Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 604 605 606 607 608 609 610 611 612 [613] 614 615 616 617 618 619 620 621 622 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 10 Tetor 2010 - 05:39:

Nuk e di nese ulja e nivelit te kafeines ne trupin tim ka ndonje efekt te dukshem. Nuk e di nese mendimet me zgjohen teksa jam ne pertypje e siper te gjithe ndodhive apo rrethanave te ketij viti. Nuk e di nese ky eshte gjithashtu efekti i krahasimit te jetes ne dy kontinente dhe cfare ofrojne apo si ndihesh ne to. Po mendoja qe dy gjera jane me te veshtirat per t'u arritur. Nje eshte thyerja e zakoneve, gjerave qe duke i perseritur na behen zakon. Dy, kuptimi se kur jeton ne mohim, te realitetit, te ndjenjave, te mendimeve.
E para do vullnet te forte, te jesh spontan ne veprime, sepse cdo gje ka tendencen e kthimit ne nje zakon. Mbi te gjitha, po mendoja qe nese genjen te behet force zakoni, nese i mbyll syte e veshet e thua "s'dua te shoh apo degjoj te tjeret, s'me interesojne" te behet force zakoni, nese mban cdo gje perbrenda te behet force zakoni, nese e vret mendjen shume te behet force zakoni, nese do t'u shmangesh situatave apo vetvetes, arratisja behet force zakoni.

Ka kaq shume tentakula qe me kalimin e kohes vetem shtrihen dhe te transformojne ngadale shprehite, derisa nje moment kthen koken pas e thua: "po mire une kam qene ndryshe, si u bera keshtu?"
E dyta do vertet trajnim per te qene mendjehapur dhe i vemendshem. Shume shpesh kemi tendencen te behemi epiqendra e vetvetes, me nje lloj ndjenje perkatesie " self entitlement". Behemi teper te ndjeshem per cdo gje qe na prish apo prek rehatin, gjendjen, mendimet tona. Si shqiptare vertet e kemi teper te theksuar mesa kam vene re. Pyetja qendron si ta kuptosh qe jeton ne mohim te dickaje? Te realitetit te njerezve, te halleve te tyre, te gjendjes se tyre shpirterore, te realitetit tend, te ndjenjave te tua? Deri tani ne shumicen e rasteve jane dashur gjendje shoku qe te bejne te kuptosh gjera qe deri dikur i ke marre "for granted". Jane po keto gjendje shoku gjate te cilave kupton edhe thelbin e marredhenieve njerezore, qofte edhe thelbin tend. Nga ana tjeter ka shume rendesi te jesh i vemendshem dhe mendjehapur ndaj njerezve qe te rrethojne, apo edhe shoqerise ne teresi.

Kam disa kohe qe kam kuptuar qe te rriturit nuk ndryshojne, ndoshta behen me keq dhe humbin edhe ato qe i kane bere interesante vite me pare. Ajo qe me shqeteson jane pasojat qe vijne kur nje shoqeri e tere jeton ne mohim te realitetit te saj, sic eshte ajo shqiptare. Llogjika do e kishte qe pas gjithe vuajtjeve qe kemi kaluar ne kurriz ne duhet te jemi popull mendjehapur dhe me vizion per te ardhmen. E verteta eshte tjeter, nje shoqeri qe nderron preferencat e klubeve sic nderron veshjet e stineve, nje shoqeri qe s'ka pike respekti per individin, nje shoqeri maskiliste qe promovon vlerat e kriminalitetit, dhunes apo varferine e tejskajshme, cfare mund te presim pas 10, 20 vjetesh?

Psikoza shqiptare eshte vertet per t'u studjuar, ashtu si dhe influenca e teknologjise dhe mediave ne te.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 604 605 606 607 608 609 610 611 612 [613] 614 615 616 617 618 619 620 621 622 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.