Forumi Horizont Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 633 634 635 636 637 638 639 640 641 [642] 643 644 645 646 647 »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 8 Maj 2011. Zgjedhjet per pushtetin lokal. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18347)


Postuar nga Vizioner datë 17 Korrik 2011 - 13:46:

Mandati i Bashës do të zyrtarizohet në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të kryeqytetit.
Mbledhja e parë e tyre do të zhvillohet të hënën. Pas betimit të 55 anëtarëve të këshillit, do të nisë procedura për kryetarin e ri, i cili do të kryejë formalisht procedurën e betimit për t’i dhënë dhe fund procedurave që do ta bëjnë atë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme.

Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm gjatë marrjes së detyrës nga ana e zëvendësuesit të tij. Ai ka deklaruar se mandati i vjedhur i Tiranës nuk mund të dorëzohet me procesverbal. Duke qenë se pothuajse të gjithë drejtuesit kanë dhënë dorëheqjen, ende nuk është përcaktuar se cili funksionar i bashkisë do të presë Lulzim Bashën ditën e parë të punës.

* * *

Tani , ne ketu kemi dhene mendime, opinjone, kemi perkrahur-mbrojtur parimet e bindjet tona keto, akoma do ti japin (n.q.se kemi) por, tani jemi perprara nje fakti: basha e fitoji si e fitoji, te henen i bie qe te hyje ne Bashki e te filloje sundimin.

Duke dale pak nga sensi "serioz", le te zhvillojme nje Quiz deri ne momentin perfundimtar ku basha do te ulet ne karriken e Krye/Bashkiaukut:

Hipoteza:
Edi Rama nuk del nga Bashkia.
-Si do te veproje-sillet pastaj Sali Berisha (L. Basha) ?

1- Do te dergoje Policine ta heqi me force?

2- Do te vondosi Polica perpara deres dhe, kur te vije Rama ne mjes mos e lejojne te hyje?
-hm...kjo edhe bie sepse Rama mund te fleje ne Bashki -

3- Te shpalli nje godine tjeter si Bashki te Tiranes (persh. Hotel Dajtin, se edhe e ka blere), dhe godinen aktuale ta quaje ish/bashkia e mbas disa ditesh, me vendim Parlamenti, ta rrezoje me buldoziere godinen duke e cilesuar (Relike e kohes se Komunizmit) ?

-------

Une, anoj te besoj variantin e trete, duke mos perjashtuar te paren



...Presim oferta, hipoteza, sygjerime


  Gjithsej 647 faqe: « E parë ... « 633 634 635 636 637 638 639 640 641 [642] 643 644 645 646 647 »
Trego 647 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.