Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Zgjohem me idene qe kam nje mal pune per te bere por fundja kam pushim ndaj do merrja cdogje slow-slow.Kisha nevoje per ca informacione ne lidhje me dicka qe po pregatis me kohe,ndaj dhe i drejtohem qendres te informacionit te qytetit.Kaloj ne piazzen e qendres e lumtur qe dielli me ne fund u kujtua dhe per kete cep te botes,po ecja shume ngadale duke u munduar qe te zgjasja cike keto momente.
Ne te njejten ndertese ishte dhe nje seksion per informacione emigrantesh,gje qe e kisha harruar fare.Kaloj nga aty per te vajtur ke seksioni qe me interesonte mua kur degjoj shqip kshu si nga larg,habitem por fundja s'ishte e pamundur.Mbas pak ato zera qartesohen dhe degjoj komente te drejtuara ndaj meje nga njeri nga ato te dy "shqipet" qe ishin ulur.Doja te beja sikur s'degjova gje(te perfundoja ne rolin "femeror"shqiptar) dhe te vazhdoja ne qetesine time kur tjetri i thote"pusho se eshte vajza e...".Ne momentin qe degjoj emrin e tim eti ndalem,kthej koken per te pare kush ishin,me iku totalisht gjaku i fytyres.Ai cuni qe foli ja ben"te me falesh,motra".I pergjigjem qe ketu eshte vend ku tjetri vjen per ndihme dhe jo per te degjuar fjalorin e rrugeve te njerezve qe s'dine ku kane koken.Vazhdoj te ec per ne destinacionin tim.
Me siguri nuk prisnin reagim nga une,fundja mentaliteti i qelbur shqiptar ve mashkullin (qofte ky dhe nje injorant me i cope te mesmet profesionale)ne poziten e te thenit cdogje ndaj femres,e femra ne poziten e njeriut me goje te qepur,duhet te ule koken ndaj komenteve bastarde te njerezve qe vuajne nga hormonet.Ose-ose vetmia e fshehur.Por kjo e fundit nuk pranohet nga mentaliteti i made in Albania-brand,jo-jo,mashkulli duhet te tregohet superior dhe te beje femren ndihet inferiore ndaj asaj fasade vete-sigurie.
Ne ato momente ndieva poashtu nje forme neveritjet te pa-pershkrueshme ndaj popullit tim,kush e di sesa here i thashe vetes qe po te kishte qene ne doren time tipa si keto do i hidhja jashte vendit ku banoj.Thua universi do na jepte nje planet borxh?Vetem per disa mijera vite,keshtu mund te depozitonim skoriet e kesaj shoqerie,le te konsumonin shpirterat e njeri tjetrit me ndrydhesine e tyre.
-------------------------------
Ngjarje e viteve me pare:
Kishim vizite nga Shqiperia,une sapo kisha mbushur 18.Me vete kishin afersisht nje goce te moshes time.Me kusheririn do dilnim me miq dhe menduam te merrnim dhe ate gocen qe te shihte pak jeten e vendit ku banoj,nderkohe qe ajo me therret pak si larg te tjereve te me thoje qe duhet ti kerkonte leje te atit.I them qe eshte normale qe duhet ti kerkoje leje,ajo stepet dhe me thote qe i ati se le te dale me miq.S'dija c'ti thoja...Hyn ne dhome serish dhe ajo i thote te atit nese mund te dilte me ne,ai i pergjigjet qe eshte vone(20.00),po mundohej te ja thoshte lehte.Nderkohe im ate e degjoi biseden,e pyet se pse nuk e le gocen te dal me te tjeret si gjithe mosha e saje.Ai i thote qe ne Shqiperi se linte...im ate i thote qe ketu s'eshte en Shqiperi dhe po s'deshi kjo s'mund ti ndodh gje e keqe.Vazhdon duke i thene qe nese ai s'ka besim ne vajzen e tije eshte pune tjeter,nese nuk beson ne edukimin qe i ka dhene...(ajo goca kishte dalur nga dhoma per te marrur dicka) por ama jo te nxjerresh skuza si "s'eshte e sigurte".(e dija sh mire qe babi do reagonte ndaj dickaje te tille,ja njihja koken poashtu dhe vizionet e tije kundrejt ndrydhjes shqiptare).Njekohesisht me hedh mua celesat e makines te tije,dhe na thote te bejme qejf e te kthehemi ne oren qe kishim rene dakort.Ai burri s'thote gje,ul koken.
Mberrijme me kushon ke vendi ku na prisnin ca miq te perbashket,mbas 10 min bie celulari i atij,ishte babi dhe po me thoshte qe po vinte te sillte ate gocen.
Qeshem me kusheririn...
P.S. Nuk me vente te shkruaja ngjarje te tilla vetem per vete ne ditarin tim,dua qe te lexohen e keshtu te kuptohet sado pak se ne cfare mentaliteti lundron nje pjese e shqipetareve.Dicka qe do vazhdoj te bej,edhe pse me kushton nje pjese te privacy-t,por fundja s'kam ci fsheh askujt.Jam e qete!
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.