Forumi Horizont | Gjithsej 215 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit » Trego 215 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Poezi Për Vajzat - Djemt E Mbarë :) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6780)
Memedheu
Memedhe eshte dy vend
ku grihet sallate ne parlament
ku na rrjepin dite e nate
ku deputeti pastron parate.
Ku jeton mafja me shtetin
Respektojnë këto njëri tjetrin
E ku mafja na drejton
Në çdo vend ka korrupsion.
Ku të trajtojnë porsi sh*****atë
N’hipotekë dhe në ambasadë
Ku nuk gjen fare drejtësi
Në gjykatë dhe në bashki.
Ku hajdutat qeverisin
Ku tregtarët çmimet rrisin
Dhe ku pesha është me hile
ku s’e gjen kurrë kilen kile
Kur vret njeriun s’të dënon kush
Ku shkon kot si qeni ne rrush
Ku n’mes ditës kërcet kallashi
Ku n’mes arës rritet hashashi.
Ku ilaçet janë te mbaruara
Dhe tregtohen të skaduara.
Ku ilaçet s’bejnë efekt
Ku doktori t’i rrun lekt
Ku të rruan roja me të hapë derën
Ku paguan ti infermjerën.
Ku punojnë fëmijët nën moshë
Ku i ushqejnë foshnjat me groshë.
Ku paguajnë e prapë rrinë në terr
Ku s’t’jep shteti, vetëm t’merr.
Ku edhe uji është me erë
Kur harrojnë dhe e sjellin ndonjëherë.
Ku polici faturine
Merr bakshish për çdo makinë.
Ku n’doganë vlon kontrabanda
Ku i fitojnë dollarët me çanta
Ku për ditë neve na e hedhin
ku na zhvasin ku na vjedhin.
Ku t'skaduara janë ushqimet
Ku për festa rriten çmimet
Ku vetevriten për çdo ditë
Se s’kanë bukë t'ushtejne femijtë.
Ku për ditë na humbet shpresa
Kur sheh fshatra pa varreza.
Ku vajton fshatari i shkretë
Se sheh tokën t’u kthye n’kwnetë.
E kur bie ne qytet shi
Duhet varkë me ikë në shtëpi.
Ku pa t’ardhme është arsimi
Me tre turne bëhët mësimi
Ku n’privat njeriu punon
Dhe nuk merr siguracion.
E ku treni te acaron
Për çdo fshat nga një stacion.
Kur hip në të t’merzitet jeta
T’gjithë i sheh ti pa bileta.
Ku shikon në televizione
Të njëjtin lajm në dhjetë versione
Ku për popullin s’mendon shteti
Veç mban shpresën tek kurbeti.
Mu ne mes te evropes
pa uje edhe pa drita
u beme gazi i botes
me keq se Afrika.
Afrika eshte mire
se te pakten nuk eshte ftohte
kurse ne pa drite
kurre sdo te zeme ngrohte.
Gjithsej 215 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit » Trego 215 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.