Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
urrejtja ka arritur kulmin do bejme cfare kemi ne dor te fitojme luften
e po te jet nevoja shpenzojm dit e nat vetem e vetem qe asaj ti mbes that
Lajmi i fundit: pas kritikave te papranueshme Raimondi me ne fund po fillon te shkruaje shqip. Tani po qe Ardian Klosi eshte medioker. Aq me teper qe Klosi nuk dinte te fuste kokat e njerezve ne hale. Tamam medioker.
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Vizioner !
Ato qe shkruaj une , nuk jane per ty dhe per ata si ty
Me habit Vizioneri qe flet i kurdisur si papagall duke permend fjale superlativa per klosin pa e njoft fare ose me sakte e njef aq mire sa e ngaterroj me Fatos Klosin e shik-t.
Citim:
Po citoj ato që tha Arbin
Me habit Vizioneri qe flet i kurdisur si papagall duke permend fjale superlativa per klosin pa e njoft fare ose me sakte e njef aq mire sa e ngaterroj me Fatos Klosin e shik-t.![]()
Ky është shtet apo çmendinë?
Nga Erion Braçe
Lajmi i parë: Vëllai vret motrën se degjoi llafe të keqija në fshat!
Lajmi i dytë: Vrasje për kullotën e deleve në Bathore!
Lajmi i tretë: Nuk ka aksidente në Bulqizë, janë vrasje me dashje; Agron Kuliçi kontrollon minierën!
Lajmi i katërt: AP: Shqipëria, vend i vogël, por prodhues gjigand i marijuanës!
Lajmi i pestë: Ankohen policët, uniforma, xhaketa burrash edhe për gratë police!
Lajmi i gjashtë: Zidane dhuron 1 milion franga për Shqipërinë; është vendi më i varfër në Evropë!
Lajmi i shtatë: Berisha: Nuk e kemi humbur betejen me korrupsionin!
Lajmi i tetë: Kreu i Kongresit Amerikan: Jam i kënaqur me raportet që vijne në Kongres për Shqipërinë!
Lajmi i nëntë: Kukan: Presidenti duhet të jetë konsensual!
Lajmi i dhjetë: Partia e Topit nuk u zbulua dje, por do të zbulohet të hënën!
njera i kishte dergu njarit nje her nje karte me nje foto te sajen
dhe ky tipi direkt kishte shku ne reviste e kishte postu pu ca hunden e malle e kishte ,e kjo femra po mendonte pse me rrushi se kishe par ti kurr veten sa i shpifur ishe aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
aaaaaaaaaa
po nejse ajo sja tha beri sikur se lexoi
Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spirto Ksera, duke folur me rastin e 1 majit, ka thënë se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë, nga 1.060.000 persona të aftë për punë.
Sipas tij, nga 13.7 përqind që ka qenë një vit më pare, kjo shifër e papunësisë ka shkuar në 13.26 përqind këtë vit, duke qenë pothuajse e njëjtë. Ai ka thënë se problem mbetet punësimi i të rinjve, ndërsa ka premtuar se qeveria do të ndërmarrë nisma të reja për punësimin e tyre, si dhe do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së pagës minimale.
Ndërsa ministri Ksera shprehet se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë, opozita shprehet se kjo shifër është shumë më e lartë dhe arrin deri në një milion.
-----------------------
Pse, dhe ato qe rrine gjithe diten neper mihane dhe Cafe, trotuare e billardo ne shqiperi, quhen te punesuar!?
Re: Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?
...dhe te kunderten shpreh, protesta e Studenteve sot, ne 1 maji!
Re: Re: Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?
po mendoja boll keq per gjithe ato persona studenta per gjith at papunesi po citova gabim vizion
Re: Re: Re: Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?
Citim:
Po citoj ato që tha dylan
po mendoja boll keq per gjithe ato persona studenta per gjith at papunesi po citova gabim vizion![]()
Re: Re: Re: Re: Vetëm 143 mijë të papunë në Shqipëri?
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Ska gje dylan, vetem mos me tredhesh se pastaj do vrisja veten, se citimin gabim e perballojme
![]()
Ngjarje te nates se shkuar...
-1-
Mëngjesin e sotëm një tjetër vrasje është shënuar në Tiranë. Qyteti që para disa vitesh cilësohej si ndër më të qetët në Shqipëri dhe rajon, tani është kthyer në një vatër krimi, ku vjedhjet e plagosjet nuk përbëjnë më asnjë lajm. Madje edhe vrasjet po bëhen normale.
Mësohet se një person është ekzekutuar me armë zjarri dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sherri për motive të dobëta. Viktima është N.Doda, pronar i tavernës San Marco. Burimet thonë se ai ka ndërhyrë për të shuar një sherr të nisur mes klientëve të ulur në tavolina të ndryshme, por ka mbetur vetë viktimë.
Nga të dhënat e para mësohet se dy të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën.
Policia ka shoqëruar gjashtë vajza dhe tre djem për tu pyetur në cilësinë e dëshmitarit.
--------------------------------------------------------------
-2-
Mëngjesin e sotëm policia është përleshur me një grup të armatosur në Kamëz, pikërisht në të famshmin Bulevardi Blu. 15 persona janë arrestuar për këtë ngjarje. Forca të shumta policie dhe të FNSH-së ndërhynë për të arrestuar personat.
Ndërkohë që ne shkruajmë se si Bulqiza është bërë si Perëndim i Egër, atë e kemi pak kilometra larg Tiranës. Personat e arrestuar prej ditësh ishin angazhuar në bllokimin e furgonave që vijnë nga Kamza në Tiranë për të favorizuar linjën e autobusit Kamëz- Tiranë. Dhe kur policia ka tentuar të zhbllokojë situatën, personat kanë bërë rezistencë, duke qëlluar me armë në drejtim të forcave policore.
Sipas burimeve të policisë është shoqëruar në komisarit edhe pronari i linjës së autobusit Kamëz-Tiranë, Lush Osmani për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
Po i mbajne sekret emrat e ketyre qe kane arrestuar ne Maqedoni.
Kam pershtypjen qe jane shqiptare, por do kene ndonje urdher mos t'i tregojne emrat se mund te tensionohet keq.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Po i mbajne sekret emrat e ketyre qe kane arrestuar ne Maqedoni.
Kam pershtypjen qe jane shqiptare, por do kene ndonje urdher mos t'i tregojne emrat se mund te tensionohet keq.
Elle un ashtu thom. E kane ne dore te tjeret. Shkiptaret te rrine ne shpi e te shofin televisor me mire..
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Elle un ashtu thom. E kane ne dore te tjeret. Shkiptaret te rrine ne shpi e te shofin televisor me mire..
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
raid je nga fshati im se edhe une keshtu "thom"![]()
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Pse edhe ti fshatar 24 karat je, si puna ime?
Ku e ke fshatin ti, poshte Shkumbinit apo siper?![]()
Thone qe burri eshte nga fshati i gruas.
Edhe une ashtu jam ne nje fare menyre. Jam nga fshati i atij qe bej muhabet..
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Thone qe burri eshte nga fshati i gruas.
Edhe une ashtu jam ne nje fare menyre. Jam nga fshati i atij qe bej muhabet..![]()
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Pse mre i martum qeke ti? Une doja ne te gjet nuse.
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Nuk me kujtohet, a jam i martuar apo jo.. po ate thenie e perdora per t'i dhene kuptim fjalise tjeter..
Si quhet ky rast ne letersi, apo s'mer vesh nga letersia ti?..![]()
Jo vallaj sdu..
Megjithse, po te jete katnare qe thote "thom".. me gjith qef..
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Jo vallaj sdu..
Megjithse, po te jete katnare qe thote "thom".. me gjith qef..![]()
Faleminderit shume. I vleresoj shume keshillat ne internet
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Faleminderit shume. I vleresoj shume keshillat ne internet![]()
eharmony.com.
Cili ishte lajmi i fundit? Se u be vend reklamash ky.. lol
lajmi i fundit eshte qe sot eshte TGIF
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
lajmi i fundit eshte qe sot eshte TGIF
TGIF, do te thote: "Thanks God It`s Friday!"
Azil ekonomik në Suedi, një mashtrim që na rikujton të kaluarën
Hijet e një mashtrimi të madh kanë përfshirë fshatrat e përmbytura të Shkodrës nga derdhja e HEC-eve gjatë dy viteve të shkuara, fatkeqësi e cila duket se po i ndjek sërish në një formë tjetër. Përnjëherë, banorë të fshatrave të përmbytur, por kryesisht nga Bushati, u ngritën për të shkuar në Suedi, vend në të cilin do të kërkonin azil ekonomik.
Një thashethem i përhapur në fshat, fliste se vendi nordik ofronte azil ekonomik për personat viktima të përmbytjes deri më datë 10 maj të këtij viti. Kaq është dashur që agjencitë e udhëtimeve në Shkodër të shisnin një mal biletash avioni me destinacionin Podgoricë-Beograd-Stokholm, e cila mësohet se kushton rreth 3 mijë dollarë. Shtypi raporton sot se ka pasur banorë të fshatrave që kanë shitur gjënë e gjallë të tyre për siguruara paratë e biletës për të plotësuar ëndrrën suedeze. Nga Policia ndërkohë raportohet se vetëm gjatë ditës së djeshme janë kthyer 50 persona me destinacion Suedinë në pikën e Muriqanit. Gjendja është bërë alarmante, aq sa Mapo shkruan se pritet që në Bushat të mbërrijë një delegacion nga Suedia për t’i shpjeguar banorëve se janë mashtruar se dhe asnjë vend i BE-se nuk ofron azil ekonomik.
Gazeta i ka kushtuar vëmendje gjatë këtyre ditëve një fenomeni të tillë duke shkruar sot se shkak për këtë supërmashtrim ishin bërë agjencitë serbe të udhëtimeve. Legjendë urbane apo mashtrim, një fenomen i tillë paraqet situatën e pashpresë të këtyre banorëve, të cilët të vetmen zgjidhje gjejnë largimin nga vendi edhe pse me shpenzime të mëdha, madje duke ndjekur një thashethem.
http://respublica.al/artikuj/2012/5...ton-te-kaluaren
Citim:
Po citoj ato që tha Ana1
TGIF, do te thote: "Thanks God It`s Friday!"![]()
Re: Azil ekonomik në Suedi, një mashtrim që na rikujton të kaluarën
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Hijet e një mashtrimi të madh kanë përfshirë fshatrat e përmbytura të Shkodrës nga derdhja e HEC-eve gjatë dy viteve të shkuara, fatkeqësi e cila duket se po i ndjek sërish në një formë tjetër. Përnjëherë, banorë të fshatrave të përmbytur, por kryesisht nga Bushati, u ngritën për të shkuar në Suedi, vend në të cilin do të kërkonin azil ekonomik.
Një thashethem i përhapur në fshat, fliste se vendi nordik ofronte azil ekonomik për personat viktima të përmbytjes deri më datë 10 maj të këtij viti. Kaq është dashur që agjencitë e udhëtimeve në Shkodër të shisnin një mal biletash avioni me destinacionin Podgoricë-Beograd-Stokholm, e cila mësohet se kushton rreth 3 mijë dollarë. Shtypi raporton sot se ka pasur banorë të fshatrave që kanë shitur gjënë e gjallë të tyre për siguruara paratë e biletës për të plotësuar ëndrrën suedeze. Nga Policia ndërkohë raportohet se vetëm gjatë ditës së djeshme janë kthyer 50 persona me destinacion Suedinë në pikën e Muriqanit. Gjendja është bërë alarmante, aq sa Mapo shkruan se pritet që në Bushat të mbërrijë një delegacion nga Suedia për t’i shpjeguar banorëve se janë mashtruar se dhe asnjë vend i BE-se nuk ofron azil ekonomik.
Gazeta i ka kushtuar vëmendje gjatë këtyre ditëve një fenomeni të tillë duke shkruar sot se shkak për këtë supërmashtrim ishin bërë agjencitë serbe të udhëtimeve. Legjendë urbane apo mashtrim, një fenomen i tillë paraqet situatën e pashpresë të këtyre banorëve, të cilët të vetmen zgjidhje gjejnë largimin nga vendi edhe pse me shpenzime të mëdha, madje duke ndjekur një thashethem.
http://respublica.al/artikuj/2012/5...ton-te-kaluaren
C'ke moj Eliz qe s'i kupton. Ja te ndihmoj :p
ku ma gjete kete,tamam,per t`i pat zili.Ketij i shkelqeka lekura me shume se imja
Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut
Me sugjeruan kete shkrim nga Tema Online:
------------------------------
1./
Hej Fevzo, si të duket atdheu pa Ardian Klosin?
Bosh, i mpirë, i tulatur, moskokëçarës, halabak, snob, i dhjerë… Si thua, i mungon vendit një mendjehapur ironik, racional, cinik dhe i rafinuar si Klosi?
Aha, tani po e kuptoj që paskam degraduar unë. Të pyes ty nëse atdheu yt ndjehet ende keq e i munduar nga vetëvrasja e një kafkiani të depresionuar nga mëkatet e paraardhësve të tij, të lënduar nga dhimbjet e atdheut të tij që vuan e vuan e nuk i vdes kurrë. Kam degraduar unë sepse harroj shpejt që mes jush, mes teje dhe Klosit ka dy atdhe, ka dy Shqipëri.
Ikja e Ardian Klosit prej kësaj Shqipërisë matanë do të mbesë gropë e madhe e pambushur, do të jetë si një varr i hapur masiv, i cili do të përpijë mjaft mendje e shpirtra fisnikë, të cilët do i dorëzohen ikjes së përjetshme. Do vazhdojë të përpijë si me forcë anteu të dobëtit dhe delikatët logjika dhe kurajoja e të cilëve do të mposhtet nga vuajtjet e ndjenjave, nga mosguximi gjenetik, na turpërimi që i bëhet vendit të tyre nga gjysma e republikës përballë.
Ti Fevzo nuk ke arsyen më të vogël të dëshpërohesh dhe tulatesh nga (vetë)vrasja e Klosit. Jo, sepse kur ai ishte drejtor i televizionit publik të zboi me ceremoni e u bë sebep që opinioni yt të stacionohej pranë Sandrit të Klanit, jo sepse Klosi për ty ishte një bibliotekë dhe akademi aleksandrie gjigande, së cilës nuk iu afrove as në monizëm, as në të gjallë e as në të vdekur. Jo sepse dyshja antikonformiste Klosi-Rama nuk të krijoi kurrë asnjë xhep sado të vogël sikur për fasadë, jo sepse pragmatizmi dhe estetika e karakterit të Klosit nuk krahasohen me cektësinë e inteligjencës tënde prej një shërbëtori tashmë të zbuluar regjimesh…por ndryshimi mes jush janë dy copëzat Shqipëri, atdheu yt dhe atdheu i tij.
Atdheut të Klosit po i mpaken qytetarët me ikjet e gërdecasve, kostrebickave, 21 janarsve, ai atdheu po vajton humbjen, ndërsa Shqipëria jote gumëzhin nga zhurmat e njerëzve që vijnë vërdallë pa lek në xhepa e pa blerë asgjë nëpër TEG. Atdheu yt ka vite që nuk skuqet e as zverdhet, por thjesht trashet e majmet artificialisht si një obez vagabond. Atdheu yt thjesht var varëse të trasha floriri, xhiron gomat e makinave të shtrenjta dhe trash zërin si lac lagjeje duke trembur ata që nuk e njohin.
Atdheu i Klosit ka mbetur bathorisht dhe paskuqanisht i palegalizuar me barkun bosh, qytetarët e të cilit ende nuk kanë marrë paratë e premtuara të votave që hodhën trefish më 8 maj. Atdheu i Klosit u plagos dy herë brenda kësaj javë në Peqin dhe te Gjiri i Lalzit. Ende ky atdhe nuk mjekon nga tulatja plagën që i shkaktoi plumbi i Dashnor Sulës me pisqollën e Kuvendit, teksa vetë atdheu kishte shkuar të argëtohej në stadium. Ndërsa i rridhte gjaku i plagës së parë, hëngri një grusht të thatë hundëve tek rrokte të shikonte se kush hante darkë në atë vilën e krimur të Ilir Metës në Lalëz.
Hej Fevzo!
E di si më duket atdheu i Klosit?
Porsi rrëfimi yt dhe i Ben Blushit në numrin e parë të Rilindjes Demokratike ne janarin e 1991-shit. 21 vjet më pas dhe ende vërtitet e njëjta varfëri, por kësaj here më injorante dhe më e rrezikshme.
Atdheut tënd Fevzo i mungon tashmë idealizmi i brezit tuaj, i mungojnë gjyshet e tua të dashura, të cilat siç pretendon ti vinin nga dyer të rënda aristokratësh, por ikën me brengën se nipi i tyre nuk e filtroi dot gjakun e tij në blu ngaqë tu helmua gjate monizmit. Ato të edukuan me fisnikërinë e të qenurit superior ngritur mbi themele të forta meritash, por ti si për forcë zakoni e si dembel mesdhetar nuk filtrove gjakun, por flirtove me çdo kryeministër të majtë e të djathtë duke u bërë si urë. Ti këmbeve urtësinë, gjenezën, largpamësinë e Toptanasve dhe Bregasllarëve me prapaskenat rurale të poshtra nordike që t’i cytën Frangajt dhe Metat.
Atdheu i Klosit është i varfër sepse andej nga soji yt përballë nuk deklarove kurrë shifrën e saktë sa ia shite francezit Zhuljen Roche gazetën Korrieri, nuk dihet sa fiton tashmë çdo muaj dhe sa taksa paguan, nuk dihet sa kopje u shit libri yt për shokun Enver dhe nuk dihet nëse je tatuar ti dhe botuesi yt.
Atdheu i Klosit ndjehet i shokuar sepse studioja e opinionit tënd është aushvicuar në terre kërcënimesh me varje palmash, plumba ballit, prerje fytesh. Atdheu yt ngërdheshet kur dëgjon Endirën e KRTV tek flet për gjoba të rënda pse miku ish armiku miku yt Arjan Cani puth alla francezçe ukrainaset e bukura ndërsa ty nuk tenton të të këshillojë askush për të ndryshuar diskursin e debateve.
Atdheu yt Fevzo duket i bukur nga jashtë, por krimbja e tij nga brenda do ta brejë shumë shpejt fasadën. Ti megjithëse ke fjalën e rëndë e respektohesh preh hallit, kurrë nuk guxove ta shëroje sado pak. Atdheu yt është mbushur me rrugë të reja të nisura e të pa përfunduara, atdheu yt po “kristalizon” tashmë sistemin universitar jo publik më sharlatanin në kontinent, atdheu yt ka frikë të pranojë krizën e rëndë të një ekonomie informale që po azmatohet përfundimisht. Jepi gjithë ditën atdheut tënd të pijë Red Bull nga të Gimçes së Ritvanit e përsëri do i dridhen këmbët nga pafuqia. Zbukuroje atdheun tënd si manekinat e QTU-së së Samirit, por përsëri dhjami i krimit nuk ia fsheh kokallat e një ushqyerje spontane. Çoje sa herë të duash në Bruksel me aeroplanët Belleair të Lulit, përsëri Shqipëria jote Fevzo e shëmtuar e plakur do të duket. Vishe me rroba të shtrenjta Burrbery si ato të bashkëshortes tënde, por sërish ky vend do të duket oriental e i përdalë.
Hej Fevzo, nuk dua të të bej qejfin por ti tashmë studiohesh në shkollën e gazetarisë shqiptare si “fenomeni i vjollcëvokshërimit mediatik”. Ti le pa gjumë studentë gazetarie të Qytetit Studenti tek mundohen të të imitojnë ty. Duan të bëhen të famshëm e të pasur porsi ty duke mos lexuar asnjë libër e gazetë, duke rekrutuar të tjerë të punojnë për ta, duke ngarë trafikun e influencave në hullinë tënde, duke e dredhur çdo 8 vjet sa sheh që në horizont ndjehet era e ndryshimeve.
Hej Fevzo ti sot je më shumë se një star, je një Rambo, je një Oprah, je një ministër pa portofol, je një megaeminent, je një super këshilltar, je një Kastro që ke kastruar atdheun tënd jo atë të Ardian Klosit.
Eh Fevzo djali. Ti ke gjithçka në dorë, por unë të shoh porsi mbretin lakuriq të atdheut tënd. Ti ke kohë që nuk plakesh e as rinohesh. Ti ke kohë që bashkë me atdheun tënd je shëmtuar. Ti nuk je më ai djali i bukur i një atdheu të bukur sepse të kanë ngordhur parimet. Ti nuk je pjese e lumturisë kolektive, ti vërtetë po shëmtohesh dhe shikoje me kujdes veten. Je trashur, ke mbetur pa qafë, pa forma, pa flokë, me fytyrë e kokë që po të vezëzohet porsi Fantomasi i Marsel Alenit. Ti po vuan shpagimin e heshtur të qindra mijërave që të shohin e të dëgjojnë çdo natë sesi ti skuthshëm i poshtëron ëmbël. Ti me koshiencë po shndërrohesh në dishepullin dhe imazhin e një diktature të zbukuruar, e cila butë-butë zbret nga ekrani i televizionit dhe injektohet ne gjakun dhe qelizat e qytetarëve të atdheut tënd. Atdheu i Ardian Klosit është më ndryshe, nuk injektohet kollaj. Ata më mirë vrasin veten sesa të kthehen ne ushtare të bindur të një kauze kaukaziane. Atdheu i Klosit ka tharm evropian. Atdheu i Klosit vdes dhe ngjallet më i bukur.
2./Një tjetër Atdhe
Harrova të të kujtoj Fevzo se mes atdheut tënd dhe të Klosit ndodhet Atdheu im. Po qëndron pezull, pa fryme po qëndron. Thjesht rri e vështron indiferent, por dije se kur të zgjohet do t’ia marre frymën atdheut tënd të lodhur, të drobitur, atdheut tënd kokëpalarë. Atdheu im do t’ia shkërdhejë pasurinë dhe pushtetin atdheut tënd të shëmtuar. Atdheu im nuk është frikacak, atdheu im do ua ktheje pasurinë dhe lavdinë qytetarëve të tij e asnjëherë nuk do t’i detyrojë ata të vrasin veten. E vëmë një bast po ke bythë o Fevzo?
------
Komente?
Nuk po flas per komentet qe ndjekin shkrimin sepse jane ato tipiket e shqiptareve ku nuk arrijme dot te mbledhim 3 komente bashke pa filluar me te shara! Gjithsesi, kush eshte kurioz per komentet (megjithse jane per te qesh e per te qare njekohesisht), mund ti lexoje tek shkrimi origjinal ne kete link:
http://www.gazetatema.net/web/2012/...blendi-fevziut/
Re: Shqipëria e ndyrë e Blendi Fevziut
Sapo e lexova, por ti e fute para meje ketu
Shkrim i forte.
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Me sugjeruan kete shkrim nga Tema Online:
------------------------------
1./
Hej Fevzo, si të duket atdheu pa Ardian Klosin?
2./Një tjetër Atdhe
Harrova të të kujtoj Fevzo se mes atdheut tënd dhe të Klosit ndodhet Atdheu im. Po qëndron pezull, pa fryme po qëndron. Thjesht rri e vështron indiferent, por dije se kur të zgjohet do t’ia marre frymën atdheut tënd të lodhur, të drobitur, atdheut tënd kokëpalarë. Atdheu im do t’ia shkërdhejë pasurinë dhe pushtetin atdheut tënd të shëmtuar. Atdheu im nuk është frikacak, atdheu im do ua ktheje pasurinë dhe lavdinë qytetarëve të tij e asnjëherë nuk do t’i detyrojë ata të vrasin veten. E vëmë një bast po ke bythë o Fevzo?
------
shkrimi origjinal ne kete link:
http://www.gazetatema.net/web/2012/...blendi-fevziut/
Waw, cfare shkrimi.
Kompjuteri im ka dy ekrane. Te kesh ne nje ekran kete shkrimin dhe tek tjetri filmin "Perdhunuesit" (me Timo Fllokon dhe Ndricim Xhepen, 1994) eshte si te shikosh shembujt e prejardhjes se Shqiperise se Blendi Fevziut.
Goxha me intelekt, me njohuri dhe me guxim qytetar ai qe e ka shkruar.
ns shume i forte si shkrim duke pas parasysh kush e ka shkru
Po pse e quajn drogaxhi ket cunin ne komente:d
Smart guy
Lexova ate shkrimin qe solli ns6-ta.
Sapo lexon paragrafin e pare e mer vesh si do jene te gjithe paragrafet. Dmth ai shkrim mund te jete 1 paragraf ose 10 volume dhe eshte i njejti refren qe perseritet merzitshem paragraf pas paragrafi. Me nje fjale varja.
Akoma s'kam lexuar ndonje ese qe ia vlen; ndonje ese qe te permbaje ndonje filozofi per jeten, vdekjen, raportin e gjeniut me te (jo se mendoj qe Klosi ishte ndonje gjeni), ose njeriut te thjeshte, apo atij qe vuan. Lexon vetem turfullime dhe politizime.
Ka edhe nje ironi ne faktin qe ns6 ankohet per sharjet "tipike e shqiptareve" tek komentet, nderkohe qe vete artikull eshte kryekeput nje sharje tipike alla-shqiptarce.
Ore keta politikanet tallin bythen me shqiptaret apo si eshte puna?
Mbas 5 ditesh do te votohet per presidentin dhe akoma nuk dihet publikisht asnje emer.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ore keta politikanet tallin bythen me shqiptaret apo si eshte puna?
Mbas 5 ditesh do te votohet per presidentin dhe akoma nuk dihet publikisht asnje emer.
Dine ata dine, por jane duke luajtur lojen e derrit mac.
Kujt t'i ngeci emri meifjal, qe ta kene kollaj te kundershtojne pastaj.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Lexova ate shkrimin qe solli ns6-ta.
Sapo lexon paragrafin e pare e mer vesh si do jene te gjithe paragrafet. Dmth ai shkrim mund te jete 1 paragraf ose 10 volume dhe eshte i njejti refren qe perseritet merzitshem paragraf pas paragrafi. Me nje fjale varja.
Akoma s'kam lexuar ndonje ese qe ia vlen; ndonje ese qe te permbaje ndonje filozofi per jeten, vdekjen, raportin e gjeniut me te (jo se mendoj qe Klosi ishte ndonje gjeni), ose njeriut te thjeshte, apo atij qe vuan. Lexon vetem turfullime dhe politizime.
Ka edhe nje ironi ne faktin qe ns6 ankohet per sharjet "tipike e shqiptareve" tek komentet, nderkohe qe vete artikull eshte kryekeput nje sharje tipike alla-shqiptarce.
Skandali i rradhes me llotarine kombetare
Shqiperia keshillohet me specialiste europiane dhe specialisti ve kushtet qe tenderin ta marre vete specialisti.
lol
sa i sigurt eshte burimi i ketij lajmi?
Po sigurisht
Ca burimi ka per te qene i sigurte. Aty thuhen gjera te kontrollueshme ne internet. Top Channel rralle ben gafa. Dhe sidoqofte vetem me shqiptaret sheh qe njerez te vene ne dyshim lajmet pa thene pse qysh ku si tek, etj. Gjoja dine njerezit me shume se gazetaret dhe gjoja nuk duan te flasin.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 55 56 57 58 59 60 61 62 63 [64] 65 66 67 » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.