Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Re: DORA
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Dikush me tha shkruaj, shkruaj, shkruaj dhe une nuk e dija qe mund te shkruaja kaq bukur, sa qofte edhe nje njeri i vetem te mund te pelqente shkrimet e mija. As une nuk e di perse shkruaj, te tjera dua te tipoj dhe te tjera lexoj dhe shume here me duket se nje dore tjeter ka tipuar, por jo dora ime…kush te jete valle kjo dora tjeter, qe tipos? Une e di shume mire dora e kujt eshte, por nuk e di pse kam kaq frike ta them. Ajo dore vjen ngadale tek zemra ime, vizaton dicka te bukur, me perkedhel mbas cdo vizatimi dhe ngjyrosje dhe pastaj rreshqet ashtu vjedhurazi embel-embel mbi doren time, e lemon, e ngre lart dhe e komandon mbi kete tastjeren time…Tastjera behet e jona e ne te dyve dhe une lumturohem, nuk mbaj mend c’kam shkruar, nje dore tjeter e tipoi, jo dora ime….kete e di mire, shume mire. Nuk ishte dora ime.
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.