Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha raid
bruni, s'ke kuptuar fare per cfare flitet ketu.
Citim:
Po citoj ato që tha bruni22
meqe e thua ti! ke te drejt ...
ma shpjego pak ate te drejten "natyrore" te qendrosh ne shpin tende!?? e mora vesh ca tha kurti e nuk e ka keq. po esht jasht debatit meqe po flitej per dicka tjeter. ti ishe ai qe e shtrove pytjen duke marr si shembull ate fierakun. nuk e kam iden se kush esht as ca ka ber ai miku! po ti the qe behej fjal per nje individ qe ka kryer krime ne itali?? nuk shikoj asgje te keqe qe ky miku te paguaj (nese ka kryer) me ligjet e atij vendi ku akuzohet.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
http://lmgtfy.com/?q=natural+rights
Mund te perdoresh gjuhen tende te preferuar.
Na se ta gjeta edhe italisht qe mos te lodhesh, meqe e kuptoj qe nuk e ke me shume qef leximin.
http://it.wikipedia.org/wiki/Giusnaturalismo
Citim:
Po citoj ato që tha raid
http://lmgtfy.com/?q=natural+rights
Mund te perdoresh gjuhen tende te preferuar.
Ky parimi "te gjykohet ne vendin qe kryhet krimi" me duket pak absurd mua. Cfare eshte krim, kjo eshte relative.
Psh, mund t'i kesh pare ne lajme qe ne Iran i varin homoseksualet. Atehere nqs nje homoseksual shqiptar kapet ne Iran dhe denohet me varje, por ky arratiset dhe vjen ne Shqiperi, cfare duhet te beje drejtesia shqiptare? Ta nisim shqiptarin atje ku eshte kryer krimi qe ta varin?
Kesaj i thone po sikur te kishte halla koqe. Kot kapeni me teori se praktika eshte e thjeshte.
1. Praktikisht asnje shtet nuk ekstradon "fishek" sepse duhet vendim gjykate. Edhe Shqiperia nuk ekstradon kot por sepse ka marreveshje dhe peshon llojin e krimit. Pretendimi i kurtit se Shqiperia eshte "pronto" nuk qendron.
2. Hezbollahet jane te burgosur politike, luftojne per lirine e vendit dhe nuk nisen nga interesa te ngushta personale. Shkembimi me ushtarin izraelit behet se denimet dhe krimet kane aresye politike. Mos ngaterroni kekun me byrekun.
3. Krimi eshte relativisht relativ, por jo absolutisht relativ. Ekstradohen njerez qe akuzohen per krime qe quhen krim edhe ne vendlindje. Nuk ekstradohet askush se eshte homoseksual. Meqe ra fjala, shtetet shpesh bejne tratativa qe te sigurohen se personi do marre gjykim te drejte. Shqiperia ben tratativa ne menyren e saj, por me kaq kriminele sa ka rrugeve mire ben ta leshoje ca doren qe mos quhet strehim kriminelesh.
4. Parimi se "krimi gjykohet dhe denohet aty ku kryhet" eshte llogjik. Ajo shoqeri qe demtohet ka te drejte te penalizoje demtuesin. Pse duhet te gjykojne shqiptaret krimet qe shqiptari ben ne Itali? A kane njohurite legale per te vleresuar ligjet italiane? Apo gjykojne krimin e Italise me parametrat e Shqiperise? Si mund te sigurohet populli italian se krimi qe peson ne toke te vet do gjykohet drejt nga gjykates dhe prokurore qe nuk ndjehen te demtuar nga ai krim (sepse jashte kufijve te shtetit te vet)?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
4. Parimi se "krimi gjykohet dhe denohet aty ku kryhet" eshte llogjik. Ajo shoqeri qe demtohet ka te drejte te penalizoje demtuesin. Pse duhet te gjykojne shqiptaret krimet qe shqiptari ben ne Itali? A kane njohurite legale per te vleresuar ligjet italiane? Apo gjykojne krimin e Italise me parametrat e Shqiperise? Si mund te sigurohet populli italian se krimi qe peson ne toke te vet do gjykohet drejt nga gjykates dhe prokurore qe nuk ndjehen te demtuar nga ai krim (sepse jashte kufijve te shtetit te vet)?
Ore njerez, cfare shteti duam te ndertojme xhanem, shtet dinjitoz apo shtet sherbetor deri ne deje?
Imagjino tani, nje shqiptar qe eshte mare me droge ne Azerbajxhan, krim si atje edhe ne Shqiperi, na kerkon neve te ekstradojme dike Azerbajxhan.
E di une pse vjen kjo ndjenje skllaverie. E ka thene shume bukur Albin Kurti. Ne kemi nje fobi ndaj te huajve. Ne shqiptaret kujtojme se po t'i kundershtojme te huajt ata do na kthehen kunder. Perkundrazi te huajt i kuptojne shume me mire se ne principet njerezore qe vete filozofet e tyre i kane thene, dhe per kete do na respektonin me shume.
Shtet dinjitoz do te thote te mbrosh qytetarin tend dhe denosh kriminelet. Mund te behen te dyja njekohesisht.
raid me vjen keq po. po i ngaterron shum gjerat! c'lidhje ka azerbajxhani apo irani? jan shembuj te kot. plus pastaj kjo e fundit ca shteti duam te bejm!? ca pytje esht kjo!
ashtu i bie ikni neper bot ju beni ca te mundni e mo e vrisni mendjen se ju mbron shteti (tek e fundit esht e drejta juaj natyrore)
besoj se nuk behet fjal per gjera te tipit. shkeli ligjin e X shteti se esht gay o vodhi nje stilolaps ecc ecc.
Qe te kuptohet principi, shpesh meren shembuj pak me esktreme. Eshte teknike efikase.
Megjithate, s'ka problem, nuk je dakort nuk je. Une s'kam c'them me shume.
Cheers.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Megjithate, s'ka problem, nuk je dakort nuk je. Une s'kam c'them me shume.
Cheers.
Citim:
Po citoj ato që tha bruni22
cin cin
Skandal i fundit i denoncuar nga nje gazete kosovare
Kta te Top Kanalit e kane humb shume seriozitetin, shume media partiake nuk ka me kredibilitet si dikur. Nuk mund te besh vetem 1 kronike pa pasur parasysh faktet.Media investigative ka perfundu ne kuadrin e thashethemeve. Shume poshte kan ra
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Sesi do sigurohet populli italian eshte problem i shtetit italian, jo atij shqiptar. Shteti italian t'i kapi kriminelet dhe t'i denoje. Shteti shqiptar nuk duhet te perzeje me force qytetaret e tij, vetem pse u dashka me cdo kusht qe te mbrohet populli italian.
Mund te kete mareveshje midis dy shteteve sesi te zgjidhen teknikalitete te tipit juridik qe krimineli mund te denohet ne Shqiperi nje zgjidhje ndoshta jo optimale per Italine, por gjithsesi nje zgjidhje. Por nuk mund te kete mareveshje qe shkelin te drejten e shqiptareve per te qendruar ne Shqiperi. Ka nje ndryshim esencial midis teknikalitetit dhe te drejtes. (ky ishte presupozimi im kryesor - eshte e drejte natyrore e qytetarit shqiptar per te qendruar ne Shqiperi dhe jo zbuar).
Me keto ekstradime Shqiperia eshte pronto te shkele me dy kembe mbi qytetarin e saj, vetem qe Italia te kete zgjidhjen me te mire te mundshme per te. Kjo s'ka pike logjike.
Dikush mund te permende ekstradimet ne gjykaten e Hages (qe ka bere edhe Serbia), por po e leme ketu pa bere u bere triko.
Kemi nai muhabet tjeter, se s'do t'i biem fyellit ne nje vrime gjithe kohes.
Ju e keni ngulur gozhden tek parimi "krimi denohet aty ku kryhet", kurse une e kam ngulur tek "njeri eshte i rende ne vend te vet".
Ju keni qef te kapeni pas superfuqise se kohes, kurse une pas principeve qindra shekullore.
Jam i sigurte al qe po ta kishim bere kete muhabet para 100 vjetesh ti do kishe thene le te ekstradohen shqiptaret ne Anadoll.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kta te Top Kanalit e kane humb shume seriozitetin, shume media partiake nuk ka me kredibilitet si dikur. Nuk mund te besh vetem 1 kronike pa pasur parasysh faktet.Media investigative ka perfundu ne kuadrin e thashethemeve. Shume poshte kan ra
problemi eshte gjetiu ( flas vetem per rastin e arrestimeve qe u bene ne durres ne kuadrin e listave te interpolit qe erdhen nga Italia ) . Te gjitha dosjet ishin procese te bera para 10 - 12 vjetesh . Te gjitha denimet ishin nga 12 vjet e lart , plus ja kishin fut edhe kot se gjysma u liruan te nesermen se ishin ngatarru ( te dhena fallso ) etj etj .
Italia s'po ka buk per qytetart e lire dhe jo me te shtoj numrin e burgaxhijve qe ka
me ket rast bojn nji dore te mire lekesh prokuror e gjykatsa ktu
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Kemi nai muhabet tjeter, se s'do t'i biem fyellit ne nje vrime gjithe kohes.
Ju e keni ngulur gozhden tek parimi "krimi denohet aty ku kryhet", kurse une e kam ngulur tek "njeri eshte i rende ne vend te vet".
Italia ta kape kriminelin dhe denoje. Une shqiptarin nuk e nxirrja nga Shqiperia me force.
Problemet me burgjet, me ligjet, e me the te thashe rregullohen. Konventat ikin e vijne, nje here nga lindja nje here nga perendimi, nga te fryje era. E kam thene edhe me pare, vetem pushtuesi te nxjerr me zor nga shpia jote..
Qe te bej nje paralelizem.
Nqs femija juaj do bente nje faj te denueshem te shpia e komshiut, do t'ia futni nje shpulle vete, apo do ta conit per dore te komshiu qe t'ia fuse ai shpullen?
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Qe te bej nje paralelizem.
Nqs femija juaj do bente nje faj te denueshem te shpia e komshiut, do t'ia futni nje shpulle vete, apo do ta conit per dore te komshiu qe t'ia fuse ai shpullen?
Tani u kuptua pse Raimondi ka dale kshu. S'e kane rraf kur ka qene i vogel.
Gjyshja jote ka treguar vetem qe ka qene shqiptare tipike, gati ti vere flaken komunitetit per te mbrojut barkun e vet Pikerisht per kete aresye nuk ben hajer ai vend, sepse sensi i barkut eshte me i forte se i komunitetit. Kurse xhaxhi Enver na mesonte qe duhet te mendojme per tjetrin, per komunitetin, per mollen qe hedhim ne rruge.
Apo jo Mondi? He zgjidh tani, gjyshen apo Enverin?
Vazhdim i aferes se interkonjeksionit me Kosoven
Po te ishte Top Channel media partiake nuk do tregonte vetem faktet lart, por do e zbukuronte ca me shume. Topi ka vetem konflikte normale me Berishen, i cili ka qene 2005 qe mundohet ta rrenoje si TV. Faktet lart tregojne shume thjesht si jane dokumentat. Dhe me gjere tregojne si mund te behesh ne Shqiperi nga roje trupi e kryeminsitrit ne drejtor doganash e me pas drejtor kompanie energjitike. Eshte e qarte per cdo shqiptar qe kjo lloj karriere nuk lind nga aftesia por nga militanca politike. Ky lloj shteti nuk eshte demokratik, por i kapur nga partia e rradhes.
Vazhdon skandali i interkonjeksionit me Kosoven. Nderkohe qe qeveria hahet me banken gjermane, cdo vit humbasin miliona euro dhe Kosova mbetet ne varesi te armikut te saj te betuar: Serbise.
Paska vdekur Hysni Milloshi. U hap nje vend pune per Raimondin..
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Paska vdekur Hysni Milloshi. U hap nje vend pune per Raimondin..
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Paska vdekur Hysni Milloshi. U hap nje vend pune per Raimondin..
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Gjynaf -- Ai ishte njeri i drejte. Ndjese paste
Po te vete une ne krye te asaj Partie e bej gjithe Vloren me Partine Komuniste
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Thuaj qe s'do vete...
Sa here ka kriza ekonomike njerezit i drejtohen koumnizmit
Por une , thelle thelle jame me koumnizmin se jam me Enverin
Edhe kur isha me PD-ne , e thosha hapur qe jam tifoz i Enver Hoxhes
Dhe kisha te drejte qe e mburja Enverin, se kur pash ato vleresime superlative te Enciklopedise Britanike dhe te Edvin Jacque per Enverin , u habita edhe vete
dhe opinioni per Enver Hoxhen mbeshtetej nga Enciklopedia me serioze e botes moderne -
--Keshtu qe vleresimi im eshte i sakte , se jam tifoz i dikujt qe me punen e tij
i ka dhene kombit te Shqiptar nje kapercim epokal nga Feudalizmi otoman ,
ne kohen e Teknologjise moderne ne Industri , bujqesi , arsim , kutlure , arte ,Ushtri etj etj
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Thuaj qe s'do vete...
U kuptuam.
Po ve re disa reagime ndaj vdekjes se Ardian Klosit.
E para eshte tvklan.al. Qe ai televizion eshte pro Berishes kjo duket, por qe lajmin e vdekjes ta paraqese si "Berisha i dergon leter ngushellimi familjes", ky eshte kulmi i servilizmit. Pra lajmi per tv klan, nuk eshte vdekja ne vetvete, por letra e ngushellimit.
E dyta jane disa reagime si ai i Rames, dhe Artan Lames qe mundohen t'ia vene fajin realitetit. I pari ia ve fajin vulgaritetit te realitetit, i dyti erresires qe ka mbuluar vendin. Une nuk e di se ne c'kohe tjeter, shqiptaret kane qene kaq shume te ekspozuar ndaj drites, emancipimit, njohurise, demokracise, lirise se fjales, debate televizive, kontakte me jashte vendit etj etj. Nuk e di se cfare flet Lame.
E verteta e thate eshte qe Klosi ishte i semure. Ashtu sic vdes nje njeri nga melcia apo nga zemra, njeriu mund te vdese edhe kur e ka trurin e semure. Truri semuret si cdo organ tjeter dhe kur ndodh dikush var veten, dikush tjeter vendos te mos haje me sepse kujton qe e kane helmuar, dikush tjeter vendos te ece pambarimisht nga mengjesi deri ne darke, etj etj. Nuk ka asgje romantike ne kete histori. Kete duhet ta pranojne te ndricuarit qe qahen per vulgaritet apo erresire.
Cfare ka kontribuar per Shqiperine Ardian Klosi?
Perendia e ndjefte
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Cfare ka kontribuar per Shqiperine Ardian Klosi?
Perendia e ndjefte
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Cfare ka kontribuar per Shqiperine Ardian Klosi?
Perendia e ndjefte
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Perkthyes, shkrimtar, etj..
Edhe ato pak qe i kemi, mire eshte te mos na vdesin, por kur semuren s'ke c'i ben.
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Shefi i SHIK-ut (FBI shqiptare)
Artan Lame nuk tha vetem aq, por tha dhe se Ardian Klosi ishte nga ato njerez te medhenj qe nuk kishin kufij gjeografike, nuk ishte nga ata njerez qe ikin diku gjetke ne shtet tjeter [sic bejne shumica e shqiptareve rendom]. Iku thjesht nga kjo bote.
(pjesa ne kllapa koment personal).
Depresioni nuk eshte semundje biologjike melcie, por semundje me baze psikologjike. Kushtet dhe realiteti ku personi jeton eshte i rendesishem. Depresionet varen shume nga faktore sociale, te cilat behen shkaku i ndryshiemve biologjike ne trup dhe ne tru. jo gjithmone kur semundja ka ndryshime biologjike do te thote se biologjia eshte shkaku. Keshtu qe mos na dilni me teori biologjike per gjera qe i njihni me te degjuar nga lajmet.
Edi Rama ka shume difekte, eshte politikan i trashe, etj, por nuk i mohohet dot fakti qe ka patur shoke te hershem disa nga njerezit me te vyer (perfshi Teodor Kekon). Thjesht kane qelluar te jene moshatare ndoshta, por ja qe ka patur shoqeri.
Se fundi, juve dhe une jemi pikerisht ai kontigjent shqiptaresh qe permendi Artan Lame, qe kane ikur jashte se nuk i pelqenin gjerat ne Shqiperi. Tani mos u habisni kur degjoni se Shqiperia po kalon nje periudhe te erret. Jo me larg se dje presidenti shqiptar tha se ka ardhur puna qe njerezit kane frike te flasin. Po te keni pyetur ca verdalle do e dini qe gjerat ne Shqiperi nuk shkojne aspak mire, ne asnje drejtim, pervec propagandes qe nuk bie ndonjehere. Une kam patur rastin te flas muajt e fundit me shume njerez qe kane shkuar ose jetojne ne Shqiperi dhe ne asnje drejtim nuk kam marre optimizem. Prandaj mos flisni si te habitur pas perdes se opotunitetit emigrativ. Njerez si Artan Lame, Ardian Klosi, etj, jane intelektualet e pakte te ndershem qe ndjejne te paret mungesen e drites ne tunel. Prandaj kur dikush vret veten ne ate nivel se pari duhet vleresuar sepse nuk ishte si legenat e shumte qe adaptohen me pisllekun. Dhe se dyti vdekja e njerezve te tille duhet te beje te tjeret ti vene gishtin kokes dhe jo te mohojne dhe zhvleresojne intelektin e te ndjerit me gjetje biologjike dhe me pyetje banale. Mjafton te lexoni artikullin e fundit te Ardian Klosit (mbi nje liber gjerman te historise se Ballkanit) qe te kuptoni se merrej me ndricimin e kultures shqiptare, jo thjesht me lojra politike.
Sulmohet gazeta menjehere pas publikimit te artikullit mbi Berishen.
Gazeta kosovare “Zëri” është kthyer online pas dhjetë ditësh ndërprerje. Në një njoftim për lexuesit, ata thonë se u sulmuan pasi botuan skandalin e Berishës.
NJOFTIMI
“Siç e dini, kohën e fundit jemi përballur me probleme të shumta në faqen tonë. Pothuajse 10 ditë, ka qenë e pamundur që faqen tonë ta vizitojnë persona që jetojnë jashtë Kosovës, por edhe nga disa pjesë brenda vendit tonë. E gjithë kjo ka ardhur pas sulmeve që na janë bërë nga persona të panjohur, pas publikimit të shkrimit me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës” të datës 16 prill, 2012, skandal ky i publikuar për herë të parë në Gazetën “Zëri”, i cili ka ngjallur debate të mëdha në Kosovë, e sidomos në Shqipëri.
Që nga ajo ditë, faqja jonë është ballafaquar me probleme të mëdha, nga sulmet që vinin në drejtim të faqes, prandaj është dashur ta ndërrojmë serverin, të kalojmë në një server të ri, shumë më të sigurt.
Edhe tani, ndodhë që në disa vende të mos hapet faqja, pasi që ende sulmet vazhdojnë, mirëpo sistemi i sigurisë në faqe është shumë më i madh tani, dhe shumica e lexuesve tanë besnikë, do të kenë mundësi qasjeje në faqe.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, lexues të nderuar, deri në normalizimin e plotë të faqes Zeri.info.”
Natyrisht qe kushtet e jashtme ndikojne ne depresion, kete e din edhe bufi, nuk ka nevoje te jesh shume i mencur. Psh mjafton ta izolosh nje person per nje kohe te gjate dhe mundesia qe ai person te shkalloje eshte e larte.
Po pavaresisht shkaqeve, depresioni eshte semundje. Dhe Klosi vrau veten se organin tru e kishte te semure.
Te ishte ndryshe, dmth te kishte vrare veten sepse nuk pa driten ne erresire (shto vete retorike sa te duash ketu.. ) do te thote qe ai duhet ta kishte kryer aktin me nje mendje lucide dhe jo te ishte shtruar ne psikiatri disa here.
Kjo eshte e verteta, nderkohe qe nuk i heqim asnje presje kontributit te tij, te Lames, shokeve te Rames, e me the te thash retorikave te tjera pa fund me emigrante...
Raid,e ke idene perse nje njeri kalon ne nje depresion nervoz? (ekzistojne dy tipe depresioni,fizik dhe mental,te lehte dhe teper te rende).
Ja,po te permend disa raste. Njeriu mund te kaloj ne depresion pa e kuptuar edhe vete ai. Izolohet vete dhe nuk pranon ta shohin as njerzit me te afert.
Arsyet jane,deziluzioni,frustrationi qe njeriu peson. Mendimet e shpeshta per x problem. Duke menduar te njejten gje deri ne oret e para te mengjesit,personi harron se cfare po i ndodh..agonia rritet dhe shpesh mendon te vetvritet sepse i pelqen ideja te bej te vuaj apo ta brej ndergjegja x person apo y problem.
Une nuk e njoh fare kete shkrimtar,dhe prandaj u ndala vetem te semundja. Insistoj dhe them mos i merrni gjerat kaq lehte,ishte psiqik dhe vrau veten ngaqe s'kishte c'bente. Shkaqet qe dikush te arrij ne ate pike jane te shumta. Prandaj pak kompasion per njerez me tru,sic ishte ai ne kete rast.
Madje une mendoj se gjysma e Shqiperise do jete ne depresion. Atje eshte normale te jesh i semure psiqik qe te hajne mire pushtetaret. S'duan atje njerez me lart se veten,mundesisht nenvetes ose akoma me poshte,nendhe. Apo se mos ka psiqiatra qe te te sherojne vetem psiqiatri ka...te te mbyllin.
Këta s’të lënë as të vdesësh
Nga Ardian Klosi
Botuar në gazetën “SHEKULLI”, në shtator 2010
* * *
Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje.
Vdekja tragjike e Llazi Serbos para disa ditësh solli me vete një numër shkrimesh në gazeta të ndryshme. Midis tyre u diskutua edhe mënyra se si ai u nda nga jeta, i vetëvrarë me çiften e tij të gjahut. Me shumë hollësi, me shtjellime dhe hamendje makabre merrej në mënyrë të veçantë gazeta MAPO e datës 17 shtator.
Për një çast të dukej sikur, përveçse me ndarjen nga jeta të dy aktorëve – Bekim Fehmiu vrau veten në mënyrë të ngjashme në muajin qershor – shtypi ynë po merrejedhe me problemin e vetëvrasjes, duke hapur si të thuash një debat publik. Sa është ajo e pranueshme për opinionin shoqëror, a do të fillojë të diskutohet edhe te ne eutanazia? etj. Një iluzion i shkurtër sepse debatet për vetëvrasjen e artistëve, të themi në moshë, nuk ishin aspak të tillë dhe duket që edhe për të ndjerin Llazi Serbo, ato ishin fishekzjarre të shtypit tonë, siç janë për çdo temë tjetër të bujshme që një javë më pas harrohet.
Në opinionin tonë publik nuk do të ketë, me sa duket edhe për një kohë të gjatë, as debat për vetëvrasjet në përgjithësi, megjithë numrin e tyre tmerrues në rritje, as për eutanazinë në veçanti. Na kujtohet për fat të keq konstatimi i shkrimtarit të shquar austriak Jozef Rot që vizitoi vendin tonë më 1927, kur shkruan “në Shqipëri nuk lejohet opinioni publik, por edhe po të lejohej, ai nuk do të ekzistonte”.
Sot jemi në një gjendje të ngjashme: opinion i vërtetë publik krijohet vetëm në raste ngjarjesh shumë të rënda (vjedhje votash, importim plehrash nga fqinjët, shpërthime në Gërdec), por jo si debat i vazhduar e real që bartet përmes mediave. Ndodh përkundrazi që mediat prodhojnë llafe, shpikin debate dhe e shuajnë debatin publik sapo që flaka e tij duket se mund të mbajë, për t’u kthyer te tema e tyre më e dashur, surretërit e politikanëve.
Nuk do të shkruanim për vetëvrasjen e të ndjerit Llazi Serbo sikur tymi që hidhte fishekzjarri i MAPO-s pardje të mos kishte qenë aq i zi. Aty jepeshin disa supozime se cilat mund të kishin qenë motivet e vetëvrasjes së aktorit. Për t’ia lehtësuar të kuptuarit lexuesit, po i thjeshtoj ato të renditura:
1. i ndjeri deshi të imitonte Bekim Fehmiun. (Misterioze do të mbetet si dhe pse aktori ynë që gjithë jetën luajti role plehu pretendoi vdekje gjeniu?… krijon… një përvojë apo trendy të ri, të paparë e të padëgjuar deri më sot, atë të vjedhjes së vdekjes së tjetrit);
2. i ndjeri ka dashur t’u japë një shembull aktorëve të mëdhenj. (Një variant tjetër që ma tha njëri dje është ky: Aktori ynë vajti me shpresën e marrë që kur aktorët e moshuar të Hollivudit t’i afroheshin fundit, të imitonin atë që luajti filma me partizanë te Shqipëria e Re, domethënë të vrisnin veten me çifte si ai.);
3. me vetëvrasjen e tij ai ka dashur të kërkojë ndjesë për rolet që ka luajtur në filmat komunistë. (Të ketë qenë vallë gjesti me çifte gjahu i aktorit tonë një pendesë e vonuar, si të thuash, një ndjesë për rolet e lëtyrta, shpresë që pas një jete provizore të zezë të gëzonte një vdekje të pafundme të bardhë?).
Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje, pa qenë njeri i afërt i të ndjerit, pa qenë psikiatër ose prift tek i cili i ndjeri mund të jetë rrëfyer? (por edhe këta kanë detyrimin e heshtjes) Askush, e shumta nëse i vetëvrari ka qenë një figurë me rëndësi të veçantë publike.
Kështu ka ndodhur për shembull me Mehmet Shehun, vetëvrasja e tij është diskutuar gjatë, sepse ajo që ndodhi më 18 dhjetor 1981 kishte rëndësi të veçantë jo vetëm e thjesht për të afërmit e tij, por për qindra mijëra të tjerë, në njëfarë mënyre për gjithë kombin në atë kohë. Dhe shpjegimin më të mirë e më të hollësishëm e ka bërë te „Vjeshta e ankthit” i biri, Bashkimi, një fat për ne që e ka shkruar me aq sinqeritet dhe aftësi. Po individi, i tërhequr prej kohësh në jetën e tij private, pse duhet përfolur në shtyp për motivet e vetëvrasjes së tij nga një që nuk është as i afërm, as psikiatër, as prift, madje, po të mendojmë se shkrimtarit i lejohet të futet aty ku nuk hyn dot asnjeri tjetër, nuk është as shkrimtar (se shkrimtari dallohet në radhë të parë për do principe morale)? Në rastin konkret çfarë i ka bërë ai opinionit tonë mediatik (jo publik), konkretisht gazetës MAPO? Asgjë, absolutisht asgjë.
Llazi Serbo vuante pleqërinë e tij të parakohshme i humbur diku në Korçë, shumë pak vetë e dinin që vuante nga depresionet. Dhe pastaj një shkrepje e armës thellë në vetminë e shtëpisë dykatëshe dhe gazetat që pëlcasin si fishekzjarrë të lidhur në seri. pam-pam-pam, disa me shkrime pozitive, panegjirike, të tjerat me fëlliqësi.
Po te shkrimi në fjalë mësojmë se Bekim Fehmiu e paska vrarë veten sepse nuk duronte më pelenat (ishte katandisur aq keq me shëndet sa kishte probleme me pelenat të cilat nuk mund të duronte t’ia ndërronin të tjerët, ose shkurt, për arsye të asaj që populli ynë e quan “dhjerje nën të). (!!) Mund të ketë qenë fare e vërtetë, por ç’na intereson? Bekim Fehmiun ne do ta mbajmë mend përgjithmonë për rolet e tij të mrekullueshme. Ndoshta edhe pse vrau veten ngaqë jeta iu bë e padurueshme. Por ka shumë rëndësi nga se iu bë e padurueshme? Tumor mund të ketë patur, Alcheimer mund të ketë patur, insuficiencë kardiake ose ishemi cerebrale, por mund të mos ketë patur fare sëmundje, ndoshta ia kanë bërë jetën të padurueshme gazetarët e poshtër, po të supozojmë që ka edhe në Serbi si në Shqipëri. Me këtë rast MAPO bën edhe një shpifje publike, sikur Llazi Serbo ta paskesh lënë me shkrim që vdes pse dua të ec nën shembullin e Bekim Fehmiut (“të bën përshtypje një gjë: Shënimi i lënë nga aktori lidhur me ngjashmërinë e lakmuar të vdekjes së tij me tjetrën vdekje të paradokohëve, atë të Bekim Fehmiut”). Nuk është aspak e vërtetë që i ndjeri të ketë lënë një shënim të tillë, kjo s’përmbahet nga asnjë prej kronikave policore që u botuan. Vetëm një mik i tij, piktori Thoma Angjeli, në një intervistë të botuar te “Gazeta Shqiptare” kujton: “Duke qeshur, më dha të kuptoja se ai do t’i jepte fund jetës, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetëvrasje.” Nuk mjafton kaq për të përhapur gënjeshtrën sikur ai e paska lënë me shkrim, për ta poshtëruar aktorin si të thuash edhe në vdekje: mirë që në jetë deshe t’i ngjaje Klint Istvudit (MAPO), por edhe në vdekje deshe t’i ngjaje Bekim Fehmiut. Dështak! Shumë shpesh ngatërrojmë profesionin me jetën, profesionin me vdekjen. Fakti që dikush ka qenë aktor, që ia kemi parë fytyrën kushedisa herë nëpër ekrane, nuk na jep asnjë të drejtë morale të diskutojmë për vdekjen e tij e për gjëra kaq intime sikurse motivet e vetëvrasjes.
Askush nuk e bëri këtë me Sandër Prosin bie fjala. Pse, ngaqë ishte aktor më i shquar se Llazi Serbo? Jo, s’është e vërtetë, thjesht pse Sandër Prosi i shkretë u nda nga jeta, kur kokat e njerëzve këtu, sidomos të atyre që botojnë, nuk ishin çakërgjosur ende kaq keq sa sot. Mëtimi se mund të shkruake për motivet e vetëvrasjes së një njeriu me profesionin aktor, që nuk e njeh, është diçka e ngjashme sikur na ndodh që përshëndesim pa dashur një aktor që na shfaqet në bulevard, megjithëse s’jemi takuar me të ndonjëherë. Pastaj skuqemi pak, sepse kujtohemi që nuk njihemi personalisht. Po këta shkarrashkrues skuqen ndopak pasi kanë hedhur gjithë atë bojë elektronike mbi vetëvrasjen e tjetrit? Nuk ka skuqje që t’i mbajë ato fjalë, jo, e shumta një zverdhje si e meitit pas të këtillave: “Ai nuk qëlloi ndonjë shtazë tjetër, por veten e vet. Për këtë meriton një falënderim, dhe një: Ndjes’ pastë.” (fundi i shkrimit).
Po thirren në ndihmë edhe Bibla dhe Kurani sepse këto e dënuakan vetëvrasjen. Është e vërtetë që kisha për shekuj të tërë e ka dënuar vetëvrasjen, që vetëvrasësve nuk u jepej vend në varrezat e shenjta deri në fillim të shekullit 20. Por kisha mallkonte edhe divorcin, abortin e detyruar etj. etj., madje në shekuj të mëparshëm mallkonte dhe digjte në turrën e druve ata që thonin se Toka rrotullohet. Sot jo më, edhe ata që vetëvriten gëzojnë një varrim si gjithë të tjerët.
Ja që edhe Bibla dhe Kurani ecin bashkë me kohën. Është si ligj i pashkruar që për të sapovdekurin nuk flitet keq. Unë nuk jam as për idilizimin e të sapovdekurit, sepse them që duhet pritur njëfarë kohe, pasi atëherë dalin me të vërtetë vlerat e të ikurit. Sidomos kur vdekja ka qenë e dhunshme, sikurse në rastin e vetëvrasjes, të gjithë heshtin. Është një ligj mbarënjerëzor që populli ynë e shpreh ndër të tjera me fjalën: në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Pra as arma nuk do duhej përmendur në këtë rast, pale të përflitej aq keqas i ikuri.
Motivi i gjithë asaj përbuzjeje dhe shfrimi mbi të ndjerin Llazi Serbo është se, sipas autorit, njerëzit e autorit janë persekutuar, janë vrarë rrëzë kanaleve, janë burgosur dhe internuar pikërisht nga njerëzit të cilët i shfaqte si modele Llazi Serbo në filmat e tij: oficerë, sigurimsa etj. Them sipas autorit, sepse në të vërtetë nuk duket të jetë kështu, e para sepse po ta kishte patur vërtet gjithë këtë mllef mbi të ndjerin aktor për këtë arsye, ai do t’ia kishte thënë publikisht qysh në gjallje dhe s’do kishte pritur vetëvrasjen e tij. E dyta, ka peshq shumë më të mëdhenj në këtë fushë, dua të them në fushën e artit dhe të letrave, që kanë ngritur kultin e Enver Hoxhës dhe nderohen sot e gjithë ditën jo më vetëm nga autori i shkrimit por nga gjithë kori i bashkuar i mediave tona. Arsyeja e vërtetë është thjesht pse autori do të bëjë zhurmë, të duket edhe ai, ta japë edhe ai pëlcin e tij pas pëlcitjes së një arme të vërtetë. Sikurse do të bëjë zhurmë edhe organi që e boton – meqë ra fjala për pelena, organ ende në pelena – pa asnjë parim etike dhe njerëzillëku.
Klosin e vrau deficenca e tij intelektuale dhe morale
--Ne nje shoqeri, intelektualet jane te paret ata, qe duhet te luftojne
per te ndryshuar
shoqerine per mire; qe me fjalen e tyre , me romantizmin qe e rezatojne
brenda vizionit te tyre i bejne masat te levizin perpara duke ju treguar se ka drite ne fund te tunelit , dhe jo te jene te paret qe te terhiqen ne vetvrasje duke treguar nje mungese te pergjegjshmerise morale
Klosi ishte nje intelketual i zakonshem me njohuri mediokre dhe arsyetim te kufizuar nga neneshtrimi dhe fetishizimi ndaj cdo gjeje te huaj,
i cili vuante nga Grandomania --
Ai duke qene jashtezakonisht egocentrik, pa arsye , harriti deri ne sakrifikimin e jetes se tij per tu mbushur njerezve mendjen se ishte nje intelektual i madh,
- dhe se ishte nje padrejtesi shume e madhe qe dielli nuk rotullohej rreth tij...
-Por qe ne fakt ai ishte nje intelektual i zakonshem , sepse atij i mungonin Idete, Fantazia, njohurite, dhe menyra e tij e arsyetimit ishte shume e ceket.
--- Kur ai fliste per ngjarje historike atij i mungonte totalisht mendimi me common sense
dhe e merte cdo gje qe thoshin te huajte per flori te paster .
Pastaj duhet shtuar se ne kete kohe qe jetojme ai kishte nje jete shume te mire krahasuar me mijera te tjere ,intelektuale dhe njerez te thjeshte qe nuk kane se me se te jetojne dhe shkojne per dite ne lufte me jeten per te mbijetuar,
__Nqs Klosit nuk i pelqente kjo jete ne Shqiperi, ai shume lehte mund te ikte ne Gjermani dhe te jetonte atje per bukuri
Ose nqs donte te ndikonte per ndryshimin e kesaj jete , ai shume mire mund te ndikonte tek shefi i opozites per te dhene idete e tij intelektuale se si ta ndryshoje opozita luften e saj politke ne menyre qe te beje per vete shumicen dermuese te popullit
__I thone nje fjale , Zoti shikon, zoti gjykon
Nje gje do shtoja ne lidhje me mendimin e tij ne politke,
__ Klosit, si dhe shume shokeve te tij te afert qe udheheqin opoziten shqiptare ,
apo edhe institucionet aklademike shqiptare
i Mungonte Mendimi konceptual ne politke,
Sepse keta lloj intelektualesh e trajtojne veten jashte identietit te tyre , jashte popullit te cilit i perkasin, dhe biles hidhen
ne lufte me identitetin e tyre duke e paraqitur kete lloj lufte si nje fashion dhe intelektualizem siperor
--Dhe kjo eshte edhe semundja e tyre, por Fatkeqisa e popullit shqiptar.....
Gjithmone intelektualet shqiptare janer munduar ta largojne veten nga populli i tyre ,
duke treguar se kane mangesine me thelbesore qe mund t e kete nje qenie njerezore sot:
Mungesen e aftesise Shtetformuese......Ndaj edhe e shikojne goten gjithmone gjysem bosh
Raimondi qe nuk di te shkruaje shqip mendon se shkrimtari qe ka bere disa libra dhe shume artikuj ishte medioker.
S'e di nese kjo eshte me shume komike apo tragjike. Sigurisht do jete komike qe ta shikojme goten gjysem plot.
Raimondi, e ke shkruar ti ate aty lart apo e ke bere Coppy nga ndonje gazete, si "55-sa" pershembull???
Uroj te jete e dyta (e marre nga ndonje gazete), gje e cila te "justifikon" pak.
Shkrimi-Komenti eshte jashte cdo Etike, Morali dhe aq me shume, pa llogjike dhe intelekt prefesional per nje njeri, i cili, eshte munduar te jape dicka shoqerise nga vetja, me aq sa mundete dhe jo pak.
Ka qene, eshte dhe do te ngelet nje Figure e Respektuar ne fushen e tije.
Mbase jo, nga Raimond-et, edhe pse jane te shumte ne llumin shqiptare!
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Raimondi qe nuk di te shkruaje shqip mendon se shkrimtari qe ka bere disa libra dhe shume artikuj ishte medioker.
S'e di nese kjo eshte me shume komike apo tragjike. Sigurisht do jete komike qe ta shikojme goten gjysem plot.
Vizioner !
Ato qe shkruaj une , nuk jane per ty dhe per ata si ty
--Ti bashke me keta te pabeset e tjere nuk keni IQ e nevojshme & te mjaftueshme te kuptoni keto qe shkruaj une .
Ok?
Ndaj , mos u fut fare te diskutosh ato qe shkruaj une, kur nuk di te argumentosh ,
se nuk jane per trurin tend te atrofizuar nga mungesa e dijeve dhe e arsyetimit
Dhe mos me trego mua moralin, se ti bashke me kete kopene e budallenejve freleshuar nuk e keni haberin fare c'eshte morali ...
Ca ka per moral aty ore dell ?
Une them mendimin tim pse ai e vrau veten _Ti kundershtohe me argumenta , jo me moral.
Ketu diskutojme per ngjarjen dhe nuk perdorim diskutimin per te goditur diskutantet pse kane kete apo ate opinion
Ca reptilesh jeni ju more ?--Nuk beni dot asnje diskutim te thjeshte, se kaloni ne ekstrem
Ti po ke mendim t e kundert me mua , jep argumentat e tua o tope , mos na trego llumin e tumin.
Sa per llum, llum jeni ju, ti me shoket e tu ,qe keni nje mentalitet zvarraniku ,
te cilin e perdorni per te justifikuar lepirjen e prapanices qe i beni cdo gjeje te huaj .....
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 54 55 56 57 58 59 60 61 62 [63] 64 65 66 67 » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.