Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Klodel datë 01 Mars 2003 - 16:53:

Debati amerikan zhvendoset ne Irakun e pas-luftes

Financial Times:
Lufta në Irak ende nuk ka filluar. Por aq i madh është shpresa e Uashingtonit që regjimi i Sadam Huseinit është pranë fundit, saqë debati tani është përqëndruar tashmë në atë se duhet fituar paqja. Tre janë problemet kryesore që duhen zgjidhur për të fituar paqen, citon gazeta Richard Nelson të Këshillit Atllantik dhe këto janë: ndarja e pushtetit brenda vendit, burimet e naftës, dhe marrëdhëniet e Irakut me fqinjët e tij. Megjithatë duket se të treja këto probleme gërshetohen fare qartë në një pjesë të Irakut që quhet Kirkuk.
Kirkuk është në qendër të fushave më të mëdha naftëmbajtëse në Irak. Nga ana tjetër aty banojnë grupe të ndryshme etnike nga arabët, tek kurdët, sirianët, e me rradhë. Por sipas Kombeve të Bashkuara shumica e popullsisë në këtë rajon është arabizuar me kohën. Më tej Financial Times shkruan se vendosja e fushave naftëmbajtëse të Kirkukut nën kontrollin e kurdëve të Irakut është një shpërblim për këta të fundit për qëndrimin e tyre. Në fakt kurdët, numri i të cilëve shkon në 25 milion, jetojnë në 4 shtete, duke qenë kështu grupi më i madh etnik në botë pa një shtet të tyre. Megjithatë kontrolli kurd mbi fushat naftëmbajtëse është i papranueshëm për Turqinë, vend fqinj me Irakun. Gazeta më tej shkruan se Turqia i trembet faktit se kurdët e Irakut mund të financojnë në të ardhmen aktivitetet për shkëputje të kurdëve që jetojnë në Turqi.
Megjithatë sa i përket kurdëve ndryshimi i rregjimit në Bagdad pritet me ndjenja të përziera nga kurdët. Që nga 91, shkruan Financial Times, ata gëzojnë autonomi nga Bagdadi, mbrohen nga forcat ajrore amerikane dhe britanike dhe prej 97, ata marrin 17 % të të ardhurave të Irakut nga programi naftë – për ushqim i Kombeve të Bashkuara. Udhëheqësit e kurdëve në veri të Irakut mendojnë se mund të humbin disa nga liritë që kanë tani me ndryshimin e rregjimit në Irak, megjithatë ata e mbështesin një hap të tillë pasi situata në Irak është e paqëndrueshme. Nga ana tjetër duket se Uashingtoni në një Irak të pas luftës do të marë drejtimin kryesor të administratës civile dhe rindërtimit të vendit, madje duke emëruar një administrator amerikan atje. Ky i fundit do të duhet të bashkërendojë aktivitetet paqeruajtëse dhe ato të rindërtimit. Zalmay Khalilzad, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili drejton përgatitjet për një Irak pas Sadamit ka kërkuar nga opozita irakiene që të luajë një rol këshillues. Nga ana tjetër ideja e një pushtimi të gjatë nuk mbështetet nga zyrtarët amerikanë, të cilët mbështesin prej kohësh idenë e ndërtimit të vendit, përfundon Financial Times.


  Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.