Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Piktor datë 12 Nëntor 2010 - 03:48:

Ngjarja vertet e rende dhe ngushellime asaj nene per humbjen e 4 femijve.
Lexova komentet e mesiperme dhe doja te saktesoja nje gje qe tragjedia eshte tragjedi dhe nuk pyet per skamje apo te pasur keshtu qe nuk ka pse perzihet skamja me tragjedine.
Njelloj do ishim tronditur po ti kish ndodhur kjo edhe ndonje familje te kamur me perjashtim qe nuk do permendnim shoqatat humanitare.
Meqe ra fjala tek shoqatat humanitare biles ato qe nuk perzihen me pune feje apo adoptimesh.


Postuar nga Fajtori datë 12 Nëntor 2010 - 06:13:

Meqe ra fjala... A ka derguar ndonje kurore me lule a ndonje ngushellim KESH-i apo i CEZ-i?

Prape Luftetar Paja: Mire une qe se pashe hajdutin, po ai qe e vodhi s'paska faj fare? Po del faji i nenes qe nuk ishte ne shtepi kur kalamajt vdiqen nga... qiriu.


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2010 - 12:26:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


ne gjthe ate skamjer thojte i kishte me te bukur se te mite ....



ja donte profesioni ku di une o Bionde nejse sme duket e hijshme me te flas e te kritikoj 1 person ne nje moment te tille dhimbje

U preheshin ne paqe shpirtrat e tyre!


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2010 - 12:29:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
Zot beje mire! cdo 4 sekonda ne bote vdes 1 femije . po c'faj kane?!


ne fakt 1 femije cdo 5 sec vdes nga uria .... sa e degjon ene ti Ban Kin Munin


Postuar nga SmoKer datë 12 Nëntor 2010 - 14:54:

Me te vertete shume keq ... gjynah ata femije!


..E di qe nuk eshte mire te flasesh keshtu ... po un vure re moshen e ketyre femijeve, me i madhi ishte 11 me sa mbaj mend!

Si mund te lihen vetem 4 femije ne shpi ne ate mosh ... ndoshta te kthehemi me mbrapa ...4 femije ku me i madhi eshte 11 vjec , ajo spaska dit me u ndal fare.


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2010 - 15:40:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer
Me te vertete shume keq ... gjynah ata femije!


..E di qe nuk eshte mire te flasesh keshtu ... po un vure re moshen e ketyre femijeve, me i madhi ishte 11 me sa mbaj mend!

Si mund te lihen vetem 4 femije ne shpi ne ate mosh ... ndoshta te kthehemi me mbrapa ...4 femije ku me i madhi eshte 11 vjec , ajo spaska dit me u ndal fare.



Ja kjo eshte e meta e shqiptareve ... diskutojne gjithmone per gjurmet e asnjehere per ujkun


Postuar nga cecilia datë 12 Nëntor 2010 - 16:26:

Smoker me vjen keq porr qenke informuar gabim, femija me i madh ishte 13 vjec...problemi nuk eshte fare aty per mendimin tim,problemi me i madhe eshte kur nje nene gjendet e vetme perpara ketij kaosi siç eshte mbijetesa...imagjino qe ajo vite me pare kishte zbritur nga malet e Dibres per t'ju afruar kryeqytetit dhe mbi te gjitha t'u ofronte femijeve te saj nje jete me te mire.

Ka shume dhimbje brenda kjo tragjedi!


Postuar nga lule datë 12 Nëntor 2010 - 17:35:

E para pune ngushllime asaj nene qe ngeli me duar thare e me syte perlot.
Pastaj mbase jam gabim po ..
Tani keto gjera ndodhin , eshte dhe pun fati se e keqja bie tek fukarai si gjithmon ..cme tremb tani , eshte, kush do jet fatkeqesia e ardhshme. Kjo po qe eshte per te ardhur keq...persa i perket qeverise..c'do fatkeqsi ne Shqiperi esht deshtim i shtetit Shqiptar. Te gjitha tragjedite ndodhin drejperdrejt si rezultat i shtetit korruptues dhe te pa-afte.


Postuar nga SmoKer datë 12 Nëntor 2010 - 19:15:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Ja kjo eshte e meta e shqiptareve ... diskutojne gjithmone per gjurmet e asnjehere per ujkun



He Angel thuaj dhe ti qe e ka fajin qeveria..

Keto jane fatkeqesi familjare qe ndodhin per pakujdesi!


Postuar nga lule datë 14 Nëntor 2010 - 18:28:

Berat, zhvarroset i vdekuri, vidhen paratë dhe ora e floririt në arkivol!!


BERAT – Ngjarje makabër në Berat, persona të pa identifikuar zhvarrosin të vdekurin dhe grabisin paratë dhe sendet që kishin hedhur familjarët në arkivol.Sipas njoftimeve të fundit të policisë, ngjarja ka ndodhur në varrin e te riut 22-vjeçar Robert Zerellari, nga Berati, i vdekur dy dite me pare.Të afërmit në momentin e varrosjes, kishin hedhur një shumë parash në arkivol si dhe i kishin lënë të vdekurit në duar orën dhe unazën e floririt.Por persona të pa identifikuar, gjatë natës, kanë zhvarrosur të vdekurin, më pas kanë hapur arkivolin dhe kanë vjedhur paratë, orën dhe unazën e flororit. Ata janë larguar më pas nga vendngjarja duke lënë të hapur varrin e 22-vjeçarit.Ngjarja u konstatua në mëngjes nga punonjësit e varrezave, të cilët menjëherë lajmëruan policinë dhe familjaret e viktimës.I riu kishte gjetur vdekjen në Greqi ndërsa u varros nga familja në Berat. Policia ka gjetur gjurmët e tre personave në vendin e ngjarjes.



A kan zemer keta njerez ,, apo duhet te luftojme per te gjetur nje ndryshim mes njeriut dhe kafshes, me mikroskop tani?


Postuar nga Fajtori datë 14 Nëntor 2010 - 22:58:

Kjo quhet varferi. Eshte prekese te mendosh qe dikush arrin te beje gje te tille, jo fakti qe nje i vdekur del ne siperfaqe. Njeriu ka nevoje te mbijetoje si kafsha.

Vertet iluzionohen njerezit se jane qenie superiore nga kafshet?


Postuar nga al74 datë 14 Nëntor 2010 - 23:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kjo quhet varferi. Eshte prekese te mendosh qe dikush arrin te beje gje te tille, jo fakti qe nje i vdekur del ne siperfaqe. Njeriu ka nevoje te mbijetoje si kafsha.

Vertet iluzionohen njerezit se jane qenie superiore nga kafshet?



pikerisht kte mendoja. fukaralleku , lufta per mbijetese te con te besh zgjidhje qe te cojne ne origjine.
kam te ngulitur ne tru nje shprehje te nje shokut tim qe kur dikush e kercenonte nga telefoni i pergjigjet : sa te qaje nena ime me mire te qaje e jotja.


Postuar nga Piktor datë 14 Nëntor 2010 - 23:58:

Mendoj se nuk eshte problemi i fukarallekut, aq me pak nuk mendoj se kane qene fukarenj ata qe kane germuar si Tarja. hajdute ordinere te paskrupuj. Do deshiroja shume ti kapnin ata flliqesira e te nxirrnim ndonje konkluzion.


Postuar nga lule datë 15 Nëntor 2010 - 00:02:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mendoj se nuk eshte problemi i fukarallekut, aq me pak nuk mendoj se kane qene fukarenj ata qe kane germuar si Tarja. hajdute ordinere te paskrupuj. Do deshiroja shume ti kapnin ata flliqesira e te nxirrnim ndonje konkluzion.



Bravo!!! jam e nje menje me ty, jane njerez qe skan skrupuj as ndienja njerezore, as shpirt dhe qe ato lek e them me gjith shpirti i befshin arkivol per vete, me erdhi shum turp per xhestin e tyre..skandaloz!!


Postuar nga BIONDIA datë 15 Nëntor 2010 - 00:23:

Cudi qe spo me lexojne syte qe e ka fajin qeveria ne per kete ...ordinere te tille meritojne varjen sepse eshte nje dhimbje e dyfishte ...


Postuar nga al74 datë 15 Nëntor 2010 - 03:54:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Cudi qe spo me lexojne syte qe e ka fajin qeveria ne per kete ...ordinere te tille meritojne varjen sepse eshte nje dhimbje e dyfishte ...

ndersa une mendoj qe ky lajm ben me te prekshem ate te mesipermin femijet u dogjen. paradoksi shqiptar . nderkohe qe dikush shkruan emrin neper listat e ushqimeve dikush tjeter futet nen dhe me para e ore floriri.
po eshte qesharake qe ku mbreteron varferia te mos tundohesh nga nje rast i tille.


Postuar nga AngelDevil datë 15 Nëntor 2010 - 03:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kjo quhet varferi. Eshte prekese te mendosh qe dikush arrin te beje gje te tille, jo fakti qe nje i vdekur del ne siperfaqe. Njeriu ka nevoje te mbijetoje si kafsha.

Vertet iluzionohen njerezit se jane qenie superiore nga kafshet?



Boooh une do e cilesoja semundje mendore ... po te isha e varfer do vidhja dhe une ndoshta por kurre sdo zhvarrosja 1 te vdekur gjalle ne bote jo

ne kete rast do thoja qe jane njerez qe udhehiqen nga instiktet njesoj si kafshet....

perendi na mbajtsh mendte e kokes se cpo degjojme per dite pupupu


Postuar nga Fajtori datë 15 Nëntor 2010 - 05:30:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

ndersa une mendoj qe ky lajm ben me te prekshem ate te mesipermin femijet u dogjen. paradoksi shqiptar . nderkohe qe dikush shkruan emrin neper listat e ushqimeve dikush tjeter futet nen dhe me para e ore floriri.
po eshte qesharake qe ku mbreteron varferia te mos tundohesh nga nje rast i tille.



Ne fakt hera pare qe degjoj qe nejrezit varrosen me pasuri, si faraonet. Hajde de ora, po leket pse i fusin? I kane teper?


Postuar nga al74 datë 16 Nëntor 2010 - 01:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Ne fakt hera pare qe degjoj qe nejrezit varrosen me pasuri, si faraonet. Hajde de ora, po leket pse i fusin? I kane teper?


ca vite me perpara ne Trento ndodhi qe vdiq nje i kamur e gjate trasportimit te arkivolit ky i fundit perfundoi ne Adige. e kish mbushur ne baze te deshires se tij te fundit plot para po flitet per miliarda lire.
sic duket Zoti nuk korruptohet ashtu si ne toke.

thene kjo e cka shkrova diku me lart denoj veprimin vandal se nuk eshte aspak fisnik po dreqi ta haje te varrosesh edhe parate kur fare mire mund edhe ti besh nder ndokujt qe ka nevoje jetesore per to me duket sarkazem therrese.


Postuar nga lule datë 16 Nëntor 2010 - 16:49:

Vertet iluzionohen njerezit se jane qenie superiore nga kafshet?

Faje me boni perhtypje kjo pytja jote, eshte vertet dicka per ta detajuar ..

Ne jemi aq te mesuar me te pamurit, sa qe nevojitet nje tejkalim i imagjinates per te kuptuar se ka probleme qe duhen zgjidhur. Neve na janë dhene imazhe të vogla të shtremberuara te kthyera mbrapsht ne syte tone dhe ne shohim objektet e plota të veçuara në hapesiren që na rrethon. ( po me syrin e qerruar)

Me te vertete eshte shume lehte qe te mashtrohemi dhe te besojme se perceptimet, pa asnje korrespondues material, jane te verteta. Ne shpesh përjetojme kete ndjenje ne endrrat tona, në të cilat perjetojme ngjarje.. reale o non reale, shohim njerez normale apo anasjelltas..objekte dhe ambiente që duken plotësisht reale. Megjithate, ato nuk janë asgje veçse perceptime të thjeshta.

Nuk ekziston ndonjë dallim thelbesor në mes te endrres dhe “botes reale”; te dyja keto perjetohen ne tru....kur ai punon normal..

Ekziston nje joshje/ngasje, e cila duhet shmangur, te themi se syte prodhojnë përfytyrimet/pamjet në tru. Nje perfytyrim ne tru paraqet nevojen e nje lloj syri te brendshem per ta pare ate – por kjo do te kerkonte edhe nje sy tjeter për ta pare perfytyrimin e saj… dhe keshtu me rradhe, ne nje levizje mbrapsht të pafund të syve dhe përfytyrimeve. Kjo është e pakuptim....po ka nje zanafille, eshte dicka qe na ndan llogjikisht nga kafshet..se zgjata e bera litar..

Kjo eshte pikerisht ceshtja që i vene materialistet, te cilt nuk pranojne si te vërtete asgje pervec materies, ne nje gjendje te veshtire: kujt i takon “syri brenda” që sheh, që percepton ate qe sheh dhe reagon?


Postuar nga Piktor datë 29 Nëntor 2010 - 02:08:

Nje tjeter tragjedi.

Digjen te gjalle burre e grua brenda ne shtepi. Shkaku, mendohet te kete qene stufa e harruar ndezur.

per me shume :
http://www.balkanweb.com/kryesore/1...cift-52019.html


Postuar nga Piktor datë 29 Nëntor 2010 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori



Dhe nuk ka absolutisht asnje kronike apo lajm te beje lidhjen me KESH-CEZ dhe njerezve qe vdesin se s'kane drita.

Ketu jam plotesisht dakort. Perderisa kjo kompani i ka dale perzot furnizimit me energji perveçse duhet te furnizoje me energji duhet te beje edhe faturat trasparente.


Postuar nga Fajtori datë 01 Dhjetor 2010 - 21:18:

Perjetime te nje femre



Postuar nga Fajtori datë 05 Mars 2011 - 12:52:

Gramsh - Mblidhnin hekura per te mijetuar, i ze ndertesa brenda

Tre persona humbën tragjikisht jetën pas shëmbjes së një ndërtese në rrethin e Gramshit. Tre viktimat kishin shkuar në një ndërtesë të ish-repartit ushtarak në fshatin Bratili, për të mbledhur skrap. Por gjatë kërkimeve për skrap, tavani i ndërtesës ka rënë duke u marrë jetën.

Autoritetet kanë verifikuar identitetin e viktimave, që janë Altin Elezi, 37 vjec, Nazif Boja 22 vjec dhe Dritan Hoxholli.


Postuar nga lule datë 05 Mars 2011 - 13:44:

Sa keq, e vertet qe Gramshi rrethohet nga shum reparte ushtarake..kam nje mik ketu ku jetoj ..nga nje fshat ..afer me kete rastin e lartpermendur.


Postuar nga misterioz datë 07 Maj 2011 - 10:41:

Ja dhe nje lajm tjeter shume prekes.

"Ju bëtë që Shqipëria që nuk ekzistonte ne hartat e turizmit të jetë e bukura e dheut, një nga destinacionet e para në të gjithë globin".

Eshte i papare fare , ky o eshte zurzull tere diten o ka pjerdh nga trute si "xhaxhi" ne fund fare.Shqiperia eshte nje nga destinacionet e para te turizmit ne te gjithe boten thote ,dhe e ka seriozisht trapi, kjo e ben edhe shume prekes lajmin.


Postuar nga Fajtori datë 29 Maj 2011 - 13:30:

Hidhini nje sy se pertoj t'ua spjegoj.

http://www.balkanweb.com/videoAlbum..._id_video=10670


Postuar nga Vizioner datë 29 Maj 2011 - 13:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hidhini nje sy se pertoj t'ua spjegoj.

http://www.balkanweb.com/videoAlbum..._id_video=10670





Eshte shpjeguar shume mire, ske cfare shpjegon me!!!

Vec ta shikojne EDHE adhuruesit shpirt vegjel te Kriminelve Sali Berisha e Basha!

Ky eshte VETEM NJE rast, nga qindra ne Shqiperi!

TRISHTIM...


Postuar nga SmoKer datë 06 Korrik 2011 - 18:47:

Modelja shqiptare sfilon me “zogun” përjashta në mes të Tiranës

Një modele shqiptare në “Albania Fashion Week”, zhvilluar javën që shkoi në Tiranë, ka tronditur pasarelën duke u shfaqur me një veshje krejtësisht të tejdukshme, pra totalisht nudo. Modelja i përkiste “Wina Fashion”, që është një stiliste shqiptare, e cila prezantoi veshjet e saj për 2011-ën, megjithatë, përpjekjet tona për të gjetur emrin e modeles shqiptare rezultuan të sukseshme dhe emri i saj është Anisa Dervishi. Pak javë më parë, një tjetër modele shqiptare, Anxhela Martini doli pothuajse me të njëjtën pamje, ku “zogu” i dukej qartazi. E njëjta situatë siç e vini re, është edhe tek kjo modele e guximshme, e cila ka sfiluar pa të mbathura në pasarelën e “Sheraton”-it. (Bluetooth)


its called fashion nowdays ..


http://www.balkanweb.com/fotoAlbum/...156&IDFoto=3156


Postuar nga lost_soul datë 06 Korrik 2011 - 19:05:

Po vras mendjen, pse eshte prekes ky lajmi me siper

Thone qe "Zogu i Zi" ne Tirane e ka mare emrin, pikerisht se ka qene nje bordello aty ne kohen e Zogut. lol..

sqarim:
Koha e Zogut duhet kuptuar si koha e mbretit Zog


Postuar nga AngelDevil datë 06 Korrik 2011 - 19:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner




Eshte shpjeguar shume mire, ske cfare shpjegon me!!!

Vec ta shikojne EDHE adhuruesit shpirt vegjel te Kriminelve Sali Berisha e Basha!

Ky eshte VETEM NJE rast, nga qindra ne Shqiperi!

TRISHTIM...



Ja ta shofi Rama dhe ndonji simpatizant i tij mbase i con ca ndihma financiare dhe jo ta perdori per miting ne shesh


Postuar nga Vizioner datë 13 Gusht 2012 - 13:11:

Angry Aksident tragjik në Elbasan, vdesin dy motra, plagoset e ëma

12 Gusht, 2012


Dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës në Elbasan.

Siç raportuan burimet policore, një shtetas me inicialet D.Ç, përplasi në unazën e qytetit me mjetin e tij tre këmbësore.

Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani.

Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti dhe është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, por ai është identifikuar nga forcat e rendit dhe është shpallur në kërkim.




Ditën e shtunë, në një tjetër ngjarje tragjike, pesë shqiptarë mbetën të vrarë në dy aksidente paralele të ndodhura në afërsi të Janinës, në Greqi.

Një javë më parë, në një ngjarje të ngjashme të ndodhur në unazën e Peqinit, tre mjete u përplasën midis tyre, duke shkaktuar tetë të plagosur. /TCH


Postuar nga Fajtori datë 13 Gusht 2012 - 20:51:

O qenka tjeter ky aksidenti. Sapo ndodhi nje aksident prape ne Elbasan (rruges per Peqin). Vdiqen dy me duket.


Postuar nga Vizioner datë 14 Gusht 2012 - 00:34:

Angry

Zëri i Amerikës



Opinioni publik në Shqipëri u trondit sot nga një tjetër akt dhune në familjet shqiptare. Një vajzë e re vetëm 18 vjeç qëlloi me armë zjarri dhe vrau kunatin e motrës, Fiqiri Muça, i cili, sipas saj, përpiqej ta trafikonte për prostitucion jashtë vendit.

Sipas të dhënave nga familjarë të vajzës, 50-vjeçari nga Burreli mësohet se ishte i martuar dhe kishte një familje me 6 fëmijë, megjithatë kjo nuk e pengonte që të shkonte në Kërrabë, një fshat në periferi të Tiranës dhe duke shfrytëzuar lidhjet familjare me të miturën, ushtronte dhunë e presione, duke e ndarë edhe nga i fejuari dhe nga familja.

Kjo ngjarje e rëndë i shtohet listës së gjatë të dhunës në familjet shqiptare. Pak ditë më parë një bari në Shkodër vrau me armë zjarri vajzën e vet të mitur, teksa largohej nga stani për të mos jetuar më nën diktatin e tij.




Një tjetër burrë i dehur vrau me thika gruan pas dyshimeve për xhelozi në Tiranë, dhe pak ditë më parë një nip vrau xhaxhanë për kufirin e pronës në Ballsh. Dhe kështu mund të bëhej një listë edhe më e gjatë me krime të shëmtuara brenda familjes, të cilat nisin me grindje të vogla dhe përfundojnë me vrasje.






Organizatat joqeveritare dhe analistët e pavarur pohojnë se dhuna në familje sa vjen e rritet, kryesisht për shkak të shtypjes së femrave. Nënat nuk kanë pavarësi financiare dhe kjo i bën ata të dobëta përballë burrave që abuzojnë mbi to dhe mbi fëmijët.
Ndër shkaqet kryesore janë edhe grindjet për pronat, krahas papunësisë dhe mungesës së shkollimit.













Shtypi vendas është gjithë kohës i mbushur dhe u kushton titujt e mëdhenj në faqet e para krimeve të rënda dhe dhunës në familje. Por përveç lajmit të përditshëm dhe ndonjë analize mbi dukurinë, nuk shihen më tej të tjera lëvizje nga shteti dhe shoqëria civile për të mbrojtur viktimat, të cilat në shumicën e rasteve janë nënat dhe fëmijët.


Postuar nga raid datë 14 Gusht 2012 - 01:21:

Sa here shkruan Vizio ne forum me kap nje e qare me ngasherim..


Postuar nga AngelDevil datë 14 Gusht 2012 - 01:28:

Ky Vizio na eshte bere si kronika e zeze ne forum


Postuar nga Fajtori datë 14 Gusht 2012 - 06:25:

Harrove ate qe hodhi beben e sapo pjelle nga dritarja. Megjithese mire bere qe s'e the se cifti lart tronditet.


Postuar nga shelgu datë 14 Gusht 2012 - 18:02:

Po lajmet behen prekse edhe kur na tregoni ndonje pune te hajrit o Faje.

Psh kjo kojshija jeme me ftoi dje per dreke se kihste bere fasule. Mendova so do dilte ndonje gje emimre. Idiotja kishte burrin ne shtepi. Le te eshte shendoshur tani dhe kjt i shko mendja. Po e kthej varken andej nga cifutkat. Ato mbeten elegante edhe mbasi pjellin.
Dylan ku je ti? Na fton per dreke dhe mbyll deren me qels.


Postuar nga raid datë 14 Gusht 2012 - 19:47:

Pse ti shelgu nuk mendon qe vrasjet ndodhin per faj te qeverise se keqe?
Nuk mendon ti qe po te fitoje opozita shqiptaret do fillojne t'i dhurojne lule njeri tjetrit?


Postuar nga shelgu datë 15 Gusht 2012 - 00:11:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Pse ti shelgu nuk mendon qe vrasjet ndodhin per faj te qeverise se keqe?
Nuk mendon ti qe po te fitoje opozita shqiptaret do fillojne t'i dhurojne lule njeri tjetrit?


Nganjehere edhe mendoj.
Puna eshte se kushdo qe ta marre ne dore, te njejten loje do luaje. Nuk jane pjekur kushtet per demokraci ne Shqiperi. Ajo vjen gjithmone mbas nje junte. Kjo e funtit mbasi ka qendruar ne fuqi aq sa i duhet vendit per t'u mesuar me rregullin duhet te largohet, perseri me dhune.

Demokracia ne Shqiperi erdhi ne menyre artificiale, e imponuar dhe erdhi ne kohen kur shqiptari ishte cmesuar edhe me rregullat e dektatures se proletariatit.

Ajo qe dua te them. Ne vitet 70, nese dikush vidhte ne ndermarrje ishte turp i madh. Kjo do te ishte nje kohe ee mire ku mund te zhvillohej demokracia.
Ne vitet 90, shqiptaret vidhnin te gjithe. Ate vazhdojne edhe sot. (sigurisht me perjashtime te rralla).

Fatkeqesisht demokracia nuk mund te ndertohet mbi nje varferi ekstreme si ajo e Shqiperise.

Nese luhet sipas rregullave shqiptaret jane vertet te varfer, aq te varfer sa mbeten pa buke, pa uje, pa elektricitet. Shqiperia eshte nje drame e rende aktualisht, e tille qe asnje parti nuk mund ta rregulloje.

Nese luhet pas rregullave, ata qe jane te pasur duhet te hyjne ne burg per vjedhje. Te gjithe kane fituar duke shkelur rregullat e kapitalizmit. Kur them te gjithe, te gjithe, pa asnje perjashtim. Edhe tregetari me i mire ka luajtuar me dy kopje blerje malli duke fshehur parate e fituara, per te mos paguar taksa.
Po te flasesh per te pasurit e medhej ata duhen denuar me burgim te perjetshem dhe konfiskim pasurie.


Postuar nga raid datë 15 Gusht 2012 - 04:54:

Shelg, varferi ekstreme shqiptaret kane patur para vitit '90, ku hanin me tollon dhe e kalonin 20 vjet me nje kemishe.

Edhe sot ka varferi, po gjuha qe perdor ti eshte shume e pavend (madje neveritese - sorry qe ta them). Sot ne Shqiperi ka nje shtrese te mesme qe jeton pak a shume me komoditet. Dhe me beso, qe nuk po mundohem te bej politike pro-ketij apo atij, eshte thjesht rrjedhoje e nje zhvillimi te natyrshem i nje vendi te lire. Zhvillim me 100 probleme, por prap zhvillim eshte.

Jam dakort per ate qe thua per vitin 70. Po te kesh lexuar vellimin e pare te librit te Ngjeles (Perkulja dhe renia e diktatures) ai shpjegon sesi komunizmi ne Shqiperi pati disa arritje deri ne ate vite. Ntyrisht ishte fale ndihmes te Bashkimit Sovietik, dhe me vone Kines dhe punes idealiste te kuadrove dhe specialisteve te diplomuar ne perendim dhe me vone ne Bashkim Sovietik.

Sidoqofte te dy keto vende (dhe i gjithe kampi komunist), rreth atyre viteve ndryshuan kurs, dhe ndoqen rrugen e nje komunizmi te zbutur duke demaskuar ne te njejten kohe komunizmin kriminal stalinian, te ndjekur edhe nga Hoxha. Ato ndoqen politika ekonomike qe lejonte deri diku pronen private. Hoxha, i cili nuk mund te siguronte me mbeshtetje as politike e as ekonomike ka qene ne dileme ne ate kohe. Dilema e tij ka qene se po te reformohej, do te mund t'i ikte pushteti, madje dhe te denohej sepse kishte bere shume krime, gje per te cilen e urrenin te gjithe intelektualet e kohes (gjithmone sipas Ngjeles).

Nejse fati i zi i Shqiperise, ishte vendimi i kundert i Hoxhes. Ishte mbyllja hermetike, vazhdimi i krimeve te Hoxhes duke eliminuar intelektualet dhe specialistet e mirefillte duke i quajtur pro-Sovjetik, pro-Kinez, vrasjen e intelektualizmit dhe kultures, rritjen e nje gjenerate te tere te paaftish.
Keshtu na gjeti viti '90, me nje ekonomi inekzistente dhe te amortizuar, me njerez te uritur (uri per buke e kam fjalen), pa intelektuale dhe me brenga te thella si shoqeri, se kishin spiunuar njeri tjetrin per nje flete lavderimi te qelbur.

Viti '90 nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ishte nje bombe prej 3 milion njerezish te zhuritur qe do shperthente, nuk mund te ishte e bute. Rastin e fundit per te bere nje tranzicion te bute e ka pasur Alia, por ai ishte regjenti i Hoxhes dhe natyrisht qe nuk kishte kapacitet ta kuptuar kohen. Perkundrazi ai e pengoi, se sic e ka shpjeguar Kadareja, ai ka pase shprese te fitonte puci i komunistave te kastes se vjeter qe ndodhi ne Rusi ne '91. Ai puc deshtoi per fatin e mire edhe tonin.

Nejse se u zgjata. Nuk ishte e gjitha replike.


Postuar nga Fajtori datë 15 Gusht 2012 - 05:25:

Ju diskutoni per ndertesen kur nuk ka themele. Ne Shqiperi ka nje shtrese te mesme, e cila eshte po aq e depresuar dhe frikesuar sa shtresat e tjera. Te pasur nuk ka, nuk ekziston nje shtrese e tille, sepse ne Shqiperi nuk konsolidohet pasuria. Ka vetem te pasur kalimtare, te cilet varen nga kushtet politike dhe zgjasin nja 10 vjet maksimumi. Ne rrethana te peraferta eshte dhe "shtresa" e mesme, sepse nuk ka burime fitime te sigurta, rroga te sigurta, apo ekonomi stabel. Shume firma nuk paguajne haracet, shume nga njerezit qe njoh tashme llogarisin vetem paradheniet, sepse leket e tjera ka shume mundesi mos ti marrin. Po ti shtosh edhe heterogjenitetin social, dmth faktin qe ka njerez me kulture teper te ndryshme per te ndertuar nje shtet te perbashket, atehere kuptohet pse shtresat e mesme dhe te larta prape jane ne depresion. Sado mire te jesh ne Shqiperi nuk mund te jetosh i qete persa kohe te rrethojne problemet sociale, vjedhjet, aksidentet, vrasjet, gjakmarrjet, etj. Prandaj ndodh paradoksi qe njerez nga shtresa e mesme ose perkohesisht e pasur, ikin jashte vendit, kur tradicionalisht emigracionin ne bote e kane bere pabuksat, njerezit qe s'kishin te hanin. Nje shembull qe me takoi para pak muajsh. Burri me biznes mobiljesh, gruaja ne sferat me te larta akademike e vleresuar ne perendim. Te dy donin te iknin me cdo kusht, sepse jane acaruar nga situata, nga destabiliteti ekonomik i vendit (sot ke biznes, neser ke borxhe), nga kultura e eger e njerezve qe i rrethojne, etj. Ne pergjithesi ata qe ia kalojne mire ne Shqiperi jane ata qe injorojne se cfare ndodh perreth tyre. Kam njohur dhe nga keta, por kur i tregoj detaje qe i rrethojne zgjohen pak nga stadi i injorimit te realitetit.

Tani, sa per te treguar themelet, nje gje duhet shtuar. Kete nuk kuptojne shqiptaret. Shqiperia nuk ka qene kurre shtet. Po ta marresh ne vije historike qekur u mor pavaresia e deri me sot, nuk ka patur asnjehere bazat institucionale te nje shteti. Komunizmi qe gjoja mbahet nga shqiptaret si shtet i forte, ishte vetem nje sistem diktatorial hierarkik ku cdo institucion varej nga partia dhe partia varej nga lideri. Ne pergjithesi nuk kishte asnje institucion te pavarur. Shteti arriti aty sa dhe jeten private mos ta linte te pavarur nga teorite dhe propaganda. Pra ishte diktature tipike qe nuk vuri asnje gur ne ndertimin e shtetit institucional dhe vuri shume gure ne ndertimin e digave dhe uzinave. Shteti para ose pas komunizmit eshte i ngjashem, amulli, qeveri te perkohshme, grushte shteti, dhe njerez qe nuk besojne te shteti, por me shtetin dhe me zjarrin nuk luajne. Sot ne Shqiperi vazhdon e njejta histori, shqiptaret nuk e besojne shtetin, nuk e duan, e dine qe eshte mjet ne doren e liderit, kurse poshte ka korrupsion te papare, ekstrem, ne te gjitha dimensionet, nga mesuesi tek polici, nga doganieri te ujesjellsi, nga deputeti tek kryeministri, nga bashkia tek ministria. Shteti qendron ne kembe sa per iluzion. Ne fakt askush nuk e do dhe nuk e respekton shtetin, sepse nuk e ndjen te vetin. Dhe nuk e ndjen te vetin sepse shteti nuk perfaqson njerezit, nevojat e tyre (qofte dhe per te vene denimin me vdekje), perfaqson vetem deshirat per pushtet politik ose ekonomik te bandes se rradhes. Aq e vertete kjo saqe shumica e shqiptareve ka besim vetem tek fuqite e huaja, tek ambasadoret, tek gjykata e Strasburgut, tek Hilary Klinton, etj. Thelle thelle shqiptaret e dine qe nuk kane shtet, por nuk duan ta pranojne me ze te plote.


Postuar nga raid datë 15 Gusht 2012 - 05:43:

Nuk e di nese ke biseduar ndonjehere me ndonje nga keto te vendeve te lindjes afer Shqiperise.
Une kam pas rast te flas me dy. Nje rumun dhe nje kroat. Te dy vende shume me perpara se Shqiperia dhe me shtete nja 100 vjet me heret se ne.
Thone te njejtat gjera. Korrupsion gjithandej, papunesi etj etj. Madje ky Rumuni me tha edhe tjetren, qe te gjithe ankohen, por te gjithe i sheh veshur ngjeshur neper kafe, lokale. Me erdhi per te qeshur, se jo vetem situata eshte e ngjashme me ate shqiptaren, por perdori fjale pak a shume te njellojta.

Pra duke u nisur nga kjo llogjike, as Rumania e as Kroacia nuk kane shtet. Problemi i ketij arsyetimi eshte qe mbeshtetet ne perceptim qe eshte dicka shume relative dhe jo fakte. Te njejtin perceptim qe ke ti per Shqiperine ka edhe kroati per Kroacine, dhe rumuni per Rumanine, megjithse keto dy vende jane shume me te perparuara se ne.

Ka apo s'ka shtet (megjithe problemet e shumta) duhet folur me fakte, jo perceptime.


Postuar nga bledarcela datë 15 Gusht 2012 - 23:08:

Sa intelektual paska ke kjo tema. I pytje kisha un. A e di njeri ndryshimin midis demokracise dhe komunizmit?


Postuar nga AngelDevil datë 16 Gusht 2012 - 03:02:

Ndron jete Arben Xhaferri, kjo po qe eshte prekese

I paharruar kujtimi i tij!


Postuar nga Fajtori datë 20 Tetor 2012 - 00:07:

Viti 2012, 19 Tetor


Postuar nga BIONDIA datë 20 Tetor 2012 - 00:13:

E pashe sot Faje tmerr ndoshta neser dikush do shkruaje ne gazete per kete gje .


Postuar nga shelgu datë 21 Tetor 2012 - 20:57:

Sa prekese eshte ajo puna e shkolles qe do te hape Pakistanezi se nuk po e marr vesh.


Postuar nga robert datë 21 Tetor 2012 - 22:20:

Me terhoqi vemendjen ketu pyetja e bledarceles: a e di njeri ndryshimin midis demokracise dhe komunizmit? Dhe qe askush nuk i paska dhene pergjigje, m.gj.th-se besoj, se gjithkush duhet ta dije pergjigjen. Duke e zene se gjithkush ka harruar te jape pergjigjen e tij, po pergjigjem une, nga aq sa kemi mesuar. Demokracia eshte nje proces, komunizmi eshte nje sistem, me sakte: faza e fundit e sistemeve.
E para eshte proces qe nuk pershkon thuajse fare regjimet dhe autokracite; ajo pershkon pak ose shume sistemet e ndryshme. Ndersa komunizmi ne vetvete, si nje mbisistem, (i etikuar "sistem", sepse nuk ka term tjeter per ta karakterizuar) eshte sistemi me shoqerine pa klasa. (Qe ky sistem eshte percaktuar nga nje shumice ekonomistesh, filozofesh dhe studjuesish si nje utopi njerezore, kjo nuk e ndryshon percaktimin e tij teorik (-abstrakt) te mesiperm. Pra, ndersa me demokraci parakuptojme nje sere procesesh dhe reformash sociale dhe politike, deri diku edhe ekonomike, si ne sistemin kapitalist ashtu dhe ate socialist, ne komunizem kuptimi i demokracise e humb kuptimin, pasi parakupton nje shoqeri pa dallime klasore, -keto te fundit i japin kuptim proceseve demokratike ne nje sistem te caktuar.
Besoj eshte gjithkush i kesaj pergjigjeje, pa u ngaterruar me sistemet e ashtuquajtura socialiste te lindjes.


Postuar nga Piktor datë 21 Tetor 2012 - 22:48:

Ke harruar nje detaj robert. Kete e kemi mesuar nga shkolla, qe Komunizmi eshte forma e perkryer e socializmit.
Socializmi presupozon demokraci. Demokracine e vertete.
Ndersa aktualisht me demokraci nenkuptohet liria e njeriut. Pra rezultati jemi shume larg te qenit komplet te lire pasi bota funksionon akoma nen presionin e Ekonomise se tregut. Kjo perkthehet ne dallime klasore, te pasur dhe te varfer. Shteti me anen e politikave mundohet te rrise mirqenienien ose permiresoje jetesen. Teorikisht dhe praktikisht jemi larg socializmit jo te mendojme per komunizem.
Diferenca mes socializmit dhe komunizmit eshte se socializmi ndertohet ndersa komunizmi presupozon ndergjegje. Me fjale te thjeshta socializmi pershkohet nga ligjet ndersa ne komunizem nuk ka ligje.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 »
Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.