Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 22 Janar 2010 - 20:37:

Zbulohet sekreti i Gerdecit

Fabrika ishte hapur para se të jepej leja

Behet fjale per deshmine e ish-rojes se fabrikes se demontimit ne Gerdec, shtetasit Beqir Prini, i cili ka pohuar se ishte punesuar si roje i fabrikes qe ne fillim te shkurtit 2007, ne nje kohe qe sipas prokuroreve fabrika e demontimit ende nuk ishte shpallur si vendi ku do demontoheshin municone dhe vetem nje muaj me pas qeveria del me nje projektvendim per proceduren e trajtimit te armeve.

Deshmitari Prini ka deklaruar se ne fillimet e punes se tij perkatesisht gjate muajit shkurt 2007 si roje kishte pare te vinin e te sistemonin vendin Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli se bashku me persona te tjere.

Vetem tre muaj me pas Ministria e Mbrojtjes ka nxjerre nje urdher per perzgjedhjen e kompanise se huaj 'Sac' dhe shoqerine e nenkontraktuar 'Albademil' per proceduren e shitjes se municioneve me gezhoje tunxhi. Pra hesapet jane ndare nen dore para se te kryhen dokumentet zyrtare. Dhe firma ka filluar te sistemoje zonen para se Fatmir Mediu ti jepte lejen zyrtare.

Nderkohe seanca pervec misionit Euralius po ndiqet edhe nga vezhgues te OSBE-se.


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Janar 2010 - 22:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
O turlli, po ti ke lindur i lodhur?

Sa i hap pune te tjereve te perkthejne shkruaje vete me 3 rrjeshta lajmin. Gjithmone sikur perton me shkrujt, nga 1 rrjesht, shume pika, duke pertu dhe me hap dhe google translate. Boh...



:aha :aha ........... i lodhem nga jeta ........ po na iken mosha ...... u plakem ........ :aha :aha


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Janar 2010 - 01:37:

Media në Shkup: Fatos Nano biznes hotelesh në Maqedoni

Friday, 22 January 2010 20:17 . .Media në Maqedoni pohon se ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano po planifikon të zhvillojë biznes në Shkup. Sipas citimeve mediatike, Fatos Nano, ish-kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri, ka zhvilluar së fundi negociata të drejtpërdrejta në Maqedoni për blerjen e një hoteli në qendër të Shkupit.
“Pas largimit nga politika, siç mëson ALSAT, Nano intensivisht po bisedon me një pjesë të pronarëve të deritashëm të hoteleve në Ohër, që humbën për shkak të kërkesave të pashlyera ndaj bankave për kreditë. Njerëzit e afërt me ish-kryeministrin shqiptar konfirmuan sot për ALSAT në Ohër se Nano së shpejti, pas përfundimit të gjitha procedurave të nevojshme, do të bëhet pronar i një hoteli që gjendet afër qendrës. Po ashtu, ai është i interesuar të bëhet edhe bashkëpronar i një hoteli tjetër”, citojnë mediat në Maqedoni dhe në Kosovë.
Sipas tyre, pronarët e hoteleve refuzuan të komentojnë publikisht, por nuk mohuan faktin se janë në negociata me Nanon i cili tashmë një është pronar edhe i dy banesave në kompleksin elitar të banesave "Akua Blu" afër fshatit Peshtan.
Doktori Sasho Vasilevski është mik i ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai thotë se ish-kryeministri shqiptar e adhuron Ohrin.
”Në kontaktet e mia me të, bëhet fjalë për një personalitet shumë karizmatik. E di se është i dashuruar me qytetin tonë dhe do të isha i lumtur që njerëz të tillë të investojnë në Ohër, ish-kryeministra dhe diplomatë, me çka do të rritej pozicioni i qytetit tonë. Rreth blerjes së kapaciteteve të caktuara hoteliere nuk mund të pohoj, ndonëse edhe unë kam dëgjuar për këtë. Ai e do Ohrin, e respekton traditën dhe konsideron se në Ohër ekzistojnë gjasa reale për investime në turizëm. Prania e tij e shpeshtë këtu në Ohër po tregon edhe interesimin e tij për të investuar këtu” ka thënë Vasilevski.
Mediat citojnë faktin se bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana është pronare e biznesit familjar në Shqipëri, Greqi dhe në disa vende evropiane, ndërsa familja Nano ka edhe një agjenci turistike “Xhoi Travel”.

( LAJMI FUNDIT )


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Janar 2010 - 01:49:

Gazetari Enkel Demi rreh Mero Bazen

Friday, 22 January 2010 21:11 . .Gazetari Mero Baze ka rënë sot në mbrëmje pre e dhunës ndërsa ndodhej në një qendër tregtare në perifëri të Tiranës. Sipas mediave elektronike në Tiranë, drejtuesi i emisionit Faktori Plus, Mero Baze është qëlluar me grusht në fytyrë nga gazetari i TV Klan, Enkel Demi.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, dy gazetarët u përfshinë në një debat mes tyre që kishte lidhje me funskionin e bashkëshortes së Enkel Demit, znj.Mesila Doda, e cila është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas debatit verbal mes dy gazetarëve, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se Enkel Demi ka qëlluar më grusht në fytyrë Mero Bazen dhe më pas është larguar.

Nuk është ende e qartë nëse kjo çështje do të përfundojë në polici.
Më 2 nëntor 2009, Mero Baze denoncoi rrahjen e tij nga biznesmeni Rezart Taçi dhe dy truprojat e tij.


(Lajmifundit)


Postuar nga AngelDevil datë 23 Janar 2010 - 01:55:

Mroma Air

Jo te gjitha qe thone mediat jane te verteta... kishte debat midis atyre te dyve po jo dhune fizike te City Park ... te pakten keshtu e di une mos qofsha e gabuar


Postuar nga Fajtori datë 23 Janar 2010 - 02:21:

Top Channel thote jane zene me grushte.


Nejse, nje lajm tjeter interesant. Koinçidenca do qe gjyqtarja qe do gjykoje padine ndaj te Sali Berishes (nga mamaja e Edi Rames) eshte ajo qe ka liruar Fatmir Mediun. Pikerisht sot u zbulua gjate gjyqit te Gerdecit se Fatmir Mediu ka lejuar dhe bashkepunuar nen rrogoz per hapjen e fabrikes se Gerdecit. Pra eshte personi i pare qe duhej burgosur per te evituar ndotjen e provave. Nderkohe Mediu jo vetem qe eshte i lire, por eshte minister ne qeveri, duke shumefishuar fuqite e tij ne manipulimin e provave.

Skandali i shitjes së municioneve shqiptare në Kabul ka sjellë një arrestim të bujshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne Qershor 2008, kontraktuesi i zyrtarëve shqiptarë, Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë së tij AEY janë arrestuar në Miami të Floridës. Arrestimi është kryer vetëm për çështjen shqiptare, ku Diveroli bleu nga Ministria jonë e Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh. Nga pala shqiptare në këtë skandal është implikuar ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish- kreu i MEICO-s, Ylli Pinari.

Fatmir Mediu eshte emer i njohur i policise italiane. Pak vite me pare ai u kap bashke me nje trafikant droge dhe prostitutash duke tentuar te kalonte ne Zvicer. Tani kontrabandisti po vuan denimin 10 vjeçar ne Itali, ndersa Fatmir Mediu eshte minister ne Shqiperi.

Keto raste tregojne se zyrtaret shqiptare jane ne krye te trafiqeve mafioze nderkombetare.


Postuar nga Roi datë 23 Janar 2010 - 03:14:

Re: Gazetari Enkel Demi rreh Mero Bazen

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Friday, 22 January 2010 21:11 . .Gazetari Mero Baze ka rënë sot në mbrëmje pre e dhunës ndërsa ndodhej në një qendër tregtare në perifëri të Tiranës. Sipas mediave elektronike në Tiranë, drejtuesi i emisionit Faktori Plus, Mero Baze është qëlluar me grusht në fytyrë nga gazetari i TV Klan, Enkel Demi.




(Lajmifundit)



Prape e paskan rrahur kete te shkretin

Mire heren e pare qe e mbrojti tere bota pasi nje bisnesmen nuk eshte pare te rrahi nje gazetar ! Por kur nje gazetar rreh nje gazetar si i behet hallit....kush do ta mbroje Meron e shkrete,(te braktisur e te ngelur pa padron) kesaj here

Duhet hap ndonje teme e tipit ...Ndodh vetem ne Albanistan !!!!!



Kurse kjo qe lexova tek Shqipi, eshte e forte,ka nje humor e ironi te lehte ! Mbi ndeshjen e famshme te organizuar nga Taç Vajguri qe s'di si te harxhoj leket e te shesi pordhe !!
Gjate ndeshjes iken dritat....jemi tamam si ajo shprehja,dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete !!

Gramozi Legjendar vs Real Madrid !!!!!



Reali dhe Gramozi shkëlqejnë në errësirë

Pak a shumë kjo është përmbledhja e shtypit të huaj për ndeshjen e djeshme mes Realit (galaktikëve) dhe Gramozit (ersekasve).

Ndeshja e djeshme vendosi një rekord të paparë. Pushimi i ndeshjes zgjati më shumë se vetë ndeshja dhe koha ishte e mjaftueshme si për të dhënë zgjidhje për situatën në të cilën u ndodh “Qemal Stafa” (stadiumi), ashtu edhe për të gjetur shkaqet dhe arsyen e vërtetë të ngjarjes që ndodh vetëm një herë në 1000 vjet.

Paniku i minutave të para në errësirë u shkaktua nga një zonjë, që një natë më parë kishte parë filmin “2012” (që paralajmëron fundin e botës) dhe po thoshte duke belbëzuar se kishte parë një ëndërr sikur fundi i Galaktikës do të fillojë nga Shqipëria. Panikut shumë shpejt ia zuri vendin mendimi racional, për të cilën ne si individë dhe si popull dallohemi sidomos kur përballemi me ngjarje të mëdha.

Pas 30 minutash në errësirë erdhi propozimi i parë: Reali të largohej menjëherë në aeroport dhe meqë pjesa e parë e lojës kishte dalë barazim dhe kupa nuk ndahej dot përgjysmë, duhet të merrte me vete edhe ekipin e Gramozit dhe ta përfundonte pjesën e dytë në Madrid. Propozimi u quajt i mirë, por i vonuar në kohë dhe varianti i dytë ishte që të dyja ekipet të shkonin në Shkodër dhe të luanin në stadiumin e qytetit verior, vetëm një orë larg nga Tirana. Me këtë rast, shpërndaheshin edhe të ardhurat që u mblodhën nga shitja e biletave, si ndihmë ndaj zonave të përmbytura! Ideja e Shkodrës lindi për shkak të gjendjes së rënduar të fushës, në të cilën po zhvillohej ndeshja. Megjithëse ka 10 ditë që në Tiranë nuk ka reshje, fusha e “Qemal Stafës” dukej sikur kishte kulluar gjithë ujin që doli nga kaskada e Drinit.

Por nëse në ato kushte të vështira shumica mendonin për zgjidhjen e problemit, pati edhe tentativa për politizim. Një njeri që thoshte se nuk i interesonte aspak politika tha se e keqja vinte nga moshapja e kutive! Përgjigjja që mori ishte e rrufeshme: “Nuk ka problem, ne tashmë jemi vend anëtar i NATO-s”. Por kulmi i cinizmit arriti me idenë se vetë Taçi ishte i interesuar për këtë skenë, në mënyrë që të anulohej ndeshja për arsye madhore dhe të mos i paguante Realit ato 2.5 milionë euro të qelbura!

Hetimi i zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme hodhi poshtë zërat shumë të besueshëm fill pas përfundimit të ndeshjes, sikur një punonjës i OSSH–së, që paska mbërritur me një gjenerator gjigant, nuk ka vënë gjeneratorin në punë, por thjesht ka ndezur çelësin e dritave që e paska ulur krejt pa dashje me sup futbollisti i Realit, Gutti, në momentin që të dyja ekipet po dilnin në fushë.
Pista e parë në të cilën u zhvillua hetimi ishte sabotazh në bashkëpunim, për faktin se gjëma ndodhi ndaj një ekipi spanjoll dhe Spanja ka presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Ekspertiza teknike, e cila është plotësuar edhe me prova nga vendi i ngjarjes, fajëson një mace, e cila ka shkaktuar qarkun e shkurtër! Si provë është vetë trupi i pajetë i maces. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake ka protestuar para Prokurorisë së Përgjithshme dhe vetë kryeprokurores Ina Rama, duke thënë se hetimet po bëhen në drejtimin e gabuar. Macja, sipas shoqatës, është viktimë. Ka qenë një mi (brejtës) që kishte ngritur kurthin dhe po krijonte përshtypjen se do të sillej si kamikaz për të shkaktuar qarkun e shkurtër. Macja është hedhur për të kapur/larguar miun dhe ka rënë… në krye të detyrës.

Vetë ekipi i Realit të Madridit është shumë i kënaqur nga incidenti. Presidenti Perez thuhet se ka fërkuar duart dhe lojtarët e kanë dëgjuar të përsërisë se “gjithë punët e mira bëhen në errësirë”. Ekipi i Realit koleksionoi një kupë shumë të rëndësishme dhe... 2.5 milionë euro (pa taksa). Shifra është përgënjeshtruar nga kompania “Taçi Oil”, sepse mesa duket duhet të jetë më e lartë. Vjet ishte Barcelona që i mori gjithë kupat e kampionatet që i dolën përpara. Çdo e keqe ka të mirat e veta. Sikundër u pa nga të gjithë, një nga blerjet më të mëdha të Realit, Kaka, u zhbllokua dhe arriti të shënojë një gol ndaj Gramozit. Ky gol ndoshta nuk është goli më i rëndësishëm i Kaka-së, por sigurisht është goli më i paharruar i karrierës së brazilianit. I vetmi i mërzitur nga ekipi i Realit ishte Kristiano Ronaldo, i cili kishte ardhur për të shënuar golin e munguar në “Qemal Stafa” që nga ndeshja me Portugalinë. Por, më keq e ka pësuar sulmuesi Raul, i cili jo vetëm që nuk arriti të shënojë, por i duhet të përballojë edhe furinë e titujve kritikë në Spanjë: “Ky njeri e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës me drita e jo më t’i kërkosh gol në errësirë!” Vetë galaktikët morën një mësim të mirë dhe e kuptuan se Galaktika në të cilën jetojnë është shumë më komplekse. Ajo çfarë është më e rëndësishmja, ekipi i Realit u largua menjëherë nga Tirana dhe lojtarët nuk patën fatin e disa punonjësve të OSSH-së që u mbajtën deri në tre të mëngjesit në ambientet e policisë, duke dhënë shpjegime/leksione se si një mace mund të shkaktojë “qarkun e shkurtër” dhe mund të jetë ajo përgjegjësja e vetme për atë çfarë ndodhi.

Ndeshja, e cila u zhvillua në praninë e 68 gazetarëve të huaj (për zgjedhjet e përgjithshme ishin vetëm 18) konsiderohet si sukses për ekipin e Gramozit dhe një veprim strategjik për të mos rënë nga kategoria superiore.

Ashtu si shkuan punët qeveria do të duhej të kishte ngritur pazarin në katër apo pesë milionë euro për Realin, me lutjen që ndeshja të mos zhvillohej në Tiranë, por le të zhvillohej në një vend mik si Italia.

Sidoqoftë duhet ta konsiderojmë veten me fat, me shumë fat, sepse e keqja e të këqijave nuk ndodhi. Imagjinoni vetëm për një moment sikur Gramozi të kishte… fituar ndeshjen!!!


Postuar nga SmoKer datë 23 Janar 2010 - 03:16:

Re: Gazetari Enkel Demi rreh Mero Bazen

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Friday, 22 January 2010 21:11 . .Gazetari Mero Baze ka rënë sot në mbrëmje pre e dhunës ndërsa ndodhej në një qendër tregtare në perifëri të Tiranës. Sipas mediave elektronike në Tiranë, drejtuesi i emisionit Faktori Plus, Mero Baze është qëlluar me grusht në fytyrë nga gazetari i TV Klan, Enkel Demi.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, dy gazetarët u përfshinë në një debat mes tyre që kishte lidhje me funskionin e bashkëshortes së Enkel Demit, znj.Mesila Doda, e cila është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Pas debatit verbal mes dy gazetarëve, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se Enkel Demi ka qëlluar më grusht në fytyrë Mero Bazen dhe më pas është larguar.

Nuk është ende e qartë nëse kjo çështje do të përfundojë në polici.
Më 2 nëntor 2009, Mero Baze denoncoi rrahjen e tij nga biznesmeni Rezart Taçi dhe dy truprojat e tij.


(Lajmifundit)




Eshte bere Mero Baze si tabel qitje ))


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Janar 2010 - 07:03:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Mroma Air

Jo te gjitha qe thone mediat jane te verteta... kishte debat midis atyre te dyve po jo dhune fizike te City Park ... te pakten keshtu e di une mos qofsha e gabuar




Mirmjes si mu gdhive A.D.


Mo ta rrahin se dhe ai eshte nga ato Nje euro metri .....Klyshi te kuqve


Postuar nga Ignatius datë 24 Janar 2010 - 00:11:

Lufte brenda llojit...


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 68 69 70 71 72 73 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.