Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
I due orfanelli (1947)
Regjia: Mario Mattoli
Skenari: Steno, Age Scarpelli, Jean-Jacques Rastier
Aktore: Totò, Carlo Campanini
Ne shtepine e femijes banojne shume vajza, te gjitha jetime, se bashku me dy kopshtare. Edhe kopshtaret jane jetime si gjithe vajzat e tjera. Drejtoresha eshte nje konservatore e rrepte qe detyron vajzat edhe te lahen me kemisha nate duke i indoktrinuar me moralin antik. Por dashuria e njeres prej vajzave detyron kopshtaret ta ndihmojne per te gjetur familjen e saj. Ne vend te familjes se saj ata gjejne familjen e nje prej kopshtareve, e cila eshte familje aristokrate e mirefillte. Kopshtari i thjeshte ka mbetur trashegimtari i vetem i milionave te asaj familje.
Historia ka shume klecka te tjera qe vlejne per tu pare dhe eshte e mbushur me situata humoristike, gjithmone te krijuara nga Totò. Shkujdesja me te cilen i merr situatat kopshtari Totò krijon nje film komik qe nuk kerkon sforcim per tu pare.
Carlo Campanini vjen nga role me serioze, por me habit gjithmone me aftesine e tij akteruese. Ai ka qene mbeshtetes i rendesishem me vone per Walter Chiari-n.
Totò ketu dallon ne pjekurine e tij si aktor dhe ne vendsmerine me te cilen i jep aspektin komik rolit te tij. Duhet te mendojme qe jemi vetem ne 1947, kur Italia sapo ka dale nga lufta. Te gjesh forcen per te futur aspekte komike kaq kollaj eshte disi speciale. Gjithashtu dallohet ndryshimi i Totò-se krahasuar me filmin e tij te pare "Fermo con le mani" 10 vjet me pare (1937). Ne fakt ne ate film Totò imiton levizjet e Charlie Chaplin per te krijuar me shume nje humor mimik, ndersa vitet e pas luftes humori behet me inteligjent dhe verbal.
Ne Youtube s'ka shume pjese. Kjo me poshte ka cilesi te keqe dhe eshte prere ne format 16:9 edhe pse filmi origjinal ka format 4:3.
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.