Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 613 614 615 616 617 618 619 620 621 [622] 623 624 625 626 627 628 629 630 631 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 29 Shtator 2011 - 02:36:

Kam filluar te ndjej frike. Frike nga vetja. Frike nga komponenti qe quhet e kaluara i cili mund te kthehet ne parashikuesin me te mire te asaj qe te pret.
Gjate gjithe jetes time kam ndjere nevojen e stimujve te rinj dhe kompeticionit. Ne moment qe kuptoj strukturat dhe sistemin e nje bashkesie humbas interesin. Mund te ndalesha mbas 7 vjete studimesh, te kisha punen stabile, familjen e re,...rutinen. Por jo, duhet te sfidoja veten me tutje pasi rutina do me shkaterronte cdo ekuiliber, ekuiliber qe çuditerisht e gjej ne ndryshim konstant. But...when is enough, enough?

Konstantja ime variabel po me ben te ndjej lodhjen e ketyre viteve.

- - - - - - -

...e ndersa makina ime po gjarperonte rrugeve te bregdetit, ne nje mengjes te zakonshem, me ty perkrah gjate dy diteve udhetim, u perballa me nje ndjesi qe s'e kisha perjetuar me kohe; telajon ku rrezet e para te mengjesit preknin detin. Momenti perfekt mes teje dhe meje, adriatikut dhe dhunes te brigjeve te Kroacise, udhetimit te lodhshem dhe shkeputjen nga ambienti perreth.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 613 614 615 616 617 618 619 620 621 [622] 623 624 625 626 627 628 629 630 631 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.