Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)


Postuar nga IQVLORA datë 17 Shkurt 2007 - 19:20:

Prishtinalie

Nje rilindas e patriot i madh shqiptar ka shkruar:

I lini kisha e xhamia
Feja e shqiptarit eshte Shqiperia
Prandaj e dashur kur diskutohet ceshtja e lirise dhe e pavaeresise cdo gje tjeter nuk ka vlere,bile as jeta.
Albini dhe shoket e tij besoj se nuk jane falur ne xhami para se te goditeshin nga plumbat e gomes te disa policeve te huaj.
Ata ne ato momente nuk u ka shkuar mendja tek hoxha dhe tek xhamia apo kishat,por tek liria aq e deshiruar e prej vellezerve tane.
Populli i Kosoves ka ndofta gati 1 shekull qe mbase i eshte lutur zotit neper kisha e xhamia,por asgje nuk ju solli.
U desh gjaku i qindra djemve te arrihej kaq sa eshte arritur gjer,me sot.
Vertet nuk eshte e mjaftueshme,por akoma ju duhette luftoni qe te arrini ate qe e deshirojme te gjithe ne si komb,pavaresine dhe me vone bashkimin.
Po u falem ne xhami do na duhet edhe 86 vite dhe do te ngelemi atje ku ishim,nen Sllobodanet e rinj.
Zonje/zonjushe misterioz ka shume te drejte,prandaj kij kujdes kur shprehesh,kij parasysh ato qe ka thene i madhi Vaso Pasha,qe dy vargje i kam cituar me lart.
Po ne jemi te shqetesuar, pse kjo indiference nga ana juaj(kosovareve).
Mbase ne nuk mund te zdgjidhim gje,por mund te sensibilizojme opinionin publik,ata njerez qe presin me syte nga qielli.Duke u falur ne objektet fetare,duke ngrene buke e fjetur gjume cfare na dallon qe jemi njerez.
Respekte per gjakun e djemve shqipetare,te cilet po e shkruajne fjalen PAVARESI me gjakun e derdhur e jo me falje ne kisha e xhamia.
Kam degjuar disa klerike shqiptare nga Kosova,qe perpara fjales pavaresi nuk kane vene fene.I pershendes ata.Jane patriote te vertete.


  Gjithsej 82 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.