Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga lorie datë 25 Mars 2005 - 06:53:

..mendova se e kisha harruar...

...por ja qe nje episod i tille ,i ngjashem me te shkuaren ndodhi po dje. Dhe une me zor mbajta dhimbjen brenda derisa iu hapa asaj duke i shprehur gjithe frikerat qe me kishin kapluar. Ku shkoi gjithe marshi im pozitiv per te ndryshuar dicka ne kete bote?
Dje nuk ishte marsh fitimtareje,dje une u vertita ne rrethin vicioz aq familjar dhe qe s'eshte as imi.Ishte krejt nje iluzion,nje rikthim i se shkuares sime do te ishte vdekje per shpirtin tim. Jo, nuk eshte figure letrare,do te ishte VDEKJE e vertete,erresire.
Dhe tek i qendroja asaj perpara duke luftuar lotet prej krenarise ,por qe dhimbja ishte me e forte se krenaria i thashe qe nuk doja te kthehesha mbrapa, nuk doja te vdisja shpirterisht ,nuk doja te provoja te njejten dhimbje boshesie qe kisha ndjere vite me pare teksa mekanizmi vetembrojtes ishte 'intelektualizmi', analizimi i gjerave ne copa copa te vogla.
Ajo me tha qe as qe behej fjale per kthim mbrapa.Qe une isha e forte.Ishte lehtesim ta degjoja. Oh ,ishte lehtesim te hapesha.
Pas shtrengates e mora vesh qe isha testuar dhe qe ky lloj testi me kish bere me te forte perderisa sot ndihem krejt e forte,e riperteritur,me disa gjera qe duhet te ndryshoj dhe me marshin tim per te ndryshuar dicka ne kete bote.
E shkuara tashme ka vdekur per mua.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.