Forumi Horizont | Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)
F.17:
"Ashtu si pjesa e bronxit e Ilirisë dhe gjithë Evropës, Kreta nuk ka qendra fetare pasi praktikohej besimi fetar druid, i cili ashtu si dhe në Dodona e deri tek Baltët dhe Britanikët nuk kishte tempuj, por vende në natyrë apo shpella. Varrimi në Kretë zhvillohej si në pjesën tjetër të Evropës me tuma që për shkak të ngurtësisë së tyre më të madhe, pasi atje dominon guri janë quajtur tholosi."
Duke lexuar fjalinë e dytë të autores, të jepet përshtypja se kemi një fjali të përkthyer nga programi i përkthimeve të Gogle-s, përkthim ky jo krejtësisht i qartë për lexuesin përkatës të gjuhës ku është përkthyer. Nejse, nuk po merremi shumë me gabimet e shumta gramatikore.
Ajo që autorja jonë na tregon mbi tumat, është një fjali nga e cila ajo mund të ndalohet në mësim-dhënien e lëndës së historisë. Kjo, sepse i shtrembëron krejtësisht të dhënat historike. Jo vetëm tek historianët seriozë, por edhe tek këta që sapo kaluam, pamë se në Kretë kishim lënien e të vdekurve në shpella apo guva, mbulimin me gurë, -një lloj tume e vogël gurore kjo-, varrimin në dhomza, si dhe djegien e skeletit dhe varrosjen e kockave të djegura. Dhe artikujt e internetit flasin qartë për këto, biles të datuara. Varrimi i kufomës dallon vetëm në mijvjeçarin e I p.e.s., rit ky me influencë egjyptase. Ndërsa në kontinent, nga Greqia e lart, kemi patur më së shumti djegien e kufomave. Djegia+varrimi ka pasuar djegien, dhe varrimi në masë s‘ dallon veçse pak shekuj para Krishtit; me hyrjen e krishtërimit (sh.2-4) u ndalua krejtësisht djegia. Edhe tumat etruske në fillim dallojnë për varrimin e hirit të kufomës, (apo kockave të djegura), -në vende paksa të ngritur këto. Më vonë dallon varrimi i kufomës në vende të ngritura; historianët e vendosin këtë rit, (varrimin e kufomës), aty në shek. e 7 p.e.s., pra rreth viteve 600 e ca para Krishtit. Kjo datë, për mendimin tim, si shumica e datave të ngjarjeve të shënuara historike, është paksa fetare, pra e dyshimtë, ashtu siç dhe gjithë kalendari ynë historik është i dyshimtë, (jo i saktë), por i rregulluar me numra simbolikë. Ndaj këto data ngjarjesh, duhen marrë si përherë pakëz me rezervë; pra mund të kemi edhe 100-300 vjet lëvizje (përafrim-largim) datash të ngjarjeve të ndryshme.
E rëndësishme këtu është dallimi që ne dimë mbi këto kulte varrimi në Kretë dhe në kontinent. Barazimi që E. Kocaqi i bën këtij riti për kretën dhe kontinentin, pa llogaritur dhe kohën, është thjesht një … një fjalë e pamenduar, e pabazuar në faktet që na ka dhënë arkeologjia dhe shkrimet historike. E biles, „argumenti“ se këto tuma kretase janë me gurë, sepse aty gjindeshin gurë, -në ndryshim nga ato të kontinentit që ishin me dhè të ngritur-, ky „argument“ ia ul tërësisht një studjuesi vlerat që mund të pretendojë në mësimet historike. Guri kishte kultin e tij të vjetër në Kretë, kult i cili nuk mund të humbiste aq kollaj, nga shkaku se kemi të bëjmë me ishull. Ndërsa tumat europiane, apo ato etruske (Itali), me dhè të ngritur si kodra, apo me dhoma të mëdha të mbuluara me dhè, i përkisnin një kohe më të vonë dhe një kulture (fetare) tjetër, panvarsisht se tashmë të përngjashme me atë të Kretës, pra pro egjyptase.
Përsa i përket fesë kelte, asaj druide, që autorja jonë e bën kretase, kjo i kalon përmasat e fantazisë dhe dëshirës fëminore. E vërtetë se në Kretë, praktikimit të kulteve fetare nuk u përgjigjeshin tempuj të mëdhenj. Edhe më vonë, në mijvjeçarin e dytë p.e.s., sidomos gjysmën e dytë të këtij mijvjeëari, kur ndikimi i fesë jugore pro-egjyptase, me perëndi Tokën Mëmë, ishte i dukshëm në Kretë, sërish kultet fetare s‘ kishin nevojë për tempuj pompozë. Tek-tuk, nga ndonjë historian, merret kjo si një importim feje druide, apo analogohet me fenë druide të keltasve, me idhull drurin dhe natyrën, -fe me bazë dentrologjike, siç quhet tek Spahiu. Por, në tërësi historianët nuk flasin për fenë e druidëve keltas në Kretë.
Të flasësh për fenë e druidëve keltas në Kretë, është njëlloj si ajo historia e atij fshatarit të padalë ndonjëherë në qytet, i cili zbret një herë dhe shikon qytet me sy, rrugët e gjëra dhe pallatet e lartë. Pas ca vjetësh, e çon djali në një qytet tjetër. Fshatari sheh përsëri rrugë të gjëra dhe pallate të lartë. Atij i duket gjithshka njëlloj si në qytetin e parë, ndaj thotë : -Po këtë qytet e pamë njëherë, mor bir! Kështu dhe historia e „historianëve“ që flasin për druditët keltë në Kretë. Ndërkohë që kjo fe kretase dallon qysh nga mijvjeëari 2 p.e.s., druidët keltas i shohim për herë të parë jo më herët nga shek. 7-6 p.e.s., për t’mos thënë dhe ca më vonë.
Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit » Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.