Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
prologu...2
Cod. B17112005
gazetari: profesor,me falni mund te me thoni dicka se si filluat kerkimet dhe kur ?
Dr.shtellunga:beh,mund te them qe ne shqiperi po punoj qe nga 2008...me fal e cun por deri ne 2006 nuk kishim drita,edhe nuk kishim dite clirimi...sic e shef stabiliteti nuk ishte i madh dhe mu desh te punoja diku tjeter...ne Harvard...por sapo filloi projekti " Te mbledhim tru neper bote" ju pergjigja menjehere...na u dha nje projekt per formimin e nje qendre kerkimore por si gjithmone kaloi ne tender dhe sic ka thene ai gjermani "keni gjetur menyren me legale per te vjedhur leket..."fondi u zhduk...u detyrova te bej alla shqiptarce dhe fale dijes qe kisha tani fondet nuk me mungojne,per me teper,jemi bere nje qender kerkimore all profit!!!!
gazetari: profesor ne cfare konsiston puna juaj?
Dr.shtellunga: puna ime eshte me principe te thjeshta.duke pasur parasysh qe qelizat tona e marrin informacionin nga ADN atehere mund te themi qe perdorimi i kesaj ADN-je mund te perdoret si terapi.me pak fjale nese kemi probleme te gjeneve te ndryshem atehere ne mund ta shtojme ate nga jashte dhe mund ta kompensojme kete gje...kjo gje deri para pak vitesh nuk mund te behej por fale kompletimit te sekuences se ADN ne 2001 dhe formave komplete pa pasur hapesira duke filluar nga vitet 2003-2006 kemi nje bagazh goxha te madh informacioni.nga 2006 deri me sot,pra plot 6 vjet shkencetaret kane kerkuar gjenet neper gjenome dhe flasim per pak a shume per rreth 30-60 milion nukleotide qe eshte vetem 2% e ADN.kur te arrijme te gjejme te gjithe keto gjene atehere mund te nisim edhe terapi duke perdorur keto...deri tani jemi ne nje pike goxha te mire sepse kemi bere nje hap perpara me terapine gjenike qe kam eksperimentuar...deri para pak kohesh eksperimentet bazoheshin tek minjte e laboratorit,por mu desh te kaloja tek disa "kafshe" me te avancuar...
gazetari: qe jane....
Dr.shtellunga:me falni,jane detaje qe nuk mund ti nxjerr!mund te them qe rezultatet ishin shume te mira.
gazetari:me cfare kane te bejne keto terapi gjenike?
Dr.shtellunga:une ne pergjithsi jam marre me studimin e muskujve si dhe semundjeve te tyre.nese keni parasysh semundjen e distrofise se dushenit psh qe eshte nje semundje ku ka mungese te nje proteine qe eshte distrofina qe funksionon si tip amortizatori ne brendesi te qelizes dhe ndalon demtimet e muskulit nga forca qe formohet nga tkurrja e tyre...mungesa e kesaj con ne nje demtim te vazhdueshem te muskulit dhe kemi nje demtim goxha te rende...ne te njejten kohe kemi edhe nje problem tek keto paciente sepse nuk funksionojne mire sistemet e riparimit...atehere mund te cfare mund te bejme?mund te provojme te shtojme stimujt kundrejt gjeneve qe mund te riparojne keto qeliza sa me shpejt dhe te minimizojme demet...jemi ne gjendje edhe qe duke stimuluar gjenet e qelizave muskulare te arrijme te zgjedhim edhe cfare tipi qelize do te donit ne ate muskul...fibra qe kane njetkurrje te shpejte por leshim te ngadalte qe do te duhej per dike qe kerkon nje baze te fuqishme,ose fibra qe tkurren dhe leshohen shpejt sic mund ti kerkoje ndokush qe ka vetem me vrapu...
per rastin e riparimit u munduam te stimulojme nje gjen qe quhet IGF-1 (insulin-simil growth factor)qe eshte ne gjendje te stimuloje qelizat satelit qe luajne rolin e riparimit tek muskujt...po ashtu jemi te afte te heqim bllokun per sa i perket permasave te muskujve thjesht duke bllokuar bllokimin qe i ben miostatina...pra me nje fjale shtim dhe pakesim te gjeneve...me nje gjen sintetik...
gazetari: profesor,po si mund te behet kjo gje?
Dr.shtellunga:normalisht qe per te arritur kete duhet te kemi te pakten nje kopje te gjenit sintetik ne cdo qelize...si mund te cohet ne cdo qelize?pergjigjen e gjetem ne ato qe jane armiqt e perhershem te njerezimit...viruset....manipulimi gjenetik ka arritur deri ne piken sa te mund te heqim sekuenca gjenike nga gjenoma e virusit,dmth ato qe mund te shkaktojne nje semundje dhe mund te shtojme nje sekuenc te gjenit sintetik qe ne e prodhojme...normalisht nuk heqim ato sekuenca gjenesh qe i duhen virusit per tu fut ne qelize...gjetja e virusit te duhur na lejon te futemi deri ne berthame te qelizes dhe jo te lihet jashte...pra e gjithe ideja eshte te perdet nje vektor qe te trasportoje gjenin sintetik deri ne ate berthame...avantazhi tjeter qe kemi eshte qe po te arrijme atje mund te perdorim enzimat e traskriptimit te qelizes qe te shumfishojme prodhimet e gjenit...kshu qe nuk kemi nevoje qe ti fusim qe ne fillim tek virusi i modifikuar...megjithse po mendojme te shtojme edhe disa proteina ose gjene te disa proteinave qe quhen kaperonina,keto per rastet ekstreme kur kemi nje mungese edhe te enzimave qe duhet te trasformojne sekuencat e proteinave ne versionin 3D qe eshte edhe forma funksionale e proteines...vazhdon...
p.s: nese dikush prej jush eshte trembur me fjalet qe keni hasur ketu mos te merzitet,sepse te gjitha gjerat do te shpjegohen ne postimet qe vijojne.ketu thjesht po permend nje prolog te asaj qe mund te permend kur te flas me vone per terapine gjenike...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.