Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga Fajtori datë 17 Maj 2005 - 11:50:

Maubert, me duhet te te kujtoj se nuk eshte aspak e kendshme te diskutoj me dike qe merr pozitat e "doktorit" dhe llogarit permiresimet. Nuk e di nga vjen kjo deshire per superioritet, per loje doktorash, apo per ndonje "virilitet intelektual" (sa po mesojme nga njeri tjetri ee , por di te them se ky orientim natyral per te trajtuar tjetrin si pacient eshte i bezdisshem.




Thene kjo, per sa hapesire mund t'i kete mbetur diskutimit, mund te ndalem nje cast tek krahasimi Nano-Lubonja. Mua me duket pa vend zhvleresimi i njerit si "i ri" dhe vleresimi i tjetrit si "i vjeter". Me shume sesa pjekuria dhe "permiresimi" mund te shquhet stili i ndryshem ne te shkruar, ashtu si dhe cilesia e ndryshme. Edhe ne kete rast nuk e kuptoj pse duhet te kete nje orientim hierarkik me superiore dhe inferiore. (Gjithmone nese shprehja "ne kundershtim me Fatos Lubonjen" ka ndonje kuptim me paqesor sesa etimologjia -kunder-.)

Ka disa ndryshime kulturale qe nuk behen pa nje sforco te perbashket nga i gjithe komuniteti. Perderisa ketu dilet nga koncepti i individit dhe hyet ne vullnetin e perbashket si komunitet eshte e kote te trajtohen masat si copa individesh qe kthehen dhe behen pjese zhvillimit.

Njeriu ka nevoje te ndihet pjese e dickaje qe te punoje me zell dhe te shpalose patriotizmin ne vendin e tij. Kjo dicka nuk eshte nje cope rroge apo nje shtepi me shume. Eshte makineria e zhvillimit qe krijohet nga nje vullnet komunitar, mediatik, poltik etj. Nese emigranti mund te behet pjese e nje vektori te tille, pra e ndryshimeve qe po ndodhin ne vend, atehere do kthehet. Ne te kundert, kur sheh se gjerat ecin rrakapjekthi me ndonje cikel natyral qe nuk ofron te ardhme te sigurte, atehere do qendroje ne emigracion. Kjo me duket evidente.

Nuk me pelqen sllogani i kthimit pa kushte ne Shqiperi.
Me shume sesa patriotizem me duket anti-shqiptarizem, perderisa i thuhet tjetrit "dorezohu pa kushte, sepse raliteti eshte ky qe eshte dhe nuk do ndryshoje si do ti". Emigrantet kane investuar shume per jeten qe kane krijuar ne perendim (qofte ne Itali, France, ShBA apo Angli). Nuk eshte e drejte te trajtohen si mish per top dhe te kthehen ne Shqiperi qe te zhgenjehen per te njemijten here. Keshtu qe para se te flitet per "teoriciene" duhet pranuar se nje e treta e shqiptareve jetojne ne emigracion. Natyrisht qe do "teorizojne" gjate mbi te ardhmen e tyre ne Shqiperi para se te marrin vendime. Ketu nuk diskutohet per mua dhe per ty, mos te banalizojme diskutimin me aspekte personale. Behet fjale per krijimin e kushteve qe emigrantet te kthehen. Natyrisht qe Shqiperia ka bere permiresime ne kete drejtim. Madje shikoj nje vale te gjere kthimesh te miqve e kusherinjve. Por kjo nuk do te thote se problemi mbaroi me kaq. Madje, per ti dhene Cesarit ate qe i takon, duhet te pranosh qe shumica e "mllefeve" qe ti konsideron te tilla bazohen ne diskutime te miat me ata qe jane kthyer ne Shqiperi. Nuk jane mllefe personale, por shprehin nje shqetesim te gjere.

Mua me duket se yti nuk eshte mendim instrospektiv i sinqerte, por kompromisues. Te mbrosh nje realitet vetem sepse ekziston nuk sjell me shume sesa nje fotografi bardh e zi. Po ashtu te krijosh alibine e "njerezve te pafajshem" do te thote te mos pranosh bazat e funksionimit te nje shoqerie, qe nuk jane shperdorimi i lirive dhe toleranca ndaj krimit, por rregulli dhe homogjenizimi social. Eshte e natyrshme qe cdo shoqeri ka klasa dhe qe keto klasa luftohen (e ka thene i sipervleresuari Fatos Lubonja). Lufta e klasave (term i keqperdorur nga komunizmi) sjell homogjenizimin e komunitetit dhe kjo i hap rrugen stabilitetit, ndryshimit dhe zhvillimit (e kam thene njehere kete, po fillojme te behemi monotone). Ironia e qafetrasheve apo bythetangosurave, sado te duket krim ndaj "njerezve te pafajshem", eshte pjese e reaksionit natyral mes njerezish teper te ndryshem per ti perkitur te njejtit komunitet. Ne kete rast midis meje (dhe shoqerise time) dhe atyre (dhe asaj qe perfaqsojne). Nuk ka asgje kriminale ne kete mes. Ne cdo vend te botes ka prototipa qe behen simbole popullore ekstremiteti. Psh ne SHBA gjendet prototipi i kemishebardheve dhe ai i zezakut. Nxjerrja ne televizor i ketyre personazheve ben qe palet (klasat) te njohin njera tjetren dhe te eleminojne ekstremet. Kjo eviton dukshem racizmin dhe lejon bashkejetesen (pa llogaritur qe rrit produktivitetin).

Ah, meqe jemi ne keto ujra, psikologjia e gjen pragmatizmin ne castin qe parashikon ose modifikon nje njeri apo sjellje te tij. Besoj se zhvillimi i Shqiperise nuk vjen me shprehje te Schopenhauerit (maksimum ai mund te zhvilloje intelektin e personit qe e studion). Perkundrazi, zhvillimi i Shqiperise vjen duke identifikuar dora dores pikat e dobeta qe duhen rregulluar dhe padyshim njera eshte shoqeria shqiptare dhe tjetra diaspora. Nese keto dy "turma" flasin gjuhe te ndryshme dhe nuk kuptohen atehere eshte e kote qe emigrantet te kthehen ne Shqiperi. Aspiratat e emigranteve mund te vihen ne sherbim te Shqiperise vetem nese respektohet mundi i tyre dhe kultura qe kane marre jashte. Boll eshte bere Shqiperia vrime e zeze qe demoralizon te kthyerit dhe i kthen ne pjese te sistemit.

Le te bejme nje metafore ushtarake. Cdo emigrant eshte si nje ushtar qe mund te sherbeje neper beteja. Ideja e kthimit pa kushte ngjan me nje kasaphane irracionale. Nje gjeneral i mire nuk harxhon ushtaret per eksperimente luftarake, por i fut ne beteje vetem ne castin e duhur. Eshte mire te mendohen keto "detaje" kur behemi gjenerale. Eshte mire te behen gjerat me plan ne vend qe te sillemi akoma si turme.

P.s. Te lutem mbaj parasysh paragrafin e pare te ketij mesazhi nese deshiron te vazhdojme diskutimin me respekt.


  Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.