Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 602 603 604 605 606 607 608 609 610 [611] 612 613 614 615 616 617 618 619 620 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga arturm datë 10 Korrik 2011 - 10:53:

Piktor!

Lexoje kete artikull, dhe shiko se si eshte bere deti kos ne Shqiperi me kete magiorance. Keta nuk i ndalon me njeri o burre i dheut, e kane ngrene turpin me buke tashme dhe nuk u dridhet qerpiku, ndersa ti me thua "shkoni ne Parlament per 12 pikat".
Le ta mbyllim ketu muhabetin/temen se nuk ja vlen me te harxhojme kohe me keto dengla.
Nuk e di(ne) kuptimin e fjales VOTE Sali Berisha me shoke, ata thone "topi eshte i imi, penalltine do e gjuaj vete".

Skandali në Kuvend, votimi i ligjit për regjistrimin, i falsifikuar

Deputeti Bedri Hoxha (me dorë nën gazetë) votoi edhe për Lefter Maliqin

TIRANË– Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, i quajtur nga qeveria “Census” (mbledhje e informacionit me anë të pyetësorëve) është miratuar dje nga parlamenti shqiptar në kundërshtim me ligjin pasi mungonte numri i duhur i votave. Ligji mori vetëm 69 vota pro, por në mungesë të opozitës dhe të një faktori kontrollues, deputetët e mazhorancës kanë votuar për kolegët që mungonin. Fotot që shoqërojnë këtë shkrim tregojnë se si edhe deputetët votojnë për njëri-tjetrin. Dikush vendos një gazetë përpara për të mos rënë në sy, ndërsa dikush tjetër vendos xhaketën dhe shtyp butonin në emër të kolegut. Miratimi i këtij ligji kërkonte të paktën 71 vota, ndërsa mazhoranca kishte vetëm 69. Kjo e bën votimin të pavlefshëm.

***

Në seancën e djeshme plenare, kur u votua për prezencën e deputetëve në sallë, rezultuan 73 të pranishëm. Gjatë fundit të seancës, kur dhe deputetët u mblodhën të gjithë për të marrë pjesën në votim, në sallë dy karrige ishin bosh, të cilët i përkisnin deputetëve të Partisë Demokratike. Pasiguria e demokratëve për të kaluar ligjet, sidomos projektligjin për regjistrimin e popullsisë, solli dhe manovrën e tyre për të marrë votat e duhura. Për këtë ligji kërkoheshin 71 vota, ndërsa dy deputetë e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, abstenuan. Megjithatë në ekranin e Kuvendit të Shqipërisë rezultuan 71 vota pro, 2 abstenim. Në votim rezultuan të kenë votuar dhe dy deputetë Gëzim Dibra dhe Lefter Maliqi, të cilët nuk ishin të pranishëm. Ndonëse karriget ishin bosh, në ekran personat dilnin sikur kishin marrë pjesë në votim.

Nga numërimi që iu bë deputetë në sallë, rezultuan se 60 deputetë ishin ulur në sallë, 10 deputetë ishin ulur tek tavolina e ministrave dhe një votë ishte e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Pikërisht mungesa e votave, nga 74 vota që ka mazhoranca, minus dy votat e deputetëve të PDIU-së, të dy deputetëve që mungonin dhe kryeministrit Berisha, e çonin mazhorancën në 69 vota. Kjo do të sillte dhe rënien e numrave për mazhorancës. Më herët, përpara nisjes së procesit të votimit, dy të zgjedhurit demokrat, Viktor Gumi dhe Eduard Halimi, janë kontaktuar nga drejtues demokrat për të ardhur në sallën e Kuvendit dhe për të votuar, pasi ndodheshin në seancën e Kolegjit Zgjedhor. Dy deputetët kanë lënë Kolegjin dhe janë paraqitur në Kuvend.

Edhe ndërprerja e seancës parlamentare për të mbledhur deputetët nuk e shpëtoi mazhorancës, përkundrazi e futi atë në procesin e manipulimit të votave brenda kampit të saj. Shumica e ligjeve u miratuar me 73 vota. Në rreshtin e katërt, në anën e djathtë, tre deputetët Arenca Trashani, Rajmonda Bulku dhe Astrit Bushati votonin edhe për një tjetër deputetin e tyre, Gëzim Dibra. Për projektligje të ndryshme, për të mos rënë në sy, nëse votonte njëri për kolegun, pas dy sekondash, votonte edhe tek personi. Ky veprim u bë sistematikisht. Ndërsa dy rreshta më prapa, një tjetër deputet demokrat, Bedri Hoxha, votonte për kolegun e tij, Lefter Maliqi. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë, por që vota e tij ishte e pranishme në votimin për ligjin e regjistrimit të popullsisë. Deputeti Hoxha kishte pranë tij dy vende votimi. Njërin e kishte mbuluar me gazetë gjatë gjithës kohës, ku shtypte për votën e tij, ndërsa me dorën tjetër votonte për deputetin që mungonte, Lefter Maliqi.


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 602 603 604 605 606 607 608 609 610 [611] 612 613 614 615 616 617 618 619 620 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.