Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
F.15:
"Shumë popuj si maqedonët, epirotët, dakët, trakët nuk janë quajtur ilirë, por të dhënat tregojnë se ato kanë qenë të një etniciteti me ilirët. "
Nuk e dimë përse autorja jonë i quan epiriotët , epirotë!?
Të gjithë popujt e asaj kohe me fera, kultura, gjuhëra, veshje, mënyra jetese, tradita, rite, etj. të ndryshme, përmblidhen në një etni, pra në një komb, çfarë do të thotë: 1. gjuha është e njëjtë; pak a shumë edhe 2. kultura fetare+3. ritet e jetës! Dhe kjo jepet me lehtësinë më të madhe! Si ata që i kushtojë një kollos Zotit të diellit, Heliosit, si ata që nderojnë drurët, lisin, natyrën, si ata që i përkushtohen Hënës, si ata që i djegin kufomat, si ata që i varrosin, si ata që e kanë zjarrin të shenjtë, si ata që janë në luftë me këta, si ata të ujit apo dheut mëmë, të gjithë i përkasin një etnie, dhe kjo për mijra vjet; pastaj papritmas, brënda një kohe të shkurtër, (jo më shumë se dy-tre qind vjet), ky popull fillon e shpërbëhet në popuj të ndryshëm! A quhet histori kjo?!? Apo quhet paçavure?!?
Më tej bëhet fjalë për etnicitetin e Kretës dhe Mikenës. F. 16:
"Cili popull e ka ngritur këtë qytetërim?
Qytetërimi i Kretës ka qenë një qytetërim pellazg. Nga të gjitha burimet antike Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe që ka lindur nga dheu. Meqë kjo kulturë është kaq e lashtë nuk ka se si të mos jetë ndërtuar nga i vetmi popull i lashtë që kanë njohur autorët antikë në atë vend."
Ja pra sa thjesht u zgjidh problemi. Nuk na intereson të dimë se, kur shkruheshin këto gjëra, (po sipas autorëve tanë: aty rreth shek. 8-4 p.e.s.), në Helladë, (kryesisht atë qëndrore dhe jug-lindore), mbizotëronte feja pro-egjyptase me Mëmë Dheun (Tokën), që jepte të mirat materiale, ndaj dhe për Pellazgun, (i pari hyjnor i një populli të caktuar, -me popull asaj kohe kuptohej përkatësia fetare), do të thuhej se ishte i lindur nga dheu. E kjo nuk do të thotë se legjenda më të hershme nuk e kanë patur Pellazgun si të zbritur nga qielli, apo të krijuar nga pema, etj. besime të kohës më të hershme. Gjithashtu autores tonë nuk i intereson se kur ka hyrë gradua-lisht kjo kulturë fetare pro-egjyptase. Ndaj ajo lëshon pa menduar (pa vlerësuar): "…kjo kulturë është kaq e lashtë… "
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.