Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Tulipani datë 31 Janar 2009 - 18:07:

The Dreamers ... jo vetem lavderime

Bertolucci eshte regjizori italian qe me pelqen me shume prandaj verejtjet nuk jane per ti ulur vlerat.

Si film me pelqeu por ajo qe mu duk e tepert ishte konsiderimi i tij nga regjizori si nje paraqitje ose si perfaqesues i viteve 68' kur ky revolucion vec sa kalohet tangent ne fillim e ne fund e problemet madhore te atyre viteve vec sa degjohen largshem nga brenda apartamentit.

Shume batuta ne film i referohen kinemase e regjizoreve qe vec cinefilet me te devotshem i njohin e keshtu ajo loja intriguese mes enderrimtareve e skenat e tyre te improvizuara nuk jane per shumicen e humbet pike sepse jo te gjithe e kane idene se kush jane.

Regjizori eshte perseritur ne shume gjera e ka analogji me Ultimo tango a Parigi (kush e merr persiper ta komentoje kete film? ), por tek The dreamers mosha e personazheve penalizon filmin e idea per nje vazhdim psiko-filozofik te tij s'me pelqen me duket siperfaqesore.


Personazhet s'jane te balancuar e ne fakt ajo qe te ngel ne mendje eshte vec Eva Green, 2 te tjeret jane vec kontorno.


Ne fund nje gje pozitive, kolona zanore eshte si gjithmone ne filmat e Bertolucci-t e mrekullueshme


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.