Forumi Horizont | Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)
Aishja e Saliut
Nga Bledi Mane
2. Kopje e Babait, versioni femër
Vështrojeni dhe studiojeni me kujdes imazhin dhe personalitetin e Argita Berisha Malltezit. Konfidente me veten ka të mbështjellë rreth fytyrës një aureolë modestie. Nuk është as femër e bukur dhe sexy por femër e plotësuar pjesërisht. Nuk ndjehet maksimalisht e lumtur por ende vuan nga sindromat e së shkuarës.
Ka qenë një fëmijë i lindur në kryeqytet me të gjitha privilegjet që gëzonte klasa e mesme e regjimit komunist por pa shoqërinë tipike të lagjes dhe shkollës. Studioze,sistematike dhe korrekte me këdo dhe gjithçka që e rrethonte megjithëse paksa më e privilegjuar se moshatarët e tjerë nuk mundi të fitonte zemrat dhe simpatinë e të gjithëve. Vuante disi preardhjen e të atit dhe fisit të tij por në të njëjtën kohë kompesohej me familjen e së ëmës veçanërisht me gjyshen dhe gjyshin qytetaria e të cilëve ( megjithëse të vdekur) edhe sot e bëjnë të ndjehet krenare.
Tregojnë se fytyra dhe paraqitja e saj (kopje e babait versioni femër) i dhuruan një adoleshencë dhe rini të frustruar duke u strukur në qoshe pa i rënë në sy askujt. Pa aventurat dhe dashuriçkat e moshës, pa zënkat me prindërit,pa ngacmime djemsh,pa netët pa gjumë, e kontrolluar nga diktati familjar i të dy prindërve Argita u dashurua e u martua me të parin dhe të vetmin mashkull të jetës së saj, Jamarbër Malltezi.
Me një inteligjencë mesatare por nuhatëse e mirë e situatave, vajza e vetme e kryeministrit të vendit ka ditur të rikuperojë vuajtjet e së kaluarës me fuqinë e pushtetit të të atit dhe të dy së bashku komandojnë frikshëm një nga vendet më të varfra të kontinentit. Krenare për risjelljen e Sali Berishës në pushtet më 2005, ajo diti që me intelektualët e rinj të pakonsumuar tashmë të shpartalluar të KOP-it të fitonte sigurinë dhe votat e elektoratit. Lau me privilegjet e pushtetit të gjitha borxhet që kishte, njëkohësisht shpërbleu edhe shokun e vjetër të fakultetit Lul Bashën, ai që në kohët e vështira i gjeti punë në Prishtinë nga ku fantazonin dhe ëndërronin pushtetin dhe lavdinë që po gëzojnë sot.
Argita duket që është një grua dhe familjare e zellshme,tradicionale dhe konservtore por aspak e lumtur me jetën seksuale që i dhuron burri që ka në krah. E pushtetshme,e pasur, komandëdëgjuar,e respektuar sforcërisht,nënë e lumtur por një femër që epshet seksuale i janë tharë. Natyrisht si bijë e një familjeje të ngërthyer pas kompaktësimit tradicional dhe aspak liberale në çështje nderi, Argita fantazon frikshëm dhe fshehurazi.
Gjithçka e ka si të dojë dhe kur të dojë por jo një mashkull që do e bënte të ndjehej femër dhe skllave në shtart. Sindromat dhe përbuzja e moshatarëve në të shkuarën e kanë konvertuar në femër egoiste dhe posesive ndaj do zbërthehej e tëra të kishte përballë një mashkull potent,aspak të bukur por kafshë në krevat që ajo ta komandonte por të hastte në kundërshtimet e forta të tij. Si çdo femër e këtij planeti edhe Argita kërkon në fantazitë e saj të ketë 2 meshkuj: burrë,shok jete dhe baba fëmijësh e nga ana tjetër një skllav vetëm për joshje,vetëm për lojëra të çmendura në shtrat. Personaliteti dhe statura e Jamarbër Malltezit nuk ka shumë ndryshim nga Lulzim Basha. Sipas llogjikës sime Argita nuk ka dhe kurrësesi nuk do tentonte të tradhëtonte me një mashkull feminin, tip transi, soft dhe me karakter kurvash si tipi lulbash por si femër egoiste tradicionale që është brumosur, më mirë vuan disi në vetvete dhe kalon në orgazëm duke shpërdoruar dhe abuzuar me pushtetin e babit, duke parë nga lart si vuajnë aty poshtë ata që dje nuk i vërshëllyen asnjëherë poshtë ballkonit të saj.
Nuk ka dashnor Argita Lul Bashën të cilin gjithë vajzat e fakultetit e konsideronin si shoqe por nuk mund ta përfundojmë këtu këtë Love Story, njerëzia ka të drejtë kur thotë se Lul Basha është dashnor i dikujt brenda asaj familjeje.
-vazhdon-
Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 98 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.