Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)
Une nuk para kam qejf te nderhyj ne diskutime te tilla pasi jane te pafundme dhe per ti ndjekur duhet te shkruaj shpesh.
Jam dakort ne shume pika me Vizitorin dhe mesa kam pare ne forum eshte shume objektiv me mendimet e tij.
Nuk mund te fillohet gjykimi i Amerikes ne vitet 2000 pasi qe te arrijme deri ketu duhet te kemi parasysh rrugen neper te cilen ka kaluar politika kete shekullin e fundit.
Ballkani ka qene qe ne fillim te shekullit nje pazar mes fuqive te medha dhe ONU ka ekzistuar edhe me pare ne forma te tjera. Zgjidhjet qe bashkesia e Fuqive te Medha i ka servirur botes kane qene pothuajse gjithmone te pasakta dhe tendencioze.
Lufta e pare boterore vuri pak stabilitet ne bote dhe mund te themi qe ishte hera e pare qe shtetet mbeten po ne ato kufij qe u mbeten pa bere luftra te vogla mes tyre sic ndodhte rendom para Luftes se Pare.
Pas saj Gjermania u sanksionua qe te mos prodhonte arme sulmuese por vetem arme mbrojtese edhe keto deri ne nje kufi te caktuar. (Krahasimi qe Vizitori i ben Irakut me Gjermanine ne kete prizem eshte shume i gjetur). Ashtu si sot Irakut edhe atehere u caktuan komisione te cilat kishin per detyre kontrollin e Gjermanise ne drejtimin e armatimeve. Pikerisht neglizhenca dhe mosdenoncimi ndaj ketyre fakteve solli fuqizimin e Gjermanise. Edhe atehere evropianet edhe pse e shihnin Gjermanine qe rritej dhe forcohej kunder vendimit te pas Luftes, e lane menjane sepse nuk donin te hynin ne konflikt. Nuk u tha asgje per sulmin ndaj Cekise apo Polonise, por u justifikua ne nje fare menyre. Dhe bota u ngrit vetem atehere kur u kercenuar duke u sulmuar ne kufi Fuqite e Medha. Pra heshtja ne raste te tilla eshte vetvrasje. Futja ne lufte e Amerikes e ndryshoi tere rrjedhen e ngjarjeve dhe fatmiresisht bota eshte kjo qe eshte sot.
Por mos harrojme qe bota u nda me dysh mes fitueseve. Dhe Usa dhe Brss ishin te dy padronet e botes.
te gjithe e dime se cila pjese e botes u zhvillua e cila jo. Ajo qe ishte nen ndikimin e Usa u zhvillua aq shume sa po e konkurron tani ate.
Koha e ka treguar qe Usa ka qene shteti me demokratik ne bote pas luftes e ketej edhe pse ndonjehere ka nderhyre ne vende qe nuk duheshin por kjo eshte bere per ceshtje prestigji dhe frenimi te sovjetikeve.
Evropa nuk u ndie as ne ceshtjen e Kosoves dhe vetem nderhyrja amerikane solli djetesi dhe stabilitet ne rajon.
ne rastin e Irakut une mendoj qe po ndryhet shume vone pasi keto vende kane pasur mundesi pas renies se bllokut sovjetik qe te blejne materiale dhe shencetare e me pas per ti perdorur ata per veprimet e tyre te cmendura.
Ne boten arabe duhet nje kontroll i forte duam apo nuk duam ne sepse sa me teper te lihet ne gjendjen qe eshte aq me teper do i heqi pasojat i tere njerezimi. Ato vende duhen zhvilluar dhe nuk mund te zhvillohen me sistemin qe kane. Po nuk u zhvilluan dhe po nuk u zgjuan do te jene gjithmone nja shpate e ngritur lart mbi qafen e krejt njerezimit
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.