Forumi Horizont Gjithsej 73 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Dashuria ne largesi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1016)


Postuar nga Shtojzovalle datë 13 Janar 2005 - 13:22:

Nje dite te mbare nga une kudo qe jeni e veni,

lexova te gjitha shkrimet ketu, dhe shumica e tyre ne mendimet e tyre pasqyronin nje -kunder- dashurise ne largesi.

Baza themelore e mbijetimit te nje dashurie ne largesi nuk mund te kete folene e saj tek secili njeri, me nje fjale shumica e shkresave ketu kane te drejte, mirepo si gjithnje ne jete dhe ne kodet ligjore kemi perjashtime, njashtu edhe ne kete qeshtje. Jetembajtja e kesaj dashurie larg syve dhe larg zemres eshte nje sfide e rende psiqike fizike, per te tejkaluar kete sfide njeriu duhet kete vetebesim ne vetvete, te kete nje personalitet te fort bashk me karakterin e tij, poqese i podeson kete veti jam e bindur se dashuria ne largesi jo vetem se do jetone por here do kurdo ajo do kurorezon bashkimin e dy njerezve, te cilet duan njeri tjetrin pambarim.

Une mendoje se ne si njerez jemi te prire te na demodohen shpejt shume gjera ne jete, sidomos me ato qe i sheh cdo dite, kurse personin qe e ke larg dhe e dashuron me plotqenien e shpirtin, enderron takimin e shpejt, enderron se si do rrjedhin bisedat, se si do kalojne ditet, shkurt e shqip me mire nje dashuri me kohe te shkurter qe mbresa e saj te mban nje kohe te gjate se nje dashuri te sistemit rutin ku asgje nuk eshte terheqese dhe interesante.

Kuptohet e them edhe njehere secili nuk mund te rezistoje keshtu, ata te moshes se re assesi, mbase iu mungon te qenurit komplet si njeri, praktika e jetes etj etj..

Lutem per te gjithe ata qe kalojne jeten larg te dashurit/es t´iu prine e mbara ne realizimin e deshirave te tyre.

pershendetje

Lena


  Gjithsej 73 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.