Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 10 Shkurt 2013 - 01:14:

Më poshtë autorja jonë sjell pasazhe, të cilat i pamë tek Spahiu dhe A. Kocaqi. Tek citimet në fund të faqes shohim Strabonin, Pauzaninë, P.Grimalin dhe A.Spahiun. Ka shumë mundësi, që të gjitha citimet që ajo na jep, të jenë marrë nga Spahiu, pasi ky duket i ka gjetur në libra të shikuar vetë, (kryesisht diksionarë francezë, të cilët e kanë për detyrë të japin në përmëndjen e parë, në fund të shpjegimit, emrin e autorit të vjetër, titullin e librit, vëndin-vitin-radhën e botimit, sëbashku me faqen e referuar, e pastaj në përmëndjet e tjera (referimet e tjera) japin vetëm emrin e autorit, vitin e botimit dhe faqen). Citimet e autores Elena Spahiu janë të mangëta, çfarë në një punim shkencor, -në veçanti kur paraqitet për marrje titulli-, nuk besoj se pranohen. P.sh. për leksikorin francez jepet vetëm: P.Grimal vep e cit f.298 . Pra, kur një autor/e jep në citimin e caktuar: vep. cit. (vepra e cituar), kjo do të thotë se ai/ajo e ka përmendur një herë (faqe) më parë këtë autor të cituar me të dhëna të plota, kështu lexuesi e di për kë vepër të cituar bëhet fjalë, kur më mbrapa jepet thjesht vep. cit.. Mirpo në faqet e kaluara deri tani, autorja E. Kocaqi nuk e ka përmendur ndonjëherë P.Grimalin. Tani, nga ta di lexuesi se për kë vepër të cituar të Grimalit bën fjalë autorja Kocaqi?!? Në një punim shkencor kjo quhet mashtrim. Duket ashiqari që Elena Kocaqi ka marrë nga Spahiu, duke dhënë përmëndjet (citimet) e këtij të fundit. Shpresojmë që Spahiut mos ti ketë ngeluar hatri nga dishepujt e (gabimeve të) tij.
Me këtë rast do të thoja se edhe unë i përdor citimet rallë, pasi shumica e gjërave janë të mësuara në shkollë, pra të stërditura. Biles, në vëll. e II të Evolucionit gjuhësor, citimet janë ralluar, sepse kompjuteri ynë bënte probleme në numrat e citimeve në fund të faqeve, ndaj nganjëherë i kemi dhënë këto në mes të rreshtave. Por e rëndësishme në këtë drejtim nuk është aq puna e citimeve; e rëndësishme mendoj është ndershmëria e autorit në punën e tij, ç‘është e Çezarit t’ia lerë Çezarit, ç‘është e provuar, të mos ndryshohet sipas oreksit!
Shohim në citimet e Kocaqit thuajse të njëjtat gjëra që pamë tek Spahiu; Zeusi, Lykaoni, Kreusi, Minosi, Dauni, Peuketi, Japyksi, Dardani, -të gjithë janë pellazgë-ilirë.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.