Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Bespalla: Ndaj Partizanit, për të ruajtur kreun
Për sulmuesin durrsak, ndeshja me të kuqtë do të jetë një sfidë e hapur për të dyja skuadrat.
Njëri prej futbollistëve më në formë të Teutës, Justin Bespalla, e konsideron ndeshjen e radhës në kampionat me Partizanin një sfidë të hapur, ku skuadra e tij do të kërkojë të rikonfirmojë pozicionion e saj në krye të klasifikimit, edhe pse përballë do të ketë një Partizan të fortë. Gjithsesi, sipas sulmuesit durrsak, kjo ndeshje është krejtësisht e hapur për të dyja skuadrat, të cilave, më tepër se barazimi, u duhen tri pikët. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Bespalla do të komentonte:
- Si e parashikon Bespalla sfidën e radhës në kampionat me Partizanin?
- Ç'është e vërteta, për ndeshje të tilla nuk mund të bësh parashikime, sepse gabon lehtë. Megjithatë, them se bëhet fjalë për një sfidë rivalësh, në të cilën fitorja do të jetë kryefjala e 90-minutave të saj. Sido që të rrjedhin ngjarjet, parashikoj një ndeshje të hapur deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, sikurse paralajmëroj edhe një Teutë të vendosur për ta vazhduar rrugën e kryesimit.
- A mendoni se do ta arrini objektivin, pas ndeshjeve zhgënjyese me Vllazninë dhe Dajtin?
- Them se po. Ndeshja me Vllazninë ishte më e dobëta që kemi zhvilluar në këtë kampionat. Për sa i takon asaj me Dajtin, nuk duhet marrë në konsideratë, sepse nuk e kishim vlerësuar sa duhet. Kësisoj, ju siguroj se me Partizanin do të shfaqet një tjetër Teutë. Ne e kryesojmë kampionatin me meritë dhe jemi skuadra e vetme që nuk kemi humbur asnjë ndeshje, çka na bën të mendojmë se i kemi mundësitë të mos e prishim serinë e rezultateve pozitive. Me këtë mentalitet do të zbresim të mërkurën në stadiumin "Qemal Stafa".
- Në fazën e parë, pikërisht në "Niko Dovana", Partizani ju ka vënë në vështirësi. A mendoni se jeni të rrezikuar edhe në këtë ndeshje?
- Me sa më kujtohet, loja në ndeshjen me Partizanin ka qenë e ekuilibruar, ndonëse ishin të kuqtë ata që kaluan të parë në avantazh. Edhe pse në "Qemal Stafa", ne do të luajmë me mentalitetin e fituesit, duke e kërkuar rezultatin pozitiv që nga minuta e parë e deri tek ajo e fundit e ndeshjes.
- A përbën ndonjë avantazh për Teutën fakti që Partizani vjen pas një humbjeje me Lushnjën dhe pas dorëheqjes së trajnerit Spahiu?
- Jo, nuk besoj. Për mendimin tim, avantazhet duken në fushën e lojës. Ne nuk nisemi nga problemet e kundërshtarit kur përgatitemi për një ndeshje futbolli, por nga forcat tona.
- Sipas gjykimit tuaj, a mendoni se ndeshjet direkte mes pretendentëve për titull do ta përcaktojnë fatin e ekipit kampion?
- Sigurisht, ndeshjet mes skuadrave rivale do të jenë mjaft përcaktuese për titullin. Një gjë të tillë e konfirmon edhe renditja aktuale e kampionatit. Sidoqoftë, vëmendja duhet përqendruar te çdo ndeshje, sepse edhe ballafaqimet me skuadrat e tjera të Grupit A1 kanë rëndësi të vecantë. Diferencat në këtë grup skuadrash nuk janë të mëdha. Për ta vërtetuar këtë mjafton t'ju përmend faktin që Lushnja e mundi Partizanin në fushë asnjanëse.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.