Forumi Horizont | Gjithsej 106 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Mendoni se Shqiptaret jane ne krize morale? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17477)
Besoj se aspektet morale duhen ndare ne dy pjese. Ato te brekeve, seksit dhe familjes. Dhe ato te shtetit, institucioneve dhe korrupsionit. Nuk jane krejt te ndara sepse varen nga njera tjetra, por na ndihmon ti shikojme veç.
Nga ana e brekeve dhe moralit ne jemi popull maskilist me koncepte te trasheguara fetare. Komunizmi trashegoi ne menyre transparente ato parime, edhe pse u mundua te "emancipoje femren". Keshtu qe nga kjo ane tani kemi krize dhe kriza eshte e nevojshme qe te sheputemi nga mentaliteti turko-arab i familjes.
Nga ana istitucionale ka nje degjenerim moral te papare. Per shqiptarin cdo pisllek eshte normal, sepse ndodh dhe ne vende te tjera. Per shqiptarin asgje nuk eshte absolute, as e verteta. Por edhe kjo eshte pjeserisht e trasheguar. Ne nuk kemi patur ndonjehere shtet istitucionesh. 50 vjet shtet komunist u bazua ne nje drejtesi arbitrare ku secili kishte koken ne torbe po te vendoste dikush atje lart. Per balanc pushtetesh (drejtesi, parlament, ekzekutiv) as qe behej fjale. Pra me shume se shtet kemi patur nje klan udheheqes qe punoi per te mbajtur veten ne kembe (qofte dhe duke lene popullin te haje bar). Sot shteti vazhdon te jete nje sistem klanesh, thjesht jane ndare ne dysh. Politika dhe interesi qe ndillet rreth saj i duhet klaneve qe te qendrojne ne kembe. Sales apo tjetrit nuk i duhen njerez te civilizuar qe mendojne per shtet. I duhen ushtare qe besojne tek ata. Shqiptaret efektivisht nuk besojne tek kultura civile, por tek heqja ose venia e politikaneve.
Zgjidhja?
Fatkeqesia jone politizimi i cdo gjeje. Klanet duan qe njerezit te ndahen ne krahe politike, te mos perdorin llogjiken. Lajmet i mbushin akoma Salat dhe Ederit me prezencen e tyre. Nuk lene asnje dite pa dale ne televizor partite, ne menyre qe njerezit te perqendrohen tek partite dhe sistemi klanor i politikes. Qe te gjesh pune duhet te kesh lidhje politike, qe te besh biznes duhet te kesh lidhje politike, te paguash taksen Edit ose ushtareve te Sales. Prandaj zgjidhja eshte de-politizimi i shoqerise civile, injorimi i politikaneve, perbuzja e shtetit ne format e tij aktuale. Sa me shume ti largohemi politikes aq me shume do gjejme balance kulture afatgjate. Sa me shume ti afrohemi dhe te nderrojme Salen me Edin, Edin me Braçen, Braçen me Bashen, aq me shume do vazhdojme te jemi pjese e klaneve qe duan te na perdorin per te ndjenjur siper.
Dmth perfundimisht idelja do ishte te transmetohen ca filma porno ne fasaden e muzeut kombetar dhe kur te kete mitingje ndonje parti pak me tutje te tallin prapanicen njerezit me shprehje kunder politikes ne pergjithesi.
Gjithsej 106 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.