Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2012 - 01:30:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Tani ma serioz se ky postim nuk ka sepse bera nje veretje qe mu duk me interes ...e dyta e kam frike kamxhikun se kam lekure delikate dhe e treta qe eshte me e rendesishme po ku pyes une se cfare thote Al&compani moj shejtone une hyj ne forum me qetesu nervat e me bo shaka(ku eshte vendi ) por per rregull me mjafton jeta reale qe kam ...thuaja Al kete gje se ndoshta se lexon o ben sikur nuk lexon naj here ai .



Ne fakt ai lexon por i pelqen me shkrujt anej mceftas, bile si pelqen fare as puna qe boj une si SM.

Ky po qe eshte lajm si thu ti?


Postuar nga BIONDIA datë 03 Shkurt 2012 - 01:33:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Ne fakt ai lexon por i pelqen me shkrujt anej mceftas, bile si pelqen fare as puna qe boj une si SM.
Ky po qe eshte lajm si thu ti?



Ku moj ne fb shkruan ?me fal injorancen SM cfare eshte ...fugazi njifemi gje zemra?


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2012 - 01:34:

ca fb moj skam kohe me u marr me te une, supermoderatore pra


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:36:

sa i thelle duhet tjet niveli i njohjes tone per tkomentu un mbi postimet tuja ktu nforum


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:38:

shpirti


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2012 - 01:39:

Citim:
Po citoj ato që tha fugazi
sa i thelle duhet tjet niveli i njohjes tone per tkomentu un mbi postimet tuja ktu nforum


duhet te jesh te pakten njoni prej te dyve ... o burri o dashnori


Postuar nga BIONDIA datë 03 Shkurt 2012 - 01:41:

Citim:
Po citoj ato që tha fugazi
sa i thelle duhet tjet niveli i njohjes tone per tkomentu un mbi postimet tuja ktu nforum


sduhet te jete shume i thelle per sa me perket mua mjafton te pelqeje muzika popullore, te jesh icik tifoz ,tani te jesh dhe biond me sy bojeqielli do ishte fantastike dhe ajo me e rendesishme te jesh nga shqipria e mesme qe te me kuptosh kur flas ne dialekt je tamon po une kujtova se mos ndoshta je ndonje anatar qe ka nderruar nik .
Tani duhet me thene si e ben ti kete punen e supermoderatore shejtone ?
dil ke noj teme tjeter se kush duron fajen ate kam frike une


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2012 - 01:42:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


dil ke noj teme tjeter se kush duron fajen ate kam frike une



do me ndihmoje shume per te reflektu ne punen time te papaguar


Postuar nga lule datë 03 Shkurt 2012 - 01:44:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
bile si pelqen fare as puna qe boj une si SM


Pse nuk hapni noj sondazh ktu mi , t'votojme ne antaret vlen apo jak
Apo hapni vetem sondazhe martesash ku

çeshte e drejta , al- e ti AD jeni me korrektet nga gjith stafi me sa kam pa ....


Postuar nga BIONDIA datë 03 Shkurt 2012 - 01:46:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


do e ndihmoje shume per te reflektu ne punen time



Po he se ste heq njeri prej pune ty jo mos e vri mendjen s eke mik te forte ti ...pastaj te kam thene 100 here mbaj hudher qe te largosh synin e keq ...


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:48:

ato skuadrat italjane tfutbollit shpresoj tvdesin tgjitha


Postuar nga AngelDevil datë 03 Shkurt 2012 - 01:51:

Citim:
Po citoj ato që tha lule


Pse nuk hapni noj sondazh ktu mi , t'votojme ne antaret vlen apo jak
çeshte e drejta , al- e ti AD jeni me korrektet nga gjith stafi me sa kam pa ....



Rrofshi goca. Me kthyet ne vend vetevleresimin. Al keq me vjen po mdo populli dhe qeveriu mua ik tani mlej rehat.


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:52:

o al74 do i kontrollosh kto femrat e vatres tende apo ti kontrolloj un

po pate nevoje per ndihme mund tme gjesh te forumi i moderatorve


Postuar nga fugazi datë 03 Shkurt 2012 - 01:56:

o bjonde nga ike ti se kisha i pytje per ty


Postuar nga Fajtori datë 20 Shkurt 2012 - 21:51:

Ish-të përndjekurit, grushta deputetit të PD-së, Ilir Rusmali

TIRANE- Deputeti i PD-së Ilir Rusmali është goditur dje me grushte pak metra larg selisë së parlamentit nga një ish i përndjekur politik. Shkak është bërë një rast i rrallë ku kufoma e ish të përndjekurit Grigor Zaharia prej afro një muaji qëndronte në morgun e Tiranës dhe nuk varrosej pasi i ndjeri nuk kishte të afërm dhe miqtë e tij nuk gjenin para për ta varrosur. Ndaj dje kishin vendosur që të tërhiqnin nga morgu trupin e pajetë të cilën fillimisht e çuan para selisë së Institutit të të Përndjekurve Politikë për të kërkuar ndihmë dhe për të bërë homazhe. Më pas grupi i ish të përndjekurve e kaloi kufomën para godinës së kuvendit në të njëjtën kohë që do të niste seanca plenare diku afro orës 10:30.

Arkivolin e ndaluan në fillim të rrugës pedonale duke zhvilluar homazhet për ish bashkëvuajtësin e tyre në kohën e diktaturës Grigor Zaharia, por edhe si një lloj proteste e cila mund të tërhiqte vëmëndjen e deputetëve dhe ministrave që në ato momente parkonin makinat pak metra afër vendit ku ata kishin ndaluar duke bllokuar për pak çaste edhe qarkullimin e makinave. Por, në atë moment ka dalë për një kafe nga salla e parlamentit deputeti i PD-së Ilir Rusmali i cili ka kaluar indiferent dhe mospërfillës ndaj arkivolit dhe homazheve të ish të përndjekurve që po bëhej anës rrugës duke mos shprehur asnjë interes se çfarë po ndodhte aty. Pikërisht ky indiferentizëm i Rusmalit ka sjellë dhe reagimin e ashpër të njërit prej ish të përndjekurve, 47-vjeçarit Lirak Bejko i cili me hapa të shpejtë dhe duke sharë me zë të lartë iu është drejtuar me shpejtësi Ilir Rusmalit duke e goditur disa herë me grushta në fytyrë derisa sa është rrëzuar për dhe nga të goditurat.

Në çast, deputeti është rrethuar nga policët e qarkullimit rrugor të cilët ndiqnin homazhet në rrugë mbi arkivolin e Zaharisë dhe menjëherë e kanë marrë Rusmalin dhe e kanë futur në një makinë që ndodhej aty pranë duke e larguar që andej. Duket se ish të përndjekurit e tjerë e kanë mbështetur goditjen që i dha Bejko Rusmalit pasi kishte nga ata që nuk nguruan të thonin “Mirë ja bëre”. Por, dikush tjetër tha se Bejko ishte i dehur dhe nuk e dinte se çfarë po bënte gjë që nuk dukej shumë bindëse pasi ai e pikasi nga larg Rusmalin dhe iu drejtua me vrap për ta qëlluar sapo e pa, njësoj sikur po nxirrte një mllef që kishte të bënte me të kaluarën në kohën e diktaturës. Gjithsesi, të bërtiturat e Bejkos kanë tërhequr vëmendjen e gardës së parlamentit që ndodhej në çdo anë të godinës dhe disa prej tyre kanë vajtur për të parë se çfarë ndodhi ndërkohë që mësohet se njëri nga eprorët ka kërkuar urgjent numrin e celularit të Ilir Rusmalit për ta pyetur rreth gjendjes së tij i cili ishte larguar me urgjencë nga vendngjarja.

Incidenti nuk është shoqëruar me një dononcim nga ana e Rusmalit ndaj grushtave që mori ndërkohë që burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ka pasur dy arrestime. Përveç Lirak Bejko është arrestuar edhe Gjergj Ndreca nga forcat policore të komisariatit numër 1 në Tiranë. Ky i fundit ka kundërshtuar dhe është përplasur me forcat e policisë, të cilat po arrestonin 47-vjeçarin. Ndreca nuk ka dashur të lejojë arrestimin e Bejkos e për pasojë është prangosur nga policët e komisariatit numër 1. Para disa ditësh edhe ministri i Financave Ridvan Bode është fyer teksa po kalonte para Institutit të Ish të përndjekurve politik për shkak se ata nuk kishin mundur të marrin asnjë qindrakë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut në kohën e diktaturës.


Postuar nga raid datë 13 Mars 2012 - 19:40:

Ore, ky parlamenti ku do ndertohet, se s'po thuhet gje. Vetem thuhet se kush fitoi.
Shpresojme mos te na prishin piramiden, se na duhet qe te luajne kalamajte rreshqitese, pa llogaritur sentimentalizmat pastaj.


Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 19:28:

Paska ra zjarr diku ne nje apartament, dhe ka pasur deme materiale.
Eshte djegur divani me susta dhe bufeja me fotografine e gjyshit kur ka qene partizan me Kajo Karafilin.


Postuar nga shelgu datë 14 Mars 2012 - 19:29:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Paska ra zjarr diku ne nje apartament, dhe ka pasur deme materiale.
Eshte djegur divani me susta dhe bufeja me fotografine e gjyshit kur ka qene partizan me Kajo Karafilin.


Pse tallesh me partizanet ti miku?


Postuar nga raid datë 14 Mars 2012 - 19:34:

Une vetem cilesova cila bufe eshte djegur.
Se mund te kishte qene edhe bufeja e vogel ku kemi nje bidon shampo lux per zbukurim.


Postuar nga shelgu datë 15 Mars 2012 - 00:06:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Une vetem cilesova cila bufe eshte djegur.
Se mund te kishte qene edhe bufeja e vogel ku kemi nje bidon shampo lux per zbukurim.


Ti je dhe familje deshmori prandaj te them


Postuar nga RAIMONDI datë 15 Mars 2012 - 05:47:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Une vetem cilesova cila bufe eshte djegur.
.




Do e kete djegur bufene ndonje ballist --Shkerdhatat e m.... perfitojne nga rasti qe buefja eshte prej druri dhe digjet lehte

Me pushke kish dale ne foto ?


Postuar nga Fajtori datë 15 Mars 2012 - 08:25:

Ky eshte lajm i sotshem. E pashe dhe mu duk sikur po shihja fiset Zulu ne Afrike.


Postuar nga cecilia datë 15 Mars 2012 - 11:18:

Arrow Lajm tragjik

Asnje njeri spaska folur per lajmin tragjik qe ka ndodhur diten e djeshme ne oret e para te mengjesit ne Zvicer me nje autobuz belg i mbushur plot me femije.

Autobuzi eshte perplasur brenda ne nje tunel. Arsyet akoma nuk dihen me saktesi. Mendohet se shoferin mund ta kete zen gjumi,mund ti kete rene te fiket ose autobuzi ka paraqitur probleme teknike.

Si perfundim 22 femije te vdekur dhe disa te plagosur nga kjo tragjedi. Ne vend kishin zbritur te gjithe peronalitetet belge.
Belgjika dje e shpalli dite zie.

Ngushellime familjeve.


Postuar nga raid datë 15 Mars 2012 - 20:28:

Shume e dhimbshme vertete.


Postuar nga AngelDevil datë 15 Mars 2012 - 23:24:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ore, ky parlamenti ku do ndertohet, se s'po thuhet gje. Vetem thuhet se kush fitoi.
Shpresojme mos te na prishin piramiden, se na duhet qe te luajne kalamajte rreshqitese, pa llogaritur sentimentalizmat pastaj.



Do ndertohet mbasi te kaloje kataklizma e dhjetor 2012es - u shpreh kryeministi Berisha gjate mbledhjes se qeverise diten e sotme me rastin e 4 vjetorit te tragjedise se Gerdecit.


Postuar nga raid datë 16 Mars 2012 - 07:29:

shqypnis i ka ra kataklizma me kohe e me vakt.
s'bje dy here daci n'kos thone..


Postuar nga raid datë 23 Mars 2012 - 20:28:

S'paska nai lajm sot. Vetem viziten shume te sukseshme te Rames ne Amerike.
Ka takuar zevendesin e sekretarit te dyte te shtetit, zotin John Doe dhe disa funksionare te tjere te larte.


Postuar nga AngelDevil datë 23 Mars 2012 - 20:39:

u festu dhe dita e demokracise dje bashke me 1 tas hashure


Postuar nga raid datë 23 Mars 2012 - 20:43:

Pse dita e demokracise eshte ajo e hashures? S'e dija..


Postuar nga AngelDevil datë 23 Mars 2012 - 20:44:

dhe une dje e mesova nga sala


Postuar nga bruni22 datë 23 Mars 2012 - 20:52:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
u festu dhe dita e demokracise dje bashke me 1 tas hashure



kur ish ajo parada ne ca date?


Postuar nga AngelDevil datë 23 Mars 2012 - 22:00:

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22



kur ish ajo parada ne ca date?



lol nga pridhi


Postuar nga raid datë 23 Mars 2012 - 22:12:

Ne cilen lulishte do te behet?


Postuar nga AngelDevil datë 23 Mars 2012 - 23:03:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ne cilen lulishte do te behet?


nje gje eshte e sigurt, qe mbas parades lulishtja do pagezohet me emrin e ri lulishtja e BQ-ve


Postuar nga Vizioner datë 23 Mars 2012 - 23:10:

Zungenkuss-Skandal beim ECHO 2012

Barbara Schöneberger und Ina Müller züngelten auf der Bühne



Mbreme, ne Gjermani u ndane cmimet e musikes "Echo 2012".
Dy Moderatoret, sapo filloji emisioni Live ne TV, ja futen nje te thithme me njera-tjetren para kamerave

Skandal, shkruan media gjermane sot. Puthje me llape(gjuhe) para kamerave.


Postuar nga RAIMONDI datë 25 Mars 2012 - 01:48:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


lol nga pridhi



Kur pash une kete, thashe Wow, u c mend Angel devil ; por pastaj e kqyra me kujdes... --Aha thashe ..qenkan llafe


Postuar nga Ana1 datë 25 Mars 2012 - 02:13:

e keni lexuar kete lajmin, dini gje c`u be pastaj me kete rrobon?

http://www.policeone.com/bizarre/ar...eo-molesting-te


Postuar nga raid datë 10 Prill 2012 - 21:49:

Paskan kapur ne Fier nje shtetas shqipar qe ka kryer krime ne Itali, dhe po kerkohet ekstradimi ne Itali.

Me duket pak cudi sesi shteti shqiptar extradon qytetaret e vet ne shtete te huaja. Eshte normale kjo? E kuptoj qe ky person duhet te denohet, por e kam me teper nga ana e principit. Si mundet qe nje shtet te perzeje qytetaret e vet nga territori.

Prit ta kuptoj. Nqs nje shqiptar denohet me varje ne Iran, sepse vodhi nje stilograf dhe ky kapet brenda territorit te Shqiperise, a duhet te extradohet ne Iran te kryeje denimin atje? Apo ka ndryshim Italia nga Irani, meqe e para eshte ne EU dhe kemi marreveshje me ta.
Thjesht po mundohem te kuptoj cdo te thote te jesh shqiptar ne kohen e EU-se etj. Sa i rende eshte guri ne vend te vet? Ose me fjale te tjera, qenesia jote si shqiptar varet nga sjellja jote?


Postuar nga shelgu datë 10 Prill 2012 - 22:38:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Paskan kapur ne Fier nje shtetas shqipar qe ka kryer krime ne Itali, dhe po kerkohet ekstradimi ne Itali.

Me duket pak cudi sesi shteti shqiptar extradon qytetaret e vet ne shtete te huaja. Eshte normale kjo? E kuptoj qe ky person duhet te denohet, por e kam me teper nga ana e principit. Si mundet qe nje shtet te perzeje qytetaret e vet nga territori.

Prit ta kuptoj. Nqs nje shqiptar denohet me varje ne Iran, sepse vodhi nje stilograf dhe ky kapet brenda territorit te Shqiperise, a duhet te extradohet ne Iran te kryeje denimin atje? Apo ka ndryshim Italia nga Irani, meqe e para eshte ne EU dhe kemi marreveshje me ta.
Thjesht po mundohem te kuptoj cdo te thote te jesh shqiptar ne kohen e EU-se etj. Sa i rende eshte guri ne vend te vet? Ose me fjale te tjera, qenesia jote si shqiptar varet nga sjellja jote?


E gjithe jeta ndertohet mbi konceptin e marreveshjeve. Marreveshje jane germat, numurat. Te gjitha etalonet (metri, kilogrrami etj). Ne kemi nje marreveshje dypaleshe me Italine "reciproke sigurisht"

Une imagjinoj ca italiane qe vjedhin stilografa ne Shqiperi


Postuar nga raid datë 10 Prill 2012 - 23:43:

Nuk e kundershtoj konceptin e mareveshjeve, mire qe behen edhe ne disfavor tone, sepse ne s'kemi fuqi si komb.

Por fjala vjen, shko kerkoi Amerikes ndonje shtetas amerikan qe mund te kete kryer krime ne Shqiperi, qe te maresh vesh ndryshimin midis, cdo te thote te jesh amerikan per Ameriken, dhe cdo te thote te jesh shqiptar per Shqiperine.


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2012 - 04:02:

Jetojme ne nje bote te globalizuar. Njerezit kane liri te levizjes dhe krimet kane mundesi organizimi nderkombetare. Koncepti i shteteve ne kete kontekst eshte i tejkaluar.

Ekstradimet behen me marreveshje. Madje ka pak marreveshje dhe shume burokraci per kete pune. Kjo ka bere qe shtetet te jene disa hapa prapa krimit. Me kohen shtetet kuptojne si funksionon puna dhe zgjohen. Anglia per shembull mbronte kriminele ordinere shqiptare, sepse gjoja ne Shqiperi s'ka drejtesi. Tani qe po mbyten nga kriminelet shqiptare po zgjohen te marrin masa. Pak jave me pare prokurori i pergjithshem britanik ishte per vizite ne Tirane.

Raid duhet te kesh parasysh se krimineli fierak ishte ne bashki. E ke idene sa te tille ka, njerez me te kaluar ne gjak, njerez qe kane perdhunuar femra para se ti conin ne Itali, njerez qe kene bere vila me droge, etj. Sipas teje eshte mire ti kesh neper kembe ne Shqiperi keta? Aq me teper kur bejne ligjin ne bashki...


Postuar nga raid datë 11 Prill 2012 - 05:58:

Nuk e kisha edhe me aq sy kritik, dhe nga nje ane utilitare mire e bejne qe e denojne kete personin ne Itali. Atje ai do mare nja 50 vjet dhe s'del me. Ne Shqiperi mund t'u denonte me 7, 8 vjet dhe do dilte pas gjysmes se denimmit.

E kuptoj edhe qe kufijte politike po dobesohen me kalimin e kohes, por ajo qe me shqeteson pakez eshte perzenia e qytetareve nga vendi i tyre si ceshtje principi. Ky nuk eshte ekstradimi i ndonje italiani nga Shqiperia, apo shqiptareve nga Britania. Shpresoj te ishte i qarte meraku im. Eshte ekstradimi i shqiptareve nga Shqiperia.

Prandaj ngrej edhe pyetjen. Cdo te thote te jesh shqiptar sot per shtetin shqiptar, kur ky vete forcerisht e nxjerr qytetarin e vet jashte kufijve? Meqe duam hyjme ne EU, do isha dakort te barazojme ligjet me EU-ne dhe t'i denojme shqiptaret ne Shqiperi (ata qe kapen ne Shqiperi kuptohet). Nuk e di si veprojne shtetet e tjera ne Europe. Ia dorezon Franca kriminelet franceze Gjermanise psh, kur ata kryejne krime ne Gjermani, por kapen ne France? Edhe mundet, nuk e di. Po ka shume mundesi qe i denon ne France.


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2012 - 07:58:

Krimi denohet vetem aty ku kryhet. Nuk mund te denoje Franca se ke vrare ne Gjermani. Por mund te dorezoje tek autoritetet gjermane nese ka besim se drejtesia eshte e ngjashme, e llogjikshme dhe krimi eshte ordiner. Per shembull, po t'i thuash se vrave per aresye politike nuk eshte si te vrasesh per leke borxh.

Si princip qenia e njeriut shqiptar nuk i jep njeriut imunitet per vrasjet qe ben neper bote. Ndryshe ti si shtet Shqiptar konsideron jeten e njerezve te vendit tjeter pa vlere dhe krimet e kryera ne vend tjeter si legjitime nga shtetasit e tu. Kjo s'ka llogjike. Ne fillim jemi njerez, pastaj kemi shtete.

Ekstradimin sidoqofte e vendos gjykata, nuk e ben shteti automatikisht. Per te ngacmuar kujtesen, kujto rastin e sekretarit te Ilir Metes ne Ministrine e Jashtme qe ishte nje kokerr krimineli i kerkuar ne SHBA. E kapen ne ambasade amerikane se aplikoi per vize, por e arrestoi pala shqiptare kur i tha amerikani se ky eshte kriminel i kerkuar. Brenda 4 ditesh e ekstraduan ne SHBA para se gjykata te merrte vendim. Pastaj u mblodh gjykata dhe tha se nuk ishte i ligjshem ekstradimi i kriminelit.
Nuk mund te thuash edhe ekstradoni te huajt por shqiptaret mos i ekstradoni. I bie qe njerezit mos jene te barabarte para ligjit.


Postuar nga kurt datë 11 Prill 2012 - 14:47:

Asnje shtet i respektuar ne bote nuk i ekstradon qytetaret e vet si shqiperia.
Shteti american zyrtar te larte american i bejn thirrje israelit te ekstradoje nje qyetetar american oor qe eshte cifut, dhr israeli nuk e ekstradon.

Nje ngjarje tjeter ne new york, serbi e len americanin e paralizuar pejetsisht iken shpejt ne serbi, dhe serbia edhe mbas kerkesave te shumta nga pala americane nuk e dorezon dot qytetarin e vet.
Ka shembuj plot.

Nuk jam expert i ligjeve por nese krimineli ben krimin dhe arrin ti shmanget kapjes, policia e atij vendi/shteti ka deshtuar ne rradhe te pare, dhe si shperblim vendi i kriminelit duhet ta mbroje apo te negocioje sadopak me shtetin ne kerkim per nje denim me te lehte apo mundesisht te denohet ne vendlindjen e tij.

Cdo njeri ne bote larg vendit tij ne nje situate te tille (qe imagjinon fundin a jetes) do i lutej zotit qe te arrij ne vendlindje, por ne rastin a shqiptarve vetem qe te zbulosh qe vendit tend nuk i plas per ty.


Postuar nga bruni22 datë 11 Prill 2012 - 16:58:

kemi aq shum probleme, e shum arsye te ankohemi nga shteti shqiptar. po te diskutohet se a esht e drejt te ekstradohet dikush qe ka kryer "X" krim ne nje vend tjeter! me duket qesharake!

si do ju vinte kur nje shqiptar kryen 3-4 vrasje ne shqiperi e arratiset ne nje vend tjeter, duke i shpetuar ligjit e mbase aty nuk ben as edhe nje dit burg??

me duket mese e drejt qe c'do krim te paguhet aty ku esht kryer.


Postuar nga kurt datë 11 Prill 2012 - 18:56:

Varet cfar krimi, dhe cdo case duhet investiguar sadopak nga ana shqiptare fillimisht ti japi nje sense sigurie qytetarit tvet.
Nje italian nuk do e kthente italia pronto ne shqiperi
Asqe behet fjale per greket serbet etj

Une nuk po mbroj krimin, por pse ne te behemi kaq kavaljera me jeten e qytetarve tane.

Per nje ushtar te vetem isrealit te kapur rob nga hezbullah, izraeli i shkembej 1000 palestinez te arrestuar (convicted) te burgosur paran pak kohe.
Imagjinoje krenarine e atij qytetari te atij shteti


Postuar nga raid datë 11 Prill 2012 - 18:56:

Fajtor nuk po flet njeri per imunitet te krimit por per te drejten natyrore e njeriut per te qendruar ne shtepine e vet.

Sic e permendi edhe kurti, shtetet serioze e mbrojne kete te drejte. Vetem pushtuesi te perzen nga shtepia. Disa te drejta mendoj qe jane te patjetersueshme, pavaresisht koherave.

bruni, s'ke kuptuar fare per cfare flitet ketu.


Postuar nga AngelDevil datë 11 Prill 2012 - 19:16:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Me duket pak cudi sesi shteti shqiptar extradon qytetaret e vet ne shtete te huaja. Eshte normale kjo? E kuptoj qe ky person duhet te denohet, por e kam me teper nga ana e principit. Si mundet qe nje shtet te perzeje qytetaret e vet nga territori.



Jo nuk eshte normale per sa kohe eshte shtetas shqiptar nuk ka pse te kthehet ne Itali... ndoshta ky fieraku ka dhe nenshtesine italiane atehere po qe make sense


Postuar nga AngelDevil datë 11 Prill 2012 - 19:21:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Asnje shtet i respektuar ne bote nuk i ekstradon qytetaret e vet


Kjo eshte mese e vertete ka dhe norma ligjore te shprehura qarte. Ndryshon rasti kur personi ka 2 ose me shume nenshtesi atehere po qe ndodh ekstradimi ne shtetin ku ai ka kryer krimin.


Postuar nga kurt datë 11 Prill 2012 - 19:21:

Sidomos per ne shiptaret kjo eshte ceshtje serioze dhe e komplikuar meqe kemi gjysmen e popullsise jashte.

Shqiperise i prezantohet rasti shpesh me kto gjera ta vej veten ne harten evropiane duke (set some new moral principles) dhe duhet ta shfrytezoje ket rast...
Dmth, varet cfar krimi si gjykohet moralisht ne kulturen tone etj


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 53 54 55 56 57 58 59 60 61 [62] 63 64 65 66 67 »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.