Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Faleminderit per ftesen i nderuar Amoxil, por nuk jam i afte te bisedoj "me cdo lloj menyre", sic u shprehe ti ne letren tende.
Megjithate, po shkruaj dicka, dhe nqs ti pergjigjesh dua nje pergjigje pa fjale banale. Fjalori te jete etik dhe mbi te gjitha Orthodhoks.
Ndoshta, mund te nervozohesh gjate leximit, por si demokrat qe dukesh, lexoje deri ne fund dhe me durim. OK?
I lexova me kujdes te gjitha shkrimet e tua dhe te Kontinentit dhe arrita ne nje konkluzion te pashmangshem: Si mund te arrihet dialogu? Eshte e meritueshme kjo ngritje ne piedestal e Nikolla Markut? Jane te verteta te gjitha keto? Cfare fshihet mbrapa Nikolla Markut dhe cili eshte Nikolla Marku i vertete?
Por, une dua te them dicka. Aq i mire eshte ai "Klerik-Orthodhoks-Kombetar" sa e perjashtuan nga Seminari i Durresit per vjedhje. Ne rregull? Per vjedhje. Dhe .... Nuk besoj se jane shume perkrahesit e tij. Abdi Baleta iku, Sabri Godos po i vjen plakja dhe nuk ka shume ze per te nxjerre dhe nuk ia degjon njeri.
Mjafton te shkosh nje te Diele tek "Kisha e Tij ne Kala" dhe do te shikosh aspak ose, per te ta bere qejfin ty, shume pak njerez. Te gjithe jane larguar, nuk i afrohen me "Altarit te Nikolla Markut" per te marre "Kungaten e Nikolla Markut" dhe per t'i puthur doren e tij e cila ka nenshkruar aq shkrime dhe peticione te padrejta, qe do te jene provat fatkeqe kunder tij ne gjyqin para Perendise qe ju permendni.
Po te them vetem nje fakt. Une e vizitoj shpesh Elbasanin dhe kam shume deshire te shkoj tek kisha e Shen Marise. E di ti Amoxil qe ajo Kishe ka qene plot me ikona ne dru te Shpatarakut. E di sa ka tani? He ... e di? Shko shiko, dhe besoj se shkon, dhe do te gjesh vetem 2. Ku jane te tjerat? Jam shume i sigurt qe jane shitur, nuk dihet se ku.
Kur shkova nje dite atje, degjova trokitje gotash brenda ne altar. Kur shoh.... u skandalizova!!!!!! Prifti Nikoll po pinte raki brenda ne altar dhe po tymosej cigare, se temjan nuk ishte. Do thuash ti, po kush ishte ai tjetri? Ai tjetri, emrin e te cilit nuk e di, eshte psalti i kishes, njekohesisht aktor ne teatrin e Elbasanit. Eshte nje burre i gjate i thinjur qe i ngjet pak Neritan Cekes. Po deshe ta vertetosh shko dhe do te bindesh.
Gjithashtu, altari, vendi me i shenjte i Kishes, eshte nje parade. Une isha ne nje ceremoni martese dhe pashe se ndihmesit e Markut kalonin para Tryezes se Shenjte sikur donin t'i binin rruges shkurt. Nqs ti Amoxil nuk i beson te parat, besoje kete qe te thashe tani, se e rregjistroi edhe kameramani. E pakundershtueshme. Dhe meqe ra fjala tek ajo martesa.
Ky """"At"""" i shenjte, me i miri i Orthodhokseve, i drejti i te drejteve, beri nje ceremoni qe nuk gjendet ne asnje liber sherbesash Orthodhokse. Ishte perjetimi me i keq, me absurd qe une mund te kisha perjetuar ndonjehere.
Dhe une dua qe ti Amoxil te dish dicka shume te rendesishme.
Nuk ka asnje Kishe Orthodhokse ne Bote, qe te quhet Kombetare, asnje. Madje as Greqia, as Rusia, as Bullgaria dhe as Serbia nuk quhen keshtu, qe kane me shume Orthodhokse se Shqiperia. Shqiperia nuk mund te quhet keshtu sepse: jo te gjithe shqiptaret jane Orthodhokse dhe se dyti jo te gjithe Orthodhokset jane shqiptare.
Por, keshtu i vinte per shtat Fan Nolit, i cili, per te justifikuar levizjen e tij patriotike dhe qe gjithe njerezit e feve te tjera ta shikonin si nje shqiptar i vertete, nxori keto terma dhe shpikje, megjithese ishte klerik, madje peshkop. Dhe, nqs ti Amoxil do t'i dije mire kanonet e Kishes Orthodhoke ne shekuj dhe po te ishe nje Orthodhoks i vertete, sic e quan ti veten bashke me Kontinentin, nuk do te jepje aprovimin tend per kete; dhe jam shume i sigurt.
E di ti se kush e beri prift Nikollen? Nje peshkop maqedonas. E di ti qe Kisha e Maqedonise eshte Skizmatike qe do te thote "e ndare" dhe qe njerezit e hirotonisur prej ketyre kishave, te ndara nga Trupi i Krishtit, nuk pranohen nga asnje kishe tjeter? E di? Ja, e mesove.
Ka edhe shume gjera te tjera qe duhen thene, shume.
Por, nqs ti Amoxil do te kishe sy reale, qe ti shikoje gjerat nen driten e Krishtit, dhe jo te diellit, do te falenderoje Perendine qe Patriarkana e Konstandinopojes zgjodhi Anastasin si Kryepeshkop.
Njeri qe e ngjalli Kishen Orthodhokse te Shqiperise dhe jo e uzurpoi, sic thoni ju. Sepse eshte Kryq Sherbimi dhe je Fron Uzurpimi.
Dhe dicka tjeter.
Kisha eshte perjetesisht e ndare nga shteti. Shteti nuk ka asnje te drejte te nderhyje ne ceshtjet e Kishes. Dhe sa per dijeni.
E di ti Orthodhoks se sa prifterinj Orthodhokse te huaj ka ne Shqiperi?
E di ti se sa prifterinj te huaj Katolike ka ne Shqiperi?
E di ti se sa pastore protestante, joshqiptare, ka ne Shqiperi?
E di ti se sa imame dhe hoxhallare arabe ka ne Shqiperi?
Di ti ndonje rast ku te kerkohet largimi i ndonjerit prej tre te fundit, apo te shkruhen shkrime dhe fjale banale per ta, sic bejne shume njerez me Orthodhoksine dhe Kreun e Kishes Orthodhokse ne Shqiperi?
Nqs di me dergo dhe une do te te tregoj nje realitet.
Amoxil, shiko realitetin, preke, ndjeje, shijoje, perqafoje dhe nuk do te zhgenjehesh. Te gjitha keto jane vrer qe del vetem per shkak te mosnjohjes. Beso dhe do te njohesh realitetin ashtu sic eshte.
Pergjigju nqs i permbahesh asaj qe te thashe ne fillim.
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.