Forumi Horizont Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Poezi, << Vargje Zemre>> (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8781)


Postuar nga Cindi datë 04 Nëntor 2005 - 07:18:

BIRIT TIM

Djale, bir, c'te mundon?
Lodra plot, libra, shoke
prane teje jane.
Mami, Babi ne drite te syrit te shikojne
syte e tu perse vajtojne?

Vajtoj meme, para dua, qe te jem i pasur shume
dhe pastaj mbulon koken, me lot ne sy me pervelon
Dhe me pyet perse mami Shqiperine e lame
edhe ikem nga vatane?

Ah e shoh, nuk do para biri im,
Shtepizen e vogel kerkon
qe te loze nje cope here
feminine te kujtoj, lodrat rrotull ti ngaterroje.

KUR NUK SHIHNIM DOT ATDHENE --1992


BUKURIJA

U plaka, nuk besoj?
U shemtova, ndofta jo.
Atehere ku vane rinia, bukuria
Fshehur thelle dhe nuk kendojne?

Eci rrugeve llahtarisur
dic kerkoj nuk e di.
Vajzat qeshin, djemte vrapojne
vec syte e mij valle c'kane pse lotojne?

Nuk gezojne, jane te verbuar
Bukurine, rinine nuk e shohin
Vijne verdalle, me mall kerkojne
dic kerkojne.

Ku kerkon ti syri im
Shume u lodhe shpejt u trete
Larg shume larg eshte bukuria
teper prane MEMEDHE,
ti je vete bukuria.

Puth burrin dhe femijen
syri yt dic me thote.
Syri yt meme nuk eshte verbuar,
dashurine lexojne, MEMEDHENE shikojne.

LARG SHQIPERISE-1992



VETMIA

E mallkuar qofte, larg sa me larg.
Perse valle me tmeron, kur ndjej qe me afron.
Ik te lutem, nuk te dua.
Perse pas me ngjitesh ti

Me sjell dhimbje dhe merzitje
Nuk e di c'kerkon ti.
Me vjen keq, nuk te bej dot shoqeri
Dashurine zgjodha ne kete jete
ne kete bote.


1992


ZILIQARIT

Jeta eshte e bukur, per ate qe e jeton
Jeta eshte sketerre per ate qe renkon
Jeta eshte e lumtur per ate qe buzeqesh
Jeta eshte e zymte per ate qe e perqesh
Jeta eshte e embel per te emblin njeri
Jeta eshte e hidhur, farmak e hidhur
Per te shkretin ziliqar qe vetmise i ben shoqeri.

1993

LUMTURIA

Fjale e embel, shume e bukur,
qe cdo kush e ka ndjere
Te mbeshtjell me butesine e saj
zoti na e solli prane.
Sepse mbi te gjitha ne bote
e vetmja eshte dashuria.

1993

NENES

Nene, ku shkon, ku je nisur dhe vrapon?
Syte e tu te hutuar, egersuar dic kerkojne.
zogjte e tu u larguan, diku larg, valle ku jane
nuk e di?
Vec ti e di.

Zemra ime djeg, pervelon sa here ty te kujtoj
valle a e sheh dot syri jot si gufon?

1993

JETA

E bukur eshte jeta,
Te qesh, te flet, te pergezon.
E bukur eshte natyra,
Nje zog fluturon, nje lule cel
ti e pershendet.

I bukur eshte femija
Ecen, flet, buzeqesh
Ti e shoqeron si nje engjel i vertete.
Jetoje pra te bukuren jete.

Me zjarr dhe pathos
Si kurre ndonjehere
Dashuria mbi te gjitha
do te triumfoje.

NE MOMENTET ME TE VESHTIRA-1994


  Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 68 69 70 71 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.