Forumi Horizont | Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)
Aishja e Saliut
Nga Bledi Mane
1.Nga Saranda në Tropojë, vesh më vesh e gojë më gojë
Aisha (jo nëna ime,jo!) e vetmja vajzë e kolonelit antipatik të Libisë Gedafit, kishte rreth 4 muaj që fshihej
dhe nuk dilte në publik. Bunker më bunker e tunel më tunel, pa diell mbi krye e me ajër të filtruar futur hundëve
të saj me tuba plastikë më në fund doli mbi sipërfaqen e tokës së beduinëve dhe berberëve afrikanë, udhëtoi vjedhurazi me eskortë
të blinduar dhe mbajti frymën në Algjerinë fqinje te shoku i babit,Bouteflika. Aisha la pas një vend të mbytur me gjak
e me naftë i cili pas kaq muajsh sakrificash zhduku diktaturën duke ia shkelmuar sumën të atit trap dhe monstër.
14 vjet më parë, jo shumë larg nga brigjet e Libisë gjatë një prilli harlisur me pranverën,fajdet,armët dhe urrejtjen
ndaj një diktature të re, një tjetër popull mesdhetar shkelmonte sumën e një mizori evropian.
Po atë prill udhëtonte vjedhurazi drejt Italisë 23 vjeçarja muslimane Argita Berisha. I ati, president republike asaj kohe kishte çuar vendin
në prag të një lufte civile veri-jug dhe pasi kishte injoruar gjithë këshillat e miqve ndërkombëtarë luftonte i vetëm ngujuar
në pallatin presidencial ndanë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sali Berisha nga frika e hakmarrjes kolektive nisi drejt vendit fqinj bashkëshorten dhe dy fëmijët të cilët u kthyen në atdhe
vetëm kur situata u qetësua dhe ashtu si Gedafi shikonte me sytë e tij rrënimin e ëndrrave të çmendura të pushtetit.
Besoj se Argita të martën e shkuar, nuk e ka gëlltitur lehtshëm drekën e bekuar të Fiter Bajramit ndërsa në ekranet e televizorëve gjithë
bota shikonte Aisha Gedafin lemerisur drejt Algjerisë. Argita ende e ka njollë në tru largimin drejt Italisë më 1997 ndërkohë që
iu kujtua edhe njëherë pranvera e thinjur kur nga poshtë helikopterit kundronte Shqipërinë e plagosur që Babi e digjtte dhe e shkrumbonte si kasollen e lopës kur iku përfundimisht nga Viçidoli.
Ndryshe nga juristja e Gedafit, juristja e Berishës ishte me fat. Megjithëse gjatë tazirave të ’97 humbën jetën rreth 2000 civilë shqiptarë, prokuroria pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës nuk ngriti
kurrë akuzë ndaj Babait për krime kundër njerëzimit dhe ky i fundit si bolshevik i rafinuar rierdhi në pushtet më 2005-ën me vota të lira dhe herën e dytë më 2009-ën me dhunë,me kompromise dhe me vjedhje poshtëruese. Ngjashmërisht me mëhallat dhe xhamitë e Tripolit ku bisedohej dhe kuvendohej frikshëm për bëmat e Aishes dhe vëllezërve të saj, edhe nëpër kafenetë,zyrat,teqetë,xhamitë,kishat,mejhanet a blogjet e Tiranës bisedohet gjysëm frikshëm rreth pushtetit,skandaleve,pasurive të Argitës dhe vëllait të saj Shkë(r)lzen.Lart e poshtë, majtas dhe djathtas, nga Saranda në Tropojë vesh më vesh e gojë më gojë dëgjon çdo ditë sesi ngrihet
madhërishëm dhe lebetitshëm kulti i vajzës së një kryeministri të një vendi me regjim politik jo një partiak, por të një
vendi me demokraci liberale (?), anëtar NATO-je dhe aspirant për në Bashkimin e bekuar (mallkuar) Evropian.
Po të hasësh rrugëve të Tiranës disa vocërakë veriorë që shpërndajnë fletëpalosjet e universitetit Vitrina (çohu Eqerem Çabej nga varri) direkt veç ofertave të tregojnë se atë universitet e ka Argita. Të jesh në Këlcyrë a Përmet e të blesh ujin mineral Trebeshina,
veç kusurit të kthejnë edhe xhevapin se je duke pirë nga uji i Argitës. Në mes të kryeqytit afër KQZ-së ku vidhte votat Benristan Zagorioti,hedh shtat Coin Superstore një nga investimet më luksoze të shopping-ut në vendin tonë për të cilin i madh e i vogël të tregon pa shpoti
se është pronë e familjes italiano-izrealite me të njëjtin mbiemër dhe Argitës gjithashtu e cila çdo javë kontrollon emrat e blerësve me kredit karta për të parë se si & sa qarkullon paraja e biznesmenëve
që favorizohen nga Babi? Jo shumë larg Tiranës, pranë bregdetit të qetë e të pastër të Gjirit të Lalzit dynymë të tërë toke janë përlarë nga Argita dhe së bashku me Lilin e LSI-së kanë ngritur disa vila luksoze kostoja e të cilave mund të strehonte modestisht të pastrehët e Çorovodës. Kalojmë andej nga bregdeti i Jugut ku pasi bëri kërdinë me paratë e Bankës Botërore në prishje banesash dhe biznesesh bur(r)i i Argitës Jamarbër Berisha, tentojnë të ndërtojnë pallate dhe hotele shokët e Zenit. Largqoftë po u sëmure dhe asnjë nga spitalet e Tit Vasilit s’të bën derman, sekserët e shëndetit të udhëzojnë të kalosh njëherë nga Spitali Amerikan se pavarësisht çmimeve të kripura Argita me Edit Harxhin dhe burrin e saj turk kanë bërë një investim që ia vlen. Dilemat e mësipërme i vulosi kabllogrami i ambasadës amerikane të Tiranës i publikuar dje,i cili aspak diplomatikisht shkruante se çfarë është në gjendje të bëjë studioja ligjore e Argitës.
Si insider&outsider i shkollës britanike të medias e cila ngulmon në :”baza e lajmit është thashethemi por i takon gazetarit të hulmutojë,investigojë dhe konkludojë mbi themelet e gossip-it” , mundohem që të filtroj me pak llogjikë të ftohtë ç’ka dëgjoj për vajzën e Doktorit (Gedafit). Por kurrësesi nuk mund të mos analizoj sot në rubrikën time një nga gossip-et më të thekura të fillim vjeshtës 2011: Sepse Argita e ka pikë të dobët, e ka dashnor ndaj Lul Basha është i përkëdheluri i Babait të saj.
-vazhdon-
Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.