem, perzjehet me dhjamerat, kthehet ne qofte. Perkundrejt deshires se sqime-holleve qe dhjamin mundohen ta ndajne me çdo kusht nga mishi.
Cfar ka ndollur me ty kshu me thua.dikur mbyllje mezi prisje te mbyllje syt ,prisje me padurim re enderroje takimet e ardhshme ,e perfytyroje me menura re ndryshme ,kenaqeshe duke shikuar veten sa e lumtur ishe as mezi prisje ato dite .shume re pelqente re enderroje ,cfar do vishje,cfar do flisje ,cfar do merrje me vete ,ca dhurate do beje .zot s a e lumtur ishe me ate kohe .sot cfar is ndollur me ty ste pelqen me te endedrosh gjithe eshte sikur te fle,sikur re arrija re zhdukja kujtesen
Sikur e kaluara mos existonte lutesh cmendur
E kush ti ti qe dikur mburreshe me te ti qe dikur quaje veten me fat ,e nders sot deshiron. Vetem te harrosh te mbyllesh syt te mbulohesh e te mundohesh mos kujtosh
Pse tregome ?
Cfare te trishton cfar ke frike ? A nuk ishe ti qe mburreshe duke ,dhe ne varr do ta dua ,a. Nuk ishe ti qe ste interesonte tjeter vetem ta doje
A nuk ishe ti qe vrapoje rrugeve si e cmendur vetem te ishe pak Kohe me te , e sot dhe kur e shef largohesh ,dhe kur e ke para sysh ste nxjerr goja nje djale
Cu be me ty thuaj ?
Ku iku ai pasioni I cmendur qe kishe , ku iku ajo femer qe dashuronte si e cmendur ,ku iken ato fjal qe I flisje vetes
Ku iken me thuaj
Pse gjithe ky ngurrim sot ku iku ai emer qe e shqiptoje dite e nate ,cfar u be?
Apo nuk di me kujt ti theresesh
Sdi me kush ishte
Kjo eshte thuaje thuajeee
A nuk ishe ti qe sdoje tja dije vetem ta doje
Cfar do tani duaje duajeee vet e kerkoje vet thoje qe ste imtereson
Cfar ke tani qe mbyllesh ne vetvete apo ke frik dhe nga hija cfar ke fol
Si e mendoje ti qe lumturia zgjat gjithmone , mendoje se dashuria eshte si ne perralla
Jooooo dhe perrallat kane nje fund dhe ato qe mbarojne bukur e kane nje fund ,ndersa ti sdoje fund
Ja qe cdo gje ka nje fund pranoje
Mos ndoshta do te harrosh ngaqe smundesh as te enderrosh , ngaqe ke humbur dhe enderrat qe dikur mezi prisje ti thurje
E te them me vjen keq dhe dhe mu me pelqejne endrrat
Po ja qe dhe ato ti vollen ,tani ste mbetur asgje asgje
Sa keq me vjen per ty . Te pakten te kane mbetur acoma lotet
Dhe kto jane te bukra besome
Po ruaji ruaji ruaji te lutem mos lejo njeri ti vjell dhe ruaji se po humbe dhe kto ke humbur vetem
E tani ti vetja ime mundohu dhe fli
Harroje enderrat , ruaj lotet dhe mbyll syt
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
Cfar ka ndollur me ty kshu me thua.dikur mbyllje mezi prisje te mbyllje syt ,prisje me padurim re enderroje takimet e ardhshme ,e perfytyroje me menura re ndryshme ,kenaqeshe duke shikuar veten sa e lumtur ishe as mezi prisje ato dite .shume re pelqente re enderroje ,cfar do vishje,cfar do flisje ,cfar do merrje me vete ,ca dhurate do beje .zot s a e lumtur ishe me ate kohe .sot cfar is ndollur me ty ste pelqen me te endedrosh gjithe eshte sikur te fle,sikur re arrija re zhdukja kujtesen
Ajo vdiq ....apo e vrane??
Ajo vdiq
vezullimi iu zbeh
syte iu thyen
buzet iu qepen
trupi iu shkermoq.
Ajo vdiq
permbysi qiejt
shuajti yjet
vrau diellin
kyci deren e parajses.
Ajo vdiq
ajo iku
me thesin e endrrave pas shpine.
05.07.2008
Po e ri-lexoja dhe po me pelqente, ndonese eshte ne kontraste me gjendjen shpirterore te ketyre diteve e cila eshte si nje diell qe vetem shkelqen dhe rrezaton ngrohtesi...
Shpresa eshte gjunjezuar ne pragun e dorezimit dhe nuk me mbeti gje tjeter vecse, durimi.....
Une e di si ndihesh te njoh mire tani mbasi ke bere nje hap qe ishe perpjekur shume ta evitoje kerkon te justifikohesh dhe pse tani ska me vlere cfardo gje qe te thuash ka vetem nje te vertet "qe u ndieve mire " per nje cast ishe vetvetja e zhveshur nga cdo gje dhe nga ajo mburoje qe i ke ven vetes ne keto vite . E di sdo te degjosh kete gje kerkon te mohosh ta fshish nga mendja jote (sic ke bere me shume gjera te bukura dhe te hidhura per te mos te lenduar me i fshin) por ja qe kete cast smund ta fshish ky cast qe ndodhi dhe ti ...ti ishe e lumtur dhe nga lumturia ti qave sepse e ndieve per nje moment ti ndieve perseri te skuqesh te dridhet zemra ndieve per nje cast mendove qe ....Te fali lumturi.
E di sesi do veprosh tani e ke bere gjithmon do fshihesh mbas justifikimeve te kota mbas frikes tende asurde do krijosh perseri rreth teje ate toke te minuar qe mos afrohet askush e do fillosh e do gjesh arsyet me te kota per te mos vashduar ...te njoh mire e di qe do thuash "eshte shume vone ...koha ...semundja ...te ishte dikur ...me pare ...une sjam vetem "...jam mesuar me keto gjera si duroj dot te shikoj gjithmon kaq te dobet ne keto raste dhe me te forte si guri ne raste te tjera...sot per disa caste ti ishe e lumtur dhe cdo frike cdo shqetesim cdo "sikur "iku u zhduk dhe ti per nje cast u ktheve vite mbrapa kur mendoje se ishe aq e forte sa te sfidoje dhe boten per te qene e lumtur ja tani ti ishe a ke force te sfidosh? ...te njoh mire vetja ime ti ske force ske aq guxim sa hiqesh ti ke vetem fjale te bukura por fjalet i merr era vetem veprat ngelin dhe te vetmet vepra qe ke eshte kjo jete si ai zogu ne nje kafaz te arte por dhe pse eshte i arte ai ngelet nje kafaz ...e ti si je ... je frikacake ...
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Po citoj ato që tha Katilesha
Ne qofte se ka nje shkrim ne kete forum qe e kam gjetur/pare veten ne cdo germe te tij....eshte ky shkrim....Cdo fjale eshte e vertete, sidomos "frikacake".....
Sa i vertete ky shkrim.....
Leter mendimesh kuturu,,,,,,
Gjithcka ndodh mjafton te mos jemi aq frikacake saqe te druhemi ta duam pa frere, ta bejme tonen, ta lidhim me fije te padukshme te celikta sigurie duke fjetur mendjen se ajo qerre universi per te cilen kemi investuar eshte e jona.. E duam , e kemi fiksim apo thjeshte eshte nje "vegel" per te permbushur egoizmin tone, kjo eshte ceshtje tjeter...
Kjo nuk ka te beje fare me dashurine, ka te beje me zoterimin, me permbushjen e ndjenjes se egoizimit brenda nesh qe e lustrojme me furca dashurickash dhe aventurash, qe na duket sikur merr formen e duhur kur marrim (apo) dergojme lule, cokollata, dhurata "kujtuese', sms dashuruese, shikime, prekje, puthje, perqafime, kafshime e cdo element tjeter qe futet ne vorbullen e nje "marredhenieje"..
Kjo nuk eshte dashuri, eshte thjeshte investimi ne idene e ekzistences se saj, dhe jo investim ne shpirteroren e saj, ne ate qe ne zoterojme, veten tone...Dhe veten njeriu nuk e jep asnjehere plotesisht, nuk e dorezon asnjehere pa kushte. Njeriu asnjehere nuk e le kullen e ekzistences se vet ne rrotat e fatit te nje tjetri. Prandaj dhe ne nuk dashurojme plotesisht, prandaj dhe shpesh here kemi boshllek dhe humbetire kur e pyesim veten " E dua akoma?"....
Nuk mund te quhet dashuri, kur historia ka filluar me mprehjen e "lapsit" dhe nuk mund te kete kurresesi dashuri kur arroganca jone shkon deri ne mendimin moskokecares " Ka plot burra/gra te tjere/tjera"....
Dashuria nuk ka lidhje me zoterimin, ajo eshte nje det i rrembyer qe te merr para, te zhyt ne thellesine e tij, qe te le pa fryme por nuk te mbyt...
.....
Agoni...
Dite e cuditshme, plot ndodhi
E panjohura identike
Mahnitem tek shoh te " panjohuren " brenda meje. Nje qenie brenda qenies, qe nuk me tremb por thjeshte me shton kureshtjen per " cfare ka me pas..."
Nje e panjohur identike me krahet e mi, me kembet e mia, me syte e mi madje dhe me frikerat e mia....
Marr fryme me te, ne kraherorin e saj dhe perseri nuk ka "ajo"... Por ka vetem " une dhe une", ka vetem " une dhe e panjohura identike"....
NJe fragment frymemarrjeje dhe pushimi perpara betejes se fundit.
Lexova tek nje blogu i nje shoqes sime sot qe transformimi eshte i paevitueshem. Ndryshimi eshte e vetmja gje ne jete qe e mbartim gjithnje me vete. Edhe nese njerezit fantazojne se mund ta kene nen kontroll apo mohojne ta pranojne, ndryshimi eshte e vetmja konstante e panderpere e jetes.
Kam ndryshuar shume; se sa, po arrij ta kuptoj nga ato qe shkruaj. E cuditshme se si ndryshimet ndodhin pa i kuptuar, derisa vjen nje moment qe i reflekton ne shkrim.
Ndoshta eshte momenti i pare qe ndihem qe bera mire qe emigrova ne nje vend tjeter. po mos kisha kaluar kete sfide e transformim terresor, dhe niveli im i mendimit nuk do kishte kete nivel qe ka tani.
Mezi pres fundin.
....
Papritur ndjeva nje zbrazetire e cila me gerryente perbrenda. Gerryerja behej aq e pashpjegueshme saqe me dukej si nje hon magnetik qe me perpinte shpirtin, zemren, ato caste buzeqeshje dhe qetesie qe mendoja se kisha gjetur ne ate rreth miqesor ulur kembekryq rreth nje zjarri ne breg te detit pas nje jave te lodhshme.
Cdo gje perreth mori nje tjeter kuptim vetem kur ne nje fraksion kohe me erdhen ne mendje momentet qe kemi kaluar bashke, buzeqeshja jote, e folura, e ecura, duart, buzet, syte, mbi te gjitha syte dhe e leshova veten ne flaket e nje malli te befte i cili digjte me shume se zjarri qe kisha ndezur me duart e mia vetem pak ore me pare, e leshova veten ne nje lot, ne nje hije trishtimi, por jo trishtim i shemtuar apo i mbushur me mllef, por ne nje trishtim " te bukur".
E vetmja gje qe doja ishte qe ti ta dije, kete moment trishtimi
" te bukur" qe po kaloja ku mes gjithe atyre njerezve te dashur doja te te shihja vetem ty, doja te te kisha prane vetem ty, ashtu te heshtur, pa fjale, te larget, te dikujt tjeter me mendje dhe shpirt, por mjaftonte te ishe aty, te dija se JE AKOMA...
Instiktivisht, pa e kuptuar as une veten kisha thurur 1 roman te tere ne cel. nje sms i natyrshem qe permbante shprehjet perkedhelese tonat, sikur ne te ishim akoma, sikur ndjenjat te mos ishin pllakosur ne nje mur te akullt largesie dhe ndarjeje...Nje sms qe nuk u dorgua por mbeti ne " draftin" tim, jo nga krenaria, jo sepse nuk doja, por sepse thjeshte nuk isha e sigurte per numrin tend...
Kjo nuk eshte e gjitha...Ka edhe me shume se kaq, ka edhe me shume se ai moment, ka edhe me shume se kujtimi per ty, ka edhe me shume se ajo zbrazetire, sa ai zjarr malli pervelues, se ai lot pendese, deshire, pasioni apo dashurie te mbetur.
Ka shume me shume, por nuk ka fjale, e mira apo e keqja eshte se nuk ka aq shume fjale sa ka ndjenje...
Ndoshta kjo eshte arsyeja se perse disa njerez nuk flasin edhe kur dashurojne shume, thjeshte ato nuk dinte te gjejne fjalet e duhura per te shprehur ate cfare ato ndjejne....
Po e le kete melodi te shprehe te thenat dhe te pathenat e ndjenjave..
http://www.youtube.com/watch?v=MRCFvohiwAg
Kati te kam xhan ....
Faleminderit xhan,
Ti e di qe edhe une te kam xhan. Ti , Syrius, Glak dhe Agata jeni nder miqt e mi virtuale qe ju kam vertete prane zemres, ndonese larg fizikisht...
Ah sa nostalgjike jam sonte....
Une ncuq...ndihem cik plake hahhaha
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Faleminderit xhan,
Ah sa nostalgjike jam sonte....![]()
Doni shami ju nostalgjiket ...lat nam ngelet tu u qajt

Piktura
Me kot lodhemi. Te vertetet, te sinqertet, nje fytyreshit, te drejteperdrejtet nuk do te jene asnjehere pjese e rrezes se jetes sone, po te mos jemi edhe ne te gatuar nga i njejti brume. Nuk ka se si te jene njerezit qe na rrethojne te vertete ne nje kohe qe ne jemi fals, shumeftyresh, ironik apo dicka tjeter.. Eshte pikerisht menyra jone ajo qe i jep emrin jetes dhe njerezve qe na rrethojne apo takojme.
Prandaj asnjehere nuk me kane bere pershtypje “etiketimet” qe me kane vene te tjeret. Kjo sepse mendoj se “etiketime” vene vetem njerezit qe kane dicka apo shumcka per te cilen nuk jane rehat me veten e tyre dhe “etiketa” ime ne te vertete eshte “ shtampa” e tyre. Prandaj kur e ndjej qe dicka nuk me perket, nuk me perngjason dhe nuk takon as ne distancen toleruese e rezervuar per “ masen”, reagimi eshte instiktiv, DISTANCE!!!
Shpesh here kjo mund te jete interpretuar si naivitet nga ana ime, ai lloj naiviteti qe shkon deri ne budallallek, por as kjo “dukje” nuk me ka shqetesuar asnjehere. Jam nga ajo prerje qe me intereson vetem te jem e qartesuar ne mendjen dhe zemren time, pa per te tjeret, gjithnje do te kete keqkuptime apo shumekuptime, per aq kohe sa mendimet dhe vendimet i marrin nga miksimet e opinioneve dhe sugjerimet e te treteve, katertve, pesteve e qindteve..
A bie ndonjehere une ne kete gracke?
Po, bie! E kam vene re kur kam qene e bindur ne paaftesine e dikujt per te qene “ hipokrit”, ne nje kohe qe ai mbante flamurin per kete “virtyt”. Kjo tregon budallallekun tim. Jo! Tregon thjeshte faktin qe une para se te besoj se dikush tjeter eshte ai qe eshte, besoj se ai mund te jete edhe ajo qe jam une, besoj se ai mund te mos jete hipokrit, genjeshtar apo cfaredo tjeter. Kjo gracke me ka mberthyer ne 2 momente te hidhura te jetes time, kur fjala MIQESI eshte perkthyer sipas nje fjalori qe ndryshonte shume nga ai imi. Perfundimi, nqs deri dje ishim 1 drejtez qe pershkonte nje rruge per te arritur ne nje destinacion, sot jemi 2 drejteza paralele qe pershkojme rruge krejt te ndryshme per te arritur ne destinacione te ndryshme natyrisht.
A mund te shpresojme/ besojme ne ndryshimin e ketyre njerezve?
Eshte njesoj si te tentosh te ri- pikturosh mbi nje pikture te bere gi_ prej disa vitesh.
Ndoshta kjo eshte dhe arsyeja pse une nuk besoj tek ndryshimi apo transformimi i njerezve.
...............
Nje tablo te pikturuar nuk mund ta ribesh perseri, thjeshte mund t’i forcosh konturet ose ngjyrat.
..................
Dhe njeriu eshte si nje pikture , atij thjeshte mund t’ia theksosh ato se cfare ka, por kurre t’ia ndryshosh.
Quote e dites se djeshme:
" Njerezit jane si qelqi, shkelqejne kur ka diell "
Përse më shkrove sërish letër - Iliaz Bombaj
Përse më shkrove sërish letër,kur koha jonë flinte në hi?E di ç'më bëre ? Më ke ndezur,për më të shuar përgjithnji.
E mbaj në duar, më djeg dorën,e hedh matanë, shpirtin më djeg,në zjarrin që më ke dërguar,më thuaj ku ta gjej një shteg?
Përse s'më le në punën time,të flija lirshëm në harresë?Ç't'u desh t'i dilje kohës kundër,të fshije pluhur në kujtesë?
Nëse tek ti lashë disa borxhe,mos mi përmend, të lutem, kot,më thuaj, pra, kush dashurisë,iu dha dhe nuk i mbeti borxh?
Përse më shkrove sërish letër,kur koha jonë flinte në hi?E di ç'më bëre? Më ke ndezur,
për të më shuar përgjithnji.
ps: Nuk kisha mundur ta shpreh me mire.. Nje histori e tere ne kete leter....

Po citoj ato që tha Eria
Dhe une u dashurova me fjalet sapo e lexova,e mrekullueshme..
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Edhe ti na u dashurove miUne te kisha vene ne ankand gjoja
![]()
![]()
Cudi _ Suspance dileme nga siguria
Ndodh kur "folder-i" lemsh i se kaluares fillon te sistemohet, te vere gjerat ne vendin e duhur. Duhet vetem 1 klik per te bere te "kaluaren" te tashme. Duhet vetem 1 klik qe ndjenjat e "vdekura" te rizgjohen edhe nje here.. Nga hutimi i kesaj "levizjeje" te papritur, njeriu shperqendrohet, behet pre e "lojes" se fjaleve, behet pre e mendimeve te krijuara me pare, vite me pare dhe e keqja eshte se kete trokitje " klik-u" , kete hap te dyte e vlereson me te njejtin kut, me te njejten madhesi dhe rendesi sa hapi i pare...Dhe keshtu bejme qe kristalet e thyer ne mendjen tone nuk ngjiten me. Jo sepse ata nuk ngjiten realisht, por sepse jemi NE qe nuk duam realisht.
Para pak ditesh Eria kishte ne status shprehjen " Dobesia jone me e madhe eshte se heqim dore".
Sot qe jam ne prag dorezimi per te 2-ten here ( ndoshta), e shoh qe ajo qe me ben te heq dore nuk eshte dobesia, por pikerisht e kunderta....
Rikthimi i "fantazmave te se kaluares" vetem mbush disa blloqe boshlleku ne "folder-in" e se kaluares, ato kurrsesi nuk mund te kthehen ne njerez qe falin dhe bejne ate se cfare ndjenje.
...........
Nuk pendohem per asnje fjale, per asnje hap dhe as per " klik-un" e fundit i cili do sjelle nje here e mire "delete"...
" Muret" bashkohen me njeri-tjetrin vetem po u shkaterruan, po u rrezuan... "Muret" nuk bashkohen me njeri-tjetrin vetem duke qendruar balle per balle, ku secili prej tyre mburret per " fortesine" e tij....
..............
Ndonjehere dorezimi,heqja dore..eshte e vetmja zgjidhje .... per te mos komplikuar me shume situaten...Ti e di mese kane lidhje ato qe shkruaj une ^_^
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.