Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 607 608 609 610 611 612 613 614 615 [616] 617 618 619 620 621 622 623 624 625 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Piktor datë 10 Korrik 2011 - 13:45:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ose ndoshta te gjithe politikes.
Politika ka rregullat e saj. Megjithse nuk jane asgjekundi te shkruara, politikanet duhet ti permbahen asaj.

Ne keto vitet e fundit kemi mesuar shume gjera per politiken, mbi politiken dhe nga kjo kemi perfituar shume. Pavaresisht se ne pamje te pare duket sikurse jemi te politizuar gjer ne fyt, ku nje kushuriri im i pare perjeton nen nje diktature te papare, saqe e krahason me ate komuniste, megjithese i jane dashur 20 vjete te kuptoje se ajo ishte nje diktature se me perpara nuk e pranonte kurrsesi dhe nje tjeter kusheri, prape i pare eshte ne delir per fitoren e Bashes, te dy ne emigracion nga 15-20 vite ...

Interesante eshte kur politika perzihet me patriotizmin.
Pothuajse, te gjithe keta simpatizantet e Ps-se kane marre ne dore flamurin e patriotizmit dhe kudo gjemojne vargjet e Pashko Vases dhe zeri i aktorit Reshat Arbana, "o moj Shqipni" Une kam nje teori timen qe shqiptari nuk e duron shqiptarin dhe prej hallit te huajin.

Kjo historia e patriotizmit me kujton ate historine e bariut me delet qe therriste, ujku, ujku. Vetem se ne nje kendveshtrim tjeter, ate te kur shqiptaret i han vertet ujku, nuk bezajne.

Pas dimrit vjen nje vere
do mblidhemi te tere
te tregojme
....

E çfare te tregojme? do ishte vertet gje e bukur te tregonim, se te pakten do mesonim, mirpo sapo dikush nis e tregon ndonje trimeri etj plas sherri e grindja. O te gjithe trima o askush, o te gjithe te fituar ose askush, lere mos e pyet.

Qe te mos zgjatem, patriotizmin e kemi (edhe e kemi) pasur kundra shqiptarit dhe jo kundra te huajit, nese dikush nga ju di ndonje te vertete ndryshe bujrum.


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 607 608 609 610 611 612 613 614 615 [616] 617 618 619 620 621 622 623 624 625 » ... E fundit »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.