Forumi Horizont Gjithsej 109 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 109 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Humor politik (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17157)


Postuar nga lule datë 29 Maj 2011 - 02:54:

Ah kjo politika!

Politika nganjëherë mund të jetë punë me zarar. Këtë e përjetoi në lëkurën e vet zëvendëskryetari i Parlamentit të Ukrainës, Adam Martynyuk, kur e kapi një koleg të vetin për fyti dhe e shtriu në tokë.

Martynyuk po udhëhiqte seancën parlamentare e cila transmetohej direkt edhe në televizionin e Ukrainës. Transmetimin e mërzitshëm “live” e bëri interesant Martynyuk kur ndihmësi i tij Oleg Lyashko e pyeti nëse mund ta merrte fjalën, por ai e refuzoi.

Ai më pas lëshoi disa fjalë fyese ndaj Martynyukut, e kjo i mjaftoi për ta kapur për fyti Lyashkun. Kur sa hap e mbyll sytë e shtriu për toke. I shqetësuar tej mase, Lyashko ngrihet nga dyshemeja dhe fillon të shtyhet me zëvendëskryetarin e parlamentit.

Megjithatë shpejtë reaguan deputetët tjerë dhe parandaluan një konflikt më serioz, ndërsa është interesant se pas kësaj “zhurme”, Lyashko u kthye në foltore, e që zëvendëskryetari i parlamentit e përcolli me një buzëqeshje ironike.

http://www.liveleak.com/view?i=c0a_1305958227

Telegrafi.


Po ngushelloj veten nfakt !


  Gjithsej 109 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 109 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.