Forumi Horizont | Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5461)
Mendoj qe eshte me e lehte te flasesh dhe gjykosh te tjeret pa qene ne ato pozita. Patjeter qe eshte shume mire qe femijet te flasin gjuhen e nenes, por besoj se po kaq e rendesishme per nje prind eshte qe femija i vet te pershtatet dhe te perparoje ne ambjentin ku jeton. Per mua si prind, ka qene shume shqetesues faki qe im bir ka ndejtur i vetmuar per gati nje vit ne kopesht, sepse nuk mund te komunikonte me shoket e vet; kur gjuha e vetme qe filloi te perdorte ishte kafshimi; kur une cdo mbasdite merrja paralajmerimin se do ta hiqnin nga kopshti sepse prinderit e femijeve te tjere ishin ankuar. Eshte shume e lehte te besh moral dhe te gjykosh prinder per dicka qe ndoshta shume prej jush qe po diskutoni ketu, nuk e keni provuar akoma. Por faktet nuk jane vetem ato qe thoni ju, por edhe keto rrethanat qe po permend me siper. Mora si shembull veten time, por besoj se te gjithe kane kaluar ne kete rruge; flas per ata prinder qe kane nisur jeten ne nje vend tjeter, se bashku me femijet e vet. Besoj se per cdo prind ne radhe te pare vjen lumturia e femijes se vet (duke patur si qellim ate, ata kane levizur ne vende te tjera). Por prinder te tille nuk mund ti akuzosh si injorante dhe si pa identitet. Te jesh prind eshte me e komplikuar se sa ajo qe thuhet ketu. Prioritetet ndryshojne dhe femija dhe lumturia e tij jane primare.
Gjithsej 136 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 68 69 70 » ... E fundit » Trego 136 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.