Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 603 604 605 606 607 608 609 610 611 [612] 613 614 615 616 617 618 619 620 621 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 09 Tetor 2010 - 01:19:

Sot jam cuar dhe gjithe diten kam menduar rreth marredhenieve me kalkulime apo llogari. Femrat zakonisht jane me te zonjat t'ia arrijne qellimeve te tyre kur bejne llogari paraprake. Meshkujt me rralle, llogaritjet i kane me shume ne aspektin fizik, por duke qene se perqendrohen vetem tek permasat e mishit, nuk arrijne te shohin brendesine dhe bien pre e femrave te zgjuara qe ua futin kembet me nje kepuce. Po mendoja qe njerezit e cilter me vlera jane bere specie ne zhdukje qe kane nevoje per konservim. Ca gjera nuk para ndryshojne, ka shume te beje menyra si je rritur dhe ambjenti ne te cilin ke jetuar. Ka shume te beje individualiteti dhe integriteti jot si person.
Po mendoja veten ne kete lume interesash, duke luftuar kunder rrymes. Dhe me lindi pyetja: kur nuk ta di njeri edhe pse lufton kunder rrymes, a ja vlen te luftosh valle? Perpiqesh t'u tregosh njerezve brendesine, por ata identifikojne individin me permasat e ngjyren e mishit, deshirojne vetem mishin dhe jane ne mohim te gjithshkaje tjeter qe e ben nje njeri nje individ te vecante. Atehere si te sillesh? Per cfare te luftosh? Eshte me mire te vesh interesin tend te parin?.

Pyetje qe per momentin nuk ka pergjigje, shpresoj t'ja gjej se shpejti.
I wonder where does my heart lie.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 603 604 605 606 607 608 609 610 611 [612] 613 614 615 616 617 618 619 620 621 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.