Forumi Horizont | Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Gjuha shqipe, ne themel te gjuheve te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17275)
Piktor, duket se realiteti dhe e verteta (qe jane e njejta gje) na afroi. Keshtu nuk ka me nevoj per diskutime te gjata. Por edhe nja dy gjera kane mbetur akoma. Persa i perket shqipes, kjo nuk eshte themeli i gjuheve europiane, pasi gjuhet europiane ndahen ne 2 nengrupe te medha, gjuhet romane dhe ato skandinavo-gjermane, si dhe ne disa gjuhe paksa me te vecanta, si greqishtja, baskja, shqipja dhe ca gjysem "te vdekura", si uellsia e vjeter etj. Te gjitha keto me siper kane ndryshimet e tyre, ndaj shqipja nuk ka si te jete themeli i te gjithave. Por mund te thuash kete, qe shqipja ruan shume folje te paevoluara, qe jane bere piknisje per folje, emra, per subjekte dhe koncepte me te zhvilluar ne shume gjuhe te ndryshme. (Un kam dalluar disa dhjetra raste te tilla, ku disa jane te sigurta dhe disa i kam me dyshim, pra ngelen hipoteza.) Por sa me thelle te shkojme ne histori, e dallojme nga keto pak folje dhe emra te paevoluara, se sa pak kuptim ka definicioni "shqip" apo tjeter.
Gjeja tjeter qe me duket jo e sakte tek ty esht se ti flet qe jane bere studime adn-je tek ne dhe rezulton se ne jemi autoktone. Kjo (fatkeqesisht) nuk esht e vertete. Nuk jane bere studime tek ne mbi kete problem, pervec studimeve antropologjike (madhesia dhe forma kockave dhe kafkave). Studime ADN-je (DNA-je) mund te jene rastesore dhe te ralla, pasi shqiptaret e kursejne ate 300-500 eurosh qe kushton kjo lloj analize, e cila te tregon me sakte se ku gjinden te afermit e tu familjare. Por panvarsisht kesaj mungese, esht provuar sot ne shume individe greke, turq, serbe, europiane, etj. afersia e ketyre njerzve me te tjere ne popujt perreth tyre, pastaj ajo me e larget, e pastaj ajo akoma me e larget. Ka dhe emisione TV per keto prova. Perfundimi eshte se sejcili i gjente te afermit e tij ne popujt perreth, te afermit me te larget ishin qindra kilometra me tej, pra dhe te nje kohe me te hershme, dhe rreth 100 mij vjet perpara ne kemi qene nje specie, dhe mjaft te lidhur me negren afrikan, me te cilin kemi qene nje specie dikur rreth 200 mij vjet me pare. Ky esht shpjegim metafizik, pasi evolimi, me te edhe shkeputja dhe ndarja e cdo specie, esht me e nderthurur.
Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.