Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga RAIMONDI datë 11 Dhjetor 2011 - 23:59:

Sala kushtetuten nuk e ka shkelur asnjehere --Absolutisht !


Ai eshte perfekt ne zbatimin e ligjeve dhe ka aftesine qe te verpoje ne hapesirat midis ligjeve, por pa i shkelur ato

As Sala dhe as Enveri nuk jane si Hitleri ,sepse asnje nga keta nuk e ka cuar ne lufte Shqiperine ..


Postuar nga NS-6 datë 12 Dhjetor 2011 - 04:57:

O Raimond, po ho mer burr i dheut! Une nuk e marr vesh nese gjerat qe shkruan i shkruan sepse do me mesu me shkrujt shpejt me tastjere apo i shkruan sepse mendon qe te tjeret i hajne per te verteta! Amon mer daj, icik me me karar genjeshtrat, jo te gjitha periher se pastaj ste marrin mo seriozisht jo per gjo! Dmth per te te bere nje krahasim, je tu e kalu sapunin per djathe kshu!

Shpresoj vetem qe te mos jesh ne Shqipni nga ku po shkruan keto gjera se i bie qe aty ku qenke as TVSH nuk e kapka mo! Me dukesh ene person i rritur mer daj! Teorikisht duhet te flasesh duke mbajt nje qendrim objektiv mbi gjerat dhe jo si militant! Je akoma ne kohe gjithsesi per te ndryshu ne te mire!

Edhe nje keshille tjeter nga ana ime: Fjalorin! Sa me te paster sepse forumin besoj e lexojne lloj lloj moshash ene nuk duhet me u kriju pershtypjen qe anetaret kane shku per tapa ene skan mo piken e durimit me lidh dy llafe bashke pa shtu i llafe te nyte si te trete! Shto durimin dhe ruaj gjakftohtesine ne muhabet! Nese nuk e bon kete gje ne nje diskutim, mos ju fut asaj rruge se nuk osh per ty!

Gjerat me duken shume te thjeshta...mos harro qe jemi popull i thjeshte, buk e kos (per ate te moçmin ishte bar) hame dhe u japim nga ditet tona atyne qe na udheheqin se i kena sa malet i kena!

Hajd se kam besimin qe do ndryshosh pas ketij postimi!


Postuar nga RAIMONDI datë 12 Dhjetor 2011 - 05:57:

Pse ore ku e ka shkelur Sala kushtetuten ?

Me jep nje rast ?


Postuar nga RAIMONDI datë 12 Dhjetor 2011 - 06:50:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
O Raimond, po ho mer burr i dheut! Une nuk e marr vesh nese gjerat qe shkruan i shkruan sepse do me mesu me shkrujt shpejt me tastjere apo i shkruan sepse mendon qe te tjeret i hajne per te verteta! Amon mer daj, icik me me karar genjeshtrat, jo te gjitha periher se pastaj ste marrin mo seriozisht jo per gjo! Dmth per te te bere nje krahasim, je tu e kalu sapunin per djathe kshu!

Shpresoj vetem qe te mos jesh ne Shqipni nga ku po shkruan keto gjera se i bie qe aty ku qenke as TVSH nuk e kapka mo! Me dukesh ene person i rritur mer daj! Teorikisht duhet te flasesh duke mbajt nje qendrim objektiv mbi gjerat dhe jo si militant! Je akoma ne kohe gjithsesi per te ndryshu ne te mire!

Edhe nje keshille tjeter nga ana ime: Fjalorin! Sa me te paster sepse forumin besoj e lexojne lloj lloj moshash ene nuk duhet me u kriju pershtypjen qe anetaret kane shku per tapa ene skan mo piken e durimit me lidh dy llafe bashke pa shtu i llafe te nyte si te trete! Shto durimin dhe ruaj gjakftohtesine ne muhabet! Nese nuk e bon kete gje ne nje diskutim, mos ju fut asaj rruge se nuk osh per ty!

Gjerat me duken shume te thjeshta...mos harro qe jemi popull i thjeshte, buk e kos (per ate te moçmin ishte bar) hame dhe u japim nga ditet tona atyne qe na udheheqin se i kena sa malet i kena!

Hajd se kam besimin qe do ndryshosh pas ketij postimi!



Nuk e lexova te gjithe kete tenden qepare se po haja buke

--Por ca te paska pezmatuar ty kaq shume qe po ben Samurajin e Forumit se s'po e marr vesh ?

Apo je natyre e ndjeshme ti dhe prekesh shpejt -,se aty s'ka ndonje gje qe eshte jashte regullave ?

Aty i kam kthyer pergjigje dikujt qe me ka permendur emrin dhe kaq

---------Po e ke per ate qe kam thene per Salen , ajo eshte e vertete --Po ti dhe te tjeret ketu nuk mund ta kuptojne dot e ka shkelur apo jo Sala kushtetuen
Megjithate ,ti po ke raste : Urdhero , hidhi ketu ne leter ,ti shikojme ,ok?

Ndersa ne lidhje me fjalorin tim e kam tamam brenda regullave ,se nuk kam share njeri , ne te kundert do kisha marre ban


--Tani te te jap vellai ty nje keshille te lehte :---Ti ndrysho menyren e te folurit .
Fol gjuhe letrare,
se me ate menyre qe flet dukesh jo i denje per kohen ne te cilen jeton ,dhe te hap barkun?
Te pakten kije parasysh kur flet me mua ,ok?-
-Jo per gje por me ben per te vjelle ai dialektti juaj ,sorry, se rrezaton nje deficence mentale
kaq te extreme saqe edhe gomarin e Nastradinit do e linte me goje hapur.
Nga habia kuptohet

Dua te jem i sinqerte me ty se me dukesh burre babaxhan dhe me shpirt te qeruar ,
e nuk dua qe ti , duke perdorur ate dialekt te dukesh tamam si nje bujk i pagdhendur i viteve 30- veshur me tirqe e qeleshe , qe sapo eshte hedhur nga dritarja e halese se Muzeut kombetar
dhe i eshte leshuar ne sprint mes permes Tiranes, duke bere zig zage tek kioskat e Bashes per ti shpetuar policise se ruajtjes se objekteve me vlera te vecanta ........


-Vertet ne shqiptaret jemi njerez te thjeshte ,por jemi edhe ne zemer te Europes ,
Ndaj nuk na lejohet te flasim me ate menyren tene te viteve 30-te,se behemi objekt humori..., ,pasi ai dialeketi jot mbjell ne turirn e atij qe e perdor vetem......budallleqe, te thuash me te pakten.
Kurse kur perdor gjuhen letrare ,do i besh edhe vetvetes nje pastrim nga e shkuara,
ne mentalitet dhe ne gjykim.... ,
Me nje fjale do behesh tamam njeri i kesaj kohe moderne

Besoj se do e kesh parasysh keshillen time ,se e kam per te miren tende ---Jo per gje ,por nuk shtyhet jeta me policine nga pas ... dhe aq me keq kur eshte polici e muzeut .....


Postuar nga Vizioner datë 12 Dhjetor 2011 - 08:29:

Mjesi RAIMONDI

Sa per muhabet-bashkebisedim:


Citim:
RAIMONDI
Sala kushtetuten nuk e ka shkelur asnjehere --Absolutisht !



Me t'vertete!!!???

Jane afersisht 23 (njezet e tre) ceshtje te vertetuara nga KLD per shkelje te Kushtetutes!!!???






Citim:
RAIMONDI

Ai eshte perfekt ne zbatimin e ligjeve dhe ka aftesine qe te verpoje ne hapesirat midis ligjeve, por pa i shkelur ato



Te veproje ne HAPESIRAT ndermjet ligjeve!!!???

Po ti Mondi duhet ta dishe shume mire se; NUK KA HAPESIRE ndermjet nje Ligji.
Ligji eshte Ligj= >Citat i shprehur dhe i perkufizuar qarte!

Ligji ka sigurisht pika "a", "b", "c" etj, dfhe, keto mund te quhen "hapesira" por, edhe keto pika percaktojne-shprehin nje objekt.

"Hapesirat" e Ligjit dhe pikave te tije, krijohen sipas rrethanaqve dhe, keto "hapesira" i shtohen Ligjit me pikat shtese-perkatese DUKE u diskutuar dhe hudhur ne votim ne Parlament dhe, kur merr nje numer te caktuar votash futet shtese dhe hyn ne fuqi ne kohen e caktuar.

Po te kishin Ligjet "hapesira, sic i pelqen Sales dhe sic e llogjikon ti, atehere ska nevoje te kete Ligje dhe shtojsa ligji qe percaktojne nje ceshteje!?

Shembull:
Ligji per ceshtejen "X" ose me sakte "Qarkullimin rrugore":

-Ne autostradat e Shqiperise, qarkullimi i automjeteve-shpejtesia e tyre do te jete e kufizuar ne 120 km/h

Pika "A"- Perjashtohen Autoambulancat, Zjarrfikset, makinat e Policise.

Pika "B"- Autoambulancat, Zjarrfikset, Policia lejohen te kalojne shpejtesine e percaktuar ne Ligj, kur; Ato jane ne dytyre ( jo, kur qarkullojne jashte detyre) per ti ardhur sa me shpejt ne ndihme Personave, objekteve.



Tani me thuaj; Ku eshte hapesira ndermjet pikave "a" dhe "b" te Ligjit?

Ah, po, hapesira i gjen-krijon Sala me Jozin se, kur hecin ato ne rruge me makina edhe pse po shkojne te drekojne apo darkojne per qejfin e tyre, LDUHET te bllokohen rruget, te bllokohen automjetet e tjera=qytetaret e thjeshte sepse po kalojne keto dhe "hapesira" jote e ligjit NUK i denon si cdo te denohej cdo qytetare i thjeshte!!!

p.s. Keto shembuj jane sa per Ilustrim bisede.








Citim:
RAIMONDI

As Sala dhe as Enveri nuk jane si Hitleri ,sepse asnje nga keta nuk e ka cuar ne lufte Shqiperine ..




Clidhje ka ka kjo thenia jote tani me mendimin tim!?


Citoj cfare shkruajta:
"Duam apo sduam, na pelqen apo jo, si Sali Berisha edhe Enveri ishin Inteligjente, ashtu si dhe Hitleri sepse, nuk eshte e lehte te besh popullin per vete dhe ta mbash nen sundim ME TE GJITHA BEMAT E TUA per ta shtyp ate, po nuk qe Inteligjent!!!"


Pra, e kisha fjalen per Inteligjencen e te berit, te Popullit apo pjese te konsiderueshme te tije, per vete=mbas vetes!


Ah, po, Saliu nuk e ka cuar (DOT) Shqiperine ne lufte me shtete te tjera POR, ne Lufte Civile!


Postuar nga NS-6 datë 12 Dhjetor 2011 - 17:36:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI


--Por ca te paska pezmatuar ty kaq shume qe po ben Samurajin e Forumit se s'po e marr vesh ?

Apo je natyre e ndjeshme ti dhe prekesh shpejt -,se aty s'ka ndonje gje qe eshte jashte regullave ?

Ndersa ne lidhje me fjalorin tim e kam tamam brenda regullave ,se nuk kam share njeri , ne te kundert do kisha marre ban


--Tani te te jap vellai ty nje keshille te lehte :---Ti ndrysho menyren e te folurit .
Fol gjuhe letrare,
se me ate menyre qe flet dukesh jo i denje per kohen ne te cilen jeton ,dhe te hap barkun?
Te pakten kije parasysh kur flet me mua ,ok?-
-Jo per gje por me ben per te vjelle ai dialektti juaj ,sorry, se rrezaton nje deficence mentale
kaq te extreme saqe edhe gomarin e Nastradinit do e linte me goje hapur.
Nga habia kuptohet

Dua te jem i sinqerte me ty se me dukesh burre babaxhan dhe me shpirt te qeruar ,
e nuk dua qe ti , duke perdorur ate dialekt te dukesh tamam si nje bujk i pagdhendur i viteve 30- veshur me tirqe e qeleshe , qe sapo eshte hedhur nga dritarja e halese se Muzeut kombetar
dhe i eshte leshuar ne sprint mes permes Tiranes, duke bere zig zage tek kioskat e Bashes per ti shpetuar policise se ruajtjes se objekteve me vlera te vecanta ........


-Vertet ne shqiptaret jemi njerez te thjeshte ,por jemi edhe ne zemer te Europes ,
Ndaj nuk na lejohet te flasim me ate menyren tene te viteve 30-te,se behemi objekt humori..., ,pasi ai dialeketi jot mbjell ne turirn e atij qe e perdor vetem......budallleqe, te thuash me te pakten.
Kurse kur perdor gjuhen letrare ,do i besh edhe vetvetes nje pastrim nga e shkuara,
ne mentalitet dhe ne gjykim.... ,
Me nje fjale do behesh tamam njeri i kesaj kohe moderne

Besoj se do e kesh parasysh keshillen time ,se e kam per te miren tende ---Jo per gje ,por nuk shtyhet jeta me policine nga pas ... dhe aq me keq kur eshte polici e muzeut .....



Ke te drejte!Si je shtet!
Gjithsesi, sic te thashe: Ji me i durueshem edhe bej kujdes me fjalorin! Mos ju fut nje diskutimi nese nuk ke durimin e duhur! Nuk je as i pari e as i fundit qe nga gjaknxehtesia kalon ne "fjalorin" e pasur shqiptar. Ndokush mund edhe te perfitoje nga kjo gje jo per gje! Kur e sheh qe po nxehesh, mbyll faqen e forumit, merr fryme thelle dhe hape serish!


Postuar nga lorie datë 12 Dhjetor 2011 - 19:54:

Thumbs up

Citoj cfare shkruajta:
"Duam apo sduam, na pelqen apo jo, si Sali Berisha edhe Enveri ishin Inteligjente, ashtu si dhe Hitleri sepse, nuk eshte e lehte te besh popullin per vete dhe ta mbash nen sundim ME TE GJITHA BEMAT E TUA per ta shtyp ate, po nuk qe Inteligjent!!!"


Pra, e kisha fjalen per Inteligjencen e te berit, te Popullit apo pjese te konsiderueshme te tije, per vete=mbas vetes!


Ah, po, Saliu nuk e ka cuar (DOT) Shqiperine ne lufte me shtete te tjera POR, ne Lufte Civile! [/B][/QUOTE]


Postuar nga AngelDevil datë 13 Dhjetor 2011 - 14:13:

Si na u semur i modhi o njerez


Postuar nga AngelDevil datë 13 Dhjetor 2011 - 14:24:

Nga Zoti!

Nga Mero Baze

Pas një fjalimi që po kalonte 30 minuta, në një sallë të tejmbushur dhe me oksigjen të rralluar, Sali Berisha u këput papritur. Ata që kishin nerva të shikonin fjalimin e tij në TV, panë fytyrën e tij të tendosur, duart e hapura fort anash podiumit, afrimin e rojeve dhe lëshimin e trupit të tij mbi krahët e tyre. Ishte e qartë se ai ishte goditur papritur nga një sulm i tensionit apo çrregullim psikik që godet imunitetin e tij fizik, jo rrallëherë.

Fjalimin e tij patetik plot gënjeshtra cinike nuk mund ta ndalte dot askush në atë sallë veç Zotit. Njeriu, që këto 21 vite i ka bërë më shumë dëme demokracisë, dhe ka deformuar thelbin e saj duke shkatërruar institucionin e zgjedhjeve të lira, po fliste para atyre burrave dhe grave për zgjedhjet e lira si vlera të tij dhe partisë së tij në politikë. Njeriu që ka prekur i pari votën e lirë të shqiptarëve në këtë vend, njeriu që ka shembur institucionin e zgjedhjeve më 26 Maj, duke i hequr kuptimin demokracisë, njeriu që ka grabitur fitoret politike publikisht pa asnjë mëdyshje siç ishte mandati i opozitës në Tiranë më 8 Maj, nuk mund të ndalej nga askush në talljen e tij me zgjedhjet e lira dhe demokracinë në këtë vend, veç Zotit.

Njeriu që në këto 21 vite më shumë se kushdo tjetër ka goditur lirinë e shtypit dhe është shpallur një nga dhjetë armiqtë e lirisë së shtypit në botë, fliste në atë sallë për liri shtypi nën sundimin e tij. Aq liri shtypi sa nuk ishin të lirë të raportonin as për sëmundjen e tij pak minuta më vonë. Njeriu që pas 21 vitesh në politikë ka arritur të prodhojë një shtyp të kontrolluar edhe nga teket e shëndetit të tij, nuk mund të ndalej duke u tallur me lirinë e shtypit, që është një nga shtyllat kryesore për një shoqëri të lirë. Vetëm Zoti mund t’i thoshte mos e tepro më.

Njeriu që në këto 21 vite ka vrarë për të mbajtur pushtetin dhe ka shkatërruar liritë politike në vend, fliste kundër vrasjeve politike nën regjimin e tij për 21 vjet. Në atë sallë nuk kishte mundësi askush të ngrihej dhe ta ndalte, t’i tregonte si ai njeri ka vrarë për pushtetin e tij gjatë këtyre 21 viteve, dhe e ka përdorur vdekjen më shumë se sa shpresën për të qëndruar dhe ardhur në pushtet që nga 2 Prilli 1991, në Mars të vitit 1997, Shtator të vitit 1998, duke arritur kulmin me pushkatimin politik të 4 qytetarëve më 21 janar të vitit 2011 para zyrës së tij. Në atë sallë nuk kish asnjë burrë apo grua që t’i thoshte hesht se të dëgjojnë fëmijët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikajt duke folur për të drejtat e njeriut dhe liritë politike këto 21 vite. Nuk kish kush të ndalte talljen e tij cinike me të gjithë shqiptarët, që kanë parë live vrasjet e tij dhe dëgjonin po live gënjeshtrën e tij cinike për liritë politike dhe të drejtat e njeriut. Veç Zoti mund ta ndalte në ato momente.

Por mbi të gjitha në atë sallë nuk kish kush të ndalte noterizimin e deformimit ë demokracisë. Ata burra e gra, të mbledhur si skllevërit në varrin e faraonit para tij, kishin vetëm një ëndërr, të mbaronte fjalimin udhëheqësi i tyre, të dilte t’i takonte në sallë, të bënin një foto me celular dhe tua tregonin atë njerëzve që i rrethojnë nga Tropoja në Sarandë, për të provuar që kanë lidhje me Zotin dhe kësisoj kanë leje për tu sjellë afërsisht si ai në vendin ku jetojnë dhe drejtojnë. Ai ishte aty në një takim të padenjë për historinë politike të asaj partie, ku ish kryeministër nuk quhet më Aleksandër Meksi, por Ilir Meta, ku në vend të presidentit Bamir Topi nderohet ‘presidenti’ Fatos Nano, ku heronjtë e tyre nuk janë më ata që sakrifikuan për atë demokracinë, por ata që kanë falsifikuar zgjedhjet dhe kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve, ku ëndrra e tyre nuk është më të bëjnë Shqipërinë si Evropa, por të bëhen të gjithë si Zamiri, Taçi, Delijorgji, Bashkimi, Sandri dhe soji i plaçkitësve të tjerë të këtij vendi. Ai ishte aty në një përpjekje të stërmundimshme për të treguar se tani gjithçka ishte nën këmbët e veta, e nënshtruar, e heshtur dhe gjunjëzuar. Ai fliste pa e ngritur kokën se ata po shikonin të gjithë atë, të dorëzuar, të pafuqishëm për t’i thënë STOP dhe pas 21 vitesh gënjeshtrash. Vetëm Zoti mund ta bënte këtë dhe e bëri.

Si për të na treguar të gjithëve se aty nuk ishte një festë e një partie demokratike, por një demonstrim i super-pushtetit të një njeriu si lider i një sekti fanatik, Zoti e goditi atë para se ta mbyllte vetë fjalimin. Atij ju shua fjala në buzë, hodhi sytë rrotull nga rojet e tij dhe iku nga salla. Si për të na treguar të gjithëve se pas tij nuk ngelet asgjë. Festa u prish sikur të ishte ditëlindje e Sali Berishës dhe jo e PD-së, pasardhësja u shfaq si Ramiz Alia kur vdiq Enver Hoxha dhe lajmëronte për shëndetin e tij duke gënjyer dhe mbi të gjitha njerëzit u shpërndanë të dëshpëruar, jo për shëndetin e tij, por që secilit i kishte dështuar një plan i vogël, që kish lidhje me njeriun që Zoti e zboi nga salla.

Nuk ka gjë më të trishtuar dhe të frikshme se sa kur një njeri i ka bërë njerëzit të dorëzojnë fatin e tyre tek pushteti i një njeriu dhe të shpëtojnë prej tij falë Zotit. Ky njeri i ka bërë njerëzit e partisë së tij, mbështetësit e tij, por dhe kundërshtarët, të shpresojnë tek Zoti për të shpëtuar prej tij. Më keq se sa kaq nuk mund t’i bënte demokracisë për 21 vjet.


Postuar nga Dj Jazzman datë 13 Dhjetor 2011 - 16:18:

esht i modh Mero!


Postuar nga Fajtori datë 14 Dhjetor 2011 - 07:28:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Si na u semur i modhi o njerez


Po afron dita e madhe. Duhet blere shampanje.


Postuar nga Fajtori datë 14 Dhjetor 2011 - 07:32:

Lajmet si rebus

Kush e kupton per cfare e kane akuzuar kete se une spo kuptoj gje.

------------------------------
TIRANË- Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, i dënuar për vrasje, do të ulet sërish në bankën e të akuzuarve. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen e radhës ndaj të riut, Xhuvani. Ai akuzohet për veprën penale 'goditje për shkak të detyres'. Dosja penale ndaj tij i është nënshtruar shortit, i cili ka përcaktuar treshen gjykuese të kryesuar nga Regleta Panajoti për shqyrtimin e saj. Sa u përket rrethanave të ngjarjes, prokuroria ka qenë mjaft e rezervuar, por faktet, objekt akuze, do të zbardhen në ditët në vijim.

Kostandin Xhuvani ndodhet prapa hekurave, pasi Gjykata e Tiranës e dënoi me 2 vite burg për vrasjen e të njohurit të tij, Alfred Musabelliut. Vendimi i gjykatës u kritikua ashpër, madje ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi urdhëroi nisjen e një inspektimi për dosjen në fjalë. Rezultatet e inspektimit ende nuk janë bërë të ditura.
BalkanWeb
-------------------------


Postuar nga AngelDevil datë 14 Dhjetor 2011 - 13:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Po afron dita e madhe. Duhet blere shampanje.



E kishte tepru me drogen me thane


Postuar nga AngelDevil datë 14 Dhjetor 2011 - 13:55:

Re: Lajmet si rebus

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kush e kupton per cfare e kane akuzuar kete se une spo kuptoj gje.

------------------------------
TIRAN Ai akuzohet për veprën penale 'goditje për shkak të detyres'.
-------------------------



Duhet te jete lapsus i gazetarit se ska mundesi ska term juridik i padegjuar ndonjehere.

Ca pune ka pas bo ky djali i kesaj... dmth ka qene polic ushtarak ka pas arme me leje?


Postuar nga BIONDIA datë 14 Dhjetor 2011 - 14:13:

Tani "goditje per shkak te detyres" eshte si puna jote Faje ti faktikisht sdo te vesh bam asnjerit mendoj p por e ben sepse je i detyruar nga rrethanat, pasojat vendi, muhabeti, presionet e brendshme te jashtme .Dhe ky i shkreti sdonte te vriste por e beri problemi qendron se vdiq nje njeri kurse ne rastin tend vdes fjala e lire ... duhet me nderru farmaci se skam mundesi nje gje e tille


Postuar nga AngelDevil datë 14 Dhjetor 2011 - 14:25:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Tani "goditje per shkak te detyres" eshte si puna jote Faje ti faktikisht sdo te vesh bam asnjerit mendoj p por e ben sepse je i detyruar nga rrethanat, pasojat vendi, muhabeti, presionet e brendshme te jashtme .



Ne ket rast Fajen se kap ligji sepse eshte ne prone private, eshte njesoj si me te ardh ty mik ne shpi e me te bo garipin, ca do i thush ti... une per vete do i thojsha pirdhu me gjith kacile e mos me caj trapin


Postuar nga BIONDIA datë 14 Dhjetor 2011 - 14:30:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil



Ne ket rast Fajen se kap ligji sepse eshte ne prone private, eshte njesoj si me te ardh ty mik ne shpi e me te bo garipin, ca do i thush ti... une per vete do i thojsha pirdhu me gjith kacile e mos me caj trapin



me fal preciso icik ti shoqe se car miku iher kushuri ,fis i njoftur se ateher ndyshon puna se me qen ndonje mik kshu qe sme lidh asgje dhe mos them po te jete mik 2 metra biond me sy jeshil o bojeqiell une se them hic "ik pirdhu " i them hajde "bujrum shyqyr qe erdhe rrofsh ne per kacile me fiq" ... ej kjo tjetri te begenis kjo e perzika po le te beje icik garipin ne ti se su shu dynjoja ...


Postuar nga AngelDevil datë 14 Dhjetor 2011 - 14:32:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


me fal preciso icik ti shoqe se car miku iher kushuri ,fis i njoftur se ateher ndyshon puna se me qen ndonje mik kshu qe sme lidh asgje dhe mos them po te jete mik 2 metra biond me sy jeshil o bojeqiell une se them hic "ik pirdhu " i them hajde "bujrum shyqyr qe erdhe rrofsh ne per kacile me fiq" ... ej kjo tjetri te begenis kjo e perzika po le te beje icik garipin ne ti se su shu dynjoja ...



miku fiku Bionde jo 2 metra por peri te jete po boni ciu ciu e coj me honger kumblla ke daiu dhe sme behet vone hic


Postuar nga BIONDIA datë 14 Dhjetor 2011 - 14:35:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


miku fiku Bionde jo 2 metra por peri te jete po boni ciu ciu e coj me honger kumblla ke daiu dhe sme behet vone hic



shume katile do u tregoke mua sme ben zemra


Postuar nga lezhjani-82 datë 14 Dhjetor 2011 - 15:52:

Re: Re: Lajmet si rebus

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Duhet te jete lapsus i gazetarit se ska mundesi ska term juridik i padegjuar ndonjehere.

Ca pune ka pas bo ky djali i kesaj... dmth ka qene polic ushtarak ka pas arme me leje?


Si me spaska goditje per shkak te detyres...ose rrahje per shkak te detyres ose plagosje e vrasje per shkak te detyres.


Postuar nga AngelDevil datë 14 Dhjetor 2011 - 15:53:

Re: Re: Re: Lajmet si rebus

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82

Si me spaska goditje per shkak te detyres...ose rrahje per shkak te detyres ose plagosje e vrasje per shkak te detyres.





3 here te njejten gje paske postu

" abuzim/shperdorim me detyren" ka, jo goditje per shkak te detyres se na cudite


Postuar nga lezhjani-82 datë 14 Dhjetor 2011 - 16:14:

ka, ka mos na e co edhe shkollen dam tashi.


Postuar nga Eria datë 14 Dhjetor 2011 - 16:14:

Do kete qene vetembrotje per shkak te detyres se mamit


Postuar nga lule datë 14 Dhjetor 2011 - 17:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po afron dita e madhe. Duhet blere shampanje.


Shum keq fole , do ishte çudi per ty ta lexoje nga ndonje tjeter qofte edhe ne forme shakaje..

Ndonje dite mund te ndodhi dhe ty.


Postuar nga Fajtori datë 14 Dhjetor 2011 - 19:31:

Citim:
Po citoj ato që tha lule


Shum keq fole , do ishte çudi per ty ta lexoje nga ndonje tjeter qofte edhe ne forme shakaje..

Ndonje dite mund te ndodhi dhe ty.



Do na ndodhe te gjitheve. Por disa e kane lidhur jeten me krime dhe prapambetje ne rang kmbetar. Prandaj vdekja do jete clirim per kombin. Shampanjen do ta hap seriozisht, sado qe ky veprim shkon kunder arkaizmit shqiptar qe detyron te flitet mire per te vdekurit. Gjithmone nese i vjen rradha para meje ee.


Persa i perket "goditjes per shkak te detyres", kam pershtypjen se do kete godit noi polic ai, prandaj ngaqe s'kane c'i bejne per vrasjen duan ti ngrene akuze tjeter per policin. Kshu me imagjinate them, se s'ka lidhje fare vrasja me goditjen per shkak te detyres. Ate duan ta fusin brenda gjate tani, jo ta justifikojne pse e beri goditjen.

Ama gazetaret i kemi te papare. Nuk lexojne as ato qe shkruajne vete.


Postuar nga lule datë 15 Dhjetor 2011 - 18:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Do na ndodhe te gjitheve. Por disa e kane lidhur jeten me krime dhe prapambetje ne rang kmbetar. Prandaj vdekja do jete clirim per kombin. Shampanjen do ta hap seriozisht, sado qe ky veprim shkon kunder arkaizmit shqiptar qe detyron te flitet mire per te vdekurit. Gjithmone nese i vjen rradha para meje ee.


Ah ja uron sepse e quan kriminel?

Me fal qe ta them , po ti sapo bere te nejten gje :
Lute vdekjen nje njeriu ...
Sido e sado qe te jesh i mbytur ne mllef , kjo nuk behet..
nese mundesh te falesh 1 jete je fisnik ..nese jo mos bej kete t'pakten..


Postuar nga Fajtori datë 15 Dhjetor 2011 - 21:55:

Falet ai qe kerkon te falet. Nuk falet ai qe se kupton gabimin. Thuhet "Zot, fale se nuk di s'ben". Por une e ti s'jemi Zoti.


Postuar nga lule datë 16 Dhjetor 2011 - 04:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Por une e ti s'jemi Zoti.


Pra meqe s'jemi zot , s'kemi fuqi te marrim jeten e dikujt.

Edhe meqe se kemi kete fuqi , t pakten ta mbyllim me mire.


Postuar nga Fajtori datë 16 Dhjetor 2011 - 06:20:

Te mbyllim Salen apo muhabetin?


Postuar nga Ana1 datë 16 Dhjetor 2011 - 06:51:

Fajtori, ja cfare lexova tani! Raimondi kish` te drejte tek shkruante...

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=225089

Me ritme të pandalshme vazhdon “hemoragjia” e depozitave të qytetarëve në bankat e Greqisë.

Sipas statistikave të fundit vetëm brenda muajit tetor të këtij viti, depozitat bankare kanë pësuar një rënie prej 4% ose 6,8 miliard euro dhe shuma e përgjithshme e parave të depozituara në të gjitha institucionet bankare të Greqisë ka shkuarnë 176,4 miliard euro, nga 210 miliard euro që ndodheshin në janar të këtij viti.

Shkak për këtë fenomen analistët konsiderojnë klimën tepër negative të krijuar në vend me skenarët e falimentimit dhe kthimit të Greqisë në monedhën vendase dhrahmi, e cila do të pësonte një zhvlerësim të madh dhe si rrjedhim, një depozitues do të humbiste gati 60% të vlerës së parave të tij.

Megjithëse normat e interesit janë rritur në maksimum dhe produktet bankare janë më joshëse se kurrë, grekët preferojnë të cojnë paratë e tyre në bankat e huaja. Vetëm në 18 muajt e fundit llogaritet se 500.000 grekë kanë cuar depozitat e tyre në bankat e Zvicrës, Qipros dhe Francës.

Gjithashtu qytetarët janë të trembur edhe nga publikimet e shumta të shtypit sipas të cilave qeveria mund të rrisë taksën mbi fitimin nga norma e interesit të depozitave, nga 10% që është sot mbi shumën e përfituar, në 15 deri në 45%.

Vetëbankat vendase e kanë të pamundur të ndalin këtë hemoragji, ndërsa përpiqen të përfitojne sa më shumë nga programi i reduktimit të borxhit vendas, përderisa disponojnë sasi të medha të bondeve greke të thesarit .

As garancitë që jep shpeshherë ministri grek i Financave, Evangjelos Venizellos, për siguritë e depozitave deri në 100.000 euro për person, nuk mund të përmbajnë greket të tërheqin madje edhe shuma të vogla nga bankat, duke deklaruar se një shtet gati i falimentuar, nuk është në gjendje të garantojë depozitat e tyre.


Postuar nga Fajtori datë 16 Dhjetor 2011 - 11:32:

Po te besh dy klase ekonomi shtepiake dhe te shikosh dy dokumentare nuk ka ndonje cudi te madhe te kjo. Ka ndodh ne 1929, ka ndodh ne 2008, dhe ndodh gjithmone. Eshte sistemi ekonomik qe bazohet ne leke virtuale, nje banke s'ka nevoje te kete leke reale persa kohe njerezit nuk ia kerkojne te gjithe njeheresh. Kjo nuk domethene se nje nga nacionalistet e lagjes do zbulojne rroten e ekonomise ne Greqi per te keshilluar njerezit si te shpetojne. Ke parasysh ti Ana, shef Raimondi lajmet dhe turret t'u jape keshilla atyre qe krizen po e prekin me dore. Ne italisht thuhet "zbulohet uji i ngohte..."

P.s. Emaile me thirrje per te terheq leket nga bankat Greke vijne te pakten prej 2 vjetesh nga njerez te tjere qe studjojne ekonomine (ose kane inat Greqine). Sa per kulture te pergjithshme kjo, meqe tani ka ardh lajmi andej.


Postuar nga RAIMONDI datë 16 Dhjetor 2011 - 18:08:

Fajtor e di qe te dhemb shume, dhe te ben te sillesh si i cakorduar me shume se zakonisht --Por mos e merr kaq me zemerate..,por lexo njecike me shume qe te marresh vesh c'behet se ke ngelur hu garhi

Dhe mos u merr me njohurite e te tjereve , se ti me ate Intelektin tend te mjeruar ,shume shume qe mund te besh , eshte te shash Shqiperine ,
Ne mendje te varfera si ajo qe te drejton ty nuk ka vend per arsyetim mbi bazen e njohjes ,se s'ka njohuri ,jo pergje -
-

--Ato qe them une jane super te sakta--- se i thote gazeta me presigioze e planetit

------Greqia po ngordh si nje insekt ... dhe Shqiptaret urgjentisht duhet te largohen andej
sa me shpejt aq me mire. --Ose te pakten te heqin parate nga bankat greke--
--se parate ne bankat Greke do bllokohen ,deri sa te behet zhvleresimi i dhramise se re
qe do hidhet ne qarkullim ne Greqi --Zhvleresimi dojete skanaloz ,dhe ky zhvleresim eshte nje nga masat per te paguar borxhin e Greqise ,pervec masave te tjera.....

--Greqia tani eshte drejt rrenimit --Nuk ja vlen te punosh emigrant atje ,
pasi pagesa do bjere shume per shkak te inflacionit --
---Ata do behen si Rusia ne vitet 90-te

--Ndaj shqiptaret urgjentisht te largohen nga Greqia qe te mos humbasin parate e tyre


Shqiptaret qe jane ne Greqi dhe kane dokumenta -- do benin mire te vijne ne USA ,
se ketu mund te punojne ne biznesin grek shume lehte

--Ose te shkojne ne Shqiperi, se ata i kane ato leke dhe tii nvestojne ne Shqiperi do jene shume here me te sigurte --Pasi financat shqiptare jane shkelqyer ,

Shqiperia eshte ivetmi vend me ritje ekonomike ne Europe-
- Bravo Sala. edhe te shkuara i thoni se na u semur hahahahaahahaha


Postuar nga Fajtori datë 16 Dhjetor 2011 - 23:13:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI

--Ndaj shqiptaret urgjentisht te largohen nga Greqia qe te mos humbasin parate e tyre



Ju ka mesuar xhaxhi Enver me urdhra, me direktiva, me ultimatume. Edhe Sala njesoj eshte, dallohet qe keni te njejtin brume.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Dhjetor 2011 - 23:31:

Ja hudhi pa u lag Meta.

Mbyllet procesi ndaj tij ne lidhje me videon Prifti - Meta


Postuar nga lorie datë 16 Dhjetor 2011 - 23:46:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ja hudhi pa u lag Meta.

Mbyllet procesi ndaj tij ne lidhje me videon Prifti - Meta









Postuar nga Fajtori datë 17 Dhjetor 2011 - 00:00:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ja hudhi pa u lag Meta.

Mbyllet procesi ndaj tij ne lidhje me videon Prifti - Meta



Ne te njejten kohe ne Itali ka disa jave qe po kryhet nje hetim i zgjeruar per korrupsionet, qe i ngjan hetimit Mani Pulite, sepse njerez te partive dhe pushtetit jane perfshire tamam si ne vitin1992.

Ndersa Meta as prangat nuk provoi.


Postuar nga misterioz datë 17 Dhjetor 2011 - 02:49:

Po kush u denua aty perveç Tosit qe e hengri 4 vjet.

Edhe te mendosh qe Zhak Shirak ( Jacques Chirac ) denohet me dy vjet burg me kusht per shperdorim te fondeve publike ne vitet 1990 - 1995.


Postuar nga cecilia datë 17 Dhjetor 2011 - 02:51:

Re: Po kush u denua aty perveç Tosit qe e hengri 4 vjet.

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
Edhe te mendosh qe Zhak Shirak ( Jacques Chirac ) denohet me dy vjet burg me kusht per shperdorim te fondeve publike ne vitet 1990 - 1995.



Shume me vonese denimi


Postuar nga lule datë 19 Dhjetor 2011 - 04:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te mbyllim Salen apo muhabetin?

Me mire ma uro vdekjen mua sa Sales , do t'bohemi hazem ee?
Muhabetin e kisha fjalen
He se me shum e lut e ta lusin vdekjen , me t'larget e ke diten
Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
Edhe te mendosh qe Zhak Shirak ( Jacques Chirac ) denohet me dy vjet burg me kusht per shperdorim te fondeve publike ne vitet 1990 - 1995.


Pak e ka..


Postuar nga RAIMONDI datë 19 Dhjetor 2011 - 09:15:

Re: Re: Po kush u denua aty perveç Tosit qe e hengri 4 vjet.

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Shume me vonese denimi



Jam me Cecilen ne keta rast ,jo per gje por nga foto qe ka vendos aty


Postuar nga lorie datë 01 Shkurt 2012 - 22:40:

Dje degjova intervisten e Ina Rames

ne TV Klan. Ne dukje nuk me dha pershtypjen si nje femer te forte, por teksa degjoja llogjikimin e saj ne paraqitjen e fakteve, ne te pergjigjurit ne menyre te thjeshte, dhe pa i hyre nen lekure sulmimet te Fefziut, duke iu pergjigjur ligjit dhe duke patur nje njohuri jashtezakonisht kopetente ne perprofesionin e saj, une jam kenqur pa mase. ( edhe pse videos i kishin hequr disa pjese qe me thane se kishte)


Postuar nga AngelDevil datë 02 Shkurt 2012 - 00:57:

Mu sme kenaqi fare ne fakt, me shume me ngjau me 1 zedhenese shtypi sesa me 1 person kompetent


Postuar nga lorie datë 02 Shkurt 2012 - 04:29:

Cfare

prisje ndryshe? Sipas teje c'duhet te thoshte?


Postuar nga fugazi datë 02 Shkurt 2012 - 04:43:

un prisja qe te hiqte pardesyne dhe te ekspozonte 1 kostum lekure te zeze tip dominatrix pastaj te nxirrte i kamzhik dhe te fillonte duke ja fshikullu koqet ati kokbastanit


Postuar nga fugazi datë 02 Shkurt 2012 - 04:46:

po nvend tksaj ajo qe ndodhi ishin shum fjale te cilave un sja dija kuptimin kshq e hodha televizorin nga dritarja


Postuar nga AngelDevil datë 02 Shkurt 2012 - 15:30:

Re: Cfare

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
prisje ndryshe? Sipas teje c'duhet te thoshte?


Prisja te shifja 1 prokurore te sigurt ne vetvete ne ato qe thoshte,ishte shume e pasigurt dhe e lekundur. Nuk mu duk aspak profesioniste dhe 1 lloj mefshtesie nga e cila dhe vete 1 idiot si Fevziu perfitoj.


Postuar nga BIONDIA datë 03 Shkurt 2012 - 01:22:

Tani si e frikesuar dukej se ikte per lesh shoqa te tregonte me shume se c'dinte .Floket e saj sme pelqejne si i kref ...


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2012 - 01:23:

Bionde posto seriozisht nuk lejohen gallatat tani e tutje ne forum. Po marr kamzhikun se kshu me kritikoj Al.


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Floket e saj sme pelqejne si i kref ...





me nfund 1 diskutim real politik


Postuar nga BIONDIA datë 03 Shkurt 2012 - 01:28:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Bionde posto seriozisht nuk lejohen gallatat tani e tutje ne forum. Po marr kamzhikun se kshu me kritikoj Al.


Tani ma serioz se ky postim nuk ka sepse bera nje veretje qe mu duk me interes ...e dyta e kam frike kamxhikun se kam lekure delikate dhe e treta qe eshte me e rendesishme po ku pyes une se cfare thote Al&compani moj shejtone une hyj ne forum me qetesu nervat e me bo shaka(ku eshte vendi ) por per rregull me mjafton jeta reale qe kam ...thuaja Al kete gje se ndoshta se lexon o ben sikur nuk lexon naj here ai .


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 52 53 54 55 56 57 58 59 60 [61] 62 63 64 65 66 67 »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.