Forumi Horizont Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 02 Korrik 2005 - 18:32:

"Flatrat e mallit"


Vrapova në rrugët që nuk kishin emër
nëpër labirinte
ah Zot!- humba shpresën!!
me lotin në sy-me mallin në zemër
s,të thashë mirupafshim
dot se mbajta besën!!.



Për lotët që derdha- ti ike e pafajshme
pa fjalët e shpirtit
pa puthjet e mia!!
pas teje le mallin- ditët e përvajshme
buzët e përvëluara
tharë nga dashuria!!.



Qeshu jeta ime - kalosh sa më bukur
me ujin e kripur
nën diellin e nxehtë!!
un do jem pranë teje-në ëndërra i humbur
si lot dashurie
si puthje e msheftë!!.


  Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 68 69 70 71 72 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.