Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Lantis..., perse Janua eshte me i mire se keta...?
TURQIA EUROPIANE DHE GREQIA BIZANTINE...
Sado paradoksale qe te tingellojne percaktimet e mesiperme, ky eshte realiteti (kesaj radhe i dukshem) te pakten keto dy javet e fundit. Turqia, shteti me i fuqishem i rajonit qe shtrihet ne dy kontinente, e ka vendosur me kohe drejtimin e saj europian.
Me gjithe problemet qe eshte e detyruar te ndeshet, ajo eshte ne rrugen e pershtatjes dhe reformimit ne te gjithe sektoret, ne rrugen e integrimit. Te pakten qysh nga periudha e kryeministerllekut te Tansu Ciler, ajo me cdo lloj kostoje kap parametrat e duhur per drejtimin qe ka marre.
Por duket se problemet per europianizim jane me te shumta e me te mprehta tek fqinja e saj Greqia qe tanime eshte anetar i hershem i Bashkimit Europian. Ndoshta per kete vend qendron ajo thenia. "Gruaja e Cezarit, jo vetem duhet te duket e tille, por edhe te jete e tille".
Tek "te qenit" e tille qendron problemi i Greqise, se sa per dukjen, te merr ne qafe... Para pak ditesh kryetari i partise me te madhe opozitare te Greqise, pra Pasokut, shpalli per postin e superprefektit te Trakes, nje vajze 27 vjecare, zonjen Karahasani, si kandidate te partise se tij per ne votimet e sivjetme per pushtetin vendor ketu.
Kaq mjaftoi qe te ngriheshin perpjete dheu dhe qielli, te gjithe "kristianet e mire" dhe te gjithe politikanet "patriote". Kjo per aresyen se zonja Karahasani eshte turke, njera nga qindramijera turqit qe banojne ne trojet e tyre ne Trake, Komotini e shume vende te tjera ne ate zone.
Avokatja e re u perzgjodh nga ana e Jorgo Papandreut si kandidate per postin e mesiperm, jo per syte e bukur qe ka, por per hir te faktit se ajo perfaqeson nje pjese te konsiderueshme te popullsise se Greqise, pjese te cilen gjithnje politika (e te tera kraheve), e ka konvertuar vetem ne votues, pra ne njerez qe me voten e tyre, arrijne te zgjedhin edhe dy tre deputete ne parlamentin grek.
Kriza e forte ekonomike e cila ka mberthyer fqinjin tone jugor, eshte perthyer doemos edhe ne nje krize te forte besimi tek politika. E politika, si kudo, ne te tilla raste, shikon te ruaje klientelen politike, me cdo lloj cmimi, sepse..."dyqani nuk mund te mbyllet". Flamurtarja e pare, si gjithnje kunder "pakicave" sic i pelqen t'i quaje ata qe nuk besojne ne te njejten "perendi" me te, ishte edhe kesaj radhe kisha greke.
Si gjithnje, edhe kesaj radhe, ajo i kishte "ndare" forcat. Pak nga ato qe "nuk trazohen" me politiken, dhe shumica, ata qe i kercasin dhembet shtetit grek, sa here qe ai tenton te beje ndonje hap drejt Europes. Keta te shumtet, me gjuhen e vete kishes greke, te metropolitit Anthimos, deklaruan se... "Nuk mundemi te jemi njelloj me ata njerez qe nuk jane te fese sone".
E gjithe filozofia e udheheqjes se kishes greke eshte e koncentruar ne fjaline e mesiperme, dhe nuk te lind nevoja te hapesh fjaloret e kerkosh kuptimin e fjales racizem ne greqisht.Mire Lepenet e Greqise, me emrat Karaxhaferi, Papathemeli, e Psomiadhi, se ata duan te marrin votat e turmave me kryq ne dore, po ata qe cdo te diele, rregullisht, pa asnje mungese ne te gjithe jeten e tyre, predikojne nga altari i shenjte i kishes "dashurine" per bashkenjeriun, per te afermin, por edhe per ata qe nuk i njhohem kurre nga afer, pse u kthyen "papritur" ne gjahtare kokash turke dhe ne "turqngrenes te mire"?
Apo mos valle nuk u kthyen por te tille ishin dhe shoqeria ketu i ushqeu e i mori pas nje jete te tere? Nuk di pse m'u kujtuan ditet e luftes ne Kosove, kur kisha greke kishte hapur fushaten per te ndihmuar "vellezerit e nje gjaku", pra serbet, qe perendimi "u binte ne qafe". U mblodhen atehere me qindra mije tone ushqime, qumesht kutie, ilace (pervec kushedi sa miliarde dhrahmi) te cilat kisha greke s'i kishte per gje fare dhe u derguan vetem ne Serbi.
Ato dite takova priftin e lagjes ne rruge, papa Dhimitrin, dhe e pyeta: Urate,po ne Kosove, pse nuk dergoni te pakten nje te mijten e ndihmave te mbledhura nga populli, nuk jane njerez ata? E di more bir, njerez jane edhe ata, edhe ata vriten e ngelen jetime, por "direktiva" eshte per atje, ne Serbi....
Sa per kreun e kishes greke, Kristodulos, ai eshte angazhuar me Kodin qe mediat ketu e kane quajtur "Kodi Kristodulos", pra po pergatit nje antikod me Kodin e Da Vincit. Para ka, dhe kete te diele do ta shperndaje "falas" neper kisha.
Aty u ben edhe thirrje qe te mos lexojne librin, te mos shohin filmin kur ai te shfaqet, etj si keto. Ne "Kodin" e tij kryepeshkopi, nuk heziton ta quaje edhe shkrimtarin Dan Braun nje agjent te zgjedhur te nje sh.a.je te themeluar kushedi se ku, ne vitin 1956...
Dhe ec e gjej ane: cili ka te drejte, turkesha Kara hasani qe kerkon te behet prefekte me votime te drejtperdrejta e ndershme ne komunitetin e saj, apo greku Kara xhaferi qe mban lart "flamurin e ortodoksise" dhe eshte gati te jape urdher qe ata "pak" turqit qe rrojne ne trojet e tyre atje, edhe fryme duhet te marrin vetem me "bekimin" e tij?!
Nga Kreshnik Cika, Athine
Marre nga Koha Jone
Qellimi i vertet i Janulles ne Shqiperi...
Kantonizmi dhe enklavizimi i rrezikuar
Nga Murat Basha
Kohët e fundit, burime të mirinformuara bëjnë me dije se njëfarë Stavros, qytetar greko-amerikan me ndikim të fortë në qarqe politike në Athinë, dyshohet edhe në SHBA, natyrisht edhe me ndihmën e omniprezentit Nikolas Gejxh, po lëviz për të induktuar dhe më pas imponuar në klasën politike shqiptare, idenë e krijimit dhe institucionalizimit gradual të një prefekture (Qarku), në të cilën do të përmblidhen të gjitha qendrat e banimit të Jugut me përbërje nga minoriteti greqisht-folës. Dhe kjo, as më pak e as më shumë, përkthehet: Kantonizim dhe Enklavizim i Shqipërisë administrative londineze.
Fatkeqësisht, kjo ndodh pikërisht kur Beogradi dhe serbët e Kosovës, po paraqesin në tryzat e bisedimeve, në Vienë, gjetkë, dhe në të gjitha axhendat ndërkombëtare, skemën e “salamandrës” serbe të enklavave të tipit serb të imponuara më parë edhe në Bosnjë, me korridore të hapura komunikimi me Serbinë. Kësisoj, grekët dhe grekofilët e Shqipërisë, Jugun e vendit duan ta shndërrojnë në një “Mitrovicë Veriore” (në Epirin e Veriut), që të jetë aneks-shtojcë e Greqisë së sotme, për t’u shtrirë pastaj gradualisht deri në Shkumbin.
Pikërisht kësaj skeme i ndih edhe zhurma për të miratuar medeomos regjistrimin e popullsisë sipas kartave në të cilat, ndërmjet gjeneraliteteve të tjera, të përcaktohet medoemos edhe kombësia, me vetëdeklarim!!!
Në mënyrën më zhgënjyese, në këtë vazhdë u bë edhe miratimi i liçencimit nga ministria e Arsimit, të shkollës greke në Himarë, gjë që u pranua edhe nga qeveria në mbledhjen e fundit të saj, pikërisht në fund të vitit shkollor!!! Gjë të cilën, pothuajse e ligjëroi asokohe edhe prania e ish zëvendës ministrit të Integrimit Albert Gajo, në ceremoninë e shkollës së paliçencuar të grekëve në Himarë, gjatë së cilës u hodhën parrulla antishtiptare dhe u këndua himni grek, teksa mungonin plotësisht flamujt shqiptarë, ngaqë vendin e tyre e kishin zënë flamujt grekë.
Po kësaj skeme greke të rritjes artificiale të territoreve të banuara dhe të numrit të minoritarëve grekë, i ndih edhe botimi i një libri të OJQ-ve shqiptare, në të cilin na qënkan bërë “depistime” të përbërjes etnike në strukturë në të gjithë Shqipërinë, e ku shqiptarët na dilkan minoritet, ndërsa “grekët etnikë” dalin afro 600 mijë!!!
Pra shkurt, kërkohet që, nën modelin e Kosovës, të cilin duan ta shpallin shoqëri multietnike vetëm sepse ka 5 % pakica përballë 95 % shqiptarësh etnikë, edhe Shqipërinë administrative po duan ta shpallin shtet multietnik.
Krjimi i kësaj prefekture greke në zemër të Jugut të Shqipërisë, është nonsensi juridik dhe administrativ më i paskrupullt, ndërkohë që organizimi i ndarjes administrative të vendit është fiksuar tashmë dhe përbëhet vetëm nga 12 qarqet, bashkitë dhe komunat e njohura. Më e shumta që mund të miratohet me konsensus politik, por bazuar mbi kritere krejtësisht të tjera dhe aspak etnike, mund të jetë krijimi i prefekturës së Lushnjes, por kurrsesi i asaj “greke” në Jug të vendit, e aq më pak inkorporimi i pakuptimtë në këtë prefekturë të ideuar në Athinë, i Himarës shqiptare, për ta shpallur kësisoj edhe atë si zonë minoritare, sipas skemave të vjetra të Spiro Milos dhe Protokollit të Korfuzit të vitit 1914.
Idetë e kantonizimit dhe enklavizimit të vendit nuk janë të vjetra, madje ato u artikuluan me forcë gjatë rebelimit të armatosur të vitit 1997, çka kulmuan edhe me ngritjen e flamujve grekë, në të gjitha qendrat administrative të Jugut të vendit, që asokohe synoheshin të aneksoheshin nga Greqia në rast shpërbërjeje të tërësisë territoriale të vendit nën dhunën e kallashëve dhe bandave të rebelimit.
Ndërsa përsa i përket vetëdeklarimit të kombësisë së qytetarëve, ky avaz është shumë i vjetër gjithashtu, por që ka marrë përgjigje të prerë nga të gjithë specialistët kompetentë, njohës të konstitucionalizmit dhe të së Drejtës Ndërkombëtare, çka mendohet se e ka sqaruar përfundimisht, pra njëherë e mirë, këtë pretendim të grekofilëve tanë.
Pavarësisht presioneve dhe kostos politike, Partia Lëvizja e Legalitetit nuk do ta pranojë kurrë këtë skemë të jetësimit të planeve ogurzeza të Greqisë, Stavros, Nikolas Gejxhit dhe Harallamb Karathanosit të Rinisë Vorio-epirote.
Në vend të vënies në rendin e ditës të këtyre skemave poshtëruese antishqiptare, për reciprocitet dhe konform të gjitha kartave ndërkombëtare, Greqisë i duhet kërkuar hapja dhe ngritja e shkollave ku të mësohet shqip nga fëmijët e shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë e punojnë si emigrantë, me gjithë familjet, në tokën e ashtuquajtur greke, e ku ne legalistët nuk njohim për të tilla tokat shqiptare, tapitë e të cilave i kanë akoma shqiptarët etnikë.
Marre nga "Atdheu"
Hey Pet!
Shume interesant lajmi i mesiperm...
Une habitem se si ka mundesi qe informacione te tilla nuk bien ne dore te shtypit vendas i cili vigjelon si asnjehere...Jo jo mos me thuaj qe financohen nga greku dhe ata pasi nuk eshte e vertete...Media e shkruar dhe ajo vizive vendase eshte ne duar te biznesit te fuqishem qe nuk perfillin marrveshje qe kane te bejne me gjera te tilla...
Ne Shqiperi askush nuk di asgje dhe une ate pak informacion qe marr ne lidhje me politiken e Greqise per Shqiperine e marr ketu...Sdi si ta emertoj kete...
Ju mund te kontaktoni me shtypin...Adresat i keni ne internet...On-line jane gjithashtu edhe kontaktet e drejtuesve te emisioneve me te ndjekur ne vend qe kane demaskuar dhe zhveshur probleme teper te rendesishme kombetare...
Shtypi eshte fuqia e 7... Ai eshte si termeti i cili kur eshte i fuqishem edhe pemet i shkul me rrenje...
Ksenia
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Hey Pet!
Shume interesant lajmi i mesiperm...
Une habitem se si ka mundesi qe informacione te tilla nuk bien ne dore te shtypit vendas i cili vigjelon si asnjehere...
26280000 Minuta!
Mund te na duket e cuditshme qe ne shekullin e XXI-te ndonje here hasim me manifestime te mendesise mesjetare ku mund t’u vrisje dhe asgjesoje nga faqa e dheut vetem me nje fjale goje. Megjithese nuk kemi pse te shkojme deri ne mesjete kur kemi te fresket rastin e komunizmit ne vendin tone.
Por edhe pse sot mendojme se lam pase mendesine vrasese komuniste, ne forumin horizont ndodh dicka qe mund te duket e cuditshme, por qe nuk duhet te na habise, sepse vete karakteri demokrat i ketij forumi lejon qe te pasqyrohen ne menyre te lire cfaredo lloje pikpamje madje edhe ato te prapambetura.
Por gjithsesi me vjen keq qe ende sot te kete madje me teprice nje mendesi old fashion, mendesi 26280000 minuta e 50 sek e 50 te qindat e sek te vjeter. Sot gjoja per te mbrojtur atdheun, ose gjoja per tu dukur si patriot i flakte sulmohet kreu i kishes tone autoqefale (te pavarur) Ortodokse. Dhe si sulmohet thjesht me argumentin se eshte grek dhe eshte agjent. Nese dikush shtron pyetjen: po mire ne te gjitha kishat Shqiptare ka klerike vendas dhe qe e kryejne liturgjine ne Shqip. Jo ata jane te gjithe te shitur te greku jepet pergjigja. E njejta gje nisi te ndodhe edhe 50 vjete me pare, te gjithe prifterinjte diskriminoheshin dhe ofendoheshin pa ndonje arsye, madje kishte edhe raste dhune ne rruge ndaj tyre. Kur thuhet se kishen tone autoqefale e nderojne dhe e njohin te gjitha kishat Orthodhokse ne bote, te gjitha kishat orthodhokse akuzohen si mbrojtese te interesave greke apo si amorale dhe intrigante, perseri e njejta gje si ne komunizem ku u sulmonte dhe peshtynte e gjithe feja, pa marur parasysh se ne kete menyre ofendoheshin rende ndjenjat fetare te nje popullate jo te vogel, por pothuajse 3 te 5-tes se globit. Kur thuhet se ky Kryepeshkopi eshte i nderuar me tituj nderi nga sa e sa Akademi, organizata boterore dhe keshilli boteror i kishave, thuhet se keto tituj jane greke, ose lidhet prania e kishes anglikane ne keshillin boteror te kishave dhe diskriminohet i gjithe keshilli boteror pa ndonje shkak. S’ka problem keshtu u bente dhe me “Xhaxhin” e gjithe bota ishte ose revizioniste ose borgjeze dhe ishte ne gabim kurse ne ishim ne udhe te drejte. Dhe e pame mire me pas se sa ne udhe te drejte ishim.
Me absurdja eshte se lidhet politika greke me kishen ketu ne Shqiperi gje qe ne fakt ska asnje lidhje dhe si argument sillet se grekerit kudo njesoj jane nacionalista dhe me qellime te errta. Po kush j’ua jep kete te drejte qe te shani dhe te futni te gjithe ne nje thes, kush valle ne nje vend demokratik te jep te drejte te shani nje popull te tere, mos harroni se per te njejten gje vuajne bashkeatdhetaret tane neper bote, sepse ato diskriminohen nga persona me pozita tw ndryshme shoqerore, por qe kane mendesine identike me tuajen. A mund te me thoni si mund ti pergjigjem une nje pedagogu grek ne France, i cili ka vizituar Shqiperine disa here dhe ushqen simpati dhe respekt per vendin tone, le te hamendesojme se ai lexon shkrimin tuaj qe shan gjithe popullin e tij (kuptohet perfshire edhe ate personalisht), te cilin ai e do ashtu sikurse ne duam popullin tone? Me thoni a do ishte pergjigje e duhur qe une ti thoja se personat ne fjale jane njerez driteshkurter ose me mendesi komuniste, apo t’i them qe personat ne fjale kan te drejte? Ja mu pergjigjni ju.
Nje gje tjeter qe u bente ne kohen e komunizmit ishin fleterrufete, ose thjesht me nej leter anonim posht deres se sekretarit te partise dhe akuzoheshin sa e sa veta per armiq te popullit dhe diheshin pasojat. Po te njejtin stil permban edhe letra e Nikolla Markut, thuhen disa akuza pa baze, jo disa gjera absurde. Ja po citoj nje: Janullatusi te jape shpjegim per intervisten qe ka dhene ne televizionin Rai uno ne vitin 1997 kundra Shqiperise. Po mire si eshte e mundur qe nje agjent te flasi hapur dhe te zbuloi misionin e tij? Ose thuhet se ai ka kontribuar per Serbet kundra Kosoves. Nderkohe kur shume organizata patriotike Kosovare shprehin mirenjohjen e tyre ndaj kontributit qe ky “agjent” i juaji ka dhene per te debuarit nga kosova. E cuditshme e? Edhe pse u largua sistemi Enverian, perseri stili mbetet i njejte. Pa asnje fakt dhe prove hidhet balte mbi sa e sa persona pa pergjegjesine me te vogel.
Ja qe problemi eshte shume her me kompleks se sa duket. Nuk beht fjale se shahet padrejtesisht nje person. Gje qe ne fakt nuk do ishte aspak e drejte qoft edhe nese do ishte vetem nje person qe cenohej, kushdo qofte ai. Porblemi eshte sepse hidhelt balte mbi nje kishe te tere pa pergjegjesine me te vogel dhe ofendohen kush e di se sa ndjenja te besimtareve te krishtere. Shtremberohet ne menyre mutanteske e verteta njesoj si shume vite me pare. madje edhe ata qe perpiqen me prova te hedhin posht keto shpifje edhe ata ofendohen dhe akuzohen pa baze, perseri njesoj si dikur kur njerezit karakterizoheshin si armiq dhe komuniste te mire, nderkohe qe keto komunistet e “mire”, kishin mare ne qafe sa e sa bashkeshqiptare “vellezer” te tyre, jo me spiunime se spiunimi ishte gjysma e te keqes, por duke shpifur dhe ekzekutuar shpirterisht dhe fizikisht “armiqte” jo te atdheut, por te interesave te tyre driteshkuter.
Te me falni nese ne disa raste toni im ka qene disi i rende, por jam i sigurte se cdo njeri me ndergjegje te paster do ishte dakort me mua. Une personalisht jam mbrojtes i te drejtave te cdo njeriu dhe te fjales se lire, por kurrsesi nuk pranoje qe lira e fjales te perdoret per te cenuar tjetrin padrejtesisht dhe me keq kur shprehja e lire perdoret kundra nje bashkesie fetare dhe ndaj ndjenjave te tyre.
Shpreh bindjen dhe besimin se personat, te cilet kane ndergjegje te paster dhe dine te respektojne te drejtat e kujdo njeriu do e kuptojne fare mire kete shkrim timin.
Pershendetje nga Mobidiku
Anastas JAnullatos!
TAshme e verteta eshte e shkruar kudo, me kot mundohesh te fshihesh e te mos degjosh. Shqiptaret nuk te duan. Vendi yt nuk mund te jete kurrsesi Shqiperia...E verteta juaj Anastas Janullatos e nxorri koken. Ti je thjesht nje sherbetor i rendomte i qarqeve greke...TAshme e gjithe Shqiperia po flet me zerin te ngritur. Edhe politikani edhe analfabeti.... Edhe ata qe qorrazi ju nderuan me titull nderi...Misioni juaj tashme eshte i qarte...Realizimi i "vorioepirit"...Per kete enderr tuajen nuk kursyet as para te felliqura per te uriturit as eshtra grash dhe femijesh te vdekur...
Helenizimi i tokave shqiptare eshet kthyer ne nje proces tejet te turpshem, korruptiv, pervers...
Anastas Janullatos!
Ka ardhur dita te largoheni nga Shqiperia ...Largimi juaj padyshim do te jete i turpshem. Shqiptaret do te te ndjekin ashtu sic tradicionalisht jane ndjekur antishqiptaret, antihumanet, shtremberuesit e historise, pedofilet, terroristet, shkelesit brutale te me te shtrenjtes Shqiptari, kriminelet...E megjithate, te gjitha keto jane pak per t'ju perkufizuar Anastas Janullatos..
Shqiptaret ju bejne thirrje Anastas Janullatos te ngrini kockat tuaja dhe te varrosni njehere e pergjithmone endrrat e bukura per zaptimin e jugut tone...
Ju ka ikur koha tashme...KOha tashme ecen per shsiptaret pavaresisht perpjekeve tuaja per ta drejtuar ate nga ana juaj...
Le te jete kjo leter e imja drejtuar juve Anastas Janullatos jo nje thirrje emocionale momentale por nje ze gjithkomb perfshires, le te jete nje rizgjim per identitetin tone kombetar ne menyre te tille qe te bashkohemi dhe organizohemi per te qene nje ure e pakalueshme per interesat shoviniste greke...
Citim:RESPEKTE
Po citoj ato që tha ksenia
Anastas JAnullatos!
TAshme e verteta eshte e shkruar kudo, me kot mundohesh te fshihesh e te mos degjosh. Shqiptaret nuk te duan. Vendi yt nuk mund te jete kurrsesi Shqiperia...E verteta juaj Anastas Janullatos e nxorri koken. Ti je thjesht nje sherbetor i rendomte i qarqeve greke...TAshme e gjithe Shqiperia po flet me zerin te ngritur. Edhe politikani edhe analfabeti.... Edhe ata qe qorrazi ju nderuan me titull nderi...Misioni juaj tashme eshte i qarte...Realizimi i "vorioepirit"...Per kete enderr tuajen nuk kursyet as para te felliqura per te uriturit as eshtra grash dhe femijesh te vdekur...
Helenizimi i tokave shqiptare eshet kthyer ne nje proces tejet te turpshem, korruptiv, pervers...
Anastas Janullatos!
Ka ardhur dita te largoheni nga Shqiperia ...Largimi juaj padyshim do te jete i turpshem. Shqiptaret do te te ndjekin ashtu sic tradicionalisht jane ndjekur antishqiptaret, antihumanet, shtremberuesit e historise, pedofilet, terroristet, shkelesit brutale te me te shtrenjtes Shqiptari, kriminelet...E megjithate, te gjitha keto jane pak per t'ju perkufizuar Anastas Janullatos.
Shqiptaret ju bejne thirrje Anastas Janullatos te ngrini kockat tuaja dhe te varrosni njehere e pergjithmone endrrat e bukura per zaptimin e jugut tone...
Ju ka ikur koha tashme...KOha tashme ecen per shsiptaret pavaresisht perpjekeve tuaja per ta drejtuar ate nga ana juaj...
Le te jete kjo leter e imja drejtuar juve Anastas Janullatos jo nje thirrje emocionale momentale por nje ze gjithkomb perfshires, le te jete nje rizgjim per identitetin tone kombetar ne menyre te tille qe te bashkohemi dhe organizohemi per te qene nje ure e pakalueshme per interesat shoviniste greke...
Respekte ksenia, po nje pyetje kisha une
Po shqiptaret ku jane?
Nuk na i ka fajin Janullatosi dhe greku, na i ka fajin koka.
Ksenia
Respekte.
Tani kisha edhe une mendimin tim.Ti e the shume mire qe era po fryn drejte rruges te shqipetareve,sado qe janullot me shoke te ngulin kembe.
tani nje keshille te vogel kisha une per ty dhe per te tjeret ,ne le te vazhdojme te punojme dhe ndertojme,le te ngreme dhe konsolidojme identitetin tone kombetar ne cdo cep dhe qoshe ku flitet shqip, dhe janullot le te vazhdojne te jene vetem per sy te keq* se duhen ( ne traditen tone shqipetare ne gjithmone mbajme edhe syrin e keq).
Une do ju lija me kete fjale te urte popullore.
Vorioepiriotet ( grekofilet kuptohet) le te lehin,shqipetaret te ecin perpara.
dhe versioni popullor (nqs ka ndonje grekofil qe nuk e kuptoi
QENTE LE TE LEHIN,KARVANI TE SHKOJE PERPARA.
Ksenia e dashur sic duket nuk e ke lexuar mire ose se ke kuptuar mesazhin e mobidikut. Kur e lexova fillimisht mu duk pak i rende, meghithese kam lexuar sa e sa ne kete teme, por kur lexova menjehere pas mesazhit te mobidikut ate te ksenias thashe me vete qe mesazhi i mobidikut nuk ishte aspak i ekzagjeruar por i vertet , dhe e verteta nuk eshte gjithmone e lehte per tu pranuar. Lexoje dhe nje here dhe pasi te jesh menduar shkruaj.
Kam pershtypjen qe mesazhi im eshte nga te vetmit qe i permbahet temes. Pra ai eshte nje leter drejtuar Janullatosit dhe nuk kam pse te lexoj apo rilexoj mesazhet e te tjereve per t'u frymezuar per me teper kur ato jane aspak frymezuese...
Qendrimi i atyre qe jane per largimin e Janullatosit nuk ka te beje me te qenin religjios apo jo...Ata qe nuk duan te kuptojne keqesine e politikes greke per Shqiperine bejne mire mos te lexojne vetem mesazhet Mobidikse...
Pakenaqesite popullore nuk krijohen nga hici...Me thuaj nje rast te vetem historik qe ato te jene krijuar pa shkaqe. Pra mendoj qe pikerisht tek pakenaqesite duhet filluar te shihet problemi...Une apo te tjere jemi nga ai brez ku prinderit na kane edukuar te duam shoku shokun dhe jo fene.Me kete dua te them qe s'kemi asnje lidhje as me ortodoksine, muslimanizmin apo budizmin...Ne kete rast ne jemi pjese e popullit dhe perfaqesojme pakenaqesite e tij. Janullatosi duhet larguar pasi ai perfaqeson pakenaqesine e mases...
p.s. Po mendoja tani qe ketij vendi i duhen me shume idealistat...
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Janullatosi duhet larguar pasi ai perfaqeson pakenaqesine e mases...
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Po mendoja tani qe ketij vendi i duhen me shume idealistat...
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Kam pershtypjen qe mesazhi im eshte nga te vetmit qe i permbahet temes.
Edhe ne kete copez te vogel Shqiperie ndihet fryma antiJAnulliste por pavaresisht kesaj dua te them qe jam ne dijeni te ceshtjes se Janullatosit (per te sqaruar lexuesit nuk duhet perdorur shprehja "problemi shqiptar" pasi nuk eshte ende i kthyer ne nje problem).
Ne Shqiperi shumica e shqiptareve ose jane indiferente ose nuk e njohin fare JAnullatosin. MAdje ka edhe nga ata qe nuk dine se kujt feje i perkasin e jo me te dine qe kishat i paska ndertuar Janullatosi...Megjithate kohet e fundit skandali i eshtrave degjohet ne cdo familje shqiptare dhe padyshim qe kjo ka sjelle pakenaqesira madje edhe denoncime ne prokurori...
Une siguroj lexuesit qe jam ne kontakt te vazhdueshem me ata qe e njohin JAnullatosin dhe bemat e tij(keta jane shqiptare me banim te perhershem ne Shqiperi) dhe qendrimi i tyre eshte i prere, Janullatosi duhet et zhduket nga Shqiperia. Fjala "zhduket" nuk eshet perdorur rastesisht. Ajo transmeton mllef dhe agresivitet.
Prisni pak, degjova te thuhej qe "supermasat" mbushin kishat??? A mos na dolen statistika te reja per sa i perket religjioneve ne Shqiperi!!! Me sa di une shifrat zyrtare flasin per 70% te popullsise shqiptare musulmane...
Nuk dua te ndalem ne ilustrime te qendrimit tim anti Janullatos pasi ato jane te pasqyruara shume sakte nga anetare te tjere te FH ne kete teme por edhe ne tema te tjera...Per te ndihmuar lexuesit dua te them qe bemat e Anastas JAnullatosit dhe qellimin misionit te tij te vertete ne Shqiperi mund ti lexoni ne te gjitha faqet e kesaj teme dhe te temave "PSe duhet larguar A.J nga Shqiperia", "Ku duhet varrosur A.J" etj
Lexim te mbare
Ksenia ti ke shume te drejte,por edhe ne kete copes shqiperi eksistojne plerat.Janula duhet te largohet sepse ke te e kerkojne shqiptaret kudo qe jane.Sa per ty Stenli kam nji pyetje :qe kur kishat e Shqiperis na qenkan bere kish te Janullatosit?
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Prisni pak, degjova te thuhej qe "supermasat" mbushin kishat??? A mos na dolen statistika te reja per sa i perket religjioneve ne Shqiperi!!! Me sa di une shifrat zyrtare flasin per 70% te popullsise shqiptare musulmane...
nuk e dija qe janulla qenka edhe murator. stenli faleminderit per informacionin ha ha ha ha
Citim:
Po citoj ato që tha ss1
nuk e dija qe janulla qenka edhe murator. stenli faleminderit per informacionin ha ha ha ha
me ne fund
Sa mire qe vendoset mos largoheni nga tema. Uroj qe keshtu te vazhdoni.
tani dua te pyes dhe besoj se do me pergjigjeni meqenese ju doni ti permbahini temes.
sipas jush ata te krishtere Ortodoks, te cilet jane persekutuar gjate regjimit te Enverit nxenesit e Irine Banushit, Kristofor Kisit dhe Visarion Xhuvani, qe ishin ata qe themeluan Autoqefaline e Kishes Shqiptare.
pikrisht keto, te cilet vuajten aq shume per kishen tone, mendoni se e kan dashur kishen Shqiptare me pak se ju dhe une bashke? Sigurisht qe jo
ah sikur ta donim ne kishen sa gjysma e tyre.
tani pikerisht keto qe e deshen kishen ishin te paret ne kohen e demokracise qe kerkuan dhe perkrahen ardhjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. po le te supozojme se ata gabuan dhe nuk e dinin se ishte agjent, por do kishin folur me pas, por jo ato madje ende jane pro Kryepeshkopit. Prifti i Durresit eshte nje nga ata te cilet ka takuar Visarionin ne interrnim dhe qe ka deshmon per vuajtjet e Xhuvanit atje sot e kesaj dite. Atehere si eshte e mundur qe keta e lane kishen ne meshire te fatit? mu pergjigjni. Mos u shiten edhe ata? E pamundur si mund te shesin kishen ata qe kan rrezikuar jeten per ate?
pra pergjigjuni ketij fakti konkret dhe faktit qe te gjithe te krishteret e duan Kryepeshkopit dhe pastaj flisni per letra anonime si ne kohen e Enverit, apo doni te flisni kundra edhe ketyre martireve? flisni flisni por mos harroni rrezikun qe edhe enveristat i kan share dhe persekutuar keto persona. Tani te shohim pergjigjen tuaj do jete e stilit enverist apo demokra?
44 shoqata kerkojne largimin e kryepeshkopit Janullatos nga Shqipwria pasi sipas tyre ai ka te beje me zhvarrimet ne KOsine te Permetit. Perfaqesues te shoqatave te mbledhur ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar kane protestuar ndaj heshtjes se qeverise shqiptare per zhvarrimet e eshtrave te banoreve et Kosines dhe i kane bere thirrje instancave me te larta shteterore qe te reagojne per kete skandal. Te mbledhur nga e gjithe Shqiperia perfaqesuesit e 44 shoqatave kane hartuar nje deklarate te cilen do ja paraqesin Kryeministrit Sali Berishadhe Presidentit Mojsiu per te mbajtur nje qendrim ndaj kryepeshkopit Janullatos. Shoqatat atdhetare u kishin bere ftese per te marre pjese ne kete proteste edhe disa deputeteve te Kuvendit. Te vetmit qe i jane pergjigjur fteses kane qene deputet e LSI, P. Xhufi dhe S. Borkaj te cilet e kane shprehur edhe me pare mendimin e tyre oer largimin e Kryepeshkopit nga Shqiperia. Skandali i zhvarrimit te eshtrave ne Permet ka sjelle reagime te shumta ne vend ndersa pritet rezultati i ekspertizave per zbardhjen e ngjarjes. Skandali i zhvarrimit te 137 varreve u denoncua edhe nga banore te Fshatit KOsine.
Gazeta Shqiptare
13.06.2006
sndahemi dot nga komonizmi!!!!!
epo te citosh 44 shoqata si argument nder te cilat disa shoqata nuk harruan te permendnin deshiren e tyre per te marre kishen e Permetit dhe per ta kthyer ne pallat kulture. (Njesoj si ne kohen e Komunizmit ku u kthenin kishat ne pallat kulture, magazina, depo armesh etj).
pra mesa shoh une sndaheni dot nga argumentat e llojit enverist ju. dhe meqe paskeni kohe te lexoni gazeten, pse si pergjigjeni pyetjes qe kam bere ne postimin tim te meparshem???????
Pergjigjuni meqe merrni pjese edhe ne nje leter te hapur, gje qe tregon per nje qendrim te hapur. Tregohuni pra te hapur.
tung nga Mobi
stenli dhe ti mobidik a mund te na tregoni perse segmente te kishes ortodokse autoqefale shqiptare jane mare me zvarrimin e ushtarve pushtues grek? jashte janullatosi nga shqiperia dhe bashke me te dhe plerat qe i vene nga pas. a se dija qe kur punon te tjeret te qeshin,e tregove fytyren tende te vertet stenli,qe sje i zoti per pune por vetem te shesesh vlerat e vedit tend.
E Hene, 19 Qershor 2006
AT NIKOLLE MARKU, GARDIAN I SHQIPTARIZMES
Leter kryetar i Komunitetit Orthodoks te Elbasanit dhe mbrojtesit heroik te Kishes Orthodokse Autoqefale –Shqiptare.
I Nderuari Z. Ate Nikolle Marku!
Shume here kam planifikuar qe t'u shkruaj Juv dhe tu pergezoj per kurajon tuaj kombetare si dhe per perpjekjet tuaja dhe sfidat qe keni kaluar, si klerik orthodoks shqiptar dhe sin je patriot i rralle dhe i shquar shqiptar, ne perpjekje te vazhduar per ta ruajtur Pavaresine e Kishes Orthodokse Shqiptare nga gllaberimi Greko Helen!
Shume here kam deshiruar t'u takoj dhe t'u njoh se afermi, por akoma nuk kam pasur rastin per te qene fizikisht ne Shqiperi...
Une jam nje shqiptar nga Kosova (Therande Suhareke) dhe se qe 10 vite jetoi me familjen time ne Viene te Austrise, ku edhe kam doktorruar, por si shqiptar qe jam dhe akademik vazhdimisht jam i interesuar per percjelljen e fateve te kombit tone dhe vazhdimisht lexoj mbi zhvillimet dhe levizjet politike fetare kombetare shqiptare ne te gjitha trojet tona etnike, kudo qe jane.
Ju Z.Ate Nikolle Marku, jeni i njohur per ne te gjithe shqiptaret, per te gjithe ata shqiptare te cilet kane ne trupin e tyre se paku "nje damar te gjakut shqiptar"!
Me besoni Z.Ate Nikolle Marku, kur une lexoj ne shtyp ose mediume elektronike (qe fatlumnisht he per he ne kemi bere mjaft te tilla), dhe ne informohemi lidhur me perpjekjet titanike tuaja me shoke si dhe sfidat te cilat Juve vazhdimisht me ardhjen e Janullatosit edhe iu rrethojne, mua si akademik, intelektual dhe si shqiptar, me vjen shume keq qe ne misionin tuaj historik te deritashem fetar dhe kombetar, jeni mjerisht nje ze i paket dhe I kercenuar vazhdimisht nga shovenet greke e grekoman!
Po ashtu eshte per te ardhur shum keq qe akoma ,intelektualet tane, elita,shteti dhe shoqeria shqiptare, akoma nuk e ka degjuar mire me veshe te hapur "klithmen tuaj kombetare e fetare", dhe nuk e ka vene ne vend te merituar misionin tuaj historik!
Ju punoni perpiqeni dhe mbroni cdo dite ate ceshtje madhore kombetare e fetare ku Ju dhe Kisha Orthodokse Shqiptare e meritoni te jeni, e pa shantazhuar dhe pa e perdhosur dinjitetin kombetar dhe fetare qe imponone hegjemonizmi e shovenizmi grek, nen petkun e Janullatosit, aty ku dikur Kisha Orthodokse Autoqefale udhehiqej nen udheheqej nga atdhetari, shkrimtari dhe fetari Fan Noli!..
Eshte e mjerueshme e dhembshme dhe e turpshme, qe pas kaq vitesh te Pavaresise se Kishes Autoqefalle Orthodokse Shqiptare, ne Shqiperi tani te sjellim dhe te importojme per Kishen Orthodokse Shhqiptare dhe besimtaret Orthodoks ne krye te saj Klerikun Famekeq me nr.666 Janullatos nga Greqia,madje ate ta shpallim edhe "Qytetare nderi te Tiranes"!...
Keshtu qe dajllin Janullatosin me nr.666,e morem ne Shqiperi "per shpetimtare" dhe per "engjell"!.te orthodoksise duke pasur aq klerike dhe aq njerez tane per ti prire fese Orthodokse ne Shqiperi, bile madje ndoshta nje dite ne Shqiperi misionarin politik grek Janullatosin me nr.666 , ne Shqiperine meme do ta shpallim pse jo edhe "te shenjet"!,
Po ne Shqiperine Nene keshtu ndodhi edhe kete vit kohet e fundit edhe me Kengetarin Serb Goran Bregoviqin. Ate pushtetaret e Tiranes e ftuan e nderuan madje edhe e shpallen "hero dhe qytetar nderi" te Tiranes!!!
Goran Bregoviqit ia dorezuan pushtetaret e Tiranes madje edhe "celesin e Tiranes", (me mire me thene:" celesin e tradhetise kombetare", ne emer te shqiptareve),
Ne momentet kur Bregoviq krekosej dhe kendonte ne Sallet e Tiranes,po ato dite po ato momente, ne kufirin Serbi Kosove (Merdare), dorezoheshin dhe vinin nga Serbia, trupat e masakruar dhe te pa jete, te dhjetera shqiptareve te vrare te masakruar te Kosoves!..
Keto jane paradokset e lidereve shqiptare, ky eshte dinjiteti dhe kjo eshte politika a tyre ballkanike e politikajve vendore apo lokal, politikajve te majte apo te djathte!...
Ju Z.Ate Nikolle, nga lideret e tille natyrisht qe nuk do te gezoni mbeshtetje institucionale, sepse po te ishte nje vetedije e tille e tyre ata edhe nuk do ta sjellnin fare Janullatosin me nr.666 ne Shqiperi qe te beje vazhdimisht punet e djallit nen lekuren e engjellit!
Ju me punen tuaj, me perpjekjet tuaja dhe me pathyeshmerine kombetare fetare e shpirterore,me frymezoni pa mase dhe Ju mi rikujtoni te ndriturit tane te pavdekshem qe u bene flijim per gjuhen dhe atdheun tone si:
Naum Veqilharxhin, Ate Kristo Harallambin,Gerasimo Qiriazin,Dhaskal Thodrin, si dhe shume patriote te tjere te panumert orthodoks shiptare, te cilet u helmuan, u vrane dhe u persekutuan deri me pagim te jetes se tyre, nga Greqia ,vetem e vetem se e donin :shkronjat dhe Gjuhen e Embel Shqipe, Kombin dhe Trojet Shqiptare, duke mos lejuar asnjehere tradhetine kombetare,perballe presioneve kercenimeve, mallkimeve dhe shovenizmit te Kishes Orthodokse Greke,por duke e kundershtuar fuqishem politiken djallezore greke qe plasohej e plasoht ne Shqiperi nen petkun e orthodoksizmit!
Emri i tyre qofte i pa harruar nga Historia Kombetare Shqiptare, ndersa sakrifica dhe veteflijimi i tyre patriotik ne te mire te atdheut, qofshin te bekuar nga Perendia dhe te shejte per shqiperine dhe shqipetaret!..
I Nderuari Ate Nikolle Marku!
Sot ne kete kohe te pe kohe qe gjendemi dhe per keto gjera te dhembshme qe po na ndodhin, fjalet jane te pakta, zerat jane te numeruarara, perderisa dinjiteti yne kometare shqiptare ka perjetue dhe po perjetojne nje perdhosje, nje fyerje nga ana e misionareve te ndryshem fetare dhe nga axhentura e shumta ne trojet tone shqiptare:greko sllave e turko arabe!!!!
Keto gjera qe po ndodhin para syve tane dhe te cilat ne po u ndihmojme me jo dinjitetin tone njerezor e kombetare, me miopesine tone politike apo me naivitetin diplomatik,apo per kariera personale, jane nje bashkefajesi dhe kane bashkeautoresine tone!
Keta misionare fetare te ardhur ne trojet tona shqiptare dhe keto veprime te tyre djallezore duke na importue kultura dhe fena politike,tregojme qarte se ata as nuk kane ardhur,per te miren tone e as per te kryer misione fetare qe u takone ,por misionet e tyre antishqiptare dhe jane nje politike shkombetarizuese, asimiluese dhe djallezore ( duke mbajtur numrin e djallit 666) !
O Zot, ndonjehere them si eshte e mundur qe ne Trojet Shqiptare,ne token e Konstantinit te Madh,Dioklecianit,Probit, Justinianit, te Skenderbeut,Papa Albanit,te Gjergj Fishtes, te Vaso Pashe Shkodranit,te Naum Veqilharxhit,te Abdylit, Naimit dhe Samiut Frasherit,ne token e Marko Bocarit e Zhevelles ne Shqiperine tone te vijne dhe te lejohen njerez te tipit propagandues e antikombetare dhe me qellime shkombetarizuese te tipit Janullatos me nr.666!..
Ne Shqiptaret nese nuk do te jemi te pergjegjshem para vetvetes dhe historise tone kombetare, vigjilente dhe largpames si dhe nese do te lejojme te shiremi se nuk po ndodh asgje ne trojet tona apo duke i mbrojtur edhe kolltuqet tona personale,me diplomaci e politike miope,per nje burse, per nje pension, per nje vize pune apo per nje dhurate te perlyer me tradheti.
Para nje rruge te imponuar nga djajte e tille ne do te katandisemi ne nje rruge pa kthim ne rrugen e veterrenimit dhe mallkimit kombetare!
Fan Noli yne Shpirte Ndrituri, me shume mund te madh me perpjekje titanike e te vazhdueshme,me plot sakrifica dhe me energji te pashterrur, arriti qe te pavaresoi Kishen Orthodokse Shqiptare nga ajo Greke duke krijuar " Kishen Autoqefalle Orthodokse Shqiptare"!,
E ne sot?!., te mjeret pas kaq kohes, pas kaq dekadash ne kohen kur po shtohemi vazhdimisht,kur po vetedijesohemi kombetarisht me lufta clirimtare ne trojet tjera etnike dhe ne kohen qe po shtohen kreatyrat tona shteterore kombetare shqiptare ne Ballkan, tani ne lejojme dhe bejme se kinse nuk ka ndodhur asgje e keqe para syve tane dhe se kinse nuk dijme asgje per misionin e Janullatosit me nr.666!!
Kohen e fundit ne Shqiperine tone madje Janullatosi me nr.666 , per misionin e tij ai djall shovenist shpallet ne Tirane madje edhe "qytetare nderi"!,
Lidershipi Shqiptare vendor apo lokal, te majte apo te djathte mendojne se me kete diplomaci naive dhe keto leshime te vazhdueshme qe i behet shovinizmit grek ata bejne dobi dhe ndere Kombit dhe Shtetit Shqiptare, dhe se me ane te Janullatosin dhe politikes se tij, keshtu do te thellohet edhe me tej "besimi" , mbeshtetja apo edhe "Miqesia Shqiptaro Greke"!!
Mendohet ne menyre aq naive, deri ne ate mase sa qe edhe integrimin e Shqiperise ne Unionin Europian eshte i pa mundshem pa perkrahjen dhe miqesine e sinqerte me Greqine!!!!
Po si u soll Greqia me Ceshtjen e Came deri me sot, sa qame u vrane u persekutuan dhe u debuan nga trojet e tyre, si u soll Greqia nga viti 1912 1921, si u soll ajo me regjimin e Milosheviqit, si dhe sa e e shfrytözoi ajo Trepcen, sa ajo edhe sot e saboton dhe nuk e perfille akoma Ceshtjen e Kosoves me ane te lobit grek ne Amerike, si Greqia akoma nuk e shfuqizon lugjin e luftes me Shqiperine, si ajo organizoi bandat greke te Omonias ne Shqiperine Jugore, si ajo u perzie ne menyre flagrante edhe ne ngjarjet e vitit 1977 ne Shqiperine Jugore, si ajo vazhdimisht pretendon ndaj "Shqiperise Jugore",qe per te eshte "Vorio Epir" dhe si se fundi manipulone me emigrante shqiptare per viza pune, pensipone, burse e letra pune per ti shenderruar ne greke apo per ta nenshtruar Shqiperine.
Se fundi si Greqia dhe Janullatosi u perziene dhe u nxune ne menyre flagrante duke abuzuar me eshtra te shqiptareve ne Shqiperine Jugore duke pretenduar se ata jane ushtare e oficir grek se ata paskan dhen jeten per "Vorio Epirin", a duhet edhe fakte te tjera per ta kuptuar fytyren e vertete te politikes shoveniste greke!..
Pra cka ka pasur deri me sot pozitive dhe te dobishme per Shqiperine dhe Shqiptaret deri me sot ne politiken dhe diplomacine greke, qe nga pavaresia e saj e deri me sot ne lidhje me interesat dhe ceshtjen shqiptare!...
Greqia nuk do ta mbeshtese Shqiperine as ne rrugen e Integrimit Europian pa ndonje interes apo"perfitim djallezor!,koha do ta deshmoje!...
I Nderuari Ate Nikolle Marku!
Edhe sot une pata rastin qe ta lexoi nje artikull interesant tuajin interesant dhe te dhembshem ne te perditshmen Kosovare"Bota Sot" me titull:"Orthodoksia Shqiptare nuk merret me eshtrat e ushtrive te huaja"!
Ky artikull i juaji, ishte edhe nje ze i arsyes, ishte nje klithme kombetare ishte nje apel kometare e historik!
Me keta rreshta te Juaj dhe kete brenge une u preka shpirterisht shume thelle edhe per te saten here!
Me besoni i nderuari Ate Marku,se ata rreshta qe keni shkruar Ju,mua mi mbushen syte me lote,por zemra qane me ze!., sepse per ate qe Ju ndjeni ne shpirtin tuaj te shqiptarit dhe e thuani vazhdimisht si shqiptare,si dhe per ate qe
Ju punoni e kembengulni vazhdimisht ,Ju lumte!., Zoti ju ruajt dhe ju bekofte perjete!
Une qe po u shkruaj nga zemra,si shqiptare dhe si nje individ, ndjeva nje obligim kombetare dhe moral t´u shkruaj dhe tu perkrahu prej se largu dhe si i tille jam
nje ze i vetem, nje ze i shkences dhe arsyes kombetare, qe jetoi jashte trojeve shqiptare ne mergate, ne perkrahjen e sinqerte dhe te perhershme te misionit tuaj
kombetare e fetare!
Ju njoftoi se ne arkivet perendimore,une kam hulumtuar 3 vite me radhe per nje figure te madhe Kombetare Shqiptare Papa Albanin dhe "Familjen Albani"...
Kjo Familja ka dhene 6 kardinale 5 senatora nje pape, nje shkrimtare, nje piktore te famshem dhe Z.V.Komandantin e Forcave te Armatosura te Venedikut!..
Aty kam gjetur deshmi te forta dhe shume te sakta, ta pa publikuara dhe te panjohura per publikun e gjere qe kanne karakter kombetare , mbi madheshtine dhe veprat patriotike te Papes Klementi i XI te Albanit,dhe familjareve te tij, nga Qytetet:Urbinoi dhe Bergamo te Italise,Familje e Shqiperise e cila kishte shkelqye per 220 vjet ne tere Europen e me gjere!
Nuk po u shkruaj me shume e tu marr kohe lidhur me kete Liber, sepse ai do te del se shpejti edhe para lexuesit,por ju them se Recenzenti i Librit tim i nderuari :UNI.Prof.Dr.Potz(Austriak Drejtor i shkalles se trete, drejtor i institutit dhe ligjerues i njohur ne Viene dhe jashte saje ), e quan librin tim ne parathenjen e tij si nje:
"Gur themeltar te rendesishem ne kthjellimin e tere historise papale"..,
Prandaj Ate Nikolle Marku une si autor i ketij libri, ju premtoi Juve se heredo kuredo kur te del libri im nga botimi, Ju, do ta keni i pari me rrespekt te madh nga une kete liber,si nje dhurate modeste per Ju dhe punen qe po benei ne ruajtjen e orthodoksise shqiptare nga helenizmi grek!!.
Une kete qeshtje te ketij libri e permenda vetem sa per kurajo dhe me nje qellim qe te ju them Juve se historia nuk shlyhet por e verteta here apo vone del ne shesh!
Edhe pse Papa Albani Klementi i XI te Albani, kishte vepruar me pontifikatin e tij ne shek. 17 (1700 1721),dhe ishte i panjohur dhe i harruar(apo i anashkaluar) per nje kohe te gjate nga historia e kombit te tij, ai perseri sot po behet prezente ne mesin tone ,per Popullin Shqiptare,te cilit popull vete Papa Albani me punen e tij patriotike ia kushtoi tere jeten dhe njeherit edhe mburrej me origjinen e tij shiptare!..
Me Papa Albanin lidhet Koncilli i Arerit"(1703), poashtu edhe Gramatika e Pare e Gjuhes Shqipe(Nga Maria Da lecce 1716), pastaj hapja e Dy Katedrave te Gjuhes Shipe ne Rome nga vete Papa Albani,pastaj Vepra enciklopedike:"Illiricum Sacrum" Iliria e Shejte me 9 vellime) etj...
Prandaj njerezit e medhenje Iliro Shqiptare si:Konstandini i Madh, Diocleciani,Probi,Justiniani,Anastasi,Skenderbeu,G
jenerali i Famshem Gjergj Dhimiter Bashta, Papa Albani, Vaso Pasha,Naum Veqilharxhi,Luarasi, Papa Kristo Negovani,Karl Gega,Gjergj Fishta,Marko Bocari,Vellezerit Frasheri,Qiriazet, Noli Konica, Ismail Qemali, Ahmet Zogu etj,kurre nuk do te harrohen nga Historia Kombetare, por perkundrazi emrat e tyre do te pertrihen dhe do te ngelin te shkruar "te shejte" dhe me "shkronja te arta",si ne ndergjegjen tone kombetare ashtu edhe ne Historine Kombetare Shqiptare!
Edhe Ju Z.Ate Marku, me punen tuaj,me sakrificen dhe misionin tuaj qe kryeni tani ne Shqiperi( qe nuk eshte fare i lehte), ne te mire te ruajtjes se Qenjes Kombetare, nga rreziku dhe turri helen (tani per tani si nje ze i vetem ne erresiren tone politike, fetare e kombetare),do te ngelni poashtu i pavdekshem per Historine Kombetare Shqiptare!
Ju Z.Ate Marku, jeni shenderruar ne nje Embleme te shtrejte dhe te rralle Kombetare e Fetare, e cila luftone vazhdimisht pa mbeshtetje te forte shteterore dhe institucionale ne ruajtjen e Kombit Shqiptare, ne ruajtjen e Autoqefalise se Kishes Orthodokse Shqiptare, ne ruajtjen e dinjitetit tone te neperkembur, mjerisht shpeshhere edhe te veteneperkembur dhe me fajin tone!
Mbrojtja qe Ju i beni vazhdimisht edhe pronesise se Godines se Shkolles Normale te Elbasanit,nga prifterinjet greke dhe Janullatosi 666,per qellime djallezore e asimiluese,nuk mund te paguhet me asje mirenjohje individuale apo thuhet me asnja flaje.
Ju Z.Ate Marku si nje Prift Ortodoks Shqiptare,me zemer e shpirte te madh shqiptari, me punen dhe perpjekjet tuaja te tanishme, jeni pasardhes i denje dhe i palekundur i te gjithe atyre prifterinjeve tane orthodoks shqiptare, te cilet dikur greku, nuk mundi ti bleje as me para dhe as me kercenime (mallkime),por ata per patriotizmin e tyre dhe atdhedashurine e palekundur i persekutoi, mallkoi, i perndoqi dhe i vrau (apo helmoi)!
Gjaku i tyre qofte i bekuar!,ndersa emri i tyre qofte i paharruar ne vetedijen, dhe historine kombetare shqiptare,sepse ata u flijuan dhe nuk u tremben nga helenistet e eger por perkundrazi ata ruajten kombin e tyre dhe fene orthodokse tek shqiptaret te paperlyer nga djallezia helene gjithenje me numer 666!
Po ky gjak dhe mund i tyre edhe krijoi se bashku me independencen edhe Kishen Autoqefale Orthodokse Shqiptare, te cilen sot Ju Z.Ate Marku me aq atdhedashuri e guxim e mbroni!..
Se fundi Z.Ate Marku,ne pamundesi qe ti them te gjitha ato ndjenja te mira vellazerore qe ndiej per Ju dhe qe i meritoni,mua nuk me mbetet gje tjeter vetem se edhe nje here ,t´ju deshiroj Juve nga zemra shqiptare shendet, mireqenje dhe jete te gjate per ta mbrojtur idene dhe misionin tuaj te veshtire te marrur persiper, si nje patriot i pathyer, qe punoni sot vezhdimisht ne te miren dhe dobine e kombit tone!
Zoti qofte me Ju!..
Zoti Ju bekofte!
Ju pershendet, Prof.Mag.Dr. Eqrem Zenelaj
II.Shtojce Ilustruese!
Kleriku Shqiptar, shkrimtari dhe atdhetari Fan Stilian Noli per keto gjera dhe kete politike djallezore greke dikur shkruante:
"TSA BISKUP GREKER NA E KANE MALLEKUAR GHUHEN DHE GNE ARCIPESHKEV ORTHODOXI.
EP LEJE TE VEJE PERPARA ALTARIT TE ZOTIT E STOLISUR SI NUSE E RE.
NGA KIO DO MOS KUPTOJNE DHE ATA ME KOKE FYEJTE CA MALLKIM I GHUHES SHCIP S´CE GNE URDHERAT E KRISHTIT,PO GNE DINAKERI E POSHTER E POLITIKES GREKE(...).
*).HHStA Wien.P.A.Karton Nr.1007,Liasse krieg 500 w,Albanien/K.und.k.Armee Oberkomando zu Op.Nr.25.492,Beilage 1/.
Nderkaq Gazeta:"Shqypnija e Re", e cila botohej ne Shkoder nen drejtimin e Hil Mosit dhe te Risto Siliqit, ne nje artikull te saje me titullin:"Barbarizmat Greke
Mi Shqyptare", shkruan:
"(...),lajmojne nga Katundi Vemblone se Grek ne Hermove,femijeve e foshnjeve iu kan pre gishtat e te medhajve i kan ngulun gozhda ner kâmbe e ne gjie!!...
Shum gra e burra nga katundet e Permetit i kan marre ei kan que ne Zagor te Tepelenes te cilave nuk i dihet gjallja a deka!.
Nje kapidan i ushtries Greke, ne Katundin Konespole,mbelodh te gjithe popullin ne nje shesh.
Si i zdeshen lakuriq i Vorren me ralle ner dega te pemve per kâmbesh e kryeposhte e keshtu xune te i rrahin me shkopi!..."
Terenzio Tocci shkruan:
Une s´jam i krishtere,s´jam musliman:
S´I nap lejen kerkuj me me pvete se c´fejet jam,
Pse feja m´perket sall muu, robve mi,et parvet´fees s´eme.
Popullit une I tham:Jam Shqyptar!.e mos t´m lypet maa teper!..
*).Taraboshi,Fletore e perditshme Shkoder,Nr.35,Shkoder 22,premte,23,kallnuer,1914.
Ne Gazeten:"Shqypnia e Re" qe dilte ne Shkoder, hasim edhe nje vjershe kushtuar vrasjes se Kristo Harallambit nga shovinizmi orthodoks grek,qe titullohet:
"Kujtim Pashkesh"
Per te ndjerin Ate Kristo Harallambin
I
NE FRURE,ME DIMNIN QE SHKOJ U MBUSHEN PLOT NAN VJETET
QE TRUPI UT MIZORISHT PER DHEE TE ZEZ´U KALLE
POR TI,NUK VDIQE OR´KRISTO!SE EMNÍ UT DO TE MBETET
NE ZEMER TE SHQYPTARVE GJITH HERE SIMBOLL I GJALLE!...
II
GREKERIT,DUERT E VETA,NE GJAKUN SHEJT I ZHYTEN.,
MELEQE QE NUK FSHIHEN SHPIRTIN TUE PERLY:
TY E VLLAN TÁN THEOLLOSIN ME SPATA BARBART J´U MBYTEN
PREJ SHKAJKUT,QE DOJSHI BESES N´GIUH´SHQYPE MI SHERBY!
III
PREJ BOTES E JO PREJ QELLIMIT! TE SHKOQI DORA BARBARE!
POR TI PUSHON I LUMTUN! KE LÂNUN TRASHEGIM...
FEMIA, E TU JÂN ´PROZET E VJERSHAT NE GIUH KOMBETARE
QE NDJENJAT N´A I PREKUN TE KEM´GJITHE HERE N´KUJTIM!
IV
KUJTIMET POME TRAZOJNE PER TY DESHMOR I SHTREJtE,
SOT KUR PASHKET KREMTOHEN NE SHQYPENIEN E LIRE;
TE ISHE I GJALL´E T´A THOSHE N´GIUH´SHQYPE MESHN E SHEJTE
QE SOT EDHE NE VORRIN E KE ATTE DESHIRE!..
V
PER GIUHEN E KOMBIT T´ONE VEPROVE KURR PA RESHTE
PUSHOVE VEC KUR TRUPI´YT PER TOK´U KALLE!
QÉ PRA SOT SHQYPNIA QE TI AQ FORT E DESHTE,
U BÂ NI SHTET NE VEDI.,KA MBRET´N´E VET NE BALLE!
MOS PRÂNI LOT MOS PRÂNI SE QE! KU ITIMET M´VANE
SE ESHTNAT E AT´KRISTOS AS SOT PREHJE S´DOT´KENE"
NEGOVANASIT E TIE! GJIUT MAMDHEUT U DANE!
NEN ROBENIN´E GREKUT M´GJYKIM T´EVROPES MENE!!!.
*).Gazeta:" Shqypnia e Re",Shkoder, 19.Prill, 1914/ nga:Risto Siliqi /.
Drite prej Drite!
Ndihem e prekur dhe njekohesisht e privilegjuar qe lexoj dhe lexohem nga juve...
Nuk di ne eshte e mundur te me njoftoni kur te botohet libri (nese ai do te botohet edhe ne Shqiperi). PAtjeter qe po! Do ta merrja pa u menduar gjate nje kopje te tij.
Ju falenderoj per informacionet e vyera
respektet emia drite prej drite
Hipokrit.
Eshte e kote qe te te citoj ate emer te vjedhur, apo ndonje nga ato mencurite e tua, qe kane dale nga nje mendje e tipit doktorature.
Me ato qe ke shkruar, je rreshtuar se bashku me shume te tjere, prijes i te cileve eshte nje njeri nga Elbasani, te cilet, vetem llomotisin, llomotisin, llomotisin dhe ... llomotisin.
Njerez si puna jote nuk i duhen shoqerise. Ato qe ke shkruar shko dhe ia thuaj Janullatosit perpara si burrat, dhe mos e poshtero burrerine e te pareve te tu, kosovareve. Doktoratura jote nuk na vlen. Ty te vlen. Mesa kuptoj, zgjuarsia jote, i ka hyre ne pune edhe Austrise. Uau. Bravo te qofte.
Lufta jote me pene eshte e pavlere. Letra, si puna e asaj qe ke shkruar zotrote, jane shkruar pa mase, dhe asnjera nuk eshte lexuar dhe konsideruar nga besimtaret e patundur shqiptare qe, sic e kam thene me dhjetera here, mbushin mbi 300 kishat qe ka ndertuar Janullatosi, dhe nga ana tjeter, u ka dhene entuziazem dhe hov, disa dhjetera njerezve materialiste, qe "mbushin" kishen e vetme "shqiptare" ne Elbasan.
E kupton o doktor? Kuptoje, dhe mos me bej shume filma mua.
Pse e ke lene atdheun? Pse me llomotit qe nga jashte? Pse nuk vjen ketu dhe t'i thuash ato qe ke rreshtuar me aq gabime gramatikore, ato "atdhetarizma" qe vetem emrin kane ashtu? He?
Dhe, nqs ke ndermend te pergjigjesh, pergjigju si njeri me shkolle, ashtu sic e ke proklamuar veten.
Duke patur sado pak shprese tek diplomat e tua, pres per nje pergjigje intelektuale, me arsye, fakte dhe vertetesi.
Shqiptari Ortodoks,
Stenli.
Re: Hipokrit.
hej Stenli
Mendon qe Anastas Janullatosi nuk eshte ne dijeni te revoltave mbare shqiptare??? Sigurisht qe eshte...Mediat kane muaj qe flasin per largimin e tij...Madje edhe mesazhi i mesiperm i dirte prej drite eshte pjese e nje artikulli te botuar ne gazeten KOha Jone....
Pra te gjithe po i meshojne Anastas Janullatosit te largohet...
Cudi si nuk di gje ti????Meqe jeton ne Shqiperi...Apo andej nga KOrca vetem TV Korcen dhe Tv Antena Jug kap??? PO gazetat nuk vijne andej???
Re: Re: Hipokrit.
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
hej Stenli
Mendon qe Anastas Janullatosi nuk eshte ne dijeni te revoltave mbare shqiptare??? Sigurisht qe eshte...Mediat kane muaj qe flasin per largimin e tij...Madje edhe mesazhi i mesiperm i dirte prej drite eshte pjese e nje artikulli te botuar ne gazeten KOha Jone....
Pra te gjithe po i meshojne Anastas Janullatosit te largohet...
Cudi si nuk di gje ti????Meqe jeton ne Shqiperi...Apo andej nga KOrca vetem TV Korcen dhe Tv Antena Jug kap??? PO gazetat nuk vijne andej???
Po ku jane keta besimtare ortodokse pra qe duan Janullatosin ???? Nuk e ndjen ti heshtjen e tyre???
Te mbushesh kishat nuk do te thote te perqafosh Janullatosin...
Heshtja e tyre mua nuk me duket nje fisnikeri ortodokse por nje pergjigje per te aprovuar qendrimin e atyre qe moren guximin per ta thene hapur se JAnullatosi duhet larguar...
Perendia,- mos e ke fjalen per Greqine??? Ti vazhdon t'ja keputesh kodra pas bregut
P.S Sa per Nikolla MArkun me beso qe nuk e njoh fare
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Po ku jane keta besimtare ortodokse pra qe duan Janullatosin ???? Nuk e ndjen ti heshtjen e tyre???
Heshtja e tyre mua nuk me duket nje fisnikeri ortodokse
Ti vazhdon t'ja keputesh kodra pas bregut
"Ngjallja"?? Ngjallja e kujt mo??? Si titull te vdekurish me duket. Ose si ndonje titull i ndonje filmi Thriller...Thuaj mamit mos te te lexoj shume libra te tille para se te te zej gjumi se lag krevatin pastaj...
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
"Ngjallja"?? Ngjallja e kujt mo??? Si titull te vdekurish me duket. Ose si ndonje titull i ndonje filmi Thriller...Thuaj mamit mos te te lexoj shume libra te tille para se te te zej gjumi se lag krevatin pastaj...
![]()
![]()
![]()
Janulli i vertet...
Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Janulli i vertet...
Stanley, ti kam lexuar të gjitha shkrimet që je besimtar je,që je i zgjuar po je ,megjithatë më duket sikur kto dy aftësit e (vetme) që ke; i ke pak si të tejkaluara,dhe dukesh sikur je i çik i ftof në b***:Më fal mor xhaxh por ktë përshtypje më ke lën.Besoj se s'bëra gabim që shpreha mendimin tim,pavarsish që nuk ma kërkoj njeri.Hajt pra ja kalofsh mir e me men në kok.
Citim:
Po citoj ato që tha Nigo
Stanley, ti kam lexuar të gjitha shkrimet që je besimtar je,që je i zgjuar po je ,megjithatë më duket sikur kto dy aftësit e (vetme) që ke; i ke pak si të tejkaluara,dhe dukesh sikur je i çik i ftof në b***:Më fal mor xhaxh por ktë përshtypje më ke lën.Besoj se s'bëra gabim që shpreha mendimin tim,pavarsish që nuk ma kërkoj njeri.Hajt pra ja kalofsh mir e me men në kok.
Agim Bacelli
Shënime udhëtimi nga Korça, Shtator-Tetor 2005
Bukuria dhe Shemtimi i Kishes Greke
Gjatë kthimit për në shtëpi, bëmë një vizitë tek Katedralja Metropolitane Orthodokse “Ngjallja e Krishtit” në qëndër të Korçës, ose Kisha Greke siç e quajnë korçarët. Një kishë e madhe, e bukur, e gjitha mermer i kuq nga ai i Polenës. Kjo katedrale është ndërtuar në formë kryqi, me katër apsida , me një kupolë qendrore, e rrethuar me hajat dhe me dy kambanore të larta. Ajo zë një sipërfaqe prej 1100 m2, ka volum rreth 12500 m3, lartësi 28 m. Në katin e nëndheshëm (970 m2), ka mjedis për pagëzimet, paraklis dhe sallë mbledhjesh. Për ndërtimin e saj u shpenzuan më shumë se 2.5 milion USD.
Ngjitëm shkallët e shumta. Në portën e madhe tek hyrja, ndezëm disa qirinj për shpirtërat e të dashurve tanë të vdekur, hodhëm disa para në vëndet e caktuara dhe pastaj hymë brënda në sallën e madhe të lutjeve e cila më habiti. Ishte vërtet e bukur, shumë e bukur në pamje, dhe gjëja më e bukur që më më plqeu më shumë, ishin shqiponjat e shumta dykrenare që gjendeshin kudo; në rrugicat, në qilimat, në shpinoret e karrikeve e në shandanët e mëdhenj të ndriçimit. Ndërsa në brëndi të dhomës së popit (priftit) që është përballë sallës, vinin zëra të gëzuar në gjuhën greke. Çdo i mënçur e kupton menjëherë se ka të bëjë me një instutucion të lartë të fesë orthodokse që nga jashtë është shumë shqiptare dhe nga brënda është tërësisht greke! Një Kalë i Mrekullueshëm Troje në zemër të qytetrimit shqiptaro-trojan.
Një grua që shërbente atje, na drejtoi dhe na ndihmoi të shinim gjithëçka dhe në fund na tha, “Përballë, në pjesën pas vëndit ku prifti drejton meshën, është zyra e priftit dhe sot atje është Mitropoliti i Follorinës, Hirësia e Tij Theokliti i cili ka erdhur nga Follorina prandaj ju lutem mos bëni zhurmë dhe kur ai të dalë jashtë, puthini dorën dhe i thoni jassou (geia sou) e kur ai tju thotë, ti kanete (geia sou), ju përgjigjuni efkaristo (Eucaristw) !” E pyeta zonjën e nderuarë pse duhet të flasim greqisht këtu në kishën tonë, në tokën tonë, në Shqipërinë tonë?! Boll ju është ndaluarë shqipja shqiptarëve në Greqi!
Skandali në kishën greke
Kur doli peshkopi grek së bashku me disa priftërinj të tjerë, i pari u sul drejt tij David, australiani pak i leshtë, dhe i puthi dorën, Mark nuk lëvizi nga vëndi, gruaja e tij Carolyn shkoi pas David duke marrë edhe vajzën Judy dhe të dyja i puthën dorën popit. Unë dhe djali i Mark-ut, Scott, u ngritëm në këmbë në shënjë respekti por nuk u afruamë që ti puthim dorën. Mark vazhdonte të mos lëvizte nga vëndi! Popi grek na u afrua dhe na dha dorën, dhe ne, sigurisht ja dhamë, duke u përkulur pak por pa ja puthur, ndërsa Mark përsëri nuk lëvzi nga karrikja. Popi foli diçka greqisht por ne ja kthyemë shqip dhe ai për çudinë tonë na foli po shqip! Një shqipe të keqe por gjithësesi kuptohej mirë. Ai na tha, ”Gëzuarë bij!” dhe pastaj ju drejtua Mark, “Ju biri im eni keq? Zoti ju ndihtë.” Unë ja përktheva Mark dhe ai ja ktheu në anglishten e tij me një ‘bombë’, “Unë nuk e njoh zotin tuaj! Unë kam një Zot tjetër që e ka tërë bota, ju keni një zot që është vetëm juaj!” Siç duket askush nuk kuptonte anglisht dhe kërkuanë ndihmën time por unë ju thashë se nuk dija shumë dhe smundesha dot ti përktheja ato fjalë, kështu u mbyll një skandal që nuk fyeu popin grek dhe tërë Greqinë por tim kushëri Mark, i cili më bërtiti që tja përktheja atij qeni gjithë sa ai tha!
“Armiqtë më të mëdhenj të Shqiptarve janë grekët fanatikë me fenë e tyre”
Më pas e pyeta Mark pse nuk tregoi aspak respekt për Priftin e Madh por përkundrazi e sulmoi aq ashper! Ai më shpjegoi i nevrikosur se grekët i ka njohur mirë kur ne bashkë ishim në Greqi dy vjet më parë dhe se kurrë nuk i harronte edhe fjalët që i jati (xhaxhai im) i kishte lënë si amanet se, “armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë grekët fanatikë dhe feja e tyre.”
Im kushuri kishte shumë të drejtë. Në Shqipëri është vrarë Pavarësia e Kishës Orthodokse Shqiptare, e fituar me gjak, vështiresi dhe sakrifica, që në vitin 1909 nga përpjekjet titanike të Nolit dhe shqiptarëve të Amerikës që shpallën Pamvarsinë e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare nga kisha greke e cila qëllim kryesor kishte dhe ka gllabërimin shpirtëror dhe psikologjik të orthodoksëve shqiptarë, që nëpërmjet fesë shqiptarët ta ndjejnë veten grekë. Kjo gjë ka qënë dhe është edhe sot një marifet dinak grek i praktikuar prej shekujsh për të
shkombëtarizuar dhe aneksuar trojet e jugut të Shqipërisë.
Autoqefalia (vetanekësia) e Kishës Shqiptare po merr goditje të rënda
vdekjeprurese nga revanshi që ka marrë kisha greke në Shqipëri dhe
nga disa antishqiptarë - shqiptarë të Shqipërisë dhe jashtë saj.
Vërtetë priftërinjtë orthodoks (një pjesë e tyre) mundohen të predikojnë në shqip por në një shqipe të mbushur plot e përplot me fjalë kishtare greke dhe të huaja që synojnë të futen me dhunë në gjuhën shqipe! Si p.sh., “liturgji”, në vend të “meshë”; “eukaristi”, në vend të “falënderim”; “triadik”, në vend të “trinik”; “enori”, në vend të “famulli”, e shumë terma të tjerë, të dokumentuar këto në shypin dhe botimet e përditëshme, janë të huaja dhe si rrjedhojë shpirtërisht të dëmshëme për besimtarët ortodoksë shqiptarë, të cilët ndodhen në fazën e “rizbulimit” të besimit të tyre stëratëror, siç thotë At Foto Cici.
Greqizimi i Korçës dhe tërë Shqipërisë
Mllefi i shqiptarit të lindur në Australi nuk do mbaronte me daljen jashtë nga Katedralja Orthodokse, më e madhja e këtij lloji në Shqipëri. Mark la pa parë më tutje Korçën turistike dhe mu drejtua mua që ta njoh me veprimtarinë e fesë greke dhe veprimtarinë e tërë Greqisë në Shqipëri. I thashë se nuk kam shumë njohuri pasi unë jam shkëputur prej Korçës 11 vjet më parë dhe se vij çdo vit si bir - mysafir i Korçës dhe jo si bir - vëndali. Më pa shumë i habitur sikur s’më kishte parë kurrë. Diçka deshte të më thoshte por e mbajti gojën.
Sidoqoftë, unë i bëra një panoramë të shkurtër duke i thëne se Greqia është ulur këmbëkryq në Shqipëri. I pari i fesë orthodokse është një grek që quhet Janullatus dhe që asnjë qeveri nuk bën dot pa i marrë dorën hirëësisë së tij, ja p.sh. kur u hartua kushtetuta Shqiptare, në tavolinën e bisedimeve për bërjen e saj qe i ftuarë edhe Kryepeshkopi Janullatos! Toka të shqiptarëve në jug u janë dhënë minoritarëve grekë dhe ligji për dhënien e tokave pronarëve nuk bëhet në Shqipëri sepse nuk duanë grekët! Disa toka të tjera, ish prona shtetrore, u janë shitur grekëve të Greqisë për një kothere buke! Një bazë e rëndësishme detare u është dhënë po grekëve! Ministria e Kulturës Greke kontrollon tërë historinë e shkruarë shqiptare dhe nuk lejohet të shkruhet historia jonë ashtu siç ka qënë po qe se nuk u pëlqen grekëve! Një marveshje Greko-Shqiptare ka bërë që në Shqipëri të ndërtohen shkolla dhe kisha greke! Në Shqipëri është ngritur një Universitet Grek dhe 12 shkolla të mesme. Ndërsa shkolla tetëvjeçare greke ka në tërë fshatrat shqiptare ku banon qoftë edhe një orthodoks shqiptar!!
- Stop it!! Po më çmënd! Të gjitha sa më thua janë të vërteta apo kërkon të tallesh me mua?! - Do të më ndërpriste Mark.
- I dashur Mark, fatkeqësisht të gjitha sa të thashë janë të vërteta por ka edhe më…
- Menjëherë dua të shoh një shkollë greke!
U nisëm menjëherë në Bulgarec dhe ndalëm tek shkolla greke që sapo kishte filluarë të ngrihej. Takuamë një bulgarecar që na u prezantua me emrin Engjëll Plepi dhe e pyetëm sesa grekër ka Bulgareci.
- Grekër!? A jeni në metro? Pse më pyesni mua për këtë gjë?! Agimi është bulgarecar dhe e di më mirë se unë që në Bulgarec s'ka patur kurrë grekër!
- Unë e dij, - ndërhyra, - por kushuriri im don të dëgjojë nga ju që banoni këtu rreth këtij problemi pasi aty po ndërtohet një shkollë greke! Si është e mundur që ju ta lejoni këtë gjë kur Bulgareci s'ka asnjë minoritar grek?
- Kush na pyet neve o derzi! Ata që drejtojnë fshatin, Korçën apo Shqipërinë, mbushin xhepat nga paratë greke dhe as pyesin nëse ka grekër apo marsianë aty!
Takuamë dhe një orthodoks, një shokun tim, nga Bulgareci. Ai quhet Theodhori Piperi. I bëmë të njëjtën pyetje:
- Sa minoritarë grekër ka Bulgareci?
Ai na pa të habitur dhe na u përgjigj me një pyetje retorike:
- Ti Agim je grek apo shqiptar?
- Sigurisht që jam shqiptar.
- Po nuk e di ti që në fshatin tonë s'ka patur kurrë grekër dhe askush nuk di greqisht me përjashtim të tyteti që dinte pak greqisht?!
Kur e pyetëm pse po ndërtohet shkolla greke, ai na dha të njëjtën përgjigje si Ëngjëlli.
- I dashur Mark, nëse dëshiron, unë kam akoma për të treguarë disa të zeza greke nga ato që të thashë? - E pyeta unë.
- Po të dëgjoj, - më tha Mark.
- Do thuash ti pse ata kanë filluarë të ndërtojnë një shkollë greke në Bulgrec? Grekët nuk kanë shumë faj pasi në Bulgarec, nja 50 familje janë deklaruarë grekër! Ata janë regjistruarë si grekë tek shoqata “Omonia” ose tek Partia e të Drejtave të Njeriut që është parti greke duke u thënë se, “ne nuk dimë greqisht dhe nuk kemi asnjë identitet grek pasi Enver Hoxha ta priste kokën po të flisje greqisht apo të thoshe se je grek!!” Këta tipa që janë regjistruarë grekër, kanë shumë privilegje të veçanta si p.sh. marrin viza për në Greqi, shkojnë e punojnë atje, marrin pensione greke, bile disa djem kanë kryerë edhe ushtrinë në Greqi siç qe rasti i atij djalit të pronarit që takuamë tek restoranti “Kristpal” në të hyrë të Drenovës e që na tha se ksihte kryerë ushtrinë në Greqi! Në Korçë dhe në disa fshatra si p.sh. Drenovë, Boboshticë, Voskopojë e gjetke, ka shumë vllehë të cilët janë arumenë dhe flasin një gjuhë të përafërt me rumanishten por, sot ata janë deklaruarë pothuajse të gjithë grekë!
- What? Did you say the most of them don’t want to be considered Aromunians, but Greeks? Why? (Çfar? Ti the se shumica e tyre nuk duanë të konsiderohen Arumenë por grekë)! Përse?
- Po ti pyesësh vllehët, ata të thonë, “Sepse, Greqia sot është i vetmi shtet në Ballkan ku janë kthyerë sytë e tërë ballaknasve!!” - Ju përgjigja.
- Ndërsa për ata shqiptarë që nuk deklarohen grekë, Greqia përdor “Fshesen” -vazhdova unë, - ose i mban në Greqi pa dokumente, i shfrytëzon barbarisht nëpër punëra të zeza, përdor gjithashtu një torturim të emigrantëve me lejët e qëndrimit (edhe pas kushedi sa vitesh qëndrimi, atyre iu duhet të presin muaj të tërë për një vizë gjashtëmujore, apo në rastin e mirë njëvjeçare), mosnjohje e minoritetit shqiptar në Greqi, (mos shkojmë më tej të së drejtës së shkollimit në gjuhën amtare shqipe), mosdhënie e të drejtës se pronave çameve. Shteti grek nuk njeh minoritete etnike brënda kufirit të vet, ama shikon t’i kërkojë shtetit shqiptar që populli të këtë të drejtën e vetëdeklarimit të kombësisë dhe fesë, gjë që qeveria Berisha po ngul këmbë që ta bëjë!!
Një bulgarecar na tha se ka fshatra që skanë fare shkolla shqipe por greke si p.sh. Polena te cilës i kanë marrë falas mermerin për te ndertuare FERRIN!
Më zuri një dhimbje kokë edhe mua që fillova ti kujtoj të gjitha veprimtaritë e njohura antishqiptare që bën Kisha Greke dhe Qeveria Greke në Shqipërinë Vakante! O Zot, thashë, pse nuk hapet dheu e të na përpijë të gjithëve kur nuk jemi të zot të bëhemi zotër të shtëpive tona!
Dita do të mbaronte e “nxehtë” dhe Mark nuk do të flinte atë natë gjumë duke thënë, “Si mundet vallë që shqiptari të punojë për Greqinë dhe jo vëndin e vet?! Kjo gjë do të më mundojë për tërë jetën.”
O Petrit!
Tani per tani nuk kam edhe aq kohe te te kthej pergjigje, ose me sakte, t'i kthej pergjigje ketij Agroni qe jam shume i sigurt qe eshte njeri qe nuk ekziston, por qe, i ziu, eshte pjelle e mendjeve si puna jote qe vetem duan te flasin keq kunder Kishes se Tereshenjte Orthodhokse dhe Kryebariut te Saj te Tereurte, +Anastasit.
Te thashe qe nuk kam kohe, por do ta lexoj edhe nje here "udhetimin" dhe atehere do te pergenjeshtroj te gjitha sa jane thene dhe do plotesoj ato qe jane cunguar.
Mos kij frike, ti je e Verteta e Debilosur.
Stenli.
ja njeriu tipik bukshkale.. duke mos pasur asnje argument, i versulet parafolesit... me ofendime te poshtra...
po ti s'e kupton more i indoktrinuar qe ato qe thua jane non-sense..dhe te nxjerrin bllof... ti e ke marre vendimin qe do ta pergenjeshtrosh,... ti pa e ditur akoma qenke i sigurte qe udhetimi qenka i rreme.. s'e kupton more i indoktrinuar qe ti ke arritur ne perfundim, pa e analizuar shkrimin njehere, madje pa e lexuar...
kritika jote s'do te vleje asnje dhrami pas kesaj qe ke thene, sepse kjo eshte njelloj sikur nje i pandehur te marri nje here vendimin nga gjykatesi, pastaj jursitet te mundohen te gjejne fakte qe te mbeshtesin kete vendim... e kupton ore.. apo u be shume e komplikuar tashme...
hajt investigaqis te mbare.. te fala terecaceve.
Re: O Petrit!
Citim:
Po citoj ato që tha Stanley
Mos kij frike, ti je e Verteta e Debilosur.
At Nikolla Marku, pervec te tjerave, eshte dhe nje historian te cilit nuk i bie asnje fakt poshte.
Ne kete leter te sjelle flitet per sllavet dhe ardhjen e tyre ne Ballkan.
Sikur t`i referohemi Bibles tek letrat e apostullit Pal, cdo kush del ne perfundimin se;
Apostulli Pal, as qe i permend sllavet ne letrat e tij ashtu sic permend Ilirikun apo greket.
Pra, nga kjo del se, kur apostulli Pal, vizitoi keto vise, nuk kishte sllave.
Sllavet kane ardhur ne Ballkan 700 vjet deri ne 900 vjet pas Krishtit.
Kujdes...thashe pas Krishtit.
Me zor te madh, formuan nje shtet qe i dhane emrin Jugosllavi, qe po te zberthehet, eshte kompozite akademike e formuar nga dy fjale, pra jug dhe sllave. (sllavet e jugut)
Kompozimi gjuhesor dhe akademik i emrit te nje shteti, verteton joautoktonine e ketij shteti.
Kemi Korea e Jugut dhe Korea e veriut, qe per arsye politike, jane formuar dy shtete me qeveri ne vete.
Kishim me pare, Gjermania Perendimore dhe Gjermania Lindore, etj.etj.etj.
Pra, emri Jugosllavi (sllavet e jugut) ishte nje emer i sajuar. (ashtu si dhe vete ai shtet)
Tani, tek pretendimet sllave se gjoja paskan sjelle krishterimin ne Ballkan, nuk ka klloun qe te mos qeshe me kete te pa qene.
Sllavet nuk e kane hallin tek krishterimi, (sidomos serbet), por ata e kane hallin tek arsyeja politike per ceshtjen e Kosoves, te cilen e quajne toke te tyren.
Por, Biblen nuk mund ta korruptojne se!
Nuk lene fakt e ngjarje pa fallsifikuar neper librat e tyre, ku mbi te gjitha mashtrojne popullin e tyre, per gjoja vjetersine qe kane ne Ballkan. Paguhen pseudo akademike per te nxjerre teorira te rreme, por megjithate, edhe keta akademike nuk bejne gje tjeter vecse nje vrime ne uje.
Sllavet bertasin shume per betejen e Kosoves ne vitin 1384 me duket, ku kete beteje e fituan turqit.
Tek kjo beteje kishte shqiptare, boshnjake, serbe, malazeze etj. Pra ishte nje koalicion i cili luftonte kundra turqve, megjithate ata e humben ate beteje.
Edhe kete beteje serbet kerkojne ta fallsifikojne se gjoja kane qene vetem ata ne ate beteje.
Dhe dicka tjeter.
Ne betejen e Kosoves, ne, atehere nuk e kishim emrin shqipëtar.
Si erdhi ky emer?
Me qe ishte nje koalicion i madh sic thashe dhe me lart, e lypte nevoja qe njerzit te njiheshin se cfar kombesie kishin, kjo gje ishte e nevojshme edhe gjate betejes qe te mos vrisin njeri tjetrin pjestaret e koalicionit. Per kete arsye ne veshjet e tyre kishte shenja dalluese.
Arberit kishin ne gjoks nje shqiponje me dy koka dhe, prej kesaj, ata quheshin shkabëtarët
Edhe sot ne gjuhesi, fjala shkabë fjala shqipe apo shqiponjë jane sinonime dhe nuk kane asnje ndryshim ne kuptimin e tyre.
Pra nga shkabëtarët sot e kemi shqipëtarët qe eshte po e njejta fjale pa asnje ndryshim.
Habitem nga nje here me disa qe sjellin ketu nje fare akademiku ne fushen e gjuhesise, nje kroat me emrin Stipcevic me duket, te cilin dhe une, nje forumist qe jam askushi ne cdo fushe, e hedh poshte me llogjike te thjeshte.
Pretendimet sllave, se gjoja kane sjelle krishterimin jane nje komedi zbavitese.
I gjthe problemi eshte vetem tek Kosova, askund tjeter.
Do ishte nje shpresë e kotë që shpifjet kundra kreut të “Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare” të ndaleshin nga vetë personat, të cilët i ngrejnë këto fyerje. Dhe në fakt unë nuk dua të merrem me to, sepse ato duken qartë që janë trillime, ngarje të sajuara dhe pa fakte. Dua vetëm të kujtojë dy gjëra.
a) “Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare” njihet nga vetë shteti Shqiptar dhe institucionet më ta larta të tij dhe jo vetëm kaq, por respektohet dhe vlerësohet kontributi i saj i dobishëm në shoqërinë Shqiptare. Komunitet e tjera fetare në Shqipëri si Kisha Katolike dhe Komuniteti Musliman nuk mbajn qëndrim të tillë, por edhe më të afërt ato jo e vetëm e vlerësojnë, por solidarizohen vëllazërisht me misionin e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Të njëjtë gjë bën edhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare për këto komunitete. Por fakti më kryesor është se vetë besimtarët e krishterë Ortodoks e vlerësojnë veprën Hyjnore të kishës së tyre si dhe të kreut të saj Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, detit, perëndimit dhe gjithë Shqipërisë dhe nuk pranojnë që tendenca të ndryshme dashakeqe të shpifin dhe ta ngatarrojnë kishën dhe kreun e saj me politikën, ose ta njesojnë Ortodoksinë me Elenizmin, gjëra të cilat s’kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrrën. Gjithashtu Kisha jonë Ortodokse njihte nga të gjitha Kishat e tjera Ortodokse kudo në botë. Ky fakt i shton asaj jo vetëm legjitimitet, por edhe vlera si kishë dhe si organizëm kanonik Hyjnoro-njerëzor.
b) Pika e dytë ka të bëjë me atë që thuhen për Kishën Ortodokse. Në një shoqëri të përparuar dhe në mediat e saj të gjitha këto shpifje dhe ofeza ndaj integritetit të një institucioni fetar, ose çfarëdo institucioni, si dhe ndaj vetë drejtuesve të këtij insitucioni do dënoheshin rëndë me masa fatale. Sepse liria e fjalës vërte na jep të drejtën ne që të shprehim lirshëm nje mendim të pjekur ose amator, por kurrësesi nuk na jep të drejtën ne që të shpifim duke cënuar individë, grupe shoqëror dhe personalitete të ndryshme. Kuptohet që në një forum virtual mund të hidhen lloj-lloj mendimesh të lira, por në çfarëdo hapsire qoftë edhe një hapsire humoristike të këtij forumi nuk duhet të lejohet të cënohet integriteti i një personi dhe jo më të cënohet figura më e lartë e një bashkësie fetare deri në atë pikë që të preken dhe ndjenjat fetare të një pjese të popullit tonë sepse të gjitha këto skrime të papërgjegjëshme shkojnë krejtësisht kundra normave elementare demkokratike dhe njerëzore.
Edhe një herë kujtoj se është e kotë shpresa që të ndalen shpifjet e disa personave madje deri në atë pikë që në një hapsirë për Besimet fetare të fyhen ndjenja fetare të një X besimi, por shpresat e mia nuk veniten në seriozitetin e shumë personave që janë pjesë e këtij forumi, por edhe të personave përgjegjës të këtij forumi, të cilët mendoj se do ta kuptojnë fare qartë shqetësimin tim dhe do dinë të veprojnë në dobi të këtij forumi dhe të lirisë së vërtetë të fjalës.
Ketu ne kete pyetje patriotike, me te drejte nje At shqiptar, pyet nje At tjeter jo
shqiptar sic eshte Janullatosi.
Aty kemi vitin 1908.
Kemi refuzimin e varrosjes se nje te riu shqiptar nga kisha greke.
Perse valle duhet te jete ky refuzim?
Djali shqiptar...edhe ai ka qene nje bir i Adamit, ishte nje shpirt qe mbasi iu mbarua fryma, morri rrugen per ne Meshiren e Zotit.
Ne qoftese ka patur zera se do te ndertohej nje kishe shqiptare, atehere me c'te drejte kisha greke refuzon varrosjen e djalit shqiptar?
Tek e fundit, djali shqiptar, nuk ishte ndertuesi i kishes shqiptare. Ai ishte nje njeri i cili pati fatin e keq qe vdiq ne moshe te re. Por, edhe ndertuesi i kishes te ishte, perseri ai ishte nje njeri, por qe fliste gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar.
Ne kete rast, vetem me hedhjen e ideve te nje kishe nga ana e shqiptareve dhe me nje here kisha greke merr masa anti shqiptare, duke kryer blasfemine e mos varrosjes se nje njeriu.
A ka kerkuar kisha greke falje per kete blasfemi?
Ne qoftese Vatikani ka patur gabime gjate historise se tij, i madhi Papa Vojtila ka kerkuar falje ne emer te kishes katolike. Kete e ka bere per ngjarjet e para 300 apo 400 vjeteve. Por, te pakten kisha katolike, nuk e ka bere nje gabim te tille sic eshte mos varrosja e nje te riu i cili nuk kishte asnje mekat ndaj kishes, ashtu sic ishte i riu shqiptar, pra i mosvarrosuri nga ana e kishes greke.
Tani, dalim tek qellimet qe kjo kisha greke paska patur edhe nje shekull me pare ndaj kombit shqiptar.
Nuk e teproj aspak me kete, sepse i mosvarrosuri ne kete rast, perfaqeson kombin shqiptar.
Kjo trashegimi qe qarkullon ne kishen greke e ka prejardhjen e saj, qe nga shekujt e kaluar, pasi vete fakti i mos varrosjes se nje shqiptari nga kisha greke e deshmon kete gje.
Eterit qe nuk pranuan te varrosnin djalin shqiptar, ne cfar do moshe te kene qene jane te shekullit 19.
Kjo gje del sipas nje llogarie te thjeshte, se ata kane qene te lindur ne shekullin e 19. (Aty lart kemi vitin 1908)
Perse paskan kaq urrejtje prifterinjte greke per shqiptaret?
Ne manastirin e Kallamates, kam qene dhe vete personalisht.
Nje grek, i tha nje murgu: - Ta pagezojme kete djalin se e kemi alvanos dhe atje nuk ka patur fe.
Murgu, sic ishte tek dera, sapo me pa tha - Per kete djale ka nje vend ne dete.
Pra me kete fraze deshmohet qarte dhe hapur, urrejtja qe ka kleri grek per shqiptaret dhe Shqiperine.
Perse grekeve u vret syte fjala shqiptar?
Perse greket me cdo kusht duan te shkaterrojne cdo pasuri shpirterore qe kane shqiptaret, duke filluar qe nga kisha e vertete shqiptare apo Autoqefale?
Ku eshte qellimi?
Qellimi eshte uzurpimi!
Qellimi eshte vrasja e identitet te vertete shqiptar.
Kjo eshte arsyeja qe Janullatosi nuk largohet nga Shqiperia, pasi si dhe eterit e dikurshem qe nuk pranuan varrosjen e djalit shqiptar, edhe Janullatosi vazhdon ne rrugen e tyre, duke mallkuar aeroplanet e NATO-s qe bombardonin Serbine dhe, nga ana tjeter asnje here nuk ka folur per varret masive te kosovareve.
Si eshte e mundur qe edhe ne shekullin e IX, greket kane patur kaq urrejtje per identitetin e vertete te shqiptareve? Qe nuk varrosin trupin pa jete te nje te riu?
Ne kete rast, nga cila ane eshte Satanai?
Kemi nje trup pa jete.
Kerkon sherbese fetare.
Ku eshte detyra e kishes dhe e cdo kishe ne bote?
Ne rastin tone, ku eshte detyra e kishes qe na paska qene kishe greke?
Ne thelb, kisha eshte kishe e Krishit dhe jo e grekeve apo e shqiptareve.
Perse tallen greket me kishen e Krishit?
Perse nuk rrespektojne greket kishen e Krishtit?
Prej kesaj mos varrosje, del hapur se greket e mbajne veten si pronare te kishes se Krishtit.
Kush i beri greket pronare te kishes?
Kush u a dha kete autorizim grekeve?
Sipas kesaj sjelljeje satanike, si del kisha greke perballe Zotit?
A del si nje kishe qe i sherben njeriut qe ka krijuar Zoti, apo del si nje kishe qe mundon njeriun qe ka krijuar Zoti.
Kush eshte ai qe mundon dhe i ben keq krijeses njeri qe ka krijuar i madhi Zot?
Pse nuk u varros djali shqiptar?
Janullatosi nuk pergjigjet.
Ka te drejte!
Nuk do ta pranoje kurre ne menyre te hapur se, kisha greke as qe ka lidhje me shpirtrat e njerzve.
Nuk mund ta pranoje hapur se kisha greke punon per rrenimin e Shqiperise.
Nuk do ta pranoje hapur se dhe vete Janullatosi ben cmos, te shkaterroje shqiptarizmin, per te cilen dhane jeten mijera shqiptare duke filluar qe nga rilindasit tane.
Ne qoftese kisha greke e mban veten balle lart, atehere perse ka frike te pergjigjet tek kjo pyetje shume e thjeshte qe ka bere At Nikolla Marku?
Po ashtu, edhe vete Janullatosi, ne qoftese e mban veten si ''hiresi'' perse nuk jep pergjigje ne kete pyetje te thjeshte?
Cfar del nga kjo?
Del qarte spekullimi qe vete Janullatosi po ben me SHqiperine.
Del mafjozeria qe vete Janullatosi po ben me Shqiperine.
Del pa turpesia qe vete Janullatosi tregon ne karakterin e tij.
Mediat shqiptare u cane duke folur negativisht mbi Janullatosin, dhe ky prift grek, ben ate sjellje qe ben dhe nje hajdut te cilin te tere e tregojne me gisht dhe perseri vazhdon te vjedhe.
Ku eshte morali i Janullatosit ketu?
Mobidik ciles rrace i takon ti ketu spo duket gje?
Ku jan ato garipat mer, se po i pres?
Ave Cesare.
Ky Mobi dik, ka hy ktu per te dale fitimtar tek Janullatosi, pashe se ka vetem 22 mesazhe dhe pothuajse 99% i ka per Janullatosin.
Kontrollova temen, dhe ne kete teme, vetem 4 vete jane pro Janullatosit, pra vetem 4 greke, te tjeret, qe prej ketyre quhen injorante etj.etj, apo marrin ironira e fjale fyese, qenkan budallejte sipas ktyre te katerve.
Mrekulli, por, keta te zgjuar, nuk po tregojne asnje vlere, qe te detyrohem dhe un ta quaj pjesen tjeter si, injorante, pjese ku jam dhe un.
Duhet t'ua shtojne rrogen o Mobiljet e Dikut, qe te luftoni sa me shume kundra shqpitareve.
Me keto sulmet e tjera ndaj “Janullatosit” vertetohet dhe nje here ajo qe une kam thene pak me pare. Njerezit qe jane mesuar te shpifin s’do te ndalen kurre. Dhe me te vertete ne keto akuzat e fundit treguat edhe nje here se ata qe akuzojne padrejtesisht kane vetem nje menyre te funksionuari ne mendjen e tyre. Po pse kush te jep te dretjen ty o njeri qe me nje histori ku nje murg greg paska shperfillur nje shqiptar te akuzosh ne menyte indirekte dhe pa lidhje kreun e kishes tone vetem sepse ai eshte grek?!!!! Po ja le ta marr te vertete kete historine tende dhe madje po ti quaj qe te dy murgjerit antishqiptare megjithese ti padashur ke thene ne historine tende se nje e donte pagezimin e atdhetarit tone (dmth nuk kishte ndonje gje kundra) cdo te thote kjo??? A ka vend ku te rri kjo? Dmth sipas teje te gjithe njerezit qenkan nje prerje jo te ndryshem. Sa mire me kujtove kohen e Xhaxhit ku u synonte te beheshin te gjithe njerezit njesoj madje i jepnin te vishnin edhe rroba te njejta. Po ja po te them une se grek nacionalista nuk ka vetem dy sic thote ajo historija jote qe une e marr per te vertete ka me shume, por kjo kurresesi sdo te thote se te gjithe prifterinjte jane nacionalista ose antishqiptare vetem pse ti po me permend dy murgjer. Sepse ashtu sikurse mund te permenden dy nacionalista une mund te njoh 10 here me shume se ty prifterinj te devotshem qe se ngaterrojne me nacionalizima besimin. Po ashtu njoh edhe dy nacionalista te skajshem shqiptar qe punojne me nje agjensi turistike ose dy te tjere qe punojne ne televizion dhe qe urrejne vendet e tjera si Ameriken Italine Francen, etj, por kjo sdo te thoete qe une te akuzoj te gjithe agjensite dhe televizionet per nacionalizem te skajshem dhe per qellime dashakeqe ndaj vendeve fqinje. Une njoh edhe nacionalista me mendje te mbyllur ne kete forum qe hiqen si pseudopatriot, por kjo sdo te thote se i gjithe forumi eshte i tille. Jo ende kam besim se ky forum do te jete aq i pergjegjegjshem per te mos lejuar qe te ofendohen dhe cenohen ndjenjat fetare te nje pjese te Shqiptareve dhe vete “Kisha Ortodokse Autoqefale” dhe kreu i saj me shpifje si mallkimi i bere nga Kryepeshkopi ndaj avjoneve te Natos!!! Cjane keto brockulla qe leshohen keshtu pa asnje fakt dhe pa piken e pergjegjesise? Ju akuzoni Kryepeshkopin tone sepse disa prifterinje grek s’kryen sherbesen e varrimit ndaj nje te riu! Po a ka llogjike kjo?! Po ka nje llogjike ka llogjike te njejte me ate te nacionalisteve grek, qe na akuzojne ne Shqiptaret si te pafe sepse 100 vjet me pare disa shqiptare kan vrare nje peshkop grek!!! Nejse gjithsekush mund te jete i lire te jete nacionalist i skajshem apo pseudooatriot, por askush s’ka te drejte te shpife, shaj dhe fyej ndjenjat fetare dhe kreune e nje Kishe legjitime si nga ana e Shtetit ashtu edhe nga ana kishtare.
Mobidik kujto se njrezit nuk e dine qellimin e asfalise greke?
Si ske turp nga vetja se dukesh qesharak ne mesin tone , ne nje forum shqiptar nje njeri i shitur qe vjen e na ben propaganda fallso,ik laj enet se e maroi dreken janullatosi ene ec prap se ktu jemi ne kemi qef me ba icik humor me ty robot teknik.
Citim:
Po citoj ato që tha mobidik
Po pse kush te jep te dretjen ty o njeri qe me nje histori ku nje murg greg paska shperfillur nje shqiptar te akuzosh ne menyte indirekte dhe pa lidhje kreun e kishes tone
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.