Forumi Horizont Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12915)


Postuar nga robert datë 10 Shkurt 2013 - 01:23:

F. 17:
"Hyjnitë që adhuroheshin ka qenë pellazge. Ka qenë simboli i gjarpërit një simbol ilirë, që shqiptarët me emrin gjarpëri i shtëpisë e nderojnë edhe sot."
Në radhë të parë, jo të gjitha krahinat në Shqipëri e nderojnë gjarpërin, apo ta quajnë „gjarpëri i shtëpisë“! E dyta, mësohej kjo në shkollë, (ndonëse ne ishim vend ateist, por mësime mbi fetë merrnim qysh në shkollë), se gjarpëri ishte një kafshë e nderuar në Egjyptin e vjetër. Pra, ky kult vjen prej andej. F. 17:
"P.Fauer nga 100 emrat e qyteteve të Kretës 93 janë pellazg."
Shprehja e dhënë nga autorja Elena Kocaqi është krejtësisht e pakuptueshme për një shqipfolës. Nuk kuptohet nëse është autori P.Fauer që i nxjerr 93 emra qytetesh si emra pellazgë, apo është E.Kocaqi? Apo P.Fauer mendon se 7 emra qytetesh ndryshojnë nga të tjerët? Apo P. Fauer mendon se 93 emra qytetesh duken kretenë dhe 7 jo-kretenë? Apo Fauer mendon se 93 emra qytetesh nuk duken si emra kretas? Apo P.Fauer mendon se 93 emra qytetesh mund të jenë pellazgë? F.17:
"Edhe të dhënat që japin autorët antik tregojnë se ishin pellazgët që e ngritën këtë kulturë nga zero."
Pra, kulturën kretase, ashtu siç kulturat më të lashta, atë të megalitit p.sh., i ngritën po i njëjti popull, -në pikpamjen e sotme etnike. Ky popull pra, pasi iu mbaruan gurët e mëdhenj dhe nuk ngriti më për gjenerata të tëra ndërtesa me gurë gjigandë, ra në gjumë letargjik apo dimëror, si ariu në guva, dhe një ditë prej ditësh u zgjua me trup më të shkurtuar dhe ngriti një kulturë të re! Besojmë se këtë ka dashur të na thotë mësuesja jonë e historisë, sepse po kjo mësuese na tha që ishte po ky popull që ngriti kulturën e megalitit.


  Gjithsej 200 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.