Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)
Postuar nga Vizioner datë 09 Korrik 2011 - 12:29:
Re: Re: Re: Re: Re: Re: Vendimi përfundimtar, Kolegji i jep Tiranën Bashës
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Epo keshtu perfundojne ca gjera kur nuk funksionon si duhet ligji.
Mirpo ligjet behen ne parlament.
Per çfare sherbejne komisionet parlamentare?
Per çfare paguhen dhe jane zgjedhur parlamentaret?
Osbe -odihr kerkoi reforme ne kodin zgjedhor por nuk u be. nuk u be pasojat ja ku jane , i le dore te lire Saliut ta shfrytzonte ne maksimum ate kod zgjedhor, ate beri. Keshtu eshte kur edhe numeruesit jane politike dhe njerez te zgjedhur e besnike te partise, sidomos kur ke edhe shumicen e vendimarrjes, cila do te jete rezultati sipas teje.
Ne tere boten numeruesit jane te papune ose studente, qe vezhgohen nga juriste te partive politike , pra jane thjeshte puntore dhe nuk kane asnje pergjegjsi apo detyrim politik apo partiak e keshtu me rradhe.
Tani, jemi SHUME afer ne mendim-llogjike!
Per ilustrim, te mendimit tend ne pjesen e fundit te textit:
Une, ketu ne zonen ku jetoj, kam marre nje here pjese vullnetarisht ne komisionin e zones, ne votime Zonale-Komune.
Ne=Vullnetaret, u ndame ne detyra te vecanta. Disa ishin ne tavoline (edhe une), ku pritnim votuesit dhe indentifikonim pashaportat (emer, mbiemer dhe adresen si dhe foton ne pashaporte duke pare "Origjinalin" qe kishim perballe). Hiqnim nga lista ate qe votonte. Nje tjeter i jepte fleten e votimit.
Ne tavoline NUK KISHTE asnje partiak. Te caktuarit e partive rrinin ne kembe dhe VETEM na vezhgonin si dhe pershendesnin votuesit kur hynin ne salle.
FLETA E VOTIMIT HUDHEJ NE NJE KUTI, edhe pse po votohej per Kryetare Komune dhe keshill Komune.
Pak para tavolines tone, ishte nje "kazan-plastike plehrash" (kuptohet: i Ri)me permasa te medhaja dhe, sapo mbushej ai me shume se gjysma (gje e cila ndodhte diku mbas ores 14:30-15:00), merrej dhe nderrohej ky "kazan" me nje bosh nga perfaqesuesi i KQAZ-se dhe dergohej ne dhomen-sallen ngjit, nen shoqerimin (edhe me sy te Partiakve. Sepse dera e salles tjeter shikohej).
Ne kete salle, ishin perfaqesuesit e partive (sic i kishte ndare Ligji, sa dhe nga cila parti si dhe vezhguesi i KQAZ-se) te cilet VETEM vezhgonin. Hapej "Kazani" dhe fillonte numerimi nga AKTIVESTE=PA PARTI (ishim te instruktuar,-kuptohet).
Mbaronte numerimi, nuk kishte ankese nga asnje perfaqesues dhe shifrat futeshin direkt ne kompiuter dhe dergoheshin ne qendrat e KQAZ-se + KQZ-se. Po te kishte konstentime beheshin aty-direkt. Pastaj vulosej "Kazani" dhe kalonte ne ruajtje ne qoshin e salles.
Te fuste kush te donte duart tashme ne ate "Kazan", NUK KISHTE efekt sepse ishte firmos procesverbali. Po te kishte probleme, kalonte ne "rezerve" dhe nuk llogaritej akoma deri ne shqyrtim.
Keshtu, veprohej deri ne mbylljen e votimit. Votimi dhe numerimi hecnin paralelisht si dhe Rezultati behej i mundur te dilte shume pak minuta mbas mbarimit te orarit te votimit.
N:Q:SE "Kazani" i "parregullt", fletet qe ishin ne te, nuk do te ndryshonte gje ne rezultatin FINAL, ai "kazan" nuk llogaritej hic me=me Konsensus.
N:Q:SE luanin rol vendimtar, ishin procedurat ligjore te ankimimit.
Pra, thelbi, Partiaket nuk kishin "pune" fare te preknin "kazanin" si dhe fletet e votimit. Celularet (edhe te tonet) ishin te ndaluar.
Keshtu veprohej ne te gjitha qendrat e votimit. Prandaj dhe rezultati ketu del gjys ore mbas mbylljes se qendres se votimit. Ose dhe pak me para duke pare tendencen.
Kjo ishte, sa per kuriozitet. Kjo ishte per vendet Demokratike qe, Rotacionin e shohin si normalitet politik te sistemit.