Forumi Horizont Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- A egziston Ferri? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11992)


Postuar nga Jarigas datë 27 Tetor 2007 - 03:57:

Nje nga poetet me te medhenj te te gjitha koherave, matematikan mysliman persian jep nje shpjegim shume te bukur mbi boten e pertejme:

Njeri,margaritar i krijeses
Q`u shove nga torturat e jeteses,
Pi kupen e harrimit e te prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikes dhe i shpreses.
***
Kur te gjesh vere, pije pa menduar
Kur te gjesh vajze ,puthe pa menduar,
Se as per mjekren time as per tenden
S`kujdeset zot i madh i lavderuar.
***
Rrote e qkujdesur po vertit dynjane,
Shenjetoret nuk ja shqiten dot davane,
Ki mendjen!Neser vdes,merr endrra fund
Te piu varri,Krimbat do te hane.
***
Leviz Khajam,se kupe e vdekjes vjen,
Se fati nen rroten te mberthen1
Pi leng,puth lule!Lart ne qiell s`i gjen!
Se feja, me parajsen te genjen.

 

dhe akoma:

Drit' e Kungatës vlen çdo mbretëri
N'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Azi:
Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndë
Se çdo shamat' e turmës në Xhami.


25

Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje,
Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër;
Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje.

 

Buza që puth e Vera që po pi
Vërtet mbarojnë dhe ato si hi:
Po sot të paktën je një hi i gjallë,
Gëzohu sa s'kalon në Hiç të zi.

108

Mos u mërzit me punë Perëndie,
As me andrralla e profka Njerëzije:
Mbyti të gjitha në duman të Verës
Dhe loj me Trëndafij e Rrush Hardhie!


109

Munxosi Qiejt' e shurdhër që shkelmuan
Cdo lutje që të mjerët u drejtuan
Dhe kap Dollin' e përqafo Selvinë:
Kush na u kthye nga ata që shkuan?

Për Ligjë kam për ditë të dëfrej,
Për Besë kam çdo Fe ta kapërcej;
Kur mora nuse Jetën, s'deshi pajë;
Më tha: "Gas pafsh, atë pagesë vlej".

121

C'fitoi me ardhjen time Gjithësia?
Me ikjen a m'i prishet Bukuria?
Përse me kaqë lot po vijm' e ikim?
Pyes më kot, - s'përgjigjet Perëndia.

145

Do t'ikim doemos! Përse pra rrojmë
Dhe shpirtin me dëshira kot mundojmë?
Mbi Dhe pa punë kur na arratisi
Në Qiell shpëtim prej Tij si të shpresojmë?


146

Cudi, asnjë i vdekur s'dha një shenjë,
Asnjë s'u kthye Udhën të rrëfenjë
Për Ferrin, për Parajsën a për Hiçin,
Po vet' u dashka cilido t'a gjenjë!


Zbulimet, që Profetët na zbërthyen
Dhe për këto mbi Kryqe u mbërthyen,
S'janë veç ëndërra që na rrëfyen
Pas gjumit - dhe pastaj në gjum' u kthyen.


Doni me shume....?


  Gjithsej 86 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.