Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Diskutime mbi besimin fetar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18446)
Postuar nga shelgu datë 08 Shtator 2011 - 04:58:
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Problemi i fese na qenka se s'ka besimtare te kulluar. 
Pa he vazhdoje njerehere. Ndertoje nje model te botes me besimtare te kulluar, te shohim ku do te coje mushka.
Eshte paradoksi me i paster.
Siq thote Piktori: Hiqmu lanet nga rruga e jeme.
Kjo eshte pikerisht filozofija e fese. Perpiqu o njeri, o mekatar qe te permiresohesh, por duke qene njeri je i paperkryer dhe sigurisht do besh mekate.
Perpiqu vecse qe te pastrohesh prej tyre. Ka shume menyra.
Lost, nuk eshte kaq e kollajshme doktrina fetare. E di qe eke te veshtire se je mesuar me mendime te programuara, por c'te bej? Nuk kam fuqi qe te te shkeput nga ngurtesia e numurave dhe vetepozicionimi i kendshem brenda tyre. Kjo bije ere selfdefense. Pra zgjedh nje doktrine(matematiken te themi) dhe ndihem rehat atje brenda saj.
Ne fakt jeta eshte larmia, dielli qe lind i zjarrte, perendimi i ndezur, zogu i vetmuar ne peme qe pret dike t'i prese kengen, uji i kroit qe rrjedh ne burim dhe njeriu e mbyll midis tubash.
Jeta eshte shume me teper shpirterore ne kuptimin e mirefillte te fjales.
Jo, jo, nuk e kam per pjeshken, por per qerpikun e fjetur qe fsheh zjarrin e syrit te kojshijes teme.
Nuk e kam per buzen e bukur te studentes kalimtare, por per buzeqeshjen e dridhur nga pasiguria te kojshijes kur e takoj me burrin dhe ben sikur nuk do te flase.
Pra lost, degjo Piktorin dhe deshiro qe te shohesh pertej letres se ftohte ku lexon germat. Kerko qe te ndjesh ngrohtesine e pellembes se parfumuar qe ka shkruar atje.
Lum ti qe ke gjithe keto gjera te mira perpara. Kjo eshte vertet per te pasur zili.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.